Përfundon asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora” në Zhabar vazhdojnë punimet në Bajr

Përfundon asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora” në Zhabar vazhdojnë punimet në Bajr

Written by

in

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka njoftuar se në Bajr po vazhdojnë punimet për kubëzimin e trotuareve, ndërsa në Zhabar ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Nermin Vlora”, e cila lidh dy lagje të qytetit.

Sipas njoftimit, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

Përfundimi i asfaltimit të rrugës “Nermin Vlora” pritet të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonës, ndërsa punimet për kubëzimin e trotuareve në Bajr synojnë krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen e këmbësorëve. /Telegrafi/