Blog

  • Protests in Greece for higher education and salaries

    Thousands students, students i n Teacher came out to Wednesday Sorted in opening order roads e cities to Greece, Viewing Search on too financing Convert EOL to LF State to Education, conditions on to Good Sorted in opening order School i n Main class on a little to Overcrowded.

    Protests took place in the same line as demonstrations in other European countries, Reuters news agency reported.

    By Police, circle 10 thousand Protesters, Include %s students i n students Colleges, U n Collect Sorted in opening order way Peaceful Sorted in opening order Center to Athens i n Sorted in opening order Areas circle Her. Gatherings to other U n Developed i n Sorted in opening order cities to Miscellaneous to The place.

    Protesters Express Solidarity e them Route Switch Processor Move Sorted in opening order Growth Sorted in opening order France i n places to other to Europe, Where citizens Yes Reject Growth e Cost i Living i n conditions e Worse Sorted in opening order Institutes Educational.

    They Searching Investment on to Large Sorted in opening order Education, Improve e infrastructure School i n Create e Conditions on to Accessible to Teaching i n The lesson.

    Source Layer: Dukeagini

  • Protesta në Greqi për arsim dhe paga më të larta

    Protesta në Greqi për arsim dhe paga më të larta

    Mijëra nxënës, studentë dhe mësues dolën të mërkurën në rrugët e qyteteve të Greqisë, duke kërkuar më shumë financim nga shteti për arsimin, kushte më të mira në shkolla dhe klasa më pak të mbipopulluara.

    Protestat u zhvilluan në të njëjtën linjë me demonstratat në vende të tjera evropiane, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Sipas policisë, rreth 10 mijë protestues, përfshirë nxënës dhe studentë universitarë, u mblodhën në mënyrë paqësore në qendër të Athinës dhe në zonat përreth saj. Tubime të tjera u zhvilluan edhe në qytete të ndryshme të vendit.

    Protestuesit shprehën solidaritetin e tyre me lëvizjet në rritje në Francë dhe vende të tjera të Evropës, ku qytetarët po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe kushtet e përkeqësuara në institucionet arsimore.

    Ata kërkuan investime më të mëdha në arsim, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

    Burimi: Dukagjini

  • Bedri Hamza resigns from head of PDK

    Bedri Hamza has resigned irrevocable from the position of PDK chairman. Bedri Hamza said at the media conference that membership will mean it.

    Hamza said this decision paves the way for a new election process inside The PDK, through which members will decide on the future leadership of the party, stressing the importance of greater youth involvement and opportunities for them to take responsibility.

    Hamza claimed that the responsibilities he received in 2020, following sending former PDK leaders to The Hague, including running for Mitrovica Mayor, running three times in a row for prime minister and party leadership, has taken them because of responsibility for Kosovo’s PDK and not personal ambitions.

    He said that during his leadership, he has focused on preserving the unity of the party, its structures and the confidence of members and voters.

    I’m not leaving PDK. I’m leaving the mayor’s position only, but not because of my faith in our political values. As long as I have life, I will be loyal voters of the Democratic Party of Kosovo and member of this large political family, he said.

    Hamza also spoke of the decision of the Specialised Chambers on former KLA leaders, expressing his disappointment with injustice in The Hague, and stressing that efforts for justice, dawning the truth and returning them to families and Kosovo will continue.

    In the end, Hamza thanked all PDK members, structures and supporters for their continued trust and support.

    He stressed that the party and the country’s interest should always be on personal interest. I don’t want the PDK just to lead it. I loved him, and I’ll love him without leading him.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

    Bedri Hamza jep dorëheqje nga kreu i PDK-së

    Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të PDK-së. Bedri Hamza tha në konferencën për media se anëtarësia do ta ketë fjalën.

    Hamza tha se ky vendim i hapë rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda PDK-së, përmes të cilit anëtarët do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të partisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes më të madhe të të rinjve dhe mundësive që ata të marrin përgjegjësi.

    Hamza pohoi se përgjegjësitë që ka marrë nga viti 2020, pas dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve të PDK-së, përfshirë kandidimin për Kryetar të Mitrovicës, kandidimin tri herë radhazi për kryeministër dhe udhëheqjen e partisë, i ka marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj PDK-së e Kosovës dhe jo nga ambiciet personale.

    Ai tha se gjatë udhëheqjes së tij është përqendruar në ruajtjen e unitetit të partisë, strukturave të saj dhe besimit të anëtarëve e të votuesve.

    “Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike”, u shpreh ai.

    Hamza foli edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke shprehur zhgënjimin e tij me padrejtësinë në Hagë dhe duke theksuar se përpjekjet për drejtësi, zbardhjen e së vërtetës dhe kthimin e tyre pranë familjeve dhe Kosovës do të vazhdojnë.

    Në fund, Hamza falënderoi të gjithë anëtarët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

    Ai theksoi se interesi i partisë dhe i vendit duhet të jetë gjithmonë mbi interesin personal. “Unë nuk e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr. E kam dashur dhe do ta dua edhe pa e udhëhequr”, përfundoi Hamza.

     

    Burimi: RTKLive

  • Large crowds watch rescue teams as they try to save the shark trapped in a ditch in South Korea

    Officials in Busan undertook a third attempt to pull out a shark that was trapped in a ditch, and turn it into a sea. This animal has attracted more than a million visitors.

    On Wednesday, authorities in the city of Busan, in southeastern Korea, made a third effort to turn a shark blocked into an open sea.

    City officials and the Coastal Watch the water from the coast and from an improvised bridge as divers entered the water.

    YouTube www.youtube.com

    The team used a network connected to a pump to direct the animal to open waters. In some cases, the shark was seen swimming near the coast.

    Many gathered along the coast to see it. The shark first appeared in the canal on September 18th, and since then over a million visitors have come to see it.

    Until late hours Wednesday afternoon, it was not yet clear whether the operation had succeeded. /Telegraphy/

  • Turma të mëdha njerëzish shikojnë ekipet e shpëtimit teksa përpiqen të shpëtojnë peshkaqenin e bllokuar në një kanal në Korenë e Jugut

    Turma të mëdha njerëzish shikojnë ekipet e shpëtimit teksa përpiqen të shpëtojnë peshkaqenin e bllokuar në një kanal në Korenë e Jugut

    Zyrtarët në Busan ndërmorën një përpjekje të tretë për ta nxjerrë një peshkaqen, i cili kishte mbetur i bllokuar në një kanal, dhe për ta kthyer atë në det. Kjo kafshë ka tërhequr më shumë se një milion vizitorë.

    Të mërkurën, autoritetet në qytetin e Busanit, në Korenë e Jugut juglindore, bënë një përpjekje të tretë për ta kthyer një peshkaqen të bllokuar në det të hapur.

    Zyrtarë të qytetit dhe të Rojës Bregdetare e vëzhguan ujin nga bregu dhe nga një urë e improvizuar, ndërsa zhytësit hynë në ujë.

    – YouTube www.youtube.com

    Ekipi përdori një rrjetë të lidhur me një ponton për ta drejtuar kafshën drejt ujërave të hapura. Në disa raste, peshkaqeni u pa duke notuar pranë bregut.

    Shumë njerëz u mblodhën përgjatë brigjeve për ta parë. Peshkaqeni u shfaq për herë të parë në kanal më 18 shtator dhe, që atëherë, më shumë se një milion vizitorë kanë ardhur për ta parë.

    Deri në orët e vona të pasdites së të mërkurës, nuk ishte ende e qartë nëse operacioni kishte pasur sukses. /Telegrafi/

  • Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca” në Podujevë

    Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca” në Podujevë

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot është asfaltuar edhe shtresa e dytë e rrugës “Dëshmorët Babatinca”, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet.

    Sipas njoftimit, krahas asfaltimit të rrugës, është intervenuar edhe në trotuarin e ri, me qëllim të përmirësimit të pamjes urbane dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët.

    Bulliqi ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë, duke theksuar angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e Podujevës. /Telegrafi/

  • Soni Malaj anulon koncertin në Bolonjë pas protestave në Tiranë

    Soni Malaj anulon koncertin në Bolonjë pas protestave në Tiranë

    Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, ka njoftuar anulimin e koncertit që ishte planifikuar të mbahej më 24 tetor në Bolonjë të Italisë.

    Përmes një postimi në Instagram, artistja ka bërë të ditur se, për shkak të ngjarjeve të fundit, nuk do të jetë e pranishme në koncertin e paraparë për këtë datë.

    “Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në Bolonjë, Itali”, ka shkruar ajo.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Soni nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka kërkuar mirëkuptimin e publikut, duke shprehur shpresën se do të takohen sërish së shpejti.

    Njoftimi i këngëtares vjen në një periudhë kur Tirana është përfshirë nga protesta të njëpasnjëshme, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar edhe me përplasje dhe tensione.

    Situata ka ndikuar gjithashtu në organizimin e disa aktiviteteve kulturore dhe sportive në kryeqytet.

    Kjo ka bërë që të përfshihen edhe figurat publike, duke i mbështetur studentët e qytetarët e tjerë. /Telegrafi/

  • Merz: Kapitullimi i Ukrainës do të ishte kapitullim i të gjithë neve

    Merz: Kapitullimi i Ukrainës do të ishte kapitullim i të gjithë neve

    Mbështetja për Ukrainën u shërben interesave të vetë Gjermanisë dhe synon t’i japë fund luftës së agresionit të Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Kapitullimi i Ukrainës është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte kapitullimin e të gjithë partnerëve të saj evropianë.

    Këto komenti i ka bërë kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një diskutimi në konferencën “Berlin Global Dialogue” në Berlin, të mërkurën, sipas Ukrinform, përcjell Telegrafi.

    “Ne e mbështesim Ukrainën jo për ta zgjatur këtë luftë. Ne e bëjmë këtë për t’i dhënë fund asaj sa më shpejt të jetë e mundur. Por kapitullimi i Ukrainës, apo edhe kapitullimi i pakushtëzuar, nuk është një opsion, sepse kjo do të nënkuptonte kapitullimin e të gjithëve ne”, citohet të ketë thënë Merz.

    Ai tha se pikërisht për këtë arsye Gjermania vazhdon të ofrojë ndihmë të konsiderueshme për Ukrainën, duke e parë atë si një çështje të sigurisë së saj.

    “Kjo është pikërisht arsyeja pse unë e mbështes Ukrainën me kaq vendosmëri. Është në interesat tona. Është plotësisht në interesat tona”, ka theksuar kancelari Merz.

    Kancelari komentoi gjithashtu përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, përfshirë bisedimet e zhvilluara në Oslo një ditë më parë, në të cilat morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përfaqësues amerikanë dhe liderë evropianë.

    “Dje në mbrëmje në Oslo u zhvillua një takim me Zelenskyn dhe përfaqësuesit tanë nga Evropa, dhe ne bëmë njëfarë përparimi në këtë diskutim. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për negociata”, tha ai.

    Merz theksoi se agresioni rus shtrihet shumë përtej luftës kundër Ukrainës dhe vë në shënjestër rendin politik të vendosur në Evropë pas vitit 1990.

    “Kjo nuk është thjesht një luftë në Ukrainë. Është një sulm thelbësor ndaj të gjithë rendit politik që ne vendosëm pas vitit 1990”, tha kancelari gjerman.

    Merz paralajmëroi gjithashtu se Rusia kërcënon lirinë dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian.

    Operacionet e saj hibride, duke përfshirë sabotimet, sulmet kibernetike, përdorimin e dronëve dhe dezinformimin, vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe prosperitetin e vendeve evropiane.

    Siç kujtojnë mediat, më 20 tetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime në Oslo me të dërguarin e presidentit amerikan, Steve Witkoff. Në takim morën pjesë gjithashtu kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.

    Palët diskutuan mënyrat për t’i dhënë fund luftës, garancitë e sigurisë për Ukrainën, çështjet territoriale dhe sanksionet. Pas takimit, Witkoff udhëtoi drejt Rusisë. /Telegrafi/

  • “Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit

    “Do të ishte katastrofë”, ish-ylli i Man Utd kundër emërimit të Contes si trajner i klubit

    Ashley Young ka deklaruar se emërimi i Antonio Contes si trajner i Manchester Unitedit do të ishte një “katastrofë”, duke paralajmëruar se lojtarët nuk do t’i pëlqenin metodat e tij kërkuese.

    Duke folur në emisionin The Overlap Daily, ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Interit u shpreh se skuadra do ta kishte të vështirë të përshtatej me stilin e trajnerit italian.

    “Nëse lojtarët nuk do të vrapojnë dhe Antonio Conte merr drejtimin e skuadrës, mendoj se do të ishte një katastrofë”, deklaroi Young.

    Ai foli edhe për kërkesat e larta të Contes gjatë stërvitjeve dhe takimeve me ekipin, të cilat, sipas tij, mund të zgjasin deri në tri ose katër orë.

    Young beson se kjo është një nga arsyet pse trajneri italian nuk qëndron gjatë në klubet ku punon.

    Conte, 57 vjeç, ka deklaruar se dëshiron ta rikthejë një “gjigant të rënë”, ndërsa emri i tij është përmendur në diskutimet për të ardhmen e Manchester Unitedit.

    Aktualisht, skuadra angleze drejtohet nga Michael Carrick dhe renditet në vendin e 13-të në Ligën Premier.

    Conte, ndërkohë, ka fituar titullin e Serie A dhe Superkupën e Italisë me Napolin. Young e njeh mirë stilin e tij të punës, pasi kishte fituar titullin e kampionit të Italisë nën drejtimin e tij te Interi./Telegrafi/