Blog

  • Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

    Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

    Ndryshimet në gojë mund të tregojnë probleme të shëndetit oral, por jo domosdoshmërisht kolesterol të lartë. Mjekët shpjegojnë lidhjen mes sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe shëndetit të zemrës

    Gjaku që shfaqet gjatë larjes së dhëmbëve, tharja e vazhdueshme e gojës apo mishrat e ënjtur mund të shkaktojnë shqetësim. Në rrjetet sociale këto ndryshime ndonjëherë paraqiten si shenja paralajmëruese të kolesterolit të lartë, por nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme shkencore që ato mund të përdoren për të përcaktuar nivelin e yndyrave në gjak.

    Megjithatë, shëndeti i gojës dhe ai i enëve të gjakut kanë lidhje të rëndësishme, të cilat nuk duhen nënvlerësuar.

    Kolesteroli i lartë zakonisht nuk shkakton simptoma. Një person mund të ndihet plotësisht mirë, edhe kur vlerat e tij janë mbi kufijtë e rekomanduar. Prandaj, analiza e gjakut mbetet mënyra kryesore për zbulimin e çrregullimeve të yndyrave.

    Çfarë tregojnë tharja e gojës dhe mishrat e inflamuar?

    Tharja e gojës nuk është simptomë karakteristike e kolesterolit të lartë. Ajo mund të shkaktohet nga mungesa e lëngjeve, frymëmarrja përmes gojës, përdorimi i barnave të caktuara ose sëmundjet që ndikojnë në prodhimin e pështymës.

    Ndër shkaqet e mundshme janë diabeti dhe sindroma Sjögren, një sëmundje autoimune që prek gjëndrat që prodhojnë lot dhe pështymë.

    Edhe disa barna kundër tensionit të lartë, depresionit ose çrregullimeve urinare mund të shkaktojnë tharje të gojës. Megjithatë, terapia nuk duhet ndërprerë pa u konsultuar me mjekun.

    Mishrat e skuqur, të ndjeshëm dhe që gjakosin lehtë zakonisht lidhen me gingivitin, inflamacion që shkaktohet kryesisht nga grumbullimi i pllakës bakteriale.

    Nëse inflamacioni përparon dhe prek indet e thella që mbështesin dhëmbët, mund të zhvillohet periodontiti. Kjo gjendje mund të shkaktojë tërheqje të mishrave, erë të pakëndshme dhe lëvizshmëri të dhëmbëve.

    Këto ndryshime kërkojnë kontroll stomatologjik, por nuk vërtetojnë praninë e kolesterolit të lartë, transmeton Telegrafi.



    Si lidhen sëmundjet e mishrave me shëndetin e zemrës?

    Shëndeti i gojës nuk është i ndarë nga shëndeti i përgjithshëm.

    Studimet kanë treguar një lidhje ndërmjet periodontitit dhe sëmundjeve aterosklerotike kardiovaskulare, të cilat karakterizohen nga krijimi i depozitave në muret e arterieve.

    Inflamacioni kronik dhe kalimi i baktereve nga goja në qarkullimin e gjakut mund të luajnë rol në këtë marrëdhënie.

    Megjithatë, sëmundjet e mishrave dhe ato të zemrës kanë edhe faktorë të përbashkët rreziku, si pirja e duhanit, diabeti dhe mbipesha.

    Shoqata Amerikane e Zemrës thekson se lidhja e vërejtur nuk provon që periodontiti shkakton drejtpërdrejt infarkt, as që trajtimi i tij, i vetëm, parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

    Cilat ndryshime të dukshme mund të lidhen me kolesterolin?

    Ndryshe nga gjakderdhja e mishrave ose tharja e gojës, disa ndryshime në lëkurë mund të lidhen me çrregullime të yndyrave në gjak.

    Një shembull janë ksantelazmat, depozita të verdha që zakonisht shfaqen në qepalla, pranë këndeve të brendshme të syve.

    Prania e tyre mund të jetë arsye për kontrollin e profilit lipidik, megjithëse nuk do të thotë automatikisht se personi ka kolesterol të lartë.

    Po ashtu, mungesa e këtyre shenjave nuk garanton vlera normale të yndyrave në gjak.

    Kur duhet të vizitoni stomatologun dhe kur të kontrolloni kolesterolin?

    Kontrolli stomatologjik rekomandohet kur mishrat gjakosin vazhdimisht, janë të ënjtur, shkaktojnë dhimbje ose tërhiqen nga dhëmbët.

    Edhe tharja e vazhdueshme e gojës duhet vlerësuar, sepse mungesa e pështymës rrit rrezikun e kariesit dhe infeksioneve.

    Nëse ënjtja e fytyrës ose e gojës shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje apo gëlltitje, nevojitet ndihmë urgjente mjekësore.

    Sa i përket kolesterolit, kontrolli është veçanërisht i rëndësishëm te personat me diabet, tension të lartë, histori familjare të sëmundjeve të zemrës ose faktorë të tjerë rreziku.

    Profili lipidik përfshin kolesterolin total, LDL-në, HDL-në dhe trigliceridet.

    Çfarë mund të bëni për të mbrojtur shëndetin?

    Për mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut rekomandohen aktiviteti i rregullt fizik, ndërprerja e duhanit dhe ushqyerja me më pak yndyra të ngopura, por më shumë perime, bishtajore, drithëra integrale dhe fibra.

    Për shëndetin e mishrave janë të rëndësishme larja e rregullt e dhëmbëve, pastrimi i hapësirave ndërmjet tyre dhe kontrollet periodike te stomatologu.

    Mesazhi kryesor është i qartë: ndryshimet në gojë mund të tregojnë probleme që meritojnë kontroll, por kolesteroli i lartë nuk mund të diagnostikohet nga pamja e mishrave apo ndjesia e tharjes së gojës. Për këtë nevojiten analiza laboratorike dhe vlerësim mjekësor. /Telegrafi/

  • Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive

    Dita e tetë e protestës në Tiranë përmes fotografive

    Protesta e ditës së tetë në Tiranë u shoqërua me zhvillime të shumta, përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa në qendër të vëmendjes mbeti kërkesa e opozitës dhe reagimet e palëve politike.

    Gjatë ditës pati zhvillime të ndryshme, nga thirrjet për dialog deri te refuzimi i tyre, ndërsa situata në terren u përcoll nga afër nga mediat dhe qytetarët e pranishëm.

    Në mesin e zhvillimeve ishte edhe thirrja e kryeministrit Edi Rama për dialog, e cila u pasua me reagime dhe refuzim nga pala protestuese.

    Përmes fotografive, Telegrafi sjell një përmbledhje të momenteve kryesore të ditës së tetë të protestës në Tiranë, duke dokumentuar zhvillimet, tensionet dhe situatat e krijuara gjatë tubimit.

  • The camera went off in the midnight ocean area: Images of creatures living in the dark left viewers amazed

    In the depths where eternal darkness reigns, unusual creatures, some almost transparent, others with scary teeth, and the ability to produce their light

    Thousands of meters below the surface of the ocean is a world that seems to have been removed from a science fiction film. Where the sun’s rays never arrive, strange – shaped organisms, almost transparent bodies, and abilities continue to marvel at scientists.

    Images from this mysterious environment have regained public attention, thanks to a documentary published by BBC Earth on YouTube.

    Video, titled Mysterious Underwater Creatives of the DeepIt reveals some of the most unusual inhabitants of the ocean deep, including creatures living in the so – called midnight area.

    Life in a Dayless World

    The area of midnight, scientifically known as the baipelagic area, generally stretches from about 1,000 to 4,000 feet [1,000 to 4,000 m].

    In this part of the ocean, permanent darkness reigns, temperatures are low, and water pressure is extremely high.

    However, these conditions have not hindered the development of life. Rather, it has developed remarkable adjustments to find food, protect, and survive.

    Some have the eyes adapted to distinguish even the dimest light, others rely on the special senses, while many have forms that rarely appear in shallow waters.

    Living things that produce light in the darkness

    One of the most impressive phenomena of the deep ocean is bioluminity, the ability of living organisms to produce light through chemical reactions.

    In an environment where there is no sunlight, this ability can be crucial to survival.

    Some creatures use lighting to attract prey, others to communicate, while some to confuse predators or hide from them.

    Especially impressive are the light – producing jellyfish, creating starlike images that move into the ocean darkness.

    But that light is not just fine. It is part of the complex strategies of survival in one of the most difficult environments on the planet.

    YouTube

    The deeper we descend, the more strange life becomes

    In addition to shining creatures, oceanic depths house organisms with unusual body forms, large mouth, sharp teeth, and ways that vary markedly from known animals.

    Some of these adjustments are related to food shortages, since deep food sources are much more limited than near the surface.

    Images published by BBC Earth have sparked numerous reactions on the internet.

    How many more secrets can be hidden in the deep ocean?

    While technology has enabled scientists to explore once elusive depths, much of the ocean continues to be a little studied.

    Each expedition can bring new observations and discover organisms that have not yet been described by science.

    BBC Earth images are a reminder that Some of the planet’s greatest mysteries are found, not in space, but here on Earth, thousands of feet below the surface of the water.

    And perhaps that is what makes the deep ocean so fascinating – in its eternal darkness – life continues to surprise us. /Telegraphy/

  • Zbritën kamerën në “zonën e mesnatës” të oqeanit: Pamjet e krijesave që jetojnë në errësirë i lanë shikuesit të habitur

    Zbritën kamerën në “zonën e mesnatës” të oqeanit: Pamjet e krijesave që jetojnë në errësirë i lanë shikuesit të habitur

    Në thellësi ku mbretëron errësira e përhershme, jetojnë krijesa të pazakonta, disa pothuajse transparente, të tjera me dhëmbë të frikshëm dhe aftësi për të prodhuar dritën e tyre

    Mijëra metra poshtë sipërfaqes së oqeanit ekziston një botë që duket sikur është shkëputur nga një film fantastiko-shkencor. Atje, ku rrezet e diellit nuk arrijnë kurrë, jetojnë organizma me forma të çuditshme, trupa pothuajse transparentë dhe aftësi që vazhdojnë t’i mahnitin shkencëtarët.

    Pamjet nga ky mjedis misterioz kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut, falë një dokumentari të publikuar nga BBC Earth në YouTube.

    Videoja, e titulluar “Mysterious Underwater Creatures Of The Deep”, zbulon disa prej banorëve më të pazakontë të thellësive oqeanike, përfshirë krijesat që jetojnë në të ashtuquajturën “zonë të mesnatës”.

    Jeta në një botë pa dritë dielli

    Zona e mesnatës, e njohur shkencërisht si zona batipelagjike, shtrihet përgjithësisht nga rreth 1.000 deri në 4.000 metra thellësi.

    Në këtë pjesë të oqeanit mbretëron errësira e përhershme, temperaturat janë të ulëta dhe trysnia e ujit është jashtëzakonisht e lartë.

    Megjithatë, këto kushte nuk e kanë penguar zhvillimin e jetës. Përkundrazi, organizmat që banojnë aty kanë zhvilluar përshtatje të jashtëzakonshme për të gjetur ushqim, për t’u mbrojtur dhe për të mbijetuar.

    Disa kanë sy të përshtatur për të dalluar edhe dritën më të zbehtë, të tjera mbështeten te shqisat e veçanta, ndërsa shumë prej tyre kanë trupa me forma që rrallë mund të shihen në ujërat e cekëta.

    Krijesat që prodhojnë dritë në errësirë

    Një nga dukuritë më mbresëlënëse të oqeanit të thellë është biolumineshenca, aftësia e organizmave të gjallë për të prodhuar dritë përmes reaksioneve kimike.

    Në një mjedis ku nuk ekziston drita e diellit, kjo aftësi mund të jetë vendimtare për mbijetesën.

    Disa krijesa e përdorin ndriçimin për të tërhequr gjahun, të tjera për të komunikuar, ndërsa disa për të hutuar grabitqarët ose për t’u fshehur prej tyre.

    Veçanërisht mbresëlënëse janë kandilët e detit që lëshojnë dritë, duke krijuar pamje që ngjajnë me yje që lëvizin në errësirën e oqeanit.

    Por kjo dritë nuk shërben vetëm për bukuri. Ajo është pjesë e strategjive të ndërlikuara të mbijetesës në një nga mjediset më të vështira të planetit.

    – YouTube

    Sa më thellë zbresim, aq më e çuditshme bëhet jeta

    Përveç krijesave që ndriçojnë, thellësitë oqeanike strehojnë organizma me forma trupore të pazakonta, gojë të mëdha, dhëmbë të mprehtë dhe mënyra lëvizjeje që ndryshojnë dukshëm nga ato të kafshëve të njohura.

    Disa prej këtyre përshtatjeve lidhen me mungesën e ushqimit, pasi në thellësi burimet ushqimore janë shumë më të kufizuara sesa pranë sipërfaqes.

    Pamjet e publikuara nga BBC Earth kanë nxitur reagime të shumta në internet.

    Sa sekrete të tjera mund të fshihen në thellësitë e oqeanit?

    Edhe pse teknologjia u ka mundësuar shkencëtarëve të eksplorojnë thellësi dikur të paarritshme, një pjesë e madhe e oqeanit vazhdon të jetë pak e studiuar.

    Çdo ekspeditë mund të sjellë vëzhgime të reja dhe të zbulojë organizma që ende nuk janë përshkruar nga shkenca.

    Pamjet e BBC Earth janë një kujtesë se disa nga misteret më të mëdha të planetit nuk gjenden në hapësirë, por këtu në Tokë, mijëra metra nën sipërfaqen e ujit.

    Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën oqeanin e thellë kaq magjepsës: në errësirën e tij të përhershme, jeta vazhdon të na befasojë. /Telegrafi/

  • Italy approves tough measures against protesters, up to five years in prison

    Italy approves tough measures against protesters, up to five years in prison

    The Italian government has adopted a new decree envisioning sentences of up to five years in prison for participants in violent protests, preventing minors, and parental financial responsibility for the damage caused by their children.

    The decision was made Tuesday evening at an extraordinary government meeting following riots and plundering since Saturday, including Milan and other cities in Italy. The new measures enter into force immediately, while the decree needs parliament’s approval within 60 days.

    Italian Prime Minister Giorgia Melon introduced the measures through a video on social networks, stressing that the right to protest cannot be used as justification for destruction of property.

    Protesting is fair, but destroying our cities is not melon wrote on the X platform.

    According to the decree, those who join a group of at least five people during the protests and throw stones, pyrotechnics or sticks could be sentenced to up to five years in prison and fines of up to 20 thousand euros. Punishments will be harsher if protesters have their faces covered or injured other people.

    The new measures envision even more severe penalties for destroying property, plundering and assaulting public objects during the protests. It will also expand the possibility of arresting persons even after criminal acts have been committed.

    One of the major changes relates to financial responsibility for the damage. Parents will be forced to pay for the damage done by their minor children, while injured persons can seek compensation through accelerated legal procedures.

    The edict also affects minors between the ages of 14 and 18 who will be claimed to understand their actions unless proven otherwise. And the preventative ban, which so far applied only to adults, could apply to them as well.

    Mellon announced that by the end of the year, 500 soldiers will be sent to Milan to support police and carabiniers. Authorities also aim to increase the number of judges and the capacity of institutions for treatment of minors.

    Meanwhile, the decree has removed provisions that would grant soldiers the competencies of the judicial police, including the right to stop and arrest persons.

    According to Melon, nearly 200 police members have been injured during the riots, while 330 persons have been detained or arrested. Material damage in Milan alone is estimated at about one million euros, according to the organisation’s data Confcommercio.

    The prime minister also announced that the youngest participant identified in Milan’s riots is only 11 years old.

    Protests initially began peacefully because of discontent with public services and increased cost of living but then degraded violence. Groups of young hoods burned garbage containers and robbed shops.

    Destruction and theft are not a protest, but a crime, Mellon declared, defending the government’s new measures. /Telegraphy/

  • Italia miraton masa të ashpra kundër protestuesve, deri në pesë vjet burg

    Italia miraton masa të ashpra kundër protestuesve, deri në pesë vjet burg

    Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që parasheh dënime deri në pesë vjet burg për pjesëmarrësit në protesta të dhunshme, ndalimin parandalues të të miturve dhe përgjegjësinë financiare të prindërve për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre.

    Vendimi u mor të martën në mbrëmje, në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, pas trazirave dhe plaçkitjeve që nga e shtuna kanë përfshirë Milanon dhe qytete të tjera të Italisë. Masat e reja hyjnë menjëherë në fuqi, ndërsa dekretit i duhet miratimi i parlamentit brenda 60 ditësh.

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i prezantoi masat përmes një videoje në rrjetet sociale, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si arsyetim për shkatërrimin e pronës.

    “Të protestosh është e drejtë, por të shkatërrosh qytetet tona nuk është”, shkroi Meloni në platformën X.

    Sipas dekretit, personat që gjatë protestave i bashkohen një grupi prej të paktën pesë vetash dhe hedhin gurë, mjete piroteknike apo shkopinj, mund të dënohen me deri në pesë vjet burg dhe gjobë deri në 20 mijë euro. Dënimet do të jenë më të ashpra nëse protestuesit e kanë fytyrën të mbuluar ose plagosin persona të tjerë.

    Masat e reja parashohin edhe dënime më të rënda për shkatërrimin e pronës, plaçkitjet dhe sulmet ndaj objekteve publike gjatë protestave. Po ashtu, do të zgjerohet mundësia e arrestimit të personave edhe pasi vepra penale të jetë kryer.

    Një nga ndryshimet kryesore lidhet me përgjegjësinë financiare për dëmet. Prindërit do të detyrohen të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre të mitur, ndërsa personat e dëmtuar do të mund të kërkojnë kompensim përmes procedurave të përshpejtuara ligjore.

    Dekreti prek edhe të miturit e moshës 14 deri në 18 vjeç, për të cilët do të prezumohet se i kuptojnë veprimet e tyre, përveç rasteve kur provohet e kundërta. Gjithashtu, ndalimi parandalues, që deri më tani zbatohej vetëm ndaj të rriturve, do të mund të aplikohet edhe ndaj tyre.

    Meloni njoftoi se deri në fund të vitit në Milano do të dërgohen 500 ushtarë për të mbështetur policinë dhe karabinierët. Autoritetet synojnë gjithashtu të shtojnë numrin e gjyqtarëve dhe kapacitetet e institucioneve për trajtimin e të miturve.

    Ndërkohë, nga dekreti është hequr dispozita që do t’u jepte ushtarëve kompetenca të policisë gjyqësore, përfshirë të drejtën për të ndaluar dhe arrestuar persona.

    Sipas Melonit, gjatë trazirave janë plagosur afro 200 pjesëtarë të policisë, ndërsa 330 persona janë ndaluar ose arrestuar. Dëmet materiale vetëm në Milano vlerësohen në rreth një milion euro, sipas të dhënave të organizatës Confcommercio.

    Kryeministrja bëri të ditur gjithashtu se pjesëmarrësi më i ri i identifikuar në trazirat e Milanos është vetëm 11 vjeç.

    Protestat fillimisht nisën në mënyrë paqësore, për shkak të pakënaqësisë me shërbimet publike dhe rritjen e kostos së jetesës, por më pas degjeneruan në dhunë. Grupe të rinjsh me kapuçë dogjën kontejnerë mbeturinash dhe plaçkitën dyqane.

    “Shkatërrimi dhe vjedhja nuk janë protestë, por krim”, deklaroi Meloni, duke mbrojtur masat e reja të qeverisë. /Telegrafi/

  • Nga transferimi prej 900 mijë eurosh, te rilindja te Tirana: Drilon Hazrollaj kërkon ta nisë nga e para, lë të hapur dilemën e kombëtares

    Nga transferimi prej 900 mijë eurosh, te rilindja te Tirana: Drilon Hazrollaj kërkon ta nisë nga e para, lë të hapur dilemën e kombëtares

    Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë dhe çmimet individuale e kishin kthyer në njërin prej talenteve më të kërkuara nga kampionati ynë.

    Kalimi te Rapid Bukureshti në Rumani, për një shumë që sipas të dhënave që arrinte në rreth 900 mijë euro, dukej si hapi i madh drejt një karriere edhe më të suksesshme.

    Megjithatë, aventura rumune nuk shkoi sipas pritshmërive, ndërsa tani 22-vjeçari po kërkon ta rifillojë rrugëtimin te KF Tirana.

    Nga ylli i Malishevës te transferimi i madh në Rumani

    Hazrollaj u shqua te Malisheva me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës, duke u afirmuar si një lojtar vendimtar në fazën ofensive.

    Golat, kreativiteti dhe aftësia për të bërë diferencën në ndeshje e bënë njërin prej futbollistëve më të spikatur të kampionatit. Ai u shpërblye edhe me vlerësime individuale, përfshirë çmimin si lojtari më i mirë i ri, ndërsa pritjet për të ardhmen e tij sa vinin e rriteshin.

    Drilon Hazrollaj te Malisheva regjistroi 95 paraqitje, 48 gola dhe 20 asistime në të gjitha garat. Në total, ai kontribuoi drejtpërdrejt në 68 gola të skuadrës kosovare.

    Në atë periudhë, ftesa nga Kosova A dukej si një hap që mund të vinte së shpejti, pasi edhe te Kosova U21 nuk pranonte të luante. Interesimi për të dhe potenciali i treguar në futbollin kosovar krijuan bindjen se Hazrollaj ishte gati për një sfidë më të madhe.

    Në verën e vitit 2025, ai u transferua te Rapid Bukureshti. Lëvizja në Rumani përfaqësonte një mundësi të rëndësishme për të dëshmuar veten në një kampionat më konkurrues dhe për të vazhduar zhvillimin si futbollist.

     Drilon Hazrollaj, dikur te Malisheva telegrafi.com

    Lëndimi që ia ndërpreu hovin

    Aventura te Rapid Bukureshti, megjithatë, nuk rezultoi ashtu siç ishte planifikuar. Hazrollaj pësoi pubalgji, një problem që e mbajti jashtë fushave nga 21 gushti 2025 deri më 2 janar 2026, për gjithsej 135 ditë. Gjatë kësaj periudhe, ai humbi 17 ndeshje.

    Lëndimi erdhi në një moment delikat, kur futbollisti duhej të përshtatej me klubin e ri dhe të fitonte hapësirë në skuadër. Në vend që të vazhdonte me ritmin e paraqitjeve që e karakterizuan te Malisheva, atij iu desh të përqendrohej te rikuperimi fizik.

    Statistikat e sezonit 2025/26 e tregojnë qartë vështirësinë e kësaj aventure. Hazrollaj zhvilloi 14 ndeshje në kampionatin rumun, por regjistroi vetëm 333 minuta lojë, pa shënuar gol dhe pa dhënë asistim. Kjo do të thotë se ai luajti mesatarisht më pak se 24 minuta për paraqitje.

    Për një futbollist të ri, i cili kishte ardhur nga një sezon ku ishte ndër emrat kryesorë të kampionatit kosovar, kjo ishte një periudhë e vështirë. Përtej lëndimit, mungesa e minutave e bënte të domosdoshëm kërkimin e një ambienti ku mund të rikthente ritmin dhe besimin në vete.

    Tirana, zgjedhja për ta nisur nga e para

    Vera e vitit 2026 ishte e rëndësishme për Hazrollajn, i cili kërkonte një klub ku do të kishte më shumë hapësirë për të luajtur. Në fund, ai zgjodhi KF Tiranën, duke bërë një hap prapa në aspektin e kampionatit, por me synimin për të fituar minuta dhe për ta rikthyer formën që e kishte bërë një prej talenteve më të spikatura të Kosovës.

    Në një intervistë për emisionin “Procesi Sportiv”, Hazrollaj shpjegoi se lëndimi dhe mungesa e minutave kishin ndikuar në vendimin për t’u larguar nga Rapid Bukureshti.

    “Po, ishte transferimi më i shtrenjtë nga Kosova. Isha atje duke e bërë fazën përgatitore dhe kampionati ishte afër. Pastaj pata një lëndim që më la jashtë për disa muaj, gjë që ishte shumë e vështirë. Pas lëndimit nuk po luaja shumë minuta dhe mendova se do të ishte më mirë të largohesha për të pasur më shumë lojë dhe minuta”, ka deklaruar Hazrollaj.

    Ai tregoi se kalimi te Tirana ishte një vendim i përbashkët, i marrë me bindjen se ky ambient mund t’i ndihmojë për t’u rikthyer në nivelin e dëshiruar.

    “Zgjodhëm bashkë për Tiranën, si ata, ashtu edhe unë. E kam bërë zgjedhjen e duhur për momentin, të ardhmes nuk i dihet. Ishte derbi i parë dhe tifozët më kanë pritur shumë mirë. Duam ta mposhtim gjithmonë Partizanin”, u shpreh sulmuesi.

    Sinjalet e para pozitive në Shqipëri

    Deri më tani, statistikat e Hazrollajt te Tirana janë më premtuese. Në gjashtë paraqitje në kampionat, ai ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar dy asistime, duke kontribuar drejtpërdrejt në katër gola të skuadrës.

    Këto shifra janë një sinjal pozitiv për një lojtar që kishte nevojë për vazhdimësi dhe minuta në fushë. Tirana, ndërkohë, renditet në pozitën e katërt të kampionatit me 11 pikë, ndërsa Hazrollaj synon të bëhet një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

    Për të, sfida nuk është vetëm të shënojë gola apo të japë asistime, por të rikthejë vazhdimësinë që i mungoi në Rumani.

    Në moshën 22-vjeçare, ai ka ende kohë për t’u zhvilluar dhe për të dëshmuar se periudha te Rapid Bukureshti ishte një pengesë e përkohshme, e jo një hap prapa në karrierë.

    Kosova apo Shqipëria? Hazrollaj nuk e zbulon vendimin

    Një nga çështjet që vazhdon ta shoqërojë karrierën e tij është edhe e ardhmja ndërkombëtare. I pyetur nëse e sheh veten te përfaqësuesja e Kosovës apo e Shqipërisë, Hazrollaj nuk dha një përgjigje përfundimtare.

    “Kombëtarja? Nuk e kam mendjen njëherë aty. Jam i fokusuar që të bëj paraqitje sa më të mira te Tirana, pastaj me familjen bashkë do ta shohim se ku”, deklaroi ai.

    Për momentin, mesazhi i tij është i qartë: prioritet mbetet Tirana dhe rikthimi në formën më të mirë. Çështja e përfaqësueses do të trajtohet më vonë, pasi të ketë arritur vazhdimësinë që kërkon.

    Nga një transferim prej rreth 900 mijë eurosh dhe pritshmëritë e mëdha në Rumani, te një aventurë e re në Shqipëri, Hazrollaj po përpiqet ta kthejë karrierën në rrugën e duhur. Gjashtë paraqitjet e para me Tiranën, dy golat dhe dy asistimet janë një fillim premtues.

    – YouTube www.youtube.com

    Tani sfida është që këto shifra të shndërrohen në vazhdimësi dhe që talenti i dikurshëm i Malishevës të dëshmojë sërish potencialin e tij. /Telegrafi/

  • Peci: Donika Gërvalla më ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës

    Peci: Donika Gërvalla më ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës

    Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka deklaruar se Donika Gërvalla i ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane që lidhet me vrasjen e veprimtarit shqiptar Jusuf Gërvalla.

    Peci e bëri këtë deklaratë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kontext” në ATV, duke ngritur pretendime për përmbajtjen e dokumenteve që lidhen me hetimet për vrasjen e Gërvallës në Gjermani.

    Vrasja e Jusuf Gërvallës, njërit prej veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare shqiptare, mbetet një nga ngjarjet më të rënda në historinë politike shqiptare.

  • Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

    Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

    Dhimbja që shfaqet gjatë frymëmarrjes mund të lidhet me një tendosje muskulore ose një infeksion, por në disa raste mund të jetë shenjë e problemeve më të rënda me mushkëritë apo zemrën

    Dhimbja që shfaqet kur marrim frymë mund të jetë e mprehtë, therëse ose të ngjajë si një pickim i papritur në kraharor. Ndonjëherë lidhet me shkaqe më të thjeshta, si tendosja e muskujve ose një inflamacion i cipës së mushkërive, por në raste të tjera mund të tregojë gjendje më serioze, si embolia pulmonare, pneumotoraksi apo edhe probleme të caktuara të zemrës.

    Ky shqetësim mund të ndihet në njërën ose në të dyja anët e kraharorit, e herë pas here mund të përhapet drejt shpinës, shpatullës apo qafës. Te disa persona shfaqet vetëm gjatë frymëmarrjes së thellë, ndërsa te të tjerë mund të përkeqësohet edhe gjatë frymëmarrjes së zakonshme, kollitjes, teshtitjes apo të qeshurit. Pikërisht për këtë arsye, një dhimbje e re dhe e pashpjegueshme në kraharor nuk duhet neglizhuar.

    Çfarë roli ka cipa e mushkërive në këtë dhimbje?

    Mushkëritë janë të mbështjella nga një cipë e hollë që quhet pleurë, e njohur edhe si cipa e mushkërive. Shtresat e saj ndihmojnë që mushkëritë të zgjerohen dhe të tkurren lirshëm gjatë frymëmarrjes. Mes këtyre shtresave gjendet një sasi e vogël lëngu, e cila pakëson fërkimin gjatë lëvizjes së kraharorit.

    Kur kjo cipë acarohet ose inflamohet, çdo frymëmarrje e thellë mund të shkaktojë dhimbje të mprehtë. Kjo gjendje quhet pleurit. Dhimbja mund të bëhet më e fortë gjatë kollitjes, teshtitjes apo lëvizjeve të papritura dhe ndonjëherë mund të përhapet drejt shpatullës ose shpinës, duke krijuar përshtypjen se problemi vjen nga muskujt apo shtylla kurrizore.

    Infeksionet dhe muskujt janë ndër shkaqet më të shpeshta

    Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë ndër arsyet më të zakonshme të dhimbjes gjatë frymëmarrjes. Pneumonia, pra pezmatimi i mushkërive, mund të shkaktojë dhimbje sidomos kur procesi inflamator prek edhe pleurën. Në këto raste, dhimbja shoqërohet shpesh me temperaturë, kollë, plogështi dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Edhe disa infeksione virale mund të japin dhimbje të ngjashme, pa pasur dëmtim të rëndë të mushkërive. Po ashtu, dhimbja mund të vijë edhe nga muskujt e kraharorit, sidomos pas kollitjes së zgjatur, pas ngritjes së peshave apo pas një sforcimi fizik. Kur tendosen muskujt ndërbrinjorë, zgjerimi i kraharorit gjatë çdo frymëmarrjeje mund të shkaktojë shqetësim.

    Një shkak tjetër i mundshëm është kostokondriti, pra pezmatimi i kërcit që lidh brinjët me kockën e kraharorit. Edhe kjo gjendje mund të japë dhimbje therëse, sidomos gjatë frymëmarrjes së thellë ose lëvizjes së pjesës së sipërme të trupit, transmeton Telegrafi.

    Foto: YuriArcursPeopleimages

    Kur dhimbja mund të sinjalizojë një urgjencë?

    Një nga shkaqet më serioze të dhimbjes gjatë frymëmarrjes është embolia pulmonare. Kjo ndodh kur një mpiksje gjaku bllokon një enë gjaku në mushkëri. Dhimbja zakonisht shfaqet papritur dhe mund të shoqërohet me frymëmarrje të shpejtë, mungesë ajri, rrahje të shpeshta të zemrës, marramendje, të fikët apo kollitje me gjak.

    Një tjetër gjendje urgjente është pneumotoraksi, kur ajri hyn në hapësirën ndërmjet mushkërisë dhe murit të kraharorit, duke shkaktuar kolaps të pjesshëm ose të plotë të mushkërisë. Edhe kjo gjendje jep shpesh dhimbje të papritur dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Në disa raste, dhimbja mund të lidhet edhe me zemrën, si te pezmatimi i cipës së zemrës apo disa forma të infarktit. Nëse dhimbja është e fortë, shfaqet papritur, shoqërohet me djersë të ftohta, mungesë ajri, të fikët ose përhapet drejt krahut, shpinës, qafës apo nofullës, kërkohet ndihmë e menjëhershme mjekësore.

    Si zbulohet shkaku?

    Për të kuptuar burimin e dhimbjes, mjeku fillimisht pyet se kur kanë nisur simptomat, sa zgjasin dhe çfarë i përkeqëson ose i lehtëson. Gjithashtu ka rëndësi nëse personi ka temperaturë, kollë, marramendje, histori operacioni, qëndrim të gjatë pa lëvizur, sëmundje kronike ose përdorim të barnave të caktuara.

    Gjatë kontrollit mjekësor vlerësohen frymëmarrja, zemra, tensioni i gjakut, pulsi dhe niveli i oksigjenit në gjak. Sipas rastit, mund të nevojitet radiografi e mushkërive, EKG, analiza gjaku apo ekzaminime të tjera më të detajuara.

    Çfarë duhet të bëjmë?

    Trajtimi varet plotësisht nga shkaku. Nëse bëhet fjalë për tendosje muskulore ose një inflamacion më të lehtë, mjeku mund të rekomandojë pushim, kufizim të aktivitetit fizik dhe barna kundër dhimbjes. Në rastet me infeksion bakterial mund të nevojiten antibiotikë, ndërsa embolia pulmonare dhe disa forma të pneumotoraksit kërkojnë trajtim urgjent spitalor.

    E rëndësishme është që dhimbja e re, e pashpjegueshme ose ajo që përkeqësohet të mos trajtohet vetëm me qetësues pa u vlerësuar nga mjeku. Edhe pse jo çdo dhimbje gjatë frymëmarrjes tregon një sëmundje të rëndë, nuk duhet supozuar automatikisht se bëhet fjalë vetëm për të ftohur, stres apo muskuj të tendosur.

    Një vlerësim i hershëm mjekësor mund të ndihmojë jo vetëm në lehtësimin e simptomave, por edhe në zbulimin në kohë të gjendjeve që mund të jenë serioze. Në raste të tilla, koha ka rëndësi. /Telegrafi/

  • Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

    Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

    Biznesmeni miliarder, Alfred Gantner, propozon që kompanitë zvicerane të paguajnë një taksë për pesë vjet kur punësojnë punëtorë nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, të ardhurat nga kjo taksë duhet t’u kthehen qytetarëve, veçanërisht familjeve me të ardhura të ulëta.

    Bashkëthemeluesi i kompanisë financiare Partners Group dhe përfaqësuesi i organizatës Kompass Europa, Alfred Gantner, ka paraqitur një propozim për ndryshimin e mënyrës se si Zvicra e menaxhon imigrimin për qëllime pune.

    Sipas propozimit të tij, kompanitë që rekrutojnë punëtorë nga vendet e Bashkimit Evropian do të paguanin një taksë të lidhur me pagën e punonjësit, për një periudhë pesëvjeçare.

    Norma do të ishte progresive, duke filluar nga një për qind për pagat më të ulëta dhe duke u rritur deri në 15 për qind për pagat vjetore mbi 300 mijë franga, sipas raportimit të medias zvicerane SRF, transmeton Telegrafi.

    Gantner vlerëson se kjo masë mund të gjenerojë rreth 1.35 miliardë franga në vit. Ai propozon që paratë t’u shpërndahen familjeve në Zvicër, me përparësi për personat me të ardhura të ulëta.

    Sipas përllogaritjeve të tij, një familje me katër anëtarë mund të përfitonte rreth 4 mijë franga në vit.

    Sipas biznesmenit, taksa do t’i nxiste kompanitë që fillimisht të kërkonin punëtorë në tregun vendas, përpara se të rekrutonin nga jashtë.

    Ai argumenton se kompanitë përfitojnë nga fuqia punëtore e huaj, ndërsa një pjesë e kostove të rritjes së popullsisë, përfshirë infrastrukturën, shkollat dhe shërbimet publike, mbulohet nga shoqëria në tërësi.

    Propozimi ka hasur në kundërshtime nga përfaqësues të sindikatave dhe të punëdhënësve.

    Sindikatat paralajmërojnë se një taksë e tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet dypalëshe me Bashkimin Evropian, ndërsa përfaqësuesit e ekonomisë shprehin shqetësime se kostot shtesë mund ta bëjnë Zvicrën më pak konkurruese në tërheqjen e profesionistëve të kualifikuar.

    Propozimi i Gantnerit është një nismë për debat politik dhe nuk është miratuar si ligj. Ai dallon nga një propozim tjetër i diskutuar në Parlamentin zviceran, i cili parasheh një pagesë prej 4 mijë frangash për punëtorët e huaj në rast se aktivizohet mekanizmi mbrojtës ndaj imigrimit./Telegrafi/