Blog

  • Pay twice for teeth Rymonda Halili points to the mistake of paying patients

    Patients who invest in dental treatments are not always satisfied with the results, while in some cases they are forced to spend again to correct previous works.

    This problem has been discussed by the dentist’s prosthetics specialist, Raymonde Halili, in the podcastin U.S. United Hospital i n The Laseric Center of the Eye ʹKubati.

    Halili has shown that through social networks, he often receives messages from patients who have performed dental interventions and seek a professional opinion on the quality of the work.

    According to her, patients often have uncertainty about whether the treatment they have handled has been handled properly and what steps they should take when facing problems.

    My patients write that they did the work somewhere, that it’s okay, what we can do. I don’t hesitate to answer or inform them which step they should follow, Halili has declared.

    She has stressed that one of the most disturbing situations is when patients, after spending on dentistry treatments, are forced to make new investments to correct previous results.

    When they’ve invested somewhere else and they still have to make the same investment to correct it, the doctor has indicated.

    Halili has highlighted the importance of informing patients and professional consultations before making dental intervention decisions.

    For more look at the complete podcaster.


    YouTube www.youtube.com

  • “Paguajnë dy herë për dhëmbët” – Rajmonda Halili tregon gabimin që u kushton pacientëve

    “Paguajnë dy herë për dhëmbët” – Rajmonda Halili tregon gabimin që u kushton pacientëve

    Pacientët që investojnë në trajtime dentare jo gjithmonë mbeten të kënaqur me rezultatet, ndërsa në disa raste detyrohen të shpenzojnë përsëri për të korrigjuar punimet e mëparshme.

    Për këtë problem ka folur specialistja e protetikës stomatologjike, Rajmonda Halili, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”.

    Halili ka treguar se përmes rrjeteve sociale pranon shpesh mesazhe nga pacientë që kanë realizuar ndërhyrje dentare dhe kërkojnë një mendim profesional për cilësinë e punimeve.

    Sipas saj, pacientët shpesh kanë paqartësi nëse trajtimi që kanë kryer është realizuar siç duhet dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrin kur përballen me probleme.

    “Më shkruajnë pacientët se i kanë bërë diku punimet, a është në rregull, çka mund të bëjmë. Nuk hezitoj t’ua kthej përgjigjet ose t’i informoj se cilin hap duhet ta ndjekin”, ka deklaruar Halili.

    Ajo ka theksuar se një nga situatat më shqetësuese është kur pacientët, pasi kanë shpenzuar për trajtime stomatologjike, detyrohen të bëjnë investime të reja për të korrigjuar rezultatet e mëparshme.

    “Vjen keq kur ata kanë investuar diku tjetër dhe prapë duhet ta bëjnë të njëjtin investim për ta korrektuar”, është shprehur doktoresha.

    Halili ka vënë në pah rëndësinë e informimit të pacientëve dhe të këshillimit profesional përpara marrjes së vendimeve për ndërhyrje dentare.

    Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:


    – YouTube www.youtube.com

  • Zelensky: SpaceX e ngadalësoi Starlinkun, Musk tashmë është në dijeni

    Zelensky: SpaceX e ngadalësoi Starlinkun, Musk tashmë është në dijeni

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se kompania SpaceX e ka ngadalësuar shërbimin satelitor Starlink, duke shtuar se është i bindur që Elon Musk tashmë është në dijeni të kësaj çështjeje.

    Ai theksoi se Starlink-u nuk ka ndaluar asnjëherë së funksionuari, por shpejtësia e shërbimit vazhdon të jetë e kufizuar.

    “Starlink-u funksionon, por ende ka kufizime. Çështja është që të kemi shpejtësi të pakufizuar, por ajo ende është e kufizuar”, deklaroi lideri ukrainas.

    I pyetur nëse Elon Musk e kishte ngadalësuar Starlink-un, Zelensky u përgjigj se një gjë është e sigurt: SpaceX e ka ngadalësuar shërbimin.

    “Jam i sigurt se Elon tashmë e di këtë, edhe nëse nuk e dinte më parë”, shtoi ai.

    Zelensky përmendi gjithashtu raportimet në media se presidenti amerikan kishte deklaruar se kishte zhvilluar një telefonatë me Muskun /Telegrafi/


  • Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë në Ferizaj

    Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë në Ferizaj

    KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se më 24 tetor 2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugëve “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Fatmir Kërqeli”.

    Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

    Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet nga ora 16:00.

    KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës sa do të zgjasin punimet. /Telegrafi/

  • Protesta së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit - edhe PD sot proteston

    Protesta së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit – edhe PD sot proteston

    Këtë të shtunë, më 24 tetor do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.

    Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin pjesë të rinj, studentë, si dhe figura të artit dhe muzikës.

    Një tjetër tubim i të rinjve do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet që studentëve t’u bashkohen edhe pedagogët.

    Sakaq, po këtë të shtunë, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, e cila pritet të nisë në orën 12:00, në shenjë solidariteti me studentët dhe të rinjtë. /euronews.al/

  • Bebe Rexha me paraqitje spektakolare në ' NRJ Music Awards 2026', dhuroi një performancë të zjarrtë para pulikut francez

    Bebe Rexha me paraqitje spektakolare në ‘ NRJ Music Awards 2026’, dhuroi një performancë të zjarrtë para pulikut francez

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards, që u mbajt mbrëmjen e së premtes në Francë, me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq dhe performancën energjike në skenë.

    Artistja u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant, me dekolte të hapur, duke spikatur me stilin dhe paraqitjen e saj. Pamja e saj u bë një nga momentet që tërhoqën vëmendje gjatë ceremonisë së çmimeve muzikore.

    Pas paraqitjes në tapetin e kuq, Bebe u ngjit në skenë për të interpretuar hitin e saj “New Religion”, duke sjellë një performancë ritmike dhe plot energji për publikun francez.

    Kënga, e cila ndërthur tingujt dance me elemente nga muzika e grupit legjendar Faithless, është publikuar si kënga e parë zyrtar nga albumi i saj i katërt në studio, “Dirty Blonde”, i cili doli në fillim të këtij viti.

    Përmes këtij interpretimi, Bebe Rexha solli në skenën e NRJ Music Awards atmosferën energjike që karakterizon projektin e saj të ri, duke e bërë performancën një nga momentet e veçanta të mbrëmjes.

    Këngëtarja ishte gjithashtu në garë për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, në një ceremoni që bashkoi emra të njohur të muzikës dhe artistë nga skena ndërkombëtare. /Telegrafi/


  • On 12th Day of Protest, Rama again seeks dialogue

    Albania’s Prime Minister Edi Rama today on October 24th, when a massive protest has been warned in Tirana has published a video through which he again seeks dialogue.

    Rama, through a video published on Facebook, has posted letters with the inscription “dialog.”

    He’s been acting with the same practice for several days, asking for dialogue, while he’s being rejected by students.

    Protests in Albania are entering the 12th day, accompanied by police clashes and students last days. /Telegraphy/

  • Në ditën e 12-të të protestës, Rama sërish kërkon dialog

    Në ditën e 12-të të protestës, Rama sërish kërkon dialog

    Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama sot më 24 tetor, kur është paralajmëruar një protestë masive në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës sërish kërkon dialog.

    Rama përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka vendosur letra me mbishkrimin ‘dialog’.

    Ai për disa ditë me radhë po vepron me të njëjtën praktikë, duke kërkuar dialog, gjersa po refuzohet nga studentët.

    Protesta në Shqipëri po hyn në ditën e 12-të, shoqëruar ditët e kaluara me përleshje mes policisë dhe studentëve. /Telegrafi/

  • Svechla in Italy: Kosovo committed to fight drugs

    Through a Facebook post, Svechla has announced that the meeting was held under the leadership of Italian Prime Minister Giorgia Melon, with the participation of senior European representatives.

    In my speech on behalf of the Republic of Kosovo, I reaffirmed our commitment to an approach that combines public security with public health protection. Through the State Strategy Against Drugs 20242028, we are strengthening preventive measures, treatment and rehabilitation, with particular attention to protecting young people and strengthening communities, Svechla wrote.

    He has announced that the Joint Declaration has also been adopted during the meeting, through which political and institutional commitment has been reaffirmed for joint action in preventing drug use and youth protection.

    Fighting drugs requires firm commitment against criminal networks but also support for those facing addiction. The results of the Kosovo Police, with 750 initialised cases and 961 suspects arrested during 2025, testify to our commitment to fighting this phenomenon, the minister stressed.

    Svecla has added that Kosovo remains committed to deepening co-operation with European and international partners, through exchange of information and joint actions against organised crime.

    Our goal is shared: protection of citizens, especially of young people, and building a safer, healthier and sustainable society for generations to come, has ended Svechla. 

    Source Layer: RTKLive

  • Sveçla në Itali: Kosova e përkushtuar në luftën kundër drogave

    Sveçla në Itali: Kosova e përkushtuar në luftën kundër drogave

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar nën udhëheqjen e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë evropianë.

    “Në fjalën time në emër të Republikës së Kosovës, riafirmova përkushtimin tonë për një qasje që ndërthur sigurinë publike me mbrojtjen e shëndetit publik. Përmes Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024–2028, po forcojmë masat parandaluese, trajtimin dhe rehabilitimin, me vëmendje të veçantë ndaj mbrojtjes së të rinjve dhe fuqizimit të komuniteteve”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka njoftuar se gjatë takimit është miratuar edhe Deklarata e Përbashkët, përmes së cilës është riafirmuar zotimi politik dhe institucional për veprim të përbashkët në parandalimin e përdorimit të drogave dhe mbrojtjen e të rinjve.

    “Lufta kundër drogave kërkon angazhim të vendosur kundër rrjeteve kriminale, por edhe mbështetje për personat që përballen me varësinë. Rezultatet e Policisë së Kosovës, me 750 raste të iniciuara dhe 961 të dyshuar të arrestuar gjatë vitit 2025, dëshmojnë angazhimin tonë në luftimin e këtij fenomeni”, ka theksuar ministri.

    Sveçla ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë, përmes shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.

    “Qëllimi ynë është i përbashkët: mbrojtja e qytetarëve, veçanërisht e të rinjve, dhe ndërtimi i një shoqërie më të sigurt, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për brezat që vijnë”, ka përfunduar Sveçla. 

    Burimi: RTKLive