Blog

  • DJ Dagz tregon gjendjen e rëndë të babait: Po lufton për jetën në spital

    DJ Dagz tregon gjendjen e rëndë të babait: Po lufton për jetën në spital

    DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë familjar, duke bërë të ditur se babai i tij ndodhet në spital dhe prej tri ditësh është i intubuar, ndërsa po lufton për jetën.

    Përmes një postimi në Instagram, artisti ka treguar se gjatë 17 viteve të karrierës si DJ është përballur me shumë sfida, por babai i tij ka qenë gjithmonë mbështetja kryesore dhe personi që e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga muzika.

    Dagz ka zbuluar se kishte një event të planifikuar, por gjendja shëndetësore e të atit ia ka bërë të vështirë mendimin për të dalë në skenë.

    Megjithatë, kujtimi i fjalëve dhe mbështetjes së vazhdueshme të babait po i jep forcë të vazhdojë.

    Në mesazhin e tij prekës, artisti ka shprehur shpresën që babai ta kalojë këtë betejë dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes.

    Ai ka theksuar se dëshiron të jetë i fortë, ashtu siç i ati e ka mësuar gjithmonë të jetë. /Telegrafi/


  • Bajrami seeks investigation of single-source contracts, says value amounts to 319m euros

    Democratic League of Kosovo MP Hykmete Bajrami has raised concerns about the number and value of single-source contracts in Kosovo, demanding their investigation.

    In a Facebook post, Bajrami has indicated that, according to official data she has cited, from March 2021 to mid-October 2026, budgetary organisations have linked a total of 2,913 single-source contracts worth 359m euros.

    According to her, of this number, 1,706 are new contracts, worth 304m euros, while 1,207 are annexes-contrast, worth 55m euros.

    Bajrami has compared the purchase prices of diapers from municipalities in Podujevo and Gracanica, saying Podujevo has bought the diaper through a negotiated contract price of 520 euros per tonne, while Gracanica has bought it from the same company, through an open tender, at the price of 380 euros per tonne.

    According to her, the difference between the two prices is 140 euros per tonne.

    She has demanded that these contracts be investigated, claiming contracts linked without prior approval of the Public Procureing Commission constitute misuse of public money.

    Bajrami has also criticised the situation with the drug supply, linking the use of single-source contracts to concerns about the lack of medicines for patients, including those treated by cancer.

    At the end of her response, she has sought responsibility for the way public money is spent. /Telegraphy/

  • Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro

    Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore në Kosovë, duke kërkuar hetimin e tyre.

    Në një postim në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se, sipas të dhënave zyrtare që ajo ka cituar, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit 2026, organizatat buxhetore kanë lidhur gjithsej 2,913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.

    Sipas saj, nga ky numër, 1,706 janë kontrata të reja, me vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, në vlerë prej 55 milionë eurosh.

    Bajrami ka krahasuar çmimet e blerjes së peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës, duke thënë se Podujeva e ka blerë peletin përmes një kontrate të negociuar me çmim prej 520 eurosh për ton, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani, përmes një tenderi të hapur, me çmim prej 380 eurosh për ton.

    Sipas saj, diferenca mes dy çmimeve është 140 euro për ton.

    Ajo ka kërkuar që këto kontrata të hetohen, duke pretenduar se kontratat e lidhura pa miratimin paraprak të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përbëjnë keqpërdorim të parasë publike.

    Bajrami ka kritikuar gjithashtu situatën me furnizimin me barna, duke e lidhur përdorimin e kontratave njëburimore me shqetësimet për mungesën e barnave për pacientët, përfshirë ata që trajtohen nga kanceri.

    Në fund të reagimit të saj, ajo ka kërkuar përgjegjësi për mënyrën e shpenzimit të parasë publike. /Telegrafi/

  • “Edhe unë do të isha i zemëruar”, Julian Alvarez kërkon falje pasi kërkoi t’i bashkohej Barcelonës

    “Edhe unë do të isha i zemëruar”, Julian Alvarez kërkon falje pasi kërkoi t’i bashkohej Barcelonës

    Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Deportivo La Corunas të shtunën, duke kërkuar falje për deklaratën se dëshiron të luajë për Barcelonën.

    Sulmuesi argjentinas shënoi për ndeshjen e dytë radhazi, ndërsa Atletico u afrua në vetëm dy pikë nga Barcelona, liderja e La Ligës. Pas ndeshjes, ai foli për komentet që kishin dëmtuar raportin e tij me tifozët e skuadrës madrilene.

    “Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për atë që thashë gjatë Kupës së Botës. Ishte gabim mënyra se si e thashë dhe koha kur e bëra”, deklaroi Alvarez për televizionin spanjoll Movistar Plus.

    “E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të zemërohesha, sidomos duke pasur parasysh se si më kanë mbështetur që nga dita kur kam ardhur”.

    Gjatë Kupës së Botës 2026, Alvarez kishte deklaruar se dëshironte ta realizonte ëndrrën e tij për të luajtur te Barcelona. Kjo deklaratë nxiti tensione rreth të ardhmes së tij, të cilat vazhduan gjatë fazës përgatitore dhe afatit kalimtar të verës, pasi Atletico refuzoi ta shiste te rivali i tij.

    Alvarez është pritur vazhdimisht me vërshëllima nga tifozët vendas këtë sezon, por pas golit ndaj Deportivo La Corunas, një pjesë e tyre e duartrokitën në këmbë.

    “Shpresoj që përmes punës së palodhshme dhe përulësisë të mund ta ndryshoj këtë situatë”.

    “Në ndeshjet e fundit jam ndier më mirë, si fizikisht, ashtu edhe me topin. Dua ta ndihmoj ekipin dhe të jap maksimumin”, përfundoi sulmuesi.

    Atletico renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Real Madridi, që ka 21 pikë në vendin e tretë, të dielën do të përballet me Barcelonën në Camp Nou, në El Clasicon e parë të këtij sezoni./Telegrafi/

  • Heavy self-accident near the Dobercan Banja in Gjilan, spins the car

    A traffic accident occurred near Dobercan Bay, in Gjilan, where a car was turned around.

    Circumstances about how the accident occurred and if there are injured people, they are still not known.

    The signal newspaper has contacted the police to obtain information on the case and will inform you of other details after accepting the response.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vetaksident i rëndë afër Banjës së Dobërçanit në Gjilan, rrotullohet vetura

    Vetaksident i rëndë afër Banjës së Dobërçanit në Gjilan, rrotullohet vetura

    Vetaksident i rëndë afër Banjës së Dobërçanit në Gjilan, rrotullohet vetura

    Një aksident trafiku ka ndodhur afër Banjës së Dobërçanit, në Gjilan, ku një veturë është rrotulluar.

    Rrethanat se si ka ndodhur aksidenti dhe nëse ka persona të lënduar ende nuk dihen.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione lidhur me rastin dhe do t’ju informojë për detajet e tjera pas pranimit të përgjigjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protests in Tirana, 23 Persons Arrested, 13 Prosecuted, 30 Reported in Search

    PState police reports that they have arrested 23 people, prosecuted 13 others and declared 30 citizens in search following yesterday’s protest in Tirana, where clashes with blue uniforms and damage to state institutions’ buildings were recorded.

    According to the Albanian police report, during the rally in various areas of the capital, police officers were attacked for hours with stones, screws, metal spheres, wooden and metal sticks, pyrotechnics, Molotov bombs and gas bombs linked to captillas.

    As a result of attacks by masked officers, some police officers were injured and received medical assistance, writes Euronews, broadcast I did. tv

    Following investigative and procedural actions, citizens were arrested: Yul Budi, Laurence Bezat, Dritan Gilla, Juljano Minga, Mariglen Selimi, Klestti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Dzilla, Julio Mecani, Arber Elezi, Rexhepo Kucaj, Elsard Nxegech, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omeyaj, Eugen Neziri, Leon Neri, Omer Ademi, Jurgen Zijaj, Rezar Vozza, Vesjon Arifi, Ery, Emaily and Dauti.

    Police suggest the investigation follows a complete record of events, the identification of other persons involved, and their putting them before legal responsibility.

    The procedure materials have been referred to the Prosecutor for further action.

  • Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Protesta në Tiranë, arrestohen 23 persona, 13 procedohen penalisht dhe 30 shpallen në kërkim

    Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas, pas protestës së djeshme në Tiranë, ku u regjistruan përplasje me uniformat blu dhe dëmtime të godinave të institucioneve shtetërore.

    Sipas njoftimit të policisë shqiptare, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

    Si pasojë e sulmeve nga persona të maskuar, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan shtetasit: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    E lindur dhe e rritur në Slloveni, 25-vjeçarja zgjedh Kosovën për karrierën muzikore (VIDEO)

    Ariona Telaku, këngëtarja 25-vjeçare me prejardhje nga Kosova, e lindur dhe e rritur në Slloveni, ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e saj muzikor, lidhjen me atdheun dhe planet për të ardhmen.

    E rritur në një familje ku muzika zë një vend të veçantë, Ariona tregoi se nisi të këndonte që në moshën gjashtëvjeçare, fillimisht së bashku me babanë, për të vazhduar më pas me korin e shkollës dhe muzikën klasike.

    Ndërsa karrierën muzikore nisi ta zhvillonte më seriozisht në vitin 2021.

    Pavarësisht se jeton në Slloveni, ajo ka zgjedhur Kosovën për të ndërtuar karrierën e saj.

    “Ku ka më mirë se në shtëpi”, u shpreh Ariona.

    Gjatë intervistës, këngëtarja foli edhe për përkrahjen e familjes, veçanërisht të babait, të cilin e cilësoi si një nga kritikët e saj më të mëdhenj, por edhe si një mbështetje të rëndësishme në rrugëtimin artistik./Klankosova.tv

  • A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    A do ta ketë fatin e Viktor Orban? Reuters: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

    Serbia voton të dielën, ndërsa një lëvizje masive protestash studentore synon të rrëzojë nga pushteti liderin populist prej kohësh, Aleksandar Vuçiç – sfida më e madhe ndaj sundimit të tij në më shumë se një dekadë, shkruan Reuters.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura nga Vuçiçi në shtator, vijnë pas gati dy vitesh demonstrata të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit dhe autoritarizmit në rritje. Këto protesta u nxitën nga vdekja e 16 personave, pas shembjes së strehës së një stacioni treni në qytetin e Novi Sadit në vitin 2024. Që atëherë, studentët kanë fituar një mbështetje të gjerë.

    Radhë jashtëzakonisht të gjata u krijuan në qendrat e votimit në Beograd dhe Novi Sad para fillimit të votimit në orën 07:00 të mëngjesit. Votimi përfundon në orën 20:00, ndërsa treguesit e parë të rezultateve priten rreth dy orë më vonë.

    Një fitore e studentëve do të shënonte një kthesë të thellë politike në këtë vend ballkanik me rreth 6 milionë banorë, duke sjellë ndërmend humbjen e Viktor Orbanit në Hungari gjatë muajit prill. Ajo gjithashtu mund të shërbejë si model për lëvizje të tjera studentore në mbarë Evropën, të cilat në javët e fundit kanë dalë në rrugë për të protestuar – në disa raste edhe me dhunë – kundër standardeve të dobëta në arsim dhe mungesës së perspektivës.

    Por Vuçiç, i cili dha dorëheqjen nga mandati i tij i dytë si president për të kandiduar sërish për kryeministër, është një figurë që mban pushtetin. Shumë votues e falënderojnë atë që e nxori Serbinë nga errësira ekonomike dhe udhëhoqi një periudhë modernizimi të vazhdueshëm, duke përfshirë autostrada, hekurudha, shkolla dhe spitale të reja.

    “Dola herët sot sepse studentët na bënë thirrje,” tha Ana, 30 vjeçe, në një qendër votimi në Beograd.

    SONDAZHE TË OPINIONIT PUBLIK PARASHIKOJNË GARË TË NGUSHTË

    Në planin e brendshëm, Vuçiç ka premtuar pensione dhe paga më të larta në sektorin publik, investime në sistemin shtetëror të kujdesit shëndetësor, si dhe subvencione për çiftet e reja. Në arenën ndërkombëtare, ai ka ruajtur një ekuilibër mes lidhjeve më të ngushta me Kinën – një investitor i madh – dhe Rusinë, aleaten tradicionale të Serbisë dhe furnizuesen kryesore të gazit natyror, ndërkohë që e ka lënë të hapur derën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Axhenda e brendshme e studentëve synon të çrrënjosë korrupsionin dhe të përmirësojë arsimin, por ata kanë qenë më të rezervuar sa u përket ambicieve të tyre ndërkombëtare. Lista e tyre prej 250 kandidatësh, shumica e të cilëve janë pak të njohur, përfshin profesorë universiteti, aktorë dhe fermerë, dhe kryesohet nga kardiologu Ilija Srdanoviç.

    Sondazhet e opinionit parashikojnë një garë të ngushtë. Në një sondazh të “Ipsos”, të publikuar të enjten, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiçit shihet në krye me 47% të votave, kundrejt 40% për studentët. Megjithatë, sondazhe të tjera i nxjerrin studentët në avantazh.

    PROTESTAT E STUDENTËVE SHTOJNË PRESIONIN MBI VUÇIÇIN

    Protestat në rrugë të udhëhequra nga studentët – të nxitura nga tragjedia në stacion – u shndërruan shpejt në lëvizjen më të madhe të një brezi, duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiçit. Grupet për të drejtat e njeriut dhe aktivistët thonë se, në periudhën pas kësaj, represioni është përkeqësuar.

    Bogdan Pavkoviç ishte një nga mijëra personat që u mblodhën të enjten në qendër të Beogradit për tubimin përmbyllës të studentëve. Ai u shpreh se dëshiron të ndryshojë “këtë sistem të tmerrshëm e të llahtarshëm, që na mashtron, na përgjon dhe na rreh”.

    Zyra e Vuçiçit dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Vuçiçi dhe SNS-ja i kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për represion, korrupsion dhe përgjim të kundërshtarëve të tyre. Ai pretendon se studentët financohen nga agjentë të huaj në Kroaci dhe Mal të Zi – një akuzë të cilën studentët e hedhin poshtë.

    “Kjo ka qenë një nga fushatat më të vështira, por edhe më emocionalet,” u tha Vuçiç mbështetësve të tij të enjten. “Ne u qëndruam përballë atyre që donin ta shkatërronin Serbinë.”

    PËRKEQËSIM I MARRËDHËNIEVE ME BE-NË

    Marrëdhëniet me BE-në janë tensionuar, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i pakënaqur me mungesën e reformave në Serbi lidhur me gjyqësorin, sundimin e ligjit dhe korrupsionin.

    Në një raport të këtij muaji, pas një vizite në Serbi, një delegacion nga organi për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, vuri në dukje “retorikën armiqësore dhe agresive” ndaj kundërshtarëve.

    Ndërsa në shtator, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ceremoninë e madhe publike të varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, e cila u mbajt në Beograd, duke thënë se ajo binte ndesh me “vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali