Blog

  • “Ka nevojë për një pushim më të gjatë”, kërkohet mungesë e zgjatur e Vincent Kompany

    “Ka nevojë për një pushim më të gjatë”, kërkohet mungesë e zgjatur e Vincent Kompany

    Të premten pasdite, trajneri Vincent Kompany u rrëzua në stol gjatë një seance stërvitore të ekipit rezervë të Bayern Munich në ‘Sabener Strasse’ dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital nga një mjek i urgjencës.

    Edhe pse gjendja e belgut 40-vjeçar tani është e qëndrueshme sipas deklaratave të klubit, shqetësimi brenda klubit dhe mjedisit përreth mbetet i madh.

    Gazetari sportiv Walter M. Straten pret që ai të humbasë ndeshjet e ardhshme. Në vlerësimin e tij për gazetën BILD, zëvendëskryeredaktori i sportit e bëri të qartë se një rikthim i shpejtë në fushë është jashtë çdo diskutimi.

    “Sigurisht që nuk e shoh në stol të dielën. Nuk mund ta imagjinoj këtë”, ka thënë fillimisht Straten.

    Straten kujtoi deklaratat e vetë Kompanys pas ndeshjes me Arsenalin, në të cilat trajneri pranoi hapur se e kishte lodhur shumë trupin ndërsa vuante nga një infeksion.

    Duke pasur parasysh diagnozën e paqartë dhe rreziqet tipike të infeksioneve virale të pakuruara në sportet elitare, Straten mbështet një periudhë të rreptë pushimi.

    “Sa i përket asaj që ndodh pas kësaj në Ligën e Kampionëve – nëse ai do të kthehet atëherë, apo nëse ata vendosin ta mbajnë jashtë për disa javë për t’u siguruar që nuk ka efekte të zgjatura”.

    “Unë thjesht besoj se Kompany ka nevojë për një pushim të zgjatur tani,” theksoi eksperti. /Telegrafi/

  • “€URAT” në Mitrovicë instalacioni i Fehmi Feratit vë në pah historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit

    “€URAT” në Mitrovicë instalacioni i Fehmi Feratit vë në pah historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit

    Në Mitrovicë është hapur instalacioni artistik dhe politik “€URAT”, i autorit Fehmi Ferati, i vendosur në hollin e Qendrës së Kulturës, pranë urës së Ibrit.

    Përmes këtij instalacioni, Ferati trajton historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit, duke vënë në pah mbylljen e saj për qarkullim të rregullt dhe ndikimin që kjo çështje ka pasur ndër vite në jetën e qytetit.

    Strukturën metalike të urës, autori e përshkruan si “relikt”, “arkitekturë monotone” dhe “gërmadhë moderne”.

    Ideja e veprës lidhet me imazhet e urave në kartëmonedhat euro, të cilat simbolizojnë lidhjen dhe bashkimin mes popujve evropianë. Duke u bazuar në këtë simbolikë, Ferati ka dizajnuar edhe një kartëmonedhë imagjinare prej 27 eurosh, me imazhin e urës së Ibrit, si referencë ndaj 27 viteve histori dhe zhvillimeve që lidhen me të, si dhe 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

    Instalacioni përfshin tri tema kryesore: “Protestë artistike”, “Sqarim për të shpjeguar” dhe “Ekzorcizëm”.

    Përmes temës “Protestë artistike”, autori shpreh qëndrimin e tij për gjendjen e urës dhe situatën që e rrethon atë.

    Në pjesën “Sqarim për të shpjeguar”, Ferati kërkon përgjigje nga faktorët përgjegjës se pse ura vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërkohë që ura të tjera mbi lumin Ibër përdoren për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

    Sipas konceptit të autorit, mungesa e një shpjegimi të qartë për qytetarët mbetet një nga çështjet që instalacioni synon ta vërë në diskutim.

    Tema e tretë, “Ekzorcizëm”, paraqet një qasje ironike ndaj simbolikës së urave në kartëmonedhat euro. Përmes saj, autori shpreh idenë që bashkë me kartëmonedhat dhe urat e paraqitura në to të largohet nga historia edhe kartëmonedha imagjinare prej 27 eurosh, e lidhur me urën e Ibrit dhe gjendjen e saj.

    Në instalacion përfshihen edhe referenca ndaj zhvillimeve të shumta që kanë shoqëruar urën e Ibrit ndër vite, përfshirë tensionet, protestat, bllokadat, praninë e forcave të sigurisë, ndërhyrjet infrastrukturore dhe deklaratat politike e ndërkombëtare.

    Autori trajton gjithashtu rolin e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë UNMIK-un, KFOR-in, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pikëpyetje rëndësinë e vazhdueshme të ndërhyrjeve të tyre në raport me situatën aktuale në veri të Kosovës.

    Një tjetër element i prezantuar nga Ferati është një anketë e thjeshtë e realizuar me qytetarë të Kosovës. Sipas autorit, vetëm 0,5 për qind e të anketuarve e dinin se në kartëmonedhat euro paraqiten ura.

    Instalacioni “€URAT” do të jetë i hapur për vizitorët deri më 10 nëntor. /Telegrafi/

  • Zhduket një e mitur në Prizren

    Zhduket një e mitur në Prizren

    Policia e Kosovës ka njoftuar për në rast të një miture të zhdukur në Prizren.

    Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

    “Prizren 18.10.2026 – 14:30. Ankuesja femër kosovare, me 23.10.2026 ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raport.

    Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • Exclusives through Call Centers in Pristina and Obilic, the signal reveals the names of those arrested

    A suspected fraud network, which through call centres had targeted foreign citizens, has been hit by Kosovo Police. Four locations have been raided, nine people have been arrested and dozens of computer equipment has ended up in the hands of investigators, under an operation by the Directorate for Cyber Crimes Investigation.

    The signal newspaper has exclusively secured the names of nine suspected persons who ended up in handcuffs during the operation held Friday in the Pristina region.

    It’s about Tony Salih, about 27 years old, Durim Morina, about 36-year-old, Diamond Hasani, about 25-year-old Rea Hashan, about 23 years old, Reka Progress, about 36-year-old Dorent Hajredin, about 27-year-old Faik Zuka, about 19-year-old Ariana Plakicin, about 32-year-old and Bidaim Emin, about 23.

    The event was carried out on October 23rd 2026, about 11:00 in Pristina and Obilic, following a period of investigative actions that had led to the identification of suspected persons.

    According to information the signal has provided, the nine detainees allegedly acted in co-operation with each other, exploiting call centres to contact foreign citizens, with the goal of fraud and illegal financial gain.

    One of the elements that has attracted the attention of investigators is the data of foreign citizens found in the suspect’s computer equipment.

    Such information was allegedly used to contact people who later became the object of fraud.

    Investigations have led to the raid on four locations, where police units have encountered a large number of electronic devices and other items that have been seized as material evidence.

    Full of 39 computers and 12 external data storage devices ( HDZ) have been seized during the operation.

    Among the items seized are mobile phones, a car, a six – bullet gun, and 850 euros and 100 Swiss francs.

    All nine people have been accompanied for interviews, while after completing the initial investigative actions, the State Prosecutor has ordered their detention for 48 hours.

    The case is being investigated for the criminal act ‘%s’, while investigators are continuing their work to clarify each suspect’s role and the size of the alleged event.

    The value of financial damage allegedly caused to foreign citizens has not yet been disclosed.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Mashtrime përmes Call Center-ave në Prishtinë e Obiliq, bien në pranga 9 persona – Sinjali zbulon emrat e të arrestuarve

    Një rrjet i dyshuar mashtrimi, që përmes qendrave të thirrjeve kishte vënë në shënjestër shtetas të huaj, është goditur nga Policia e Kosovës. Katër lokacione janë bastisur, nëntë persona janë arrestuar dhe dhjetëra pajisje kompjuterike kanë përfunduar në duart e hetuesve, në kuadër të një operacioni të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët përfunduan në pranga gjatë operacionit të zhvilluar të premten në rajonin e Prishtinës.

    Bëhet fjalë për Toni Salihun, rreth 27-vjeçar, Durim Morinën, rreth 36-vjeçar, Diamant Hasanin, rreth 25-vjeçar, Rea Hashanin, rreth 23-vjeçare, Përparim Rekën, rreth 36-vjeçar, Dorent Hajredinin, rreth 27-vjeçar, Faik Zukën, rreth 19-vjeçar, Ariana Plakicin, rreth 32-vjeçare dhe Bidaim Eminin, rreth 23-vjeçar.

    Aksioni është realizuar më 23 tetor 2026, rreth orës 11:00, në Prishtinë dhe Obiliq, pas një periudhe veprimesh hetimore që kishin çuar në identifikimin e personave të dyshuar.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nëntë të arrestuarit dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj, me qëllim mashtrimin e tyre dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

    Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë të dhënat e shtetasve të huaj, të cilat janë gjetur në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve.

    Sipas dyshimeve, këto të dhëna përdoreshin për të kontaktuar personat që më pas bëheshin objekt i mashtrimit.

    Hetimet kanë çuar në bastisjen e katër lokacioneve, ku njësitë policore kanë hasur në një numër të madh pajisjesh elektronike dhe sende të tjera që janë sekuestruar si prova materiale.

    Plot 39 kompjuterë dhe 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD) janë konfiskuar gjatë operacionit.

    Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

    Të nëntë personat janë shoqëruar për intervistim, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe përmasat e veprimtarisë së dyshuar.

    Ende nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • There’s an asphalt from the road: Nermin Vlora.

    Mitrovica municipality deputy head Enis Osmani has announced that street asphalt Nermin Vloraevic, which links two city neighbourhoods, is continuing in Bajr.

    According to the announcement, these projects are aimed at improving road infrastructure, facilitating circulation and increasing pedestrian safety.

    The completion of the ʹNermin Vlora street asphalt is expected to facilitate the movement of the area’s inhabitants, while sidewalkwork in Bajr aim at creating better conditions for pedestrian movement. /Telegraphy/

  • Përfundon asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora” në Zhabar vazhdojnë punimet në Bajr

    Përfundon asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora” në Zhabar vazhdojnë punimet në Bajr

    Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka njoftuar se në Bajr po vazhdojnë punimet për kubëzimin e trotuareve, ndërsa në Zhabar ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora”, e cila lidh dy lagje të qytetit.

    Sipas njoftimit, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

    Përfundimi i asfaltimit të rrugës “Nermin Vlora” pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonës, ndërsa punimet për kubëzimin e trotuareve në Bajr synojnë krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve. /Telegrafi/

  • Vanessa Trump fiton betejën me kancerin e gjirit: Rezultatet janë të pastra, më në fund jam e shëndetshme

    Vanessa Trump fiton betejën me kancerin e gjirit: Rezultatet janë të pastra, më në fund jam e shëndetshme

    Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr., njoftoi se është mirë me shëndet pas trajtimit të kancerit të gjirit.

    Ajo e zbuloi këtë në një video të postuar në Instagram nga vajza e saj Kai Trump të premten, duke shënuar tetorin, Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

    Në fillim të videos, Kai shpjegoi se nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit në prill. “Kjo është arsyeja pse vendosëm të ndajmë historinë e saj, si mësoi për diagnozën dhe si u shërua”, tha ajo.

    Pas një segmenti të shkurtër në të cilin Dr. Nicole Saphier flet për sëmundjen, 48-vjeçarja Vanessa njoftoi lajmin e mirë. “Rezultatet janë të pastra, kështu që më në fund jam e shëndetshme”, tha ajo dhe përqafoi vajzën e saj.

    Vanessa, e cila me Donald Trump Jr., i cili ka pesë fëmijë, dhe është në një lidhje me lojtarin e golfit Tiger Woods, foli publikisht për sëmundjen për herë të parë në maj, kur zbuloi se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në qershor, ajo njoftoi se po shërohej nga operacioni dhe po përgatitej për fazën tjetër të trajtimit.

    Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Kai ka folur hapur për sëmundjen e nënës së saj. Në gusht, ajo i tha Fox News se diagnoza i ka lejuar ata të kalojnë më shumë kohë së bashku.

    “Për fat të mirë, kalova shumë kohë me mamin gjatë verës sepse e shoqërova në terapi. Në fund ishte mirë sepse isha me të më shumë sesa do të kisha qenë. Ishte mirë të kaloja atë kohë shtesë me të para se të shkoja në kolegj”, tha ajo në atë kohë.

    Në një postim të ri, të cilin e ndau me tre milionë ndjekësit e saj, Kai shkroi se tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit dhe një kohë për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me zbulimin e hershëm, edukimin dhe mbështetjen për të prekurit. Ajo shtoi se kishte folur me nënën e saj dhe Dr. Saphier rreth betejës së nënës së saj me sëmundjen, parandalimin dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme. /Telegrafi/

  • ChatGPT mundëson kyçjen e bisedave me kod

    ChatGPT mundëson kyçjen e bisedave me kod

    Kompania OpenAI ka prezantuar një funksion të ri në ChatGPT, të quajtur “Locked Chats” (Bisedat e kyçura), i cili u mundëson përdoruesve të mbrojnë bisedat e tyre nga qasja e personave të tjerë.

    Me aktivizimin e këtij funksioni, përdoruesit mund të zgjedhin që biseda të caktuara të mos shfaqen në historikun e zakonshëm të bisedave, në listën e bisedave të fiksuara apo në rezultatet e kërkimit.

    Për t’i hapur këto biseda, kërkohet një kod PIN me katër shifra. Në telefonat iPhone dhe Android mund të përdoren edhe metodat e autentifikimit biometrik, si Face ID. Bisedat e mbrojtura do të grupohen në një hapësirë të veçantë të quajtur “Locked Chats”.

    OpenAI synon që ky funksion të parandalojë shikimin e bisedave private nga persona të tjerë, veçanërisht në rastet kur përdoruesit ndodhen në vende publike ose ia japin telefonin dikujt tjetër.

    Megjithatë, kompania sqaron se ky funksion nuk ofron enkriptim nga skaji në skaj dhe nuk e përjashton OpenAI-n nga detyrimet ligjore në rastet kur përdoruesi përballet me probleme në vendin e punës apo me ligjin.

    Gjithashtu, kyçja e bisedave nuk i ndryshon automatikisht cilësimet për përdorimin e të dhënave në trajnimin e modeleve dhe as periudhën gjatë së cilës OpenAI i ruan bisedat.

    Kompania paralajmëron se nëse përdoruesi duhet ta rivendosë kodin e qasjes në llogari, të gjitha bisedat e kyçura dhe skedarët e ngarkuar në atë hapësirë do të fshihen. Ky veprim nuk mund të zhbëhet dhe as shërbimi i mbështetjes së OpenAI-t nuk mund t’i rikthejë ato.

    Funksioni po shpërndahet gradualisht dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, përfshirë ata të versionit falas dhe abonentët e planeve Go, Plus dhe Pro.

    Në pajisjet Android dhe iOS, përdoruesit do të mund ta përdorin edhe funksionin e bisedës me zë së bashku me bisedat e kyçura. Megjithatë, bisedat në Codex nuk mund të mbrohen me këtë veçori. /Telegrafi/

  • Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës kombëtare të PD-së në Tiranë

    Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci, pritet të marrin pjesë sot në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë.

    Sipas informacioneve, demokratët do të udhëtojnë drejt Tiranës me automjetet e tyre private dhe jo në mënyrë të organizuar. Kjo mënyrë udhëtimi lidhet me dëshirën për të shmangur vëmendjen dhe identifikimin nga policia.

    Pjesëmarrja vjen pas thirrjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mobilizimin e mbështetësve në protestën e sotme. /euronews.al/