Blog

  • Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

    Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

    Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të kthehen një orë pas, duke shënuar orën 02:00. Ndryshimi i orës do të mundësojë që të flemë një orë më shumë.

    Ky ndryshim do të bëjë që mbrëmjeve të errësohet më herët, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të ketë më shumë dritë.

    Pajisjet elektronike, telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe tabletët do ta përditësojnë automatikisht orën, nëse kanë të aktivizuar rregullimin automatik të saj. Ndërkohë, orët dhe alarmet mekanike do të duhet të rregullohen manualisht.

    Megjithëse ky kalim dhuron një orë gjumë shtesë natën e parë, ndryshimi i papritur mund të çrregullojë orën tonë biologjike. Trupit mund t’i duhen rreth 2–5 ditë për t’u përshtatur me ritmin e ri. Kjo mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim gjatë orëve të mëngjesit.

    Me më pak orë dritë gjatë mbrëmjes, prodhimi i melatoninës, hormonit të gjumit, mund të fillojë më herët, duke na bërë të ndihemi të përgjumur që në pasditen e vonë.

    Ora dimërore do të jetë në fuqi gjatë muajve të ftohtë, deri në fundjavën e fundit të marsit 2027. Natën mes 27 dhe 28 marsit të vitit të ardhshëm do të rikthehet ora verore, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara.  

    Burimi: RTKLive

  • Dita e 12-të e protestës në Tiranë

    Dita e 12-të e protestës në Tiranë

    Protesta e studentëve në Shqipëri shënon sot ditën e 12-të, ndërsa për këtë të shtunë, më 24 tetor, është paralajmëruar një tubim kombëtar në Tiranë.

    Protestës së studentëve pritet t’i bashkohen edhe pedagogë, mjekë, artistë dhe përfaqësues të sindikatave, ndërsa pjesëmarrja është paralajmëruar edhe nga studentët e rretheve. Mobilizimi i sotëm synon ta shndërrojë protestën në një demonstrim më të gjerë të pakënaqësisë qytetare.

    Protestat e zhvilluara gjatë 11 ditëve të fundit në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, duke lënë dhjetëra persona të lënduar dhe duke shkaktuar dëme materiale në institucione publike e biznese, ndërsa gjatë përleshjeve janë përdorur gurë, mjete piroteknike dhe bomba molotov, ndërsa policia ka reaguar me gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj gome.

    Protestat nisën me kërkesat e studentëve për uljen e tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte, rritjen e mbështetjes financiare dhe më shumë mundësi punësimi pas diplomimit, por më pas u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me thirrje për dorëheqjen e tij, formimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

    Të gjitha zhvillimet në 11-ditët e para të protestës mund t’i lexoni KËTU:

  • Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje në kuadër të javës së 11-të

    Superliga e Kosovës: Sot luhen dy ndeshje në kuadër të javës së 11-të

    Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje interesante. Vushtrria përballet me Ballkanin, ndërsa Drenica e pret lideren e kampionatit, Malishevën, në një duel ku pikët kanë rëndësi për të dyja skuadrat.

    Albi Mall Superliga e Kosovës sjell sot dy përballje që mund të ndikojnë në renditjen tabelare, me Vushtrrinë dhe Drenicën që synojnë të marrin pikë të rëndësishme, përballë dy kundërshtarëve me objektiva të ndryshëm.

    Ndeshja e parë e ditës zhvillohet nga ora 14:00, ku Vushtrria e pret Ballkanin, me mysafirët që shihen favorit shkaku i problemeve financiare dhe bojkotit nga lojtarët e vendasve.

    Nga ora 18:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e pret Malishevën, në një përballje ku vendasit do të kërkojnë t’ia vështirësojnë punën skuadrës që po udhëheq kampionatin.

    Skuadra nga Skenderaj synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të marrë pikë ndaj një kundërshtari që ka treguar formë të mirë këtë sezon. Megjithatë, detyra nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Malisheva po kalon një sezon të shkëlqyer. Me 23 pikë nga dhjetë ndeshje, ajo kryeson tabelën, me pikë të barabarta me Prishtinën, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se kryeqytetasit.

    Java e 11-të vazhdon të dielën me dy ndeshjet e tjera: Feronikeli ’74-Dukagjini dhe Prishtina-Drita. /Telegrafi/

  • Zendaya do të synojë çmimin Oscar për rolin kryesor për pjesën e tretë të filmit "Dune"

    Zendaya do të synojë çmimin Oscar për rolin kryesor për pjesën e tretë të filmit “Dune”

    Aktorja amerikane Zendaya do të konkurrojë për çmimin Oscar në kategorinë e Aktores më të Mirë për rolin e saj si Chani në filmin “Dune: Part Three”, i cili del në kinema më 18 dhjetor, dhe jo në kategorinë e Aktores më të Mirë Mbështetëse si në dy filmat e parë të serisë, ka mësuar revista amerikane Variety.

    Pjesa e tretë dhe e fundit e serisë së filmave, me regji nga Denis Villeneuve, është përfunduar dhe do të dalë para fundit të vitit, në mënyrë që të mund të garojë për çmimet Oscar 2026, të cilat ndahen vitin e ardhshëm.

    Studioja dhe aktorët vetë zgjedhin se në cilën kategori do t’i nominojnë rolet e tyre në Akademi. Vendimi për ta nominuar Zendaya-n në kategorinë kryesore këtë herë është rezultat i faktit që personazhi i saj, Chani, ka një rol shumë më të madh në filmin e ri.

    – YouTube youtu.be

    Ngjarjet zhvillohen 20 vjet pas pjesës së dytë, ku Paul Atreides, i luajtur nga Timothée Chalamet, është tani një sundimtar mizor dhe Chani është në qendër të një komploti kundër tij.

    Përfaqësuesit e Warner Bros. dhe Zendayas refuzuan të komentojnë.

    Aktorja 30-vjeçare kishte tre filma të tjerë të mëdhenj këtë vit, kështu që ajo mund të jetë gjithashtu në garë për çmime. Për komedinë romantike “The Drama”, në të cilën luan me Robert Pattinson, ajo do të propozohet edhe për rolin kryesor.

    Ajo do të nominohet për një rol mbështetës për rolin e saj si perëndesha Athena në filmin e Nolanit “The Odyssey”. Ajo gjithashtu luajti në filmin “Spider-Man: Brand New Day”, të dyja filmat të cilët fituan më shumë se një miliard dollarë.

    Zendaya nuk është nominuar kurrë për një Oscar. Ajo fitoi dy çmime Emmy dhe një Golden Globe për rolin e saj në serialin “Euphoria”. /Telegrafi/

  • Weather in Albania, sunny Saturday, and passing clouds

    According to the announcement of the Military Meteorological Service, the wind will blow from southeast to southwest, at an average speed of 4m/s. Along the coastline and valley areas, wind speed is expected to reach up to 8m.

    In the seas, a wave of force of 1H3 is predicted.

    Minimum and maximum urban temperatures will be:

    Shkodra: 11H22 C# source files

    Kukes: 950 C# source files

    Leage: 1333 C# source files

    Debar: 950 ° C# source files

    Durres: 1223 ° C# source files

    Tirana: 1250 ° C# source files

    Elbasan: 1150 C# source files

    Berat: 1250 C# source files

    Vlora: 13H22 ° C# source files

    Korc: 721 ° C# source files

    Gjirokastra: 8çar23 C# source files

    Sarande: 1050 C# source files

    Source Layer: RTKLive

  • Moti në Shqipëri, e shtuna me diell dhe vranësira kalimtare

    Moti në Shqipëri, e shtuna me diell dhe vranësira kalimtare

    Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 8 m/s.

    Në dete parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

    Temperaturat minimale dhe maksimale sipas qyteteve do të jenë:

    Shkodër: 11–22°C

    Kukës: 9–20°C

    Lezhë: 13–23°C

    Dibër: 9–21°C

    Durrës: 12–23°C

    Tiranë: 12–24°C

    Elbasan: 11–24°C

    Berat: 12–24°C

    Vlorë: 13–22°C

    Korçë: 7–21°C

    Gjirokastër: 8–23°C

    Sarandë: 10–25°C

    Burimi: RTKLive

  • Simulated emergency situation with fire escape and rescue of injured person in Gjakova

    The Gjakova municipality has announced that an interinstitative simulation for response in emergency situations, with fire scenarios, evacuation of persons and rescue of a person injured by the second floor of the facility has been carried out.

    According to the announcement, the event was aimed at testing team readiness for response in emergency cases, strengthening co-operation and co-ordination between institutions, as well as advancing the capabilities for evacuation, rescue and offering first aid.

    The simulation was organised by KED within the European Week for Security and Health at Work, in co-operation with the Gjakova municipality, the Professional Unit of Fire and Salvation, the Kosovo Police and emergency medical teams.

    Through this activity, the assessment of the response of institutions to risk situations was aimed at improving co-ordination among emergency management teams.

    The Gjakova municipality has stressed the importance of institutional readiness and professional responses in the emergency situation, with the aim of protecting the lives of citizens and providing an effective response in such cases. /Telegraphy/


  • Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

    Simulohet situatë emergjente me zjarr evakuim dhe shpëtim të personit të lënduar në Gjakovë

    Komuna e Gjakovës ka njoftuar se në objektin e KEDS-it në Gjakovë është realizuar një simulim ndërinstitucional për reagim në situata emergjente, me skenar të zjarrit, evakuimit të personave dhe shpëtimit të një personi të lënduar nga kati i dytë i objektit.

    Sipas njoftimit, aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë së ekipeve për reagim në raste emergjente, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, si dhe avancimin e aftësive për evakuim, shpëtim dhe ofrim të ndihmës së parë.

    Simulimi u organizua nga KEDS-i në kuadër të “Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

    Përmes këtij aktiviteti u synua vlerësimi i reagimit të institucioneve në situata të rrezikut, si dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet ekipeve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.

    Komuna e Gjakovës ka theksuar rëndësinë e gatishmërisë institucionale dhe reagimit profesional në situata emergjente, me synim mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e një reagimi sa më efektiv në raste të tilla. /Telegrafi/


  • Ambasadori gjerman do “hapa konkretë” nga Kosova për themelimin e Asociacionit

    Ambasadori gjerman do “hapa konkretë” nga Kosova për themelimin e Asociacionit

    Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëj “hapa konkretë” në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

     “Ka edhe hapa të veçantë që mund të ndërmerren nga ana e Kosovës, për shembull, zbatimi i marrëveshjes për krijimin e një forme të vetorganizimit për pakicën serbe. Se si do të realizohet kjo, do ta shohim, por padyshim që ka shumë punë për t’u bërë nga të dyja vendet”, tha Rudolph.

    Ambasadori gjerman ka theksuar se konfirmimi i institucioneve dhe formimi i një qeverie me mandat të plotë janë parakushte për ecjen përpara të Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se procesi ka ecur tepër ngadalë gjatë viteve të fundit.

    “Së pari, dua të them se jam shumë i kënaqur që institucionet tashmë janë konfirmuar dhe se vendi ka një qeveri me mandat të plotë. Ky është parakushti i parë që Kosova të ecë përpara. Tani, mendoj se ajo që dëshironi të shihni janë hapa konkretë, për shembull, miratimi i legjislacionit që do të mundësonte disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Kosovën. Ky është vetëm një nga hapat që duhet të ndërmerren. Rruga është plotësisht e qartë. Në të njëjtën kohë, qeveria ime e ka konfirmuar këtë në shumë raste dhe do ta rikonfirmojë edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi. Por, po, është e vërtetë se ky proces ka ecur tepër ngadalë prej disa vitesh”, shto ai.

    Ai ka shtuar se në vend të diskutimit për arsyet e vonesave, duhet të ketë përqendrim në hapat e ardhshëm dhe në mënyrën se si mund të çohet përpara procesi për Kosovën, teksa ka kërkuar angazhim të qartë nga Kosova dhe qeveria e saj e sapo formuar.

    “Mendoj se nuk ia vlen të diskutojmë arsyet pse ka ndodhur kjo, por duhet të shohim përpara dhe të kuptojmë se si mund ta çojmë procesin përpara për Kosovën. Mendoj se duhet të shohim një angazhim të qartë nga Kosova dhe nga qeveria e saj e sapomandatuar. Gjithashtu, është e vërtetë se ka hapa që duhet të ndërmerren edhe nga ana e Bashkimit Evropian, siç është përcjellja e aplikimit për anëtarësim në Komisionin Evropian, në mënyrë që procesi të mund të vazhdojë”, potencoi.

    Duke folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rudolph ka thënë se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet të angazhohen në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm.

    “Epo, mendoj se nuk bëhet fjalë për presion nga Bashkimi Evropian, por për nevojën që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të punojnë në kuadër të këtij procesi, të cilin BE-ja e lehtëson përmes përfaqësuesit të saj të posaçëm. Por ne nuk po ushtrojmë presion”, u shpreh ai.

    Diplomati gjerman shtoi se një nga hapat konkretë përpara në dialog do të ishte mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    “Shikoni, padyshim që kjo është pjesë e procesit të dialogut, të cilin dëshirojmë ta çojmë përpara. Një hap konkret do të ishte, për shembull, mbajtja e një takimi të nivelit të lartë ndërmjet të dyja vendeve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky do të ishte një hap konkret”, sqaroi Rudolph.

    Marrëveshja për Asociacionin u arrit fillimisht më 19 prill 2013 (Marrëveshja e Parë e Brukselit), ndërsa parimet shtesë u dakorduan në gusht të vitit 2015. Pjesë e zbatimit të saj u rikonfirmua edhe në Marrëveshjen e vitit 2023.

    Marrëveshja e Ohrit (Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit) u dakordua në takim në Ohër më 18 mars 2023, pasi marrëveshja bazë ishte bërë publike dhe pranuar verbalisht nga palët më 27 shkurt 2023 në Bruksel./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Moti në fundjavë - vranët dhe me diell

    Moti në fundjavë – vranët dhe me diell

    Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë parashikimin e motit për fundjavë.

    IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 16°C deri në 19°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

    Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, me intervale me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 6°C, ndërkaq ato maksimale: 15°C deri në 18°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.

    Gjatë vikendit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve.

    Temperaturat e ulëta të mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme. Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur. /Telegrafi/