Blog

  • Maqedonci: Gjatë pesë viteve kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në FSK

    Maqedonci: Gjatë pesë viteve kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në FSK

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Maqedonci ka thënë se përmes këtij procesi janë fuqizuar kapacitetet njerëzore të FSK-së dhe është arritur më shumë se dyfishimi i saj në numër.

    “Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë do të vazhdojnë, me synimin për të ndërtuar një forcë më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën

    Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën

    Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.

    Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës.

    Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit, ndërsa protestuesit janë shpërndarë nëpër Parkun Rinia, raportojnë mediat në Tiranë.

    Po ashtu një i ri ka arritur të shkojë pranë autobotit dhe është kapur në të, duke mos hequr dorë edhe pas hedhjes së ujit dhe gazit lotsjellës.

    FNSH ka ndërhyrë duke e larguar me dhunë, me të riun, që më pas nuk u ndje mirë, ndikuar edhe nga sasia e madhe e gazit lotsjellës.

  • Drejtoi automjetin me 166 km/h në zonë me kufizim prej 80 km/h, privohet nga liria shtetasi serb në Tabanoc

    Drejtoi automjetin me 166 km/h në zonë me kufizim prej 80 km/h, privohet nga liria shtetasi serb në Tabanoc

    Një shtetas 39-vjeçar nga Serbia është privuar nga liria në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” e kishte evidentuar duke drejtuar automjetin me 166 km/h në autostradën Gjevgjeli–Demir Kapi, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

    Rasti kishte ndodhur më 15 korrik të vitit 2026, ndërsa arrestimi u krye më 23 tetor, rreth orës 16:00, në dalje të vendit.

    Shtetasi serb është dërguar në Stacionin Policor të Negotinës, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik.

  • Fines with 5,000 euros Pristina Community Inspection Directorate

    According to Pacolli, at the land depot of N.P.L. Green and surrounding spaces have been found in the garbage dumps outside the warehouse area.

    Despite repeated announcements, the Directorate of Inspection has not taken necessary measures, Pacolli wrote.

    She has stressed that institutions should be exemplary in their actions in protecting the environment and not neglect the responsibilities and measures that should be taken to prevent pollution and proper waste management.

    The law applies to all the same!

    Source Layer: RTKLive

  • Gjobitet me 5 mijë euro Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës

    Gjobitet me 5 mijë euro Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës

    Sipas Pacollit, në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.

    “Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme”, ka shkruar Pacolli.

    Ajo ka theksuar se institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

    “Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli.

    Burimi: RTKLive

  • Ronela Hayati unwittingly reveals details that raise doubts about a relationship

    Albanian singer Ronela Hayati has prompted suspicions that she might be in a love relationship, following some responses given during a live show with Luizinão, presented by Luiz Angel.

    Invited to the show, the artist participated in a game of quick questions where she should grade the behavior of men in various situations in a relationship.

    Her biggest attention came when Luiz asked her how she would react if a boy, who she appreciates on the mark of 10, sent her message good morning, Princess.

    With 2 of my lunch, Ronella answered at 8: 00 p.m. there, implying that the person in question could be located in a considerable distance of time from Albania.

    Luiz’s reaction, who mentioned Canada and the United States as potential destinations, added to the singer’s private life.

    However, Ronella did not reveal the identity of the person, nor did she confirm that she is in a bond of love, leaving her doubts about a possible distance romance open.

    During the game, the singer also spoke of her attitude toward various behaviors in a couple. She said that she would appreciate more a partner who compliments him when publishing provocative pictures, considering this sign of his self – confidence.

    In the meantime, when the partner removes it from the Institute or blocks it in the WhatsApp after a quarrel, Ronella reacted in a mood, saying that in such a case, she would lower her appreciation.

    The artist also indicated that she would not mind paying the bill to the restaurant if her partner forgot about the wallet, while she said that romantic gestures, such as granting flowers for no particular reason, would increase appreciation.

    However, it was her answer to the morning message and the difference of time that led to much speculation about her sentimental life.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ronela Hajati zbulon pa dashje detaje që ngrenë dyshimet për një lidhje dashurie

    Ronela Hajati zbulon pa dashje detaje që ngrenë dyshimet për një lidhje dashurie

    Ronela Hajati zbulon pa dashje detaje që ngrenë dyshimet për një lidhje dashurie

    Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka nxitur dyshimet se mund të jetë në një lidhje dashurie, pas disa përgjigjeve të dhëna gjatë një loje në emisionin “Live me Luizin”, të prezantuar nga Luiz Ejlli.

    E ftuar në emision, artistja mori pjesë në një lojë me pyetje të shpejta, ku duhej të vlerësonte me nota sjelljet e meshkujve në situata të ndryshme në një lidhje.

    Vëmendjen më të madhe e mori përgjigjja e saj kur Luizi e pyeti se si do të reagonte nëse një djalë, të cilin e vlerëson me notën 10, do t’i dërgonte mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00.

    “Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u përgjigj Ronela, duke lënë të kuptohet se personi në fjalë mund të ndodhet në një zonë me diferencë të konsiderueshme kohore nga Shqipëria.

    Reagimi i Luizit, i cili përmendi Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si destinacione të mundshme, e shtoi edhe më shumë kureshtjen për jetën private të këngëtares.

    Megjithatë, Ronela nuk zbuloi identitetin e personit dhe as nuk konfirmoi se është në një lidhje dashurie, duke lënë të hapura dyshimet për një romancë të mundshme në distancë.

    Gjatë lojës, këngëtarja foli edhe për qëndrimin e saj ndaj sjelljeve të ndryshme në çift. Ajo u shpreh se do ta vlerësonte më shumë një partner që e komplimenton kur publikon fotografi provokuese, duke e konsideruar këtë shenjë të vetëbesimit të tij.

    Ndërkaq, për situatën kur partneri e heq nga Instagrami ose e bllokon në WhatsApp pas një zënke, Ronela reagoi me humor, duke thënë se në një rast të tillë do t’ia ulte vlerësimin.

    Artistja tregoi gjithashtu se nuk do ta kishte problem ta paguante faturën në restorant nëse partneri do ta harronte portofolin, ndërsa tha se gjestet romantike, si dhurimi i luleve pa ndonjë arsye të veçantë, do t’ia rrisnin vlerësimin.

    Megjithatë, ishte përgjigjja e saj për mesazhin e mëngjesit dhe diferencën kohore ajo që nxiti më së shumti spekulime për jetën e saj sentimentale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ronela Hayati unwittingly discovers that she is in a bond of love along with Louise

    Renela Hayati, the renowned Albanian singer, has raised doubts that she is in a love relationship, following some answers she gave during a game on the Live Show with Louise.

    Invited to the show presented by Luiz Elly, the artist participated in a game of quick questions, during which she was to put notes to boys depending on their behavior in different situations in a relationship.

    One of her answers especially attracted attention when Luiz asked her how she would react if a boy, whom she values on the mark of 10, sent the princess’s morning message at 2: 00 p.m.

    At 2: 00 p.m. at my lunchtime, Ronella replied, implying that the person she was talking about is in a considerable time zone from Albania.

    Luiz Hale reacted immediately, excluding the possibility of being in Australia and mentioning Canada or the United States of America as potential destinations.

    The singer’s response prompted doubts that she may be experiencing a distant romance, although Ronella did not reveal the identity of the person or directly confirm that she is in a relationship.

    During the game, the artist shared her thoughts about various behaviors in a couple. When asked if she would place importance on the fact that her partner compliments her when publishing provocative pictures, Ronela said that his number would increase, stressing that a man who is proud of his partner shows confidence.

    On the other hand, she reacted to the situation when a partner removes her from the Instagram, or blocks her in the WhatsApp after a quarrel, saying that in that case she would lower her appreciation.

    YouTube youtu.be

    Ronella also indicated that she would not mind paying the bill in a restaurant if her partner forgot her wallet, while she said that her appreciation would increase if he offered for no special reason.

    However, it was the answer to the morning message, and the time difference that attracted the most attention left open the opportunity for the singer to have someone special in her life. /Telegraphy/

  • Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin

    Ronela Hajati zbulon pa dashje se është në një lidhje dashurie përgjatë emisionit me Luizin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngritur dyshimet se është në një lidhje dashurie, pas disa përgjigjeve që dha gjatë një loje në emisionin “Live me Luizin”.

    E ftuar në emisionin e prezantuar nga Luiz Ejlli, artistja mori pjesë në një lojë me pyetje të shpejta, gjatë së cilës duhej t’u vendoste nota djemve në varësi të sjelljeve të tyre në situata të ndryshme në një lidhje.

    Një nga përgjigjet e saj tërhoqi veçanërisht vëmendjen, kur Luizi e pyeti se si do të reagonte nëse një djalë, të cilin e vlerëson me notën 10, do t’i dërgonte mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” në orën 14:00.

    “Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u përgjigj Ronela, duke lënë të kuptohet se personi për të cilin po fliste ndodhet në një zonë me ndryshim të konsiderueshëm kohor nga Shqipëria.

    Luiz Ejlli reagoi menjëherë, duke përjashtuar mundësinë që personi të ndodhej në Australi dhe duke përmendur Kanadanë ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës si destinacione të mundshme.

    Përgjigjja e këngëtares nxiti dyshimet se ajo mund të jetë duke përjetuar një romancë në distancë, megjithëse Ronela nuk zbuloi identitetin e personit dhe as nuk konfirmoi drejtpërdrejt se është në një lidhje.

    Gjatë lojës, artistja ndau edhe mendimet e saj për sjellje të ndryshme në çift. Kur u pyet nëse do t’i jepte rëndësi faktit që partneri i saj e komplimenton kur publikon fotografi provokuese, Ronela u shpreh se numri i tij do të rritej, duke theksuar se një burrë që është krenar për partneren e tij tregon vetëbesim.

    Nga ana tjetër, ajo reagoi me humor ndaj situatës kur një partner e heq nga Instagrami ose e bllokon në WhatsApp pas një zënke, duke thënë se në atë rast do t’ia ulte vlerësimin.

    – YouTube youtu.be

    Ronela tregoi gjithashtu se nuk do ta kishte problem të paguante faturën në një restorant nëse partneri do të harronte portofolin, ndërsa për lulet tha se vlerësimi i saj do të rritej nëse ai do t’i dhuronte pa ndonjë arsye të veçantë.

    Megjithatë, ishte përgjigjja për mesazhin e mëngjesit dhe diferencën kohore ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, duke lënë të hapur mundësinë që këngëtarja të ketë dikë të veçantë në jetën e saj. /Telegrafi/

  • Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

    Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se brenda qeverisjes së tyre janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

    Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se do të vazhdojnë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë.

    “Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

    Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, shkruan ai. /Telegrafi/