Maqedonci: Gjatë pesë viteve kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në FSK

Maqedonci: Gjatë pesë viteve kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në FSK

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se përmes këtij procesi janë fuqizuar kapacitetet njerëzore të FSK-së dhe është arritur më shumë se dyfishimi i saj në numër.

“Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë do të vazhdojnë, me synimin për të ndërtuar një forcë më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Burimi: Dukagjini