Blog

  • Dwayne Johnson transformohet rrënjësisht për rolin e ri, do të luajë një 70-vjeçar

    Dwayne Johnson transformohet rrënjësisht për rolin e ri, do të luajë një 70-vjeçar

    Dwayne Johnson ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm fizik për rolin e tij të ri në filmin “Lizard Music”, ku do të portretizojë një personazh 70-vjeçar të njohur si Chicken Man.

    Aktori është fotografuar në xhirime në Brooklyn me kapelë dhe pallto, teksa mban një copë pice në dorë.

    Për pamjen e tij të moshuar është kujdesur artisti i grimit Kazu Hiro, i njohur për transformimet e realizuara edhe në filma të tjerë.

    Johnson ka zbuluar se për këtë rol ka humbur rreth 14 kilogramë, duke e krahasuar përvojën me transformimin e tij në filmin “Smashing Machine”.

    Filmi bazohet në librin për fëmijë me të njëjtin emër nga Daniel Pinkwater dhe rrëfen historinë e një djali që zbulon një transmetim të pazakontë televiziv.

    Gjatë aventurës së tij, njihet me Chicken Man dhe pulën e tij të moshuar, Claudia.

    Në film luajnë edhe Rachel McAdams, Colman Domingo, Jeff Goldblum dhe emra të tjerë të njohur.

    Premiera e “Lizard Music” është planifikuar për Krishtlindjet e vitit 2027. /Telegrafi/

  • 5 Simple Ways to Remove the Pain

    Staying up for hours in front of the computer or using a telephone with a bowed head may cause tension, rigidity, and neck pain. 

    According to BBC Futurre, regular movement, improving the body’s position, and strengthening muscles can help alleviate concerns. Neurosurgeon Anthony Ghosh points out that the spine needs movement, while staying in the same position can increase the load on the neck.

    1. Head Turn Left and Right. Sit straight and slowly turn your head on one side as comfortable as you feel. Hold it for about two seconds, get back to your original position and repeat it on the other side.

    2. Maintaining a Right Attitude. Keep your head on the line with your shoulders, your back as naturally as you are and your shoulders are relaxed. Change your position regularly, and take brief breaks while working on your computer.

    3. Back – Bearment. Looking straight ahead, pull your beard gently back, without bending your head down. This exercise helps to correct position when the head is constantly pushed forward using electronic devices.

    4. Strengthening My Elevator Muscles. Lie on your back, with your knees around. Take your beard gently to your chest, and lift your head slightly from the surface only if the movement is comfortable. Don’t press your neck, it says Living.al.

    5. Strengthening Deep Lips. Sit in a chair with support for your head. Keep looking forward and exercise slight pressure with the back of your head against the support, at the same time pulling your beard a little toward your chest. Hold him for a second and relax.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 5 mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e qafës

    Qëndrimi për orë të tëra para kompjuterit ose përdorimi i telefonit me kokën të përkulur përpara mund të shkaktojë tension, ngurtësi dhe dhimbje në qafë. 

    Sipas BBC Future, lëvizja e rregullt, përmirësimi i qëndrimit të trupit dhe forcimi i muskujve mund të ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve. Neurokirurgu Anthony Ghosh thekson se shtylla kurrizore ka nevojë për lëvizje, ndërsa qëndrimi i gjatë në të njëjtin pozicion mund të rrisë ngarkesën mbi qafën.

    1. Kthimi i kokës majtas dhe djathtas. Uluni drejt dhe ktheni ngadalë kokën nga njëra anë, aq sa ndiheni rehat. Mbajeni për rreth dy sekonda, kthehuni në pozicionin fillestar dhe përsëriteni nga ana tjetër.

    2. Mbajtja e një qëndrimi të drejtë. Mbajeni kokën në vijë me shpatullat, shpinën sa më natyrshëm të drejtë dhe shpatullat të relaksuara. Ndryshoni pozicion rregullisht dhe bëni pushime të shkurtra gjatë punës në kompjuter.

    3. Tërheqja e mjekrës prapa. Duke parë drejt përpara, tërhiqeni mjekrën lehtë prapa, pa e përkulur kokën poshtë. Ky ushtrim ndihmon në korrigjimin e pozicionit kur koka shtyhet vazhdimisht përpara gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike.

    4. Forcimi i muskujve të përparmë të qafës. Shtrihuni në shpinë, me gjunjët e përthyer. Tërhiqeni lehtë mjekrën drejt gjoksit dhe ngrijeni kokën pak nga sipërfaqja, vetëm nëse lëvizja është e rehatshme. Mos e sforconi qafën, shkruan living.al.

    5. Forcimi i muskujve të thellë të qafës. Uluni në një karrige me mbështetëse për kokën. Mbajeni shikimin përpara dhe ushtroni presion të lehtë me pjesën e pasme të kokës kundër mbështetëses, duke tërhequr njëkohësisht mjekrën pak drejt gjoksit. Mbajeni për pak sekonda dhe relaksohuni.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two parliamentary commissions to consider budgetary changes and work plans will be held today

    Two Kosovo Assembly parliamentary commissions today will hold meetings.

    The Board Commission, at the meeting that starts at 11: 00 a.m., will review the Bill on Change and Fulfilling the Law on Budgetist Divisions of the Republic of Kosovo in 2026. Also in order is the review and approval of the commission’s work plan for the 2026 autumn session.

    Meanwhile, the Commission for the Rights and Interests of Communities and Return will meet at 12: 00 a.m. Its members will review the commission’s scope and work plan for the 2026 autumn session, as well as approve the October 15th meeting procession.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sot do të mbahen dy komisione parlamentare ku do të shqyrtojnë ndryshimet buxhetore dhe planet e punës

    Sot do të mbahen dy komisione parlamentare ku do të shqyrtojnë ndryshimet buxhetore dhe planet e punës

    Sot do të mbahen dy komisione parlamentare ku do të shqyrtojnë ndryshimet buxhetore dhe planet e punës

    Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës sot do të mbajnë mbledhje.

    Komisioni për Buxhet, në mbledhjen që nis në orën 11:00, do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet në orën 12:00. Anëtarët e tij do të shqyrtojnë fushëveprimin e komisionit dhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe do të miratojnë procesverbalin e mbledhjes së 15 tetorit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rafuna: If oil taxes do not sit down for all, at least two sectors will ease

    Rafuna: If oil taxes do not sit down for all, at least two sectors will ease

    Kosovo Economic Ode Chairman Lulzim Rafuna has called for lowering excise or increased value tax ( TV The US for oil derivatives, to ease the costs of citizens and businesses.

    Speaking at the confronting Podcastı in Telegrafi, with editor-in-chief Muhamet Hajrullahu, Rafuna said Oda had addressed this request to the Government during the spring, following the increase in the prices of derivatives.

    We have requested that the excise be reduced or even the tax on added value, because the VAT is consumer tax, he said, writes Telegrafi.

    According to Rafuna, such intervention would have an impact on lowering the price of derivatives. He stressed that if relief cannot be applied to all citizens, the government should focus at least on specific sectors of the economy.

    If the government does not assess that it is possible for all citizens of the Republic of Kosovo, at least to focus on certain sectors, for example in the agriculture sector, he said.

    YouTube www.youtube.com

    Rafuna underlined that support for agriculture should be provided at the right time, as landmaking and planting are related to seasonal deadlines.

    Humanity has an appointed time when land is being worked, he said.

    Besides agriculture, Rafuna also singled out transportation of goods as a sector where fiscal reliefs are needed. According to him, lowering VAT or excise for fuel used in transport would reduce costs reflected in the final price of products. /Telegraphy/

  • Rafuna: Nëse taksat për naftën nuk ulen për të gjithë, të lehtësohen së paku dy sektorë

    Rafuna: Nëse taksat për naftën nuk ulen për të gjithë, të lehtësohen së paku dy sektorë

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar uljen e akcizës ose të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për derivatet e naftës, për të lehtësuar kostot e qytetarëve dhe bizneseve.

    Duke folur në “Përballje Podcast” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Rafuna tha se Oda ia kishte adresuar këtë kërkesë Qeverisë gjatë pranverës, pas rritjes së çmimeve të derivateve.

    “Kemi kërkuar që të ulet akciza apo edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, për shkak se TVSH-ja është tatim i konsumatorit”, deklaroi ai, shkruan Telegrafi.

    Sipas Rafunës, një ndërhyrje e tillë do të ndikonte në uljen e çmimit të derivateve. Ai theksoi se, nëse lehtësimi nuk mund të zbatohet për të gjithë qytetarët, Qeveria duhet të përqendrohet së paku në sektorë të caktuar të ekonomisë.

    “Nëse Qeveria nuk e vlerëson se është e mundur të bëhet për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, së paku të përqendrohet në disa sektorë, për shembull në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ai.

    – YouTube www.youtube.com

    Rafuna nënvizoi se mbështetja për bujqësinë duhet të ofrohet në kohën e duhur, pasi punimi i tokës dhe mbjelljet lidhen me afate sezonale.

    “Bujqësia e ka kohën e caktuar kur punohet toka”, tha ai.

    Krahas bujqësisë, Rafuna veçoi edhe transportin e mallrave si sektor ku nevojiten lehtësime fiskale. Sipas tij, ulja e TVSH-së ose e akcizës për karburantet e përdorura në transport do të ulte kostot që reflektohen në çmimin përfundimtar të produkteve. /Telegrafi/

  • “Nuk veprojmë nën ndikimin politik”, deklarata e kryetares së Gjykatës Speciale dhe reagimet në vend

    “Nuk veprojmë nën ndikimin politik”, deklarata e kryetares së Gjykatës Speciale dhe reagimet në vend

    Një ditë më parë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka publikuar një video-mesazh lidhur me pavarësinë e gjykatës, derisa javë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshim plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Deklarata e Trendafilovas ka ngjallur reagime në vend, të partive politike dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryetarja e Speciales: Nuk veprojmë nën ndikimin politik

    Trendafilova ka thënë se institucioni që drejton është përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e tij. Ajo ka theksuar se gjykata ka mandat të përcaktuar ligjërisht dhe se synon të sigurojë procedura penale të sigurta, të paanshme, të drejta dhe efikase.

    Sipas saj, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara janë profesionistë me integritet të lartë, të emëruar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet kontribuuese, të cilët i ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pavarur.

    “Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”, është shprehur Trendafilova.

    Ajo ka rikujtuar se vendimet gjyqësore mund të kundërshtohen përmes mekanizmave të ankesave në kuadër të sistemit të Dhomave të Specializuara, përfshirë panelet e Apelit, Panelin e Gjykatës Supreme dhe Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

    Trendafilova ka theksuar se të akuzuarit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe se në disa raste kanë arritur sukses përmes ankesave të tyre.

    Kryetarja e gjykatës ka thënë se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, por ka shtuar se askush nuk duhet të ndikojë në mënyrën se si gjyqtarët e interpretojnë dhe e zbatojnë ligjin.

    “Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike”, thuhet në deklaratën e saj.

    Në video-mesazh, Trendafilova ka përmendur gjithashtu rastet e frikësimit të dëshmitarëve, duke thënë se përpjekjet për të penguar drejtësinë kanë çuar në dënime dhe pranime të fajësisë.

    Në përfundim, ajo ka ritheksuar se Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë punën e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pa iu nënshtruar presioneve të jashtme, duke kërkuar që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre në respektim të sundimit të ligjit.

    Deklarata e Trendafilovas, reagon OVL e UÇK-së: Zonja duhet ta dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi

    Deklarata e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    OVL e UÇK-së thekson se Trendafilova duhet ta dijë se t’i mbash leksione Kuvendit për sundimin e ligjit, përderisa e trajton interpretimin personal si të padiskutueshëm, është arrogancë.

    “Të pretendosh se një gjykatë ka të drejtën e zgjedhjes së ligjit që rregullon veprimtarinë e saj, është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Këto pretendime i lexuam në komunikatën e znj. Trendafilova.

    Zonja në fjalë, duhet të dijë se në Kosovë, ligjet i miraton Kuvendi. Vet Dhomat e Specializuara ekzistojnë sepse u krijuan nga Kuvendi, andaj ato nuk kanë pushtet mbi institucionin që i themeloi”, thuhet në reagim.

    Sipas OVL e UÇK-së, kritika ndaj vendimeve gjyqësore është e drejtë legjitime dhe nuk do të heqin dorë prej saj.

    “Asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta fshijë të vërtetën se Lufta Çlirimtare ishte e drejtë. Lirinë e Kosovës e fituan ata që u ngritën kundër gjenocidit, dhe shtetësia e Kosovës qëndron mbi sakrificën e tyre. Andaj, gjykatat asnjëherë nuk duhet të shndërrohen në institute historie, por duhet që me dinjitet e profesionalizëm ta kryejnë punën për të cilën janë mandatuar. Fatkeqësisht, në rastin e Dhomave të Specializuara kanë munguar që të dyja, edhe dinjiteti, edhe profesionalizmi”, thuhet në reagimin e OVL e UÇK-së.

    Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale duhet ta zbatojë ligjin e ri sapo të hyjë në fuqi

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, po ashtu ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me pavarësinë e gjykatës dhe zbatimin e ligjit.

    Përmes një postimi, Gruda ka thënë se, ndonëse askush nuk mund t’i diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin, ajo nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do ta zbatojë.

    Sipas tij, miratimi i ligjeve është kompetencë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjykatës i takon interpretimi dhe zbatimi i tyre.

    “E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë”, ka shkruar Gruda.

    Ai ka theksuar se, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, institucioni duhet ta zbatojë atë.

    Reagimi i deputetit të PDK-së vjen pas video-mesazhit të Trendafilovës, në të cilin ajo mbrojti pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe theksoi se gjykata e ushtron mandatin e saj pa ndikime apo ndërhyrje politike.

    Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të Ligjit për Specialen

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin publik të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

    I ftuar në RTV Dukagjini, Limaj tha se dalja publike e Trendafilovës për të dhënë sqarime përbën, sipas tij, shenjën e parë të efektit të ligjit të ri.

    Ai vlerësoi se reagimi i saj erdhi si rezultat i veprimeve konkrete të institucioneve të Kosovës, duke kritikuar njëkohësisht mënyrën e komunikimit të Dhomave të Specializuara gjatë viteve të kaluara.

    “Së pari, besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, ligjit. Efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit janë detyrimi i zonjës Trendafilova për të dalë e për të dhënë këtë sqarim dhe prononcim”, deklaroi Limaj.

    Ai theksoi se Trendafilova nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por ka dhënë sqarime duke iu referuar bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.

    Sipas Limajt, kryetarja e Gjykatës Speciale nuk ka të drejtë të interpretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa vlerësoi se në prononcimin e saj ajo ishte e kujdesshme në këtë drejtim.

    Limaj e cilësoi reagimin si një zhvillim pozitiv, pavarësisht përmbajtjes së deklaratës së Trendafilovës.

    “Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhënë disa sqarime, pavarësisht çka tha. Tregon efektet e para të ligjit”, u shpreh ai.

    Në fund, kreu i Nismës Socialdemokrate kritikoi Dhomat e Specializuara për atë që e quajti arrogancë, mungesë komunikimi dhe transparence ndër vite. Ai tha se institucionet e Hagës duhet t’u drejtohen drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës, në emër të të cilëve ushtrojnë veprimtarinë e tyre. /Telegrafi/

  • European Parliament approves new rules to protect passengers

    The European Parliament has adopted new regulations to protect passengers when their journey is interrupted.

    Travelers across the EU will be able to seek repayment using a standard form that will be made available on the European Commission’s website in all EU languages and will cover all means of transport.

    Passengers have the right to a full reimbursement within 14 days, and mediators such as travel agents or online booking platforms are included in the repayment obligations, which was not clear in earlier legislation.

    If a mediator doesn’t offer a write-off within the appointed time, the airline is obliged to intervene and charge the passenger in question.

    We are giving priority to our citizens’ rights over airline profits, said Italian socialist Matteo Ricci, the Eurodeput responsible for the regulation.

    The rules also strengthen the rights of disabled people. When necessary, a guide will be able to travel with them on a free flight, as is already the case on buses, trains, and ships, writes Euronews.al.

    The regulation was approved by 652 votes, two against and eight abstentions. It relies on a major review of the air passenger rights approved in July, which made it easier to receive reimbursements and urged airlines to include a free hand luggage in online prices.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

    Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

    Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

    Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët kur udhëtimi i tyre ndërpritet.

    Udhëtarët në të gjithë BE-në do të jenë në gjendje të kërkojnë rimbursim duke përdorur një formular standard, i cili do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të Komisionit Evropian në të gjitha gjuhët e BE-së dhe do të mbulojë të gjitha mënyrat e transportit.

    Pasagjerët kanë të drejtë për një rimbursim të plotë brenda 14 ditëve dhe ndërmjetësit si agjentët e udhëtimit ose platformat e rezervimeve online përfshihen në detyrimet e rimbursimit, gjë që nuk ishte e qartë në legjislacionin e mëparshëm.

    Nëse një ndërmjetës nuk ofron rimbursimin brenda kohës së caktuar, linja ajrore është e detyruar të ndërhyjë dhe t’ia bëjë pagesën pasagjerit në fjalë.

    “Ne po i japim përparësi të drejtave të qytetarëve tanë mbi fitimet e linjave ajrore”, tha socialisti italian Matteo Ricci, eurodeputeti përgjegjës për rregulloren.

    Rregullat gjithashtu forcojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Kur është e nevojshme, një shoqërues do të jetë në gjendje të udhëtojë me ta në një fluturim pa pagesë, siç është tashmë rasti në autobusë, trena dhe anije, shkruan euronews.al.

    Rregullorja u miratua me 652 vota pro, dy kundër dhe tetë abstenime. Ajo mbështetet në një rishikim të madh të të drejtave të pasagjerëve ajrorë të miratuar në korrik, i cili e bëri më të lehtë marrjen e rimbursimeve dhe u kërkon linjave ajrore të përfshijnë një bagazh dore falas në çmimet e shfaqura në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali