Blog

  • Kurti meets with foreign diplomats in the country, talks about government plans and priorities in the new mandate

    The prime minister of the Republic of Kosovo, Albin Kurti, hosted the Chief of the European Union Office, EULEX, ambassadors of member states, as well as that of the United Kingdom.

    Prime Minister Kurti accepted congratulations on electing the president and restoring institutional stability, respectively, creating conditions for full focus on the government’s plan and priorities in the new mandate.

    In addition to discussions on continuing co-operation and reforms, support for the progress of the Republic of Kosovo was reconfirmed on the path towards integration into the European Union. /Telegraphy/

  • Kurti në takim me diplomatët e huaj në vend, flet për planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri

    Kurti në takim me diplomatët e huaj në vend, flet për planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

    Kryeministri Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.

    Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

  • Nis Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive në UBT: Inovacioni dhe teknologjia në shërbim të shëndetit public

    Nis Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive në UBT: Inovacioni dhe teknologjia në shërbim të shëndetit public

    Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, kanë nisur punimet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (ICSM 2026), me temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”. Kjo ngjarje shkencore bashkoi profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit nga vendi dhe bota për të diskutuar zhvillimet e reja, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike e sportive.

    Konferenca u organizua nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), projekti SHAPE, si dhe Shoqatën e Kosovës për Mjekësi Sportive dhe Ushtrimore (KASEM). Këtë vit, konferenca u akreditua edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

    Gjatë punimeve të këtij takimi ndërkombëtar u adresuan tema me rëndësi të veçantë për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e bartshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale, si dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës fizike.

    Në konferencë morën pjesë personalitete të shquara, si Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Zëvendëspresidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Norbert Bachl, si dhe Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Sport dhe Rini.

    Hapjen solemne e bëri Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili falënderoi bashkëpunëtorët ndërkombëtarë e vendorë për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Në fjalën e tij, ai theksoi transformimin e madh që po pëson kjo fushë përmes integrimit të teknologjive të reja.

    “Mjekësia sportive sot nuk përcaktohet vetëm nga trajtimi i dëmtimeve apo rikthimi i performancës fizike. Ajo po bëhet një fushë shumë më e gjerë dhe më e integruar, që bashkon parandalimin, diagnostikimin, rehabilitimin, shëndetin funksional, të dhënat, sistemet e inteligjencës, imazherinë mjekësore, teknologjitë e bartshme dhe inteligjencën artificiale. Përgjegjësia jonë është të sigurojmë që inovacioni të mbetet i lidhur me provat shkencore, etikën profesionale, mirëqenien njerëzore dhe nevojat reale klinike”, u shpreh Hajrizi.

    Më tej, Rektori Hajrizi potencoi se UBT mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi ku arsimi, kërkimi shkencor dhe teknologjia funksionojnë së bashku. Ai veçoi konceptin e “UBT Smart City” si një hapësirë reale kërkimore dhe vuri në dukje rëndësinë e përgatitjes për ngjarjet e mëdha sportive, si Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve afatgjata shkencore e shëndetësore në vend.

    “Në UBT, ne besojmë fuqimisht se e ardhmja e kujdesit shëndetësor dhe e mjekësisë sportive do të varet pikërisht nga ky lloj integrimi. Vizioni ynë është të zhvillojmë një mjedis ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, teknologjia dhe praktika klinike funksionojnë si pjesë e të njëjtit ekosistem inovacioni. Ne po shikojmë drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 si një mundësi për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshme, ku synimi ynë nuk është thjesht mbështetja e një ngjarjeje, por forcimi i infrastrukturës shëndetësore dhe shkencore që do të mbetet pas saj”, tha mes tjerash Rektori Hajrizi.

    Nërsa, Zëvendësministri i Shendetësisë Dr. Arsim Berisha, vlerësoi lart punën e UBT-së dhe Presidentit Hajrizi për kontributin e dhënë në shërbim të rinisë dhe për themelimin e Institutit të Mjekësisë Sportive, duke konfirmuar gatishmërinë e ministrisë për bashkëpunim të ngushtë.

    “Mjekësia sportive nuk kufizohet vetëm në trajtimin e lëndimeve të sportistëve; ajo është një pjesë tejet e rëndësishme e shëndetit publik, e parandalimit të sëmundjeve, e promovimit të aktivitetit fizik dhe e përmirësimit të mirëqenies fizike e mendore të qytetarëve, e posaçërisht të rinjve. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë kujdesin parandalues, ndërsa prania ime këtu dëshmon gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin UBT”, nënvizoi Zëvendësministri Berisha.

    Gjithashtu në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi, shprehu kënaqësinë për rikthimin në Prishtinë dhe vlerësoi lart partneritetin e konsoliduar me UBT-në. Ai nënvizoi se Kosova tashmë është pjesë e rrjetit global të FIMS-it dhe njoftoi zyrtarisht certifikimin e qendrës së re bashkëpunuese në UBT.

    “Jam vërtet i nderuar të jem këtu sot në cilësinë e Presidentit të FIMS-it, sepse marrëdhënia jonë me UBT-në është forcuar ndjeshëm dhe Kosova tashmë është bërë pjesë e familjes sonë ndërkombëtare. FIMS-i ka një rrjet prej 118 shoqatash kombëtare dhe misioni ynë është promovimi i studimeve shkencore, ruajtja e shëndetit përmes sportit dhe mbështetja e kërkimit mjekësor. Jam jashtëzakonisht i lumtur që këtë vit rrjeti ynë global përfshin edhe një qendër të re bashkëpunuese këtu në Prishtinë, e cila është një institucion i mrekullueshëm”, theksoi Prof. Pigozzi.

    Presidenti i FIMS-it theksoi gjithashtu se qendra e re në UBT bashkohet me vetëm dy qendra të tjera të reja të akredituara këtë vit në botë, përkatësisht në Tashkent dhe Hong Kong, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të edukimit dhe kërkimit shkencor në mjekësinë sportive.

    “Këtë vit kemi akredituar vetëm tri qendra të reja bashkëpunuese në të gjithë botën: në Prishtinë, në Tashkent të Uzbekistanit dhe në Hong Kong. Qëllimi i këtyre qendrave është promovimi i edukimit, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit ndërkombëtar. Përgëzoj përzemërsisht Profesor Edmond Hajrizin për këtë arritje të madhe dhe me kënaqësi i dorëzoj zyrtarisht pllakatën e akreditimit FIMS për qendrën e re”, u shpreh tutje Presidenti i FIMS-it.

    Nga ana e tij, Zëvendëspresidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Norbert Bachl, përgëzoi UBT-në për arritjet e mëdha infrastrukturore e akademike. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij suksesi që kurorëzohet me statusin e Qendrës Bashkëpunuese të FIMS-it, duke shprehur besimin se ky institut do të shërbejë si urë lidhëse për kërkimin shkencor dhe avancimin klinik në mjekësinë sportive.

    “Edmond, mund të krenohesh me arritjen e kaq shumë strukturave të realizuara në mënyrë të përkryer dhe fakulteteve të jashtëzakonshme. Jam mjaft i lumtur që pas themelimit të Institutit të Mjekësisë Sportive në UBT, ky angazhim u kurorëzua me statusin e Qendrës Bashkëpunuese të FIMS-it. Kjo përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme që përbën bazën për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve të frytshme ndërkombëtare”, u shpreh Prof. Bachl.

    Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Dr. Ibër Alaj, i cili theksoi se investimi në mjekësinë sportive është investim i drejtpërdrejtë te shëndeti i qytetarëve. Ai shprehi gatishmërinë e ministrisë për të bashkëpunuar ngushtë me UBT-në për ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta shkencore e sportive.

    “Sporti sot nuk mund të kuptohet vetëm përmes garës, rezultateve dhe medaljeve; sporti është, para së gjithash, shëndet, mirëqenie, edukim dhe përfshirje shoqërore. Prandaj, zhvillimi i sportit duhet të ecë paralelisht me zhvillimin e mjekësisë sportive dhe kërkimit shkencor. UBT, përmes kësaj konference, po jep një shembull të shkëlqyer të krijimit të një platforme shkencore që mundëson shkëmbimin e hulumtimeve më të fundit, pasi investimi në mjekësinë sportive është investim te njerëzit”, deklaroi Dr. Alaj.

    Punimet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive do të vazhdojnë gjatë tërë ditës me sesione të veçanta shkencore, ku ekspertë, profesorë dhe hulumtues të njohur vendorë e ndërkombëtarë do të paraqesin prezantimet e tyre mbi risitë e fundit në këtë fushë.

  • Mourinho paralajmëron: Real Madridi ka ende shumë punë për të bërë

    Mourinho paralajmëron: Real Madridi ka ende shumë punë për të bërë

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të skuadrës, duke theksuar se ekipi ka ende shumë për të përmirësuar, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv.

    Trajneri portugez pranoi se është ende herët që skuadra të arrijë nivelin e dëshiruar, pasi ai dhe lojtarët kanë vetëm tre apo katër muaj që punojnë së bashku.

    Megjithatë, ai beson se njohja më e mirë e futbollistëve dhe puna e vazhdueshme do ta ndihmojnë ekipin të përparojë gradualisht.

    “Ne kemi ende një rrugë të gjatë përpara. Kemi vetëm tre apo katër muaj këtu dhe është e pamundur që tashmë të jemi në nivelin që dëshirojmë. Gjithmonë duhet të përmirësohemi, si individualisht, ashtu edhe kolektivisht”.

    “Sa më mirë t’i njoh lojtarët, aq më shumë përgatitje teknike dhe taktike mund të bëjmë. Po ecim hap pas hapi”, deklaroi Mourinho.

    Ai theksoi se drejtimi i një klubi si Real Madridi shoqërohet me pritshmëri shumë të larta, diçka që e njeh mirë edhe nga periudha e mëparshme në krye të skuadrës madrilene.

    “E kuptoj se te një klub si Real Madridi, kërkesat janë në nivelin maksimal. Nuk kam shumë kohë që jam këtu, por më parë kam kaluar tri vite në këtë klub dhe kjo më mundëson t’i kuptoj plotësisht këto pritshmëri. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se kemi ende shumë punë për të bërë në disa aspekte”, u shpreh ai.

    Mourinho foli edhe për rëndësinë e përgatitjes taktike, duke nënvizuar se ajo ndërtohet përmes përvojës, punës së palodhshme dhe njohjes së karakteristikave të secilit futbollist.

    Portugezi shtoi se nuk është trajner që i përmbahet me ngulm vetëm një ideje, por është i gatshëm të analizojë situatat dhe të ndryshojë qasjen kur kjo është në të mirë të skuadrës.

    “Përgatitja taktike është një proces që ndërtohet përmes përvojës, punës së madhe dhe njohjes së lojtarëve. Siç kam thënë edhe më parë, nuk jam trajner që i përmbahet me kokëfortësi vetëm një këndvështrimi”.

    “Jam gjithmonë i hapur ndaj analizave, përpiqem të kuptoj gjëra të ndryshme dhe të gjej zgjidhjet më të mira për ekipin tim. Ka shumë gjëra me të cilat jam i kënaqur, por edhe disa të tjera me të cilat nuk jam. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/

  • Dimiq: Serbia shkon drejt zgjedhjeve nën frikë dhe presion ndaj opozitës

    Dimiq: Serbia shkon drejt zgjedhjeve nën frikë dhe presion ndaj opozitës

    Radomir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka paralajmëruar për një atmosferë armiqësore ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të pavarur para zgjedhjeve në Serbi, të caktuara për 25 tetor.

    Ai ka thënë se, vetëm katër ditë para zgjedhjeve, policia ka nisur arrestimet masive të aktivistëve studentorë.

    “Sot, vetëm katër ditë para zgjedhjeve, policia ka nisur arrestimin masiv të aktivistëve studentorë. Në emër të Multietnikës së Kosovës, paralajmëroj se zgjedhjet e ardhshme në Serbi, më 25 tetor, po mbahen në një atmosferë armiqësore ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të pavarur. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e organizatave CRTA dhe OSBE/ODIHR. Votuesit dhe opozita po frikësohen, ndërsa policia po përgjon në mënyrë të paligjshme politikanët opozitarë dhe po bëhet diskreditimi i vëzhguesve të pavarur zgjedhorë. Si kryetar i MEK-ut, më shqetëson shumë kjo datë famëkeqe, 25 tetori, sepse, për fat të keq, gjasat më të mëdha janë që në Serbi të ketë gjakderdhje. Kjo, në përgjithësi, nuk është mirë, siç tha edhe shkrimtari Vladan Arsenijeviq. Sido që të përpiqet njeriu ta përfytyrojë zhvillimin e situatës, gjithmonë imponohet skenari më i keq. Sinqerisht, kam frikë nga një përfundim i tillë. Prandaj, bëj thirrje për paqe dhe vetëpërmbajtje gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas saj”, thuhet në deklaratën e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Rémy Wyssmann kandidon për qeverinë e Zvicrës, synon ta pasojë Guy Parmelin

    Rémy Wyssmann kandidon për qeverinë e Zvicrës, synon ta pasojë Guy Parmelin

    Këshilltari Kombëtar nga Solothurni është kandidati i dytë i SVP-së për të pasuar Guy Parmelin. 59-vjeçari u nominua unanimisht nga partia kantonale dhe thotë se synon të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

    Pas njoftimit të kandidaturës së Céline Amaudruz, në garën për një vend në Këshillin Federal të Zvicrës është futur edhe Rémy Wyssmann, Këshilltar Kombëtar nga kantoni i Solothurnit. Ai është kandidati i parë nga Zvicra gjermanishtfolëse që shpall kandidaturën për këtë post.

    SVP-ja e kantonit të Solothurnit e nominoi unanimisht 59-vjeçarin si kandidat për Këshillin Federal, pa asnjë votë kundër apo abstenim, shkruan 20 minuten.

    Wyssmann synon të pasojë Guy Parmelin në qeverinë federale zvicerane. Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se motivimi kryesor për kandidimin e tij është rikthimi i besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

    “Unë po kandidoj me një qëllim të vetëm: dua të rivendos besimin e qytetarëve në institucionet tona”, deklaroi ai.

    Premton angazhim edhe në gjuhën frënge

    Gjatë konferencës për shtyp, Wyssmann mbajti rreth gjysmën e deklaratave të tij në gjuhën frënge. Ai theksoi se e merr seriozisht faktin që vendi vakant në Këshillin Federal i përket Zvicrës frëngjishtfolëse.

    “Unë i përkushtohem punës në frëngjisht, dhe jo vetëm përshëndetjes në frëngjisht”, tha ai.

    Kandidati i SVP-së theksoi se posti i Këshilltarit Federal nuk duhet të shihet si shpërblim për një karrierë të përfunduar, por si shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve të tij.

    “Si jurist kritik ndaj shtetit për tridhjetë vjet dhe si politikan për dhjetë vjet, i jam përkushtuar me gjithë zemër ristrukturimit të institucioneve të vendit tonë, në mënyrë që ato t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo vetvetes”, deklaroi Wyssmann.

    I pyetur nëse qëndrimi i tij kritik ndaj shtetit do të ishte në përputhje me rolin e një anëtari të qeverisë federale, ai u përgjigj se kritika është pozitive dhe se pikërisht kjo nevojitet në qeveri.

    Një gazetar e pyeti gjithashtu nëse, në rast zgjedhjeje, do të bëhej një lloj Javier Milei në Këshillin Federal. Wyssmann e mohoi këtë krahasim, duke përsëritur se kritika është pozitive.

    Transparenca dhe marrëveshjet me BE-në

    Wyssmann e vendosi transparencën ndër çështjet kryesore të kandidaturës së tij. Ai deklaroi se nuk mban poste në borde drejtorësh apo fondacionesh dhe se nuk kryen punë të paguar për kompani, shoqata ose grupe interesi.

    “Ata që kërkojnë libra të hapur nga qeveria duhet së pari t’i vendosin librat e tyre në tryezë”, tha ai.

    Kandidati i SVP-së shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjeve të reja me Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tij, rrezikojnë institucionet zvicerane.

    “Unë personalisht i kam studiuar shumë nga afër traktatet e BE-së dhe i njoh mirë. Ato rrezikojnë, edhe një herë, institucionet tona”, deklaroi Wyssmann.

    Ai tha se nuk pretendon të marrë përsipër ndonjë departament të caktuar në qeveri dhe se është i gatshëm të drejtojë cilindo prej tyre, transmeton Telegrafi.

    Sukseset dhe propozimet politike

    Gjatë konferencës, Wyssmann përmendi disa nga nismat e tij politike. Shumica e sukseseve të renditura prej tij lidhen me kantonin e Solothurnit, ndërsa gazetarët e pyetën edhe për rezultatet e arritura në nivel kombëtar.

    Ndër propozimet e përmendura ishte mundësia që ish-anëtarët e forcave të armatosura të mund të shërbejnë sërish në baza vullnetare. Një tjetër nismë e tij, që synon kufizimin e pagave të drejtuesve të lartë në kompanitë publike të energjisë elektrike, është ende në pritje.

    Wyssmann tha se vendosi të kandidojë edhe për shkak të kostos së lartë të jetesës në Zvicër. Sipas tij, shpenzimet për energjinë elektrike, primet e sigurimeve dhe qiratë po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë jetën e klasës së mesme.

    Ai ka bërë fushatë në referendume për uljen e borxhit kombëtar dhe për kosto jetese më të përballueshme për popullsinë.

    Kandidati përmendi gjithashtu pasigurinë në Evropë, për të cilën tha se është rritur më shpejt sesa mund të përballonte ushtria zvicerane, si dhe shqetësimet lidhur me politikën e azilit.

    Mbështetja e partisë kantonale

    Nënkryetarja e SVP-së së kantonit të Solothurnit, Christine Rütti, tha se besimi te njerëzit dhe te institucionet është ndër çështjet kryesore për Wyssmann-in.

    Sipas saj, kandidati është i qartë në qëndrimet e tij politike dhe i përmbahet vijës së partisë për çështjet kryesore, përfshirë kostot, politikën e azilit, ushtrinë dhe përgjegjësinë e shtetit për gabimet e veta. Si shembull, ajo përmendi çështjen e F-35.

    Edhe këshilltarja kantonale Diana Stärkle vlerësoi kandidaturën e Wyssmann-it, duke theksuar se nominimi i tij u miratua unanimisht.

    Stärkle kujtoi se Wyssmann kishte punuar në kantiere ndërtimi gjatë pushimeve që në moshën 15-vjeçare, ndërsa nga mosha 16 deri në 19 vjeç kishte punuar në fabrikën e letrës në Biberist.

    “Ai e di se çfarë i bën një turn nate një personi dhe çfarë mbetet në pagën e tij në fund të muajit”, tha ajo.

    Deklarata të tilla, së bashku me komentin e vetë Wyssmann-it se do ta merrte përsipër postin pa pasur nevojë të hiqte dorë nga asgjë, u interpretuan si kritika të tërthorta ndaj konkurrentes së tij, Céline Amaudruz. Ajo, e lindur në Gjenevë, mban disa mandate nga të cilat do të duhej të hiqte dorë në rast zgjedhjeje dhe konsiderohet shumë e pasur.

    Nga një familje me traditë socialdemokrate te SVP-ja

    Sipas Stärkle, modelet e Wyssmann-it kanë qenë ish-këshilltari federal nga Solothurni, Willi Ritschard, dhe gjyshi i tij, Walter Weber, i cili ishte socialdemokrat.

    Nga gjyshi, sipas saj, Wyssmann mësoi se kundërshtari politik nuk është armik.

    Vetëm në vitin 2016 ai vendosi të largohej nga tradita socialdemokrate e familjes së tij dhe të zgjidhte SVP-në. “SVP-ja nuk ishte diçka me të cilën ai lindi; ai e zgjodhi vetë”, tha Stärkle.

    “Rémy Wyssmann ka cilësitë e duhura për të qenë anëtar i qeverisë sonë”, u shpreh ajo.

    Ka qenë Këshilltar Kombëtar për tre vjet

    Wyssmann është anëtar i Këshillit Kombëtar prej tre vjetësh dhe punon si avokat në praktikën e tij private. Përpara se të kalonte në politikën federale, ai ishte anëtar i këshillit bashkiak të Kriegstettenit që nga viti 2016 dhe i parlamentit kantonal që nga viti 2017.

    Ai u bë i njohur edhe përmes një ankese që çoi në një vendim të Gjykatës Federale Administrative për publikimin e plotë të kontratave të vaksinave kundër COVID-19. Në fillim të këtij viti, Zyra Federale e Shëndetit Publik u detyrua t’i publikonte kontratat pa redaktime.

    Wyssmann është i martuar dhe ka dy djem të rritur./Telegrafi/

  • 48-hour detention of victim violence in Pec City

    The Founding Prosecutor in Pec through a post on the social Facebook network has announced the public opinion that today he received a video from a citizen in which one is seen exercising violence against a victim in the town of Pec.

    After receiving the video, the general department’s guardian prosecutor has immediately authorised the Kosovo Police for identifying the suspected person and the victim, as well as for taking necessary investigative and legal actions.

    Police station investigators in Pec have accompanied the suspected person and victim to the police, with the aim of taking further procedure actions.

    After the interview, at the order of the state prosecutor, the suspected person has been detained for 48 hours.

    The Constitutional Prosecutor in Pec thanks citizens for their confidence and co-operation in reporting cases that conflict with the law.

    The prosecution, in co-operation with the Kosovo Police, will continue to undertake all necessary legal actions for handling such cases.

    The Founding Prosecutor in Pec re-exemplifies the importance of co-operation with citizens in preventing and combating crime, ensuring that each case is handled in accordance with law.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës

    Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës

    Ndalohet për 48 orë i dyshuari për ushtrim të dhunës ndaj viktimës në qytetin e Pejës

    Prokuroria Themelore në Pejë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin publik se sot ka pranuar një video nga një qytetar, në të cilën shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj një viktime në qytetin e Pejës.

    Pas pranimit të videos, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore.

    Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

    Prokuroria Themelore në Pejë falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin.

    Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rasteve të tilla.

    Prokuroria Themelore në Pejë rithekson rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke garantuar trajtimin e çdo rasti në përputhje me ligji.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu held speech for parliamentary democracy at Gjilan University

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has today held a speech at the University of Caddri Zekaı in Gjilan, where she has talked to social science students for parliamentary democracy, the history of political representation in Kosovo and the country’s European and Euro-Atlantic future.

    Through a post, Haxhiu said that the discussions focused on the power that comes from citizens, the responsibility that comes with it, and the importance of debate in a democracy that requires each generation’s commitment.

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu mbajti ligjëratë për demokracinë parlamentare në Universitetin e Gjilanit

    Haxhiu mbajti ligjëratë për demokracinë parlamentare në Universitetin e Gjilanit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka bashkëbiseduar me studentët e shkencave sociale për demokracinë parlamentare, historinë e përfaqësimit politik në Kosovë dhe të ardhmen evropiane e euroatlantike të vendit.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se diskutimet u përqendruan te pushteti që buron nga qytetarët, përgjegjësia që vjen me të dhe rëndësia e debatit në një demokraci që kërkon angazhimin e secilit brez.

    Burimi: RTKLive