Blog

  • Medical students address Kurt with eight requests, expect answers by November 6th

    Students and young medical professionals have addressed eight requests to Kosovo institutions, demanding answers to issues related to dignity, employment and their professional perspective by November 6th.

    That’s enough! We want our dignity back!

    According to him, despite years of study and sacrifice, many young health professionals continue to face uncertainty about their future in Kosovo.

    Seven years of studies, to the license, and no security for the future! With the doctor’s title, but free practice. License, but unemployed. Unemployed and without prospects for specialisation, it is said in response.

    The appeal notes that lack of employment and professional development is pushing health professionals to look for their future abroad.

    We do not ask for privileges. We seek dignity, employment, and a secure future!

    The initiator has called on colleagues to join the initiative and distribute it to social networks, stressing that requirements should receive the support of the entire medical community and not only remain an individual initiative.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Studentët e Mjekësisë i drejtohen Kurtit me tetë kërkesa, presin përgjigje deri më 6 nëntor

    Studentët dhe profesionistët e rinj të Mjekësisë u kanë drejtuar tetë kërkesa institucioneve të Kosovës, duke kërkuar përgjigje deri më 6 nëntor për çështjet që lidhen me dinjitetin, punësimin dhe perspektivën e tyre profesionale.

    “Mjaft më! Duam të na ktheni dinjitetin!”, thuhet në thirrjen e publikuar nga iniciatori i kësaj nisme.

    Sipas tij, pavarësisht viteve të studimit dhe sakrificave, shumë profesionistë të rinj shëndetësorë vazhdojnë të përballen me pasiguri për të ardhmen e tyre në Kosovë.

    “7 vite studime, deri në licencim, dhe asnjë siguri për të ardhmen! Me titullin e doktorit, por me stazh pa pagesë. I licencuar, por i papunësuar. I papunësuar dhe pa perspektivë për specializim”, thuhet në reagim.

    Në thirrje theksohet se mungesa e mundësive për punësim dhe zhvillim profesional po i shtyn profesionistët shëndetësorë që të ardhmen e tyre ta kërkojnë jashtë vendit.

    “Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë dinjitet, punësim dhe të ardhme të sigurt!”, thuhet më tej.

    Iniciatori u ka bërë thirrje kolegëve që t’i bashkohen nismës dhe ta shpërndajnë atë në rrjetet sociale, duke theksuar se kërkesat duhet të marrin mbështetjen e gjithë komunitetit të Mjekësisë dhe të mos mbeten vetëm një iniciativë individuale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KSF members complete international course for high deputy officers

    The defence minister has announced that the promotion of education and professional development of KSF members remain among its continuing priorities.

    According to Defence Minister Ejup Macedonia, participation in such international programmes contributes to establishing professional capacities, exchanging experiences and strengthening co-operation with partner countries.

    The defence ministry has congratulated KSF members on representation of the Republic of Kosovo in this international programme.

    Source Layer: RTKLive

  • Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë kursin ndërkombëtar për nënoficerë të lartë

    Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë kursin ndërkombëtar për nënoficerë të lartë

    Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur se avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e saj të vazhdueshme.

    Sipas ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci, pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

    Ministria e Mbrojtjes ka uruar pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë program ndërkombëtar.

    Burimi: RTKLive

  • Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

    Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

    Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë është trefishuar, ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë rekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, duke rritur më shumë se dyfish numrin e pjesëtarëve.

    Qeveria ka bërë të ditur se një gjeneratë tjetër do të nisë trajnimin gjatë këtij viti, me ç’rast synohet përshpejtimi i realizimit të objektivave strategjike të FSK-së.

    Në njoftim thuhet se janë realizuar blerje të armatimit në vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetja ajrore, sipas Qeverisë, përfshin dronët Bayraktar dhe SkyDagger, ndërsa nga toka FSK-ja disponon mbi 40 lloje të armatimit të rëndë dhe të lehtë.

    “Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë pjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Goditje e trefishtë për Milanin, Amorimi humb tre lojtarë para sfidës me Udinesen

    Goditje e trefishtë për Milanin, Amorimi humb tre lojtarë para sfidës me Udinesen

    Milani do të jetë pa Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj Udineses, në kuadër të Serie A.

    Sipas Sky Sport Italia, asnjëri prej këtyre tre lojtarëve nuk është përfshirë në listën e Ruben Amorimit për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Bluenergy”.

    Rabiot ka probleme me lodhjen në pulpën e këmbës së djathtë, ndërsa Moreira po përballet me një shqetësim të ngjashëm në muskulin e pasmë të kofshës së majtë. Në anën tjetër, Gila vuan nga një inflamacion në kyçin e majtë të këmbës, i shkaktuar nga mbingarkesa fizike.

    Të tre pritej të riktheheshin në formacionin startues pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouthit të enjten, në kuadër të Ligës së Evropës. Në atë ndeshje, Rabiot u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa Moreira ishte titullar.

    Mungesat përbëjnë një goditje të rëndësishme për Amorimin, i cili tashmë po përballet me një listë të gjatë lëndimesh. Samuel Chukwueze do të mungojë për të paktën dy muaj për shkak të një problemi në ijë, ndërsa Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers janë gjithashtu jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

    Megjithatë, ka lajme më të mira për Gonçalo Ramosin, i cili është rikuperuar nga problemi në pulpë dhe të premten është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin.

    Milani e pret këtë përballje nga pozita e katërt në tabelë, me 15 pikë, dhe ende pa asnjë humbje në Serie A nën drejtimin e Amorimit. Ndërkohë, Udinese vjen pas pesë humbjeve radhazi.

    Kuqezinjtë i pret një javë e ngarkuar, pasi të mërkurën do të përballen me Bolognan, përpara derbit kundër Interit më 31 tetor. Gjendja e të tre lojtarëve do të rivlerësohet para këtyre ndeshjeve./Telegrafi/

  • Eric Dane zbuloi shenjat e para të ALS-së gjatë një darke me vajzat e tij

    Eric Dane zbuloi shenjat e para të ALS-së gjatë një darke me vajzat e tij

    Aktori Eric Dane, i cili u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, kishte vënë re shenjat e para të sëmundjes së sklerozës laterale amiotrofike (ALS) gati një vit para se të diagnostikohej.

    Në kujtimet e tij, që do të publikohen më 3 nëntor me titullin My Book of Days: A Memoir of Moments, ai rrëfen momentin kur kuptoi se diçka nuk shkonte.

    Gjatë një darke me vajzat e tij, Billie dhe Georgia, aktori po hante sushi kur papritur pati vështirësi të përdorte shkopinjtë me dorën e djathtë, shkruan DailyMail.

    Ai ndjeu shpim dhe mpirje në gishta, por fillimisht mendoi se mund të ishte një problem nervor i shkaktuar nga përdorimi i tepërt i telefonit.

    Rreth tri javë më vonë, simptoma u përsërit, këtë herë më e rëndë. Dane tregoi në libër se nuk arrinte më t’i mbante shkopinjtë, duke nisur kështu një periudhë nëntëmujore kërkimesh për të kuptuar shkakun e problemit, deri në diagnostikimin me ALS.

    Bashkëshortja e tij, Rebecca Gayheart, tregoi se fillimisht ai kishte hezituar të shkruante kujtimet, veçanërisht për shkak të vështirësive që kishte kaluar me varësinë.

    Megjithatë, ajo shprehu mirënjohje që ai e përfundoi librin, pasi vajzat e tyre do të kenë mundësinë ta njohin të atin edhe përmes përvojave dhe mendimeve të tij personale.

    Dane dhe Gayheart u martuan në tetor të vitit 2004, u ndanë në shtator të vitit 2017 dhe anuluan procedurat e divorcit në mars të vitit 2025. Një muaj më vonë, aktori bëri publik diagnostikimin me ALS. /Telegrafi/


  • Buzët ju thahen vazhdimisht? Dermatologët tregojnë çfarë duhet të ndryshoni

    Buzët ju thahen vazhdimisht? Dermatologët tregojnë çfarë duhet të ndryshoni

    Tharja, djegia dhe çarjet e buzëve mund të kthehen në një problem të vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.

    Përveç motit, shkaktarë mund të jenë lëpirja e shpeshtë e buzëve, dehidratimi, produktet irrituese të kujdesit të lëkurës, disa ilaçe dhe sëmundje si ekzema.

    Dermatologu Peterson Pierre këshillon që fillimisht të ndërpriten produktet që mund të shkaktojnë irritim, përfshirë eksfoliantët e fortë dhe produktet me retinol.

    Edhe balsamet me aromë menteje, kanellë, agrume, kamfor ose eukalipt mund ta përkeqësojnë problemin te personat me buzë të ndjeshme.

    Për të ndihmuar në rikthimin e lagështisë, rekomandohen produkte me vazelinë, ceramide, gjalpë shea ose dimetikon.

    Balsami duhet të aplikohet rregullisht gjatë ditës dhe para gjumit, ndërsa produktet me mbrojtje nga rrezet ultraviolet ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga dielli.

    Për parandalimin e tharjes, dermatologët këshillojnë gjithashtu të pini mjaftueshëm ujë dhe të shmangni lëpirjen, kafshimin ose heqjen e lëkurës së çarë.

    Gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i një lagështuesi të ajrit në ambiente të mbyllura mund të ndihmojë.

    Nëse tharja vazhdon pavarësisht kujdesit, ose shoqërohet me skuqje, ënjtje apo çarje të dhimbshme, është e këshillueshme të konsultoheni me një dermatolog për të identifikuar shkakun. /Telegrafi/

  • Vaksina kundër melanomës jep rezultate të jashtëzakonshme: Ul me 42% rrezikun e rikthimit të kancerit ose vdekjes

    Vaksina kundër melanomës jep rezultate të jashtëzakonshme: Ul me 42% rrezikun e rikthimit të kancerit ose vdekjes

    Vaksina e personalizuar, e zhvilluar nga Moderna dhe Merck, ka dhënë rezultate premtuese në fazën e tretë të studimeve klinike. Trajtimi ka ulur edhe rrezikun e përhapjes së kancerit në organe të tjera, duke hapur mundësi të reja për pacientët me melanomë

    Një vaksinë e re kundër melanomës, formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, ka dhënë rezultate shumë premtuese, duke ulur me 42 për qind rrezikun e rikthimit të sëmundjes ose vdekjes, krahasuar me trajtimin standard.

    Bëhet fjalë për intismeran autogene, një vaksinë terapeutike e personalizuar, e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck, e cila përdor teknologjinë e ARN-së mesazhere (mRNA) për të ndihmuar sistemin imunitar të njohë dhe luftojë qelizat kancerogjene.

    Sipas rezultateve të publikuara më 22 tetor 2026 nga Moderna dhe Merck, kombinimi i vaksinës me imunoterapinë pembrolizumab (Keytruda) uli ndjeshëm mundësinë e rikthimit të melanomës te pacientët që më parë i ishin nënshtruar operacionit për heqjen e tumorit.

    Rezultatet konsiderohen veçanërisht të rëndësishme, pasi melanoma mund të rikthehet edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa në fazat e avancuara mund të përhapet në organe të tjera.

    Rreziku i përhapjes së melanomës u ul me 38 për qind

    Studimi klinik i fazës së tretë, i quajtur INTerpath-001, përfshiu 1.137 pacientë me melanomë të stadit IIB deri në IV, të cilëve tumori u ishte hequr plotësisht përmes operacionit.

    Një grup pacientësh mori vaksinën e personalizuar së bashku me imunoterapinë Keytruda, ndërsa grupi tjetër mori Keytruda dhe placebo.

    Rezultatet treguan se kombinimi i vaksinës me imunoterapinë uli me 42 për qind rrezikun relativ të rikthimit të melanomës ose vdekjes. Ndërkohë, rreziku i shfaqjes së metastazave në pjesë të largëta të trupit ose vdekjes u ul me 38 për qind.

    Sipas të dhënave të raportuara nga Associated Press, pas dy vjetësh, rreth 82 për qind e pacientëve që kishin marrë vaksinën dhe imunoterapinë ishin ende pa rikthim të sëmundjes, krahasuar me 70 për qind të atyre që kishin marrë trajtimin standard.

    Megjithatë, të dhënat për mbijetesën e përgjithshme nuk janë ende përfundimtare. Kjo do të thotë se mbetet për t’u përcaktuar nëse trajtimi i ri do të ndikojë edhe në zgjatjen e jetës së pacientëve.

    Si funksionon vaksina që përshtatet për secilin pacient?

    Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat zakonisht përdoren për parandalimin e sëmundjeve infektive, intismeran është krijuar për trajtimin e pacientëve që tashmë janë diagnostikuar me melanomë.

    Veçantia e saj qëndron te personalizimi. Për secilin pacient analizohet një mostër e tumorit, për të identifikuar ndryshimet gjenetike karakteristike të qelizave kancerogjene.

    Në bazë të këtyre të dhënave krijohet një vaksinë e veçantë, e cila përdor teknologjinë mRNA për t’i dhënë sistemit imunitar udhëzime që të njohë proteinat jonormale të lidhura me tumorin.

    Qëllimi është që organizmi të identifikojë dhe të sulmojë qelizat kancerogjene që mund të kenë mbetur pas operacionit, duke zvogëluar mundësinë e rikthimit të sëmundjes.

    Vaksina jepet krahas imunoterapisë Keytruda, e cila ndihmon sistemin imunitar të veprojë më efektivisht kundër kancerit.

    Një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të personalizuar të kancerit

    Stéphane Bancel, drejtor ekzekutiv i kompanisë Moderna, ka vlerësuar se rezultatet përforcojnë potencialin e teknologjisë mRNA për të ndryshuar mënyrën e trajtimit të kancerit.

    Një aspekt i rëndësishëm është se vaksina nuk është e njëjtë për të gjithë pacientët, por krijohet sipas karakteristikave biologjike të tumorit të secilit individ.

    Kjo qasje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm të mjekësisë së personalizuar, ku trajtimi përshtatet sipas veçorive molekulare të sëmundjes.

    Megjithatë, rezultatet pozitive për melanomën nuk nënkuptojnë automatikisht se vaksinat e ngjashme do të jenë po aq efektive kundër llojeve të tjera të kancerit.

    Cilat janë efektet anësore dhe sa i sigurt është trajtimi?

    Sipas të dhënave të kompanive prodhuese, profili i sigurisë ishte përgjithësisht në përputhje me studimet e mëparshme dhe nuk u identifikuan sinjale të reja sigurie.

    Efektet më të shpeshta anësore përfshinin temperaturën, dhimbjen në vendin e injektimit dhe lodhjen.

    Megjithatë, pacientët duhet të monitorohen nga specialistët, pasi kombinimi me imunoterapinë mund të shkaktojë edhe reaksione më serioze.

    Kur mund të jetë e disponueshme vaksina?

    Intismeran autogene ende nuk ka marrë miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për përdorim të zakonshëm klinik.

    Kompanitë Moderna dhe Merck kanë njoftuar se janë në komunikim me autoritetet rregullatore për hapat e ardhshëm drejt miratimit.

    Procesi paraqet sfida të veçanta, pasi vaksina prodhohet individualisht për secilin pacient dhe kërkon analizë të hollësishme të tumorit.

    Ndërkohë, studiuesit po shqyrtojnë përdorimin e vaksinave terapeutike të bazuara në teknologjinë mRNA edhe kundër kancerit të mushkërive, pankreasit, veshkave dhe tumoreve të tjera.

    Rezultatet e reja përfaqësojnë një përparim inkurajues në trajtimin e melanomës, por vaksina mbetet eksperimentale. Studimet e mëtejshme dhe vlerësimi nga autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë nëse ajo mund të bëhet pjesë e trajtimit standard për pacientët me këtë sëmundje. /Telegrafi/

  • The history of Yehanne, the book that challenges perceptions of women and justice in the Middle Ages

    A pregnant woman, attacked in Dyon in 1472, is at the center of the book by historian Sarah McDougall, the Directory for Yehanne.

    Based on judicial documents, the book brings the story of its struggle for justice and disputes the perception that women who experienced sex violence in the Middle Ages were necessarily excluded from society.

    Yehanne, who descended from Lauren, was about 32 years old and in her final months of pregnancy when she was attacked on the night of January 3, 1472. According to her testimony, a group of men, among them mercenaries of the Duke of Burgundy, forced her out of her accommodations and sent her to a nearby field.

    She confessed that men tried to rape her sexually and beat her, leaving her afraid of the unborn child’s life. Two days after the attack, Yehanne gave birth to a daughter.

    The event occurred during a period of tension between the duke of Burgundy, the Dauntless Charles, and French King Louis XI. Resolute mercenaries for Dijon’s defense were also accused of mistreatment, kidnapping, and extortion against residents.

    Municipal authorities responded quickly to the attack. Investigator Jacques Borestel interviewed Yehanne the day after the incident and, based on her testimony, identified and arrested most of the suspects.

    The men initially denied the charges. Jehanne faced them and repeated her testimony. Later, authorities used torture against one of the detainees, and the suspects eventually pleaded guilty. City officials demanded their death sentence, but the issue was hampered by the intervention of the visible authorities.

    Yehanne’s personal life was also recorded during the process. She had claimed to be married, but later she admitted that her husband had left for years and had given birth to two children from a relationship with a priest.

    However, these findings did not move municipal authorities to abandon the issue. According to McDougall, this is one of the most significant elements of the documents: Yehanne’s intimate life was not considered sufficient reason to deny the request for justice. Neighbors and acquaintances also helped him find refuge after he was threatened by mercenaries.

    Despite municipal efforts, those arrested were released after about two months. The dukeal authorities claimed that they were members of the clergy and, as a result, were subject to church jurisdiction.

    For the reconstruction of history, McDougall examined about 70 pages of documents preserved in the Dylon municipal archive. Her findings contradict the earlier interpretation that the woman was reluctant to speak out of shame and that the outcome in prostitution was the predictable consequence of the attack.

    Yehanne’s subsequent fate remains unknown. The historian points out that documents do not allow for certainty what happened to him after the process.

    The case, according to McDougall, shows that women’s experience in the Middle Ages was more complicated than generalisations suggest. Yehanne failed to see the attackers punished, but her testimony was taken seriously and she found support in the community during her struggle for justice.

    Source Layer: Dukeagini