Blog

  • Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

    Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

    Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë kosovar ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

    Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Graçanicë, ku një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtyre dy rasteve.

    Burimi: Dukagjini

  • Gruaja e Bleros publikon foto nga shtrati

    Gruaja e Bleros publikon foto nga shtrati

    Gruaja e Bleros publikon foto nga shtrati

    Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga përditshmëria e saj.

    Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku është shfaqur nga shtrati.

    Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët e përcjellin vazhdimisht përmes postimeve në rrjetet sociale.

  • Lëndimi i Jorge Martín trazon garën për titull – Në pikëpyetje pjesëmarrja në Sepang!

    Lëndimi i Jorge Martín trazon garën për titull – Në pikëpyetje pjesëmarrja në Sepang!

    Lëndimi i Jorge Martín trazon garën për titull – Në pikëpyetje pjesëmarrja në Sepang!

    Jorge Martín ka pësuar një frakturë në parakrahun e djathtë pas rrëzimit në garën Sprint në Phillip Island, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në Çmimin e Madh të Malajzisë, fundjavën e ardhshme.

    Piloti spanjoll i Aprilia-s u rrëzua në kthesën e tetë, në xhiron e tetë, ndërsa po luftonte me Marc Márquez për fitoren.
    Ekzaminimet e para zbuluan një frakturë të radiusit të njërës prej dy kockave të parakrahut, ndërsa ekzaminimet e mëtejshme me tomografi kompjuterike përjashtuan dyshimin për një frakturë të dytë në ulna. Sipas përditësimit të Aprilia-s, dëmtimi i konfirmuar është një frakturë pa zhvendosje e pjesës distale të radiusit, pranë kyçit të dorës.

    Martín ishte shpallur i papërshtatshëm për garën e së dielës në Australi, e cila për fatin e tij nuk u zhvillua fare për shkak të kushteve atmosferike.

    Megjithatë, ai nuk do të kthehet në Spanjë për trajtim, por do të qëndrojë në Australi për të vijuar trajtimin gjatë ditëve në vijim. Ky vendim lë të hapur mundësinë e një rikthimi të parakohshëm në Sepang vikendin e ardhshëm, por pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar dhe do të varet nga gjendja fizike dhe vlerësimi mjekësor.

    Dëmtimi erdhi në momentin më të keq për Martín. Pas fitores në Sprint, Marc Márquez e mori sërish kryesimin e kampionatit, duke kaluar në avantazh prej 10 pikësh ndaj rivalit të tij spanjoll. Anulimi i garës në Phillip Island, nënkupton se asnjëri prej tyre nuk do të fitojë pikët e mundshme të garës kryesore australiane.

    Nëse Martín nuk arrin të garojë në Malajzi, Márquez do të ketë mundësinë të zgjerojë avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm. Edhe nëse rikthehet në Sepang, fraktura në parakrah mund t’ia vështirësojë frenimin, kontrollin e motorit dhe përballimin e ngarkesës fizike të një fundjave garash. Për Martín, sfida tashmë nuk është vetëm të rikuperohet, por të shmangë humbjen e mëtejshme të pikëve në garën vendimtare për titullin./Klankosova.tv

  • Kaos atmosferik në Phillip Island, anulohet Grand Prix i Australisë në MotoGP!

    Kaos atmosferik në Phillip Island, anulohet Grand Prix i Australisë në MotoGP!

    Kaos atmosferik në Phillip Island, anulohet Grand Prix i Australisë në MotoGP!

    Grand Prix i Australisë në MotoGP është anuluar për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike në Phillip Island.

    Reshjet e dendura dhe dukshmëria e kufizuar, pamundësuan operimin e sigurt të helikopterit mjekësor, një kusht thelbësor për zhvillimin e garave në përputhje me protokollet e sigurisë.

    Fillimisht, organizatorët shtynë nisjen e aktiviteteve të së dielës dhe anuluan sesionin e ngrohjes (Warm Up), me shpresën se kushtet do të përmirësoheshin. Megjithatë, situata atmosferike nuk lejoi zhvillimin e garave të MotoGP, Moto2 dhe Moto3, të cilat u anuluan përfundimisht.

    Për t’i dhënë një përshëndetje të fundit publikut në Phillip Island, pilotët e MotoGP zhvilluan një xhiro simbolike pas makinës së sigurisë, përpara se të ndalonin në vijën e drejtë kryesore për të përshëndetur tifozët.

    Anulimi merr një domethënie të veçantë, pasi ky ishte Grand Prix i fundit i Australisë në pistën ikonike të Phillip Island. Nga viti 2027, gara australiane do të zhvendoset në Adelaide, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm në historinë e MotoGP-së në këtë pistë./Klankosova.tv

  • Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

    Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

    Në qendrat e votimit 22, 25, 27 dhe 32 në Dolevac të Serbisë kanë ndodhur përleshje fizike, sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi.

    Ata paralajmëruan se këto incidente kanë cenuar sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, transmeton Telegrafi.

    Dragana Milutinoviq, avokate dhe anëtare e Asamblesë së qytetit të Nishit, deklaroi se rreth 30 persona i kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht anëtarët e këshillit zgjedhor, gjë që e shtyu atë të kontaktonte policinë.

    Sipas saj, efektivët e policisë mbërritën në qendrën e votimit, por nuk hynë brenda ambienteve.

    “Policia mbërriti në qendrën e votimit, por nuk hyri brenda. Ata pretenduan se nuk mund të hynin, pasi nuk ishin thirrur nga anëtarët e këshillit zgjedhor”, deklaroi Milutinoviq.

    Studentët konfirmuan se policia ishte kontaktuar dhe ndodhej jashtë qendrave të votimit. Sipas tyre, policia nuk kishte ndërhyrë ende, me shpjegimin se nuk ishte bërë asnjë kërkesë nga kryetari i këshillit zgjedhor.

    Sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi, në vendngjarje ndodhen avokatë, të cilët kërkojnë veprim të menjëhershëm nga ana e policisë.

    “Kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin pa vonesë të gjitha masat e nevojshme brenda juridiksionit të tyre, të garantojnë sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe të qytetarëve, si dhe të mundësojnë ushtrimin e papenguar të së drejtës së votës”, deklaruan studentët.

    Ata shtuan se presin që autoritetet të ndërmarrin veprime për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

  • Rodri mesazh bashkëlojtarëve para “El Clasicos”: Mos e nënvlerësoni Real Madridin

    Rodri mesazh bashkëlojtarëve para “El Clasicos”: Mos e nënvlerësoni Real Madridin

    Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos e nënvlerësojnë Real Madridin para El Clasicos së kësaj të diele në Spotify Camp Nou.

    Reprezentuesi spanjoll beson se madrilenët mbeten kundërshtarë të rrezikshëm, pavarësisht formës që po kalojnë, duke theksuar se Barcelona duhet të paraqitet në nivelin më të lartë për të siguruar fitoren.

    “Ata nuk na mashtrojnë, ose të paktën mua nuk më mashtrojnë”, deklaroi Rodri për ESPN, kur u pyet nëse Real Madridi mund t’i bëjë rivalët të besojnë se është më i dobët sesa është në të vërtetë.

    “Unë i njoh mirë lojtarët e Real Madridit prej shumë vitesh, pasi kam luajtur kundër tyre në shumë ndeshje me eliminim direkt”.

    “Real Madridi është gjithmonë një kundërshtar shumë i fortë, pavarësisht formës që po kalon apo rrethanave që e rrethojnë”, theksoi mesfushori.

    Rodri foli edhe për synimet e tij te Barcelona, duke nënvizuar se dëshiron të kontribuojë me përvojën, lidershipin dhe cilësitë teknike, si dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët të përballojnë momentet e vështira gjatë ndeshjeve.

    Përndryshe, Barcelona ka aktualisht pesë pikë më shumë se Reali në La Liga, ndërsa kanë rastin e artë për t’u shkëputur në kampionatin spanjoll.

    Ndërkohë, klubi madrilen po kalon një formë të mirë këtë muajin e fundit në aspektin sportiv dhe kërkojnë “hakmarrje” ndaj katalunasve./Telegrafi/

  • Hoxha urges Albanians of Presevo Valley to come to the polls

    In a published response to the social network X, Hoxha stressed the importance of each vote, underlining that participation in the election process is important for the future of Albanians in this region.

    According to him, mass exit to the polls helps empower citizens’ voices, as well as to advance their rights and political representation.

    Source Layer: RTKLive

  • Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin në zgjedhje

    Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dalin në zgjedhje

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha theksoi rëndësinë e çdo vote, duke nënvizuar se pjesëmarrja në procesin zgjedhor është e rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në këtë rajon.

    Sipas tij, dalja masive në votime ndihmon në fuqizimin e zërit të qytetarëve, si dhe në avancimin e të drejtave dhe përfaqësimit të tyre politik.

    Burimi: RTKLive

  • Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025

    According to Statistics Agency data submitted for September 2026, the facility of beneficiaries from social welfare schemes in Kosovo mainly includes children, pensioners, war-free categories and families in need.

    The scheme with the largest number of beneficiaries remains that of additions for children, which during September benefited 374,652 children, with a total support of 13 million and 537 thousand and 935 euros.

    As far as most are distributed, the primat maintains the basic retirement age. During September 2026, more than 27.6m euros for 172,721 beneficiaries have been earmarked for this scheme.

    In September 2025, this scheme counted 162,947 beneficiaries. Compared to the same period last year, the number of beneficiaries has increased to 9,774 persons, or 6.0%.

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025 AK’s 2026 data

    Stressed growth is also noted in financial support for families of disabled children.

    During September 2026, 9,394 beneficiaries have been registered, totaling 659 thousand and 100 euros. Meanwhile, in September 2025, this category had 3,960 beneficiaries. This represents an increase of 5,434 beneficiaries, or 137.2%.

    Changes have also been recorded in war – torn categories. For war veterans, during September 2026, 7m of 840 thousand and 105 euros have been distributed for 39,699 beneficiaries.

    At the same time in 2025, the number of beneficiaries was 37,090. Thus, their number has increased by 2,609 persons, or 7.0%.

    Meanwhile, for the pensions of families of martyrs and disabled war, during this year, 3 million and 753 thousand and 648 euros are earmarked for 12,332 beneficiaries.

    In September 2025, this category counted 12,533 beneficiaries. Compared to last year, their numbers have dropped by 201 persons, or 1.6%.

    KSF data for 2025

    On the other hand, the social aid scheme has marked a decline in the number of beneficial families.

    During September 2026, 14,664 families were registered in the scheme, worth a total of 2 million and 172 thousand and 544 euros. In September 2025, the scheme included 16,474 families.

    This means that the number of beneficiary families has dropped by 1,810, or 11.0%, compared to the same period last year.

    However, this decline in the number of beneficiaries does not necessarily mean that the number of families in need of social assistance has declined.

    Telegrafi has contacted the Ministry of Labour, Family and Freedom War Values to understand why this decline in the number of families benefiting from the social aid scheme has not been answered.

    As for the Lebanons, during September 2026, financial support has benefited 6,817 unemployed lehons, worth 3 million and 420 thousand euros. Meanwhile, 2,176 lehones employed have a total of 1 million and 89 thousand and 500 euros.

    In all, figures submitted for September 2026 show an increase in the number of beneficiaries in several schemes, especially in support for children with limited abilities, pensioners and war veterans. On the contrary, the number of beneficial social aid families has marked a decline compared to September 2025. /Telegraphy/

  • Skemat sociale në shtator - më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025

    Skemat sociale në shtator – më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të paraqitura për shtatorin 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë përfshin kryesisht fëmijët, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

    Skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet ajo e shtesave për fëmijë, nga e cila gjatë shtatorit kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një mbështetje totale prej 13 milionë e 537 mijë e 935 eurosh.

    Sa i përket shumës më të madhe të shpërndarë, primatin e mban pensioni bazik i moshës. Gjatë shtatorit 2026, për këtë skemë janë ndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, shkruan Telegrafi.

    Në shtator të vitit 2025, kjo skemë numëronte 162,947 përfitues. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përfituesve është rritur për 9,774 persona, apo 6.0%.

    Social schemes in September &#82/11; more pensioners, less beneficial families than in 2025 Të dhënat e ASK-së për vitin 2026

    Rritje e theksuar vërehet edhe te përkrahja financiare për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

    Gjatë shtatorit 2026, janë regjistruar 9,394 përfitues, të cilëve u janë ndarë gjithsej 659 mijë e 100 euro. Ndërkaq, në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori kishte 3,960 përfitues. Kjo paraqet një rritje prej 5,434 përfituesish, apo 137.2%.

    Ndryshime janë regjistruar edhe te kategoritë e dala nga lufta. Për veteranët e luftës, gjatë shtatorit 2026 janë shpërndarë 7 milionë e 840 mijë e 105 euro për 39,699 përfitues.

    Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i përfituesve ishte 37,090. Kështu, numri i tyre është rritur për 2,609 persona, apo 7.0%.

    Ndërkaq, për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, gjatë këtij viti janë ndarë 3 milionë e 753 mijë e 648 euro për 12,332 përfitues.

    Në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori numëronte 12,533 përfitues. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre ka rënë për 201 persona, apo 1.6%.

    Të dhënat e ASK-së për vitin 2025

    Në anën tjetër, skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie të numrit të familjeve përfituese.

    Gjatë shtatorit 2026, në këtë skemë janë regjistruar 14,664 familje, me një vlerë totale prej 2 milionë e 172 mijë e 544 eurosh. Në shtatorin e vitit 2025, skema përfshinte 16,474 familje.

    Kjo do të thotë se numri i familjeve përfituese ka rënë për 1,810, apo 11.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, kjo rënie e numrit të përfituesve nuk nënkupton domosdoshmërisht se ka rënë edhe numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë sociale.

    Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo rënie e numrit të familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Sa u përket lehonave, gjatë shtatorit 2026, mbështetje financiare kanë përfituar 6,817 lehona të papunësuara, në vlerë prej 3 milionë e 420 mijë eurosh. Ndërkaq, 2,176 lehona të punësuara kanë përfituar gjithsej 1 milion e 89 mijë e 500 euro.

    Në tërësi, shifrat e paraqitura për shtatorin 2026 tregojnë rritje të numrit të përfituesve në disa skema, veçanërisht te mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe veteranët e luftës. Në të kundërtën, numri i familjeve përfituese të ndihmës sociale ka shënuar rënie krahasuar me shtatorin e vitit 2025. /Telegrafi/