Blog

  • Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë kolona në disa pika kufitare, deri në 3 orë pritje për të dal nga Kosova

    Zgjedhjet në Serbi shkaktojnë kolona në disa pika kufitare, deri në 3 orë pritje për të dal nga Kosova

    Kolona të shumta janë regjistruar në disa pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në ditën e votimit, ndërsa në Rashkë është raportuar fluks i shtuar i votuesve nga veriu i Kosovës.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në disa pika kufitare arrijnë deri në 30–40 minuta në hyrje dhe deri në 90–120 minuta (1 orë e 30 minuta deri në 2 orë) në dalje.

    Në Merdar, pritjet për dalje figurojnë deri në 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë derisa kolona e automjeteve arrin 3000 metra, ndërsa në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 3 orë.

    Ndërkohë, sipas raportimit të mediave lokale nga veriu i Kosovës, vendvotimin në Rashkë ku votojnë qytetarët nga veriu i Kosovës, janë krijuar tollovi të shumta nga qytetarët. Gjatë gjysmës së parë të orës pas hapjes së vendvotimit, dy gra janë alivanosur.

    Fluksi i votuesve dhe pritjet në pikat kufitare po shënojnë zhvillimet e ditës së votimit, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar përballen me pritje në disa vendkalime. /Telegrafi/

  • He wanted to leave for Barcelona, Alvarez apologises to Atleticos fans

    Julian Alvarez has sought public forgiveness to the fans of Atletico Madrid for statements made during the summer, when he sought to flee to Barcelona, but his transfer was blocked by the Spanish club.

    The Argentinian striker seems to be going through a better period on an individual basis, as he scored in the last two matches, against Stuttgart and Deportivo La Corunas, showing good performance in the field.

    After the last match, Alvarez has admitted that his words have angered fans and stressed that he understands their reaction.

    I wanted to apologize to our fans for my words during the World Cup. It was a mistake, like the way I said it, like time. I understand why fans were angry. I’d be pissed off too if I were in their country. Movistar.

    He also thanked fans for the support and collaborators for their support during this difficult period.

    I’m feeling a little better. I’m grateful to all my teammates because they supported me. I’m working to improve, and I’ve felt better in the last few games, both physically and ball, the Argantinas said.

    Alvarez added that his situation outside the field also affects sports presentations, stressing that he is currently feeling well and willing to fight for the team’s goals.

    I hope, through hard work and humility, I change this situation, he’s done.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kërkonte largimin drejt Barcelonës, Alvarez u kërkon falje tifozëve të Atleticos

    Kërkonte largimin drejt Barcelonës, Alvarez u kërkon falje tifozëve të Atleticos

    Kërkonte largimin drejt Barcelonës, Alvarez u kërkon falje tifozëve të Atleticos

    Julian Alvarez ka kërkuar falje publike ndaj tifozëve të Atletico Madridit për deklaratat e bëra gjatë verës, kur kërkonte largimin drejt Barcelonës, por transferimi i tij u bllokua nga klubi spanjoll.

    Sulmuesi argjentinas duket se po kalon një periudhë më të mirë në aspektin individual, pasi ka shënuar në dy ndeshjet e fundit, ndaj Stuttgartit dhe Deportivo La Corunas, duke treguar paraqitje të mira në fushë.

    Pas ndeshjes së fundit, Alvarez ka pranuar se fjalët e tij i kanë zemëruar tifozët dhe ka theksuar se e kupton reagimin e tyre.

    “Doja t’u kërkoja falje tifozëve tanë për fjalët e mia gjatë Kupës së Botës. Ishin një gabim, si mënyra se si i thashë, ashtu edhe koha. E kuptoj pse tifozët ishin të zemëruar. Edhe unë do të isha i zemëruar po të isha në vendin e tyre”, u shpreh Alvarez për Movistar.

    Ai gjithashtu falënderoi tifozët për mbështetjen dhe bashkëlojtarët për përkrahjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    “Po ndihem gradualisht më mirë. Jam mirënjohës ndaj të gjithë shokëve të ekipit, sepse më kanë mbështetur. Po punoj për t’u përmirësuar dhe jam ndjerë më mirë në ndeshjet e fundit, si fizikisht, ashtu edhe me topin”, deklaroi argjentinasi.

    Alvarez shtoi se gjendja e tij jashtë fushës ndikon edhe në paraqitjet sportive, duke theksuar se aktualisht ndihet mirë dhe është i gatshëm të luftojë për objektivat e skuadrës.

    “Shpresoj që, përmes punës së palodhur dhe përulësisë, ta ndryshoj këtë situatë”, përfundoi ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Era Krasniqi talent was discovered by father, 13-year-old recounts the journey in music ( VIDEOS)

    1Three-year-old Era Krasniqi was invited to the weekend show in Klan Kosova, where she talked about her journey to music, the successes at festivals and dreams about the future.

    She showed that music began to take place at nine years of age, since her father had observed her talent, who had encouraged her to follow that course.

    One of the most special songs for the Wind is Letter Father in exile, dedicated to her father who lives far away from the family.

    I wish and deserved it.The wind said, showing that the song has special meaning for her and her family.

    The 13-year-old has several songs published and received various awards at music festivals. /I did. tv

  • Talenti i Era Krasniqit u zbulua nga babai, 13-vjeçarja rrëfen rrugëtimin në muzikë (VIDEO)

    Talenti i Era Krasniqit u zbulua nga babai, 13-vjeçarja rrëfen rrugëtimin në muzikë (VIDEO)

    Talenti i Era Krasniqit u zbulua nga babai, 13-vjeçarja rrëfen rrugëtimin në muzikë (VIDEO)

    13-vjeçarja Era Krasniqi ishte e ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku foli për rrugëtimin e saj në muzikë, sukseset në festivale dhe ëndrrat për të ardhmen.

    Ajo tregoi se me muzikë ka nisur të merret që në moshën nëntëvjeçare, pasi talentin e saj e kishte vërejtur babai, i cili e kishte inkurajuar të ndiqte këtë rrugë.

    Një ndër këngët më të veçanta për Erën është “Letër babait në mërgim”, të cilën ia ka kushtuar babait të saj që jeton larg familjes.

    “Vet kam pasur dëshirë dhe e ka merituar”, u shpreh Era, duke treguar se kënga ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen e saj.

    13-vjeçarja ka të publikuara disa këngë dhe ka marrë çmime të ndryshme në festivale muzikore./Klankosova.tv

  • 359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

    359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

    359 milionë euro përmes kontratave njëburimore, Bajrami kërkon hetimin e tyre: Përgjegjësi!

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar për numrin dhe vlerën e kontratave njëburimore të lidhura nga organizatat buxhetore në Kosovë.

    Në një postim në Facebook, Bajrami ka deklaruar se, sipas të dhënave zyrtare, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit të vitit 2026 janë lidhur gjithsej 2 mijë e 913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.

    Sipas saj, 1 mijë e 706 prej këtyre kontratave janë lidhur për herë të parë, në vlerë prej 304 milionë eurosh, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, me vlerë prej 55 milionë eurosh.

    “N𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔, 𝐬𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞, 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐨𝐫𝐞 k𝐚𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝟐𝟗𝟏𝟑 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟑𝟓𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐬𝐡. Prej tyre, 1706 janë kontrata për herë të parë në vlerë prej 304 milionë eurosh, e 1207 janë aneks-kontrata në vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dashur qytetarë, Rasti i fundit që ishte në medie i furnizimit me pelet nga ana e komunave tregon më se miri dëmet/korrupsionin që bëhet me kontrata njëburimore”, thuhet në njoftim.

    Bajrami ka përmendur si shembull dallimet në çmimin e blerjes së peletit nga komunat e Podujevës dhe Graçanicës. Sipas saj, Podujeva e ka blerë peletin për 520 euro për ton përmes një kontrate të negociuar, ndërsa Graçanica e ka blerë nga e njëjta kompani për 380 euro për ton përmes një tenderi të hapur.

    Ajo ka theksuar se dallimi është 140 euro për ton dhe ka kërkuar që këto kontrata të hetohen.

    “Derisa komuna e Podujevës e kishte blerë peletin me kontratë të negociuar 520 euro/ton, komuna e Graçanicës ka blerë nga e njëjta kompani me tender të hapur 380 euro/ton. Dallimi në çmim 140 euro/ton.Këto kontrata duhet të hetohen. Të gjitha kontratat që janë lidhë pa aprovim paraprak nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik janë vjedhje me letra e taksave të qytetarëve të këtij vendi, taksave edhe të atyre që shteti s’po ua siguron barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit. Përgjegjësi!”, shkroi Bajrami./Klankosova.tv

  • Dana White i përgjigjet Volkov pas fitores, ndërsa UFC ndan bonuset për UFC 333!

    Dana White i përgjigjet Volkov pas fitores, ndërsa UFC ndan bonuset për UFC 333!

    Dana White i përgjigjet Volkov pas fitores, ndërsa UFC ndan bonuset për UFC 333!

    Alexander Volkov vazhdon të kërkoj mundësinë për titullin e peshës së rëndë në UFC, pasi mposhti Rizvan Kuniev me vendim unanim në UFC 333, në Abu Dhabi.

    Fitorja e tretë radhazi e mban rusin në garën për majën e divizionit, por Dana White nuk dha asnjë garanci se sfida e radhës do të jetë për brezin e kampionit.

    Historia e Volkovit u bë një nga temat më të diskutuara të javës, pas një shkëmbimi të pazakontë në konferencën për shtyp para eventit. I pranishëm mes gazetarëve, luftëtari rus e pyeti Dana White se çfarë duhej të bënte për të siguruar një duel për titull. White fillimisht e pyeti për rekordin, moshën dhe përvojën e tij, ndërsa më vonë këmbënguli se e kishte njohur Volkovin gjatë gjithë kohës dhe se po priste që ai ta përfundonte shakanë.

    Pas fitores ndaj Kunievit, Volkov iu rikthye së njëjtës temë. “Sapo po e filloj karrierën time profesionale dhe kam rreth 20 luftëra në UFC. Çfarë duhet të bëj për të marrë një duel për titull? Përgjigjmu, të lutem”, deklaroi ai me ironi.

    I pyetur në konferencën pas UFC 333 nëse paraqitja e rusit ishte e mjaftueshme për t’i dhënë një shans për titull, White u përgjigj shkurt: “Ai pati një paraqitje të mirë sonte dhe do të shohim çfarë ndodh më pas.” Kështu, pavarësisht fitores, UFC nuk e konfirmoi ende hapin e radhës për peshën e rëndë, edhepse Ciryl Gane më 14 nëntor do ta mbroj titullin kundër Josh Hokit në UFC 334 në ‘MSG’, New York.

    Ndërkohë, organizata shpërndau edhe bonuset e performancave për UFC 333. Alexander Volkanovski dhe Lone’er Kavanagh fituan nga 100 mijë dollarë për paraqitjet e tyre, pas përfundimeve me TKO ndaj Movsar Evloevit dhe Ramazan Temirov. Petr Yan dhe Merab Dvalishvili u shpërblyen gjithashtu me nga 100 mijë dollarë secili për çmimin “Fight of the Night”, pas pesë raundeve të luftës për titullin në peshat deri 61kg (Bantamweight).

    Përveç katër fituesve të bonuseve kryesore, Kody Steele, Abus Magomedov, Abdul Rakhman Yakhyaev, Dominick Reyes dhe Aaron Pico morën nga 25 mijë dollarë për përfundimet e tyre./Klankosova.tv

  • Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

    Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

    Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

    Petr Yan vazhdon të jetë kampion i padiskutueshëm në peshat deri 61kg, pasi mposhti Merab Dvalishvilin me vendim unanim të gjyqtarëve në UFC 333, në Abu Dhabi, duke mbrojtur me sukses titullin në përballjen e tretë mes dy luftëtarëve.

    Pas pesë raundeve intensive, të tre gjyqtarët vlerësuan fitoren e rusit me rezultat identik, 48–47. Dvalishvili e nisi luftën me presionin e tij karakteristik dhe tentativat e vazhdueshme për rrëzim, por Yan u përgjigj me mbrojtje të mirë ndaj mundjes dhe goditje të sakta, duke e rritur ritmin nga raundi i tretë e tutje.

    Kjo ishte fitorja e dytë e Yan ndaj rivalit gjeorgjian në tri përballjet mes tyre. Me këtë rezultat, kampioni ruan titullin dhe e mbyll një tjetër kapitull të rivalitetit me Dvalishvilin, i cili tashmë duhet të kërkojë rrugën për t’u rikthyer në garën për fronin e divizionit.

    Përtej rëndësisë sportive, UFC e shpërbleu këtë përballje me çmimin “Fight of the Night”. Të dy luftëtarët përfituan nga 100 mijë dollarë shtesë, pavarësisht se vetëm Yan doli nga kafazi me titullin.

    Pas fitores, vëmendja tashmë zhvendoset te sfiduesi i mundshëm i radhës, kinezi Song Yadong, i cili jo rastësisht ishte i pranishëm në publik në UFC 333, Abu Dhabi./Klankosova.tv

  • Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Volkanovski nokauton të pamposhturit Evloev dhe shkruan historinë!

    Alexander Volkanovski vazhdon të shkruajë historinë në UFC, pasi mposhti Movsar Evloev me nokaut teknik në raundin e dytë, duke mbrojtur titullin e kampionit në peshat deri 66kg në UFC 333, të zhvilluar në Abu Dhabi.

    Kampioni australian e mbylli luftën pak sekonda para se të përfundonte raundi i dytë, pas një kombinimi të fuqishëm goditjesh që e rrëzoi kundërshtarin rus dhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përballjen. Kështu, Evloev pësoi humbjen e parë në karrierën e tij profesionale, pas 20 fitoreve radhazi.

    Fitorja ishte historike edhe për Volkanovskin, i cili regjistroi triumfin e nëntë në luftërat për titull të kategorisë deri 66kg (Featherweight), duke kaluar legjendën Jose Aldo në këtë statistikë.

    Pas eventit, presidenti i UFC, Dana White, e vlerësoi lart paraqitjen e australianit, duke theksuar se Volkanovski jo vetëm që nokautoi një kundërshtar më të ri dhe të pamposhtur, por ishte edhe luftëtari që kërkoi vazhdimisht përfundimin e përballjes.

    “Ishte e pabesueshme. Ai është një luftëtar i jashtëzakonshëm. Të vijë këtu dhe të mposhtë në atë mënyrë një kundërshtar më të ri e të pamposhtur… Volkanovski është i pabesueshëm. Ai ishte agresori, ishte ai që e kërkonte përfundimin. Volk është ndërtuar ndryshe”, deklaroi White pas eventit UFC 333.

    Në moshën 38-vjeçare, Volkanovski vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të historisë së MMA (UFC), duke ruajtur fronin e tij në një divizion që po pretendohet nga një brez i ri luftëtarësh./Klankosova.tv

  • Kris Jenner rikrijon pamjen ikonike të Elizabeth Taylor me pelerinën e famshme të vitit 1969

    Kris Jenner rikrijon pamjen ikonike të Elizabeth Taylor me pelerinën e famshme të vitit 1969

    Kris Jenner, 70 vjeçe, u shfaq në premierën e sezonit të dytë të serialit All’s Fair në Romë, ku mbështeti vajzën e saj, Kim Kardashian.

    Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një pelerinë të frymëzuar nga një veshje ikonike e Elizabeth Taylor, duke rikrijuar një prej pamjeve të famshme të aktores së ndjerë.

    Pelerina, e krijuar fillimisht nga shtëpia e modës Tiziani Roma, ka një rreshtim mëndafshi në ngjyrë fildishi, kapuç dramatik dhe dy akrepa të qëndisur në pjesën e gjoksit, shkruan DailyMail.

    Elizabeth Taylor e kishte veshur atë në festën e 40-vjetorit të lindjes së Grace Kelly, në vitin 1969.

    Aktorja e kishte kombinuar atëherë pelerinën me gjerdanin e famshëm Taylor-Burton, që përmbante një diamant në formë dardhe prej 69,42 karatësh.

    Në vitin 1979, pas divorcit të dytë nga Richard Burton, Taylor ia shiti diamantin argjendarit Mouawad për 3,8 milionë paund, vlerë që sot llogaritet rreth 17,4 milionë paund.

    Ndërkohë, Kim Kardashian luan në All’s Fair rolin e Allura Grant, një avokate divorcesh në Los Angeles.

    Sezoni i dytë pritet të publikohet në Disney+ më 4 nëntor. Sezoni i parë mori kritika të ashpra nga disa recensentë, të cilët kritikuan si skenarin, ashtu edhe interpretimin e Kim-it. /Telegrafi/