Blog

  • Haradinaj kritikon Konjufcën pas fjalimit në OKB për krerët e UÇK-së: “Marre, Glauk!”

    Haradinaj kritikon Konjufcën pas fjalimit në OKB për krerët e UÇK-së: “Marre, Glauk!”

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas fjalimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Haradinaj ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si Konjufca e ka trajtuar çështjen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e kritikuar ashpër për qëndrimin e tij.

    Në një reagim, Haradinaj ka thënë se nuk e kishte pritur që Kosova të paraqitej në këtë mënyrë para bashkësisë ndërkombëtare.

    “Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Konjufcës me fjalët “Marre, Glauk!”, duke theksuar se do të vazhdojë të kërkojë, siç është shprehur, të vërtetën për luftën e Kosovës.

    “Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

    Në fund të reagimit, Haradinaj i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e pyetur për qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

  • “E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

    “E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

    Raphinha nuk është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës me rezultat 4-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se skuadra duhet të përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Real Madridit.

    Sulmuesi brazilian pranoi se Barcelona synonte fitoren, por theksoi se humbja nuk duhet të shkaktojë shqetësim të madh, pasi skuadra duhet të përgatitet për El Clasicon.

    “Ne kemi humbur vetëm tre pikë. Tani duhet të përgatitemi mirë për El Clasicon”.

    “Natyrisht, dëshironim të fitonim, por e dinim se kjo mund të ndodhte. Në fund të fundit, kemi humbur vetëm tri pikë. Ky është momenti kur mund ta përballojmë një humbje të tillë”.

    Raphinha vlerësoi edhe kundërshtarin, duke theksuar se PSG-ja është një skuadër e përgatitur mirë taktikisht, ndërsa Barcelona zhvilloi një ndeshje konkurruese.

    “Ata janë shumë mirë të përgatitur nga trajneri. Ne luftuam mirë dhe konkurruam denjësisht. Një rezultat i tillë mund të ndodhë, por gjëja e rëndësishme është se luajtëm mirë. Ishte një test i mirë për ne”, përfundoi braziliani.

    Barcelona tani e ka vëmendjen te përballja e madhe me Real Madridin në El Clasico, ku do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive pas disfatës ndaj kampionit francez./Telegrafi/

  • Rreth 300 qiramarrës në Cyrih mbeten në pritje, vonesat në ndërtim ua prishin planet e zhvendosjes

    Rreth 300 qiramarrës në Cyrih mbeten në pritje, vonesat në ndërtim ua prishin planet e zhvendosjes

    Rreth 300 persona në Cyrih të Zvicrës do të duhet të presin deri në tre muaj për t’u vendosur në banesat e tyre të reja, pasi vonesat në punimet ndërtimore në kompleksin e banimit Koch-Areal kanë shtyrë afatet e hyrjes.

    Sipas transmetuesit zviceran SRF, bëhet fjalë për 90 banesa në kompleksin e ri të banimit, ku qiramarrësit fillimisht pritej të zhvendoseshin në fund të tetorit.

    Megjithatë, kooperativa e ndërtimit dhe banimit Kraftwerk1 i ka njoftuar ata për shtyrjen e afateve vetëm rreth dy javë para hyrjes së planifikuar.

    Shkak për vonesat janë bërë problemet serioze me furnizimin me materiale ndërtimore, si dhe mosfinalizimi me kohë i shkallëve të ndërtesave, transmeton Telegrafi.

    Për pasojë, nuk mund të plotësohen kushtet e nevojshme për lejimin e banimit.

    Sipas planit të ri, hyrja në dy ndërtesa do të shtyhet për rreth gjashtë javë, ndërsa për një tjetër vonesa pritet të jetë nga 10 deri në 12 javë.

    Për një ndërtesë tjetër, hyrja parashihet të realizohet sipas planit fillestar.

    Njoftimi i vonuar ka krijuar vështirësi për shumë qiramarrës, pasi disa prej tyre tashmë i kanë përfunduar ose janë pranë përfundimit të kontratave të qirasë në banesat aktuale.

    Për këtë arsye, Kraftwerk1 po kërkon zgjidhje të përkohshme, përfshirë banesa me qira afatshkurtër, dhoma të lira në kooperativa të tjera dhe hapësira për ruajtjen e mobilieve.

    Kooperativa ka bërë të ditur se synon të mbulojë shpenzimet shtesë të shkaktuara nga vonesat, megjithëse mënyra e kompensimit ende nuk është përcaktuar përfundimisht.

    Qiramarrësit gjithashtu mund të tërhiqen nga kontratat për shkak të shtyrjes së hyrjes, sipas njoftimit të kooperativës./Telegrafi/

  • Trump përplaset me gazetaren: Shhh, qetësi, çfarë ke, a je e sëmurë?

    Trump përplaset me gazetaren: Shhh, qetësi, çfarë ke, a je e sëmurë?

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetareje, duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar të heshtë gjatë një komunikimi me të.

    “Qetësi! QetësiI! Çfarë ke? A je e sëmurë?”, dëgjohet 80-vjeçari duke i thënë gazetares.

    Ai vazhdon me kritikat ndaj saj, duke deklaruar se mendon që diçka nuk shkon me të.

    “Unë vërtet mendoj se diçka nuk shkon me ty”, shprehet lideri amerikan.

    Në një moment tjetër të shkëmbimit, Trump dëgjohet duke i thënë gazetares “Shhh. Prit, prit, prit!”, teksa përpiqet ta ndërpresë atë.

    Megjithatë, në bazë të deklaratave të dhëna, nuk dihet se cila ishte pyetja që nxiti këtë reagim dhe as identiteti i gazetares.

    Ndryshe, Trump edhe herëve ka pasur përplasje verbale me gazetarët sa që disa prej tyre iu ka ndaluar hyrja në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

  • Mujanovic: Dodik’s regime, supported by China and Russia, hired Trump people they appear at his party rally

    Politologist and the connoisseur of developments in the Balkans, Jasmin Mujanovac, has reacted after reporting the Bosnian portal detector for the presence of US President Donald Trump’s associates at a pre-election rally of Milorad Dodik’s party, SNSD.

    Bosnian media have identified people associated with the White House, Alex Garcia, James Blair, Andrew H. Smith and, apparently, Chris LaCavita, in the photos of a Bosnia’s pre-election session of the Sessesionist regime, supported by China and Russia, who committed them, as reported in the New York Times, wrote on X Mujanovic.

    Detector It reported that through photos and videos, it confirmed the presence of Garcias, Blair and Smith at Dodik’s SNSD closing rally on October 2nd in Banjalce’s Boric Hall. The portal also identified a person who resembles La Cavito but stressed that he could not really confirm his identity.

    According to the report, representatives of at least three American companies working for the Government of the entity Republika Srpska were at the gathering. This has raised questions as to whether the public-paid commitment has also served the party campaign.

    Transparency International’s director in Bosnia and Herzegovina, Ivana Korajlic, said that only participation in the rally is not a violation. However, according to her, if the party’s advice is paid by the budget, it would constitute a misuse that must be investigated.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mujanoviq: Regjimi i Dodikut, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, angazhoi njerëz të Trumpit – ata shfaqen në tubimin e partisë së tij

    Mujanoviq: Regjimi i Dodikut, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, angazhoi njerëz të Trumpit – ata shfaqen në tubimin e partisë së tij

    Politologu dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Jasmin Mujanoviq ka reaguar pas raportimit të portalit boshnjak Detektor për praninë e bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan Donald Trumpit në një tubim parazgjedhor të partisë së Milorad Dodikut, SNSD.

    “Mediat boshnjake kanë identifikuar njerëz të lidhur me Shtëpinë e Bardhë, Alex Garcia, James Blair, Andrew H. Smith dhe, me sa duket, Chris LaCivita, në fotografitë e një tubimi parazgjedhor të regjimit secesionist në Bosnje, të mbështetur nga Kina dhe Rusia, i cili i ka angazhuar ata, siç ka raportuar New York Times”, ka shkruar Mujanoviq në X.

    Detektor raportoi se, përmes fotografive dhe videove, ka konfirmuar praninë e Garcias, Blairit dhe Smithit në tubimin përmbyllës të SNSD-së së Dodikut, më 2 tetor në sallën Borik të Banjallukës. Portali identifikoi edhe një person që i ngjan LaCivitas, por theksoi se nuk mund ta konfirmonte me siguri identitetin e tij.

    Sipas raportimit, në tubim ishin përfaqësues të së paku tri kompanive amerikane që punojnë për Qeverinë e entitetit Republika Srpska. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse angazhimi i paguar me mjete publike i ka shërbyer edhe fushatës partiake.

    Drejtoresha e Transparency International në Bosnje e Hercegovinë, Ivana Korajliç, tha se vetëm pjesëmarrja në tubim nuk përbën shkelje. Megjithatë, sipas saj, nëse këshillimi i partisë është paguar nga buxheti, kjo do të përbënte një keqpërdorim që duhet hetuar.

    Burimi: Dukagjini

  • UN Conjufca: Act on Former KLA Chiefs contain errors, expect correction in appeal

    First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs and Diaspora Glauk Konjufca has stated to the Security Council of the United Nations Organisation ( UN) that the indictment against former Kosovo Liberation Army leaders ( U ndo CK) contains actual and container errors.

    During his speech at the Kosovo meeting, Konjufca has expressed the expectation that these mistakes will be corrected during the appeals process, stressing the importance of an impartial and fact-based judicial process.

    The indictment against former KLA leaders contains errors in fact and content. We expect these mistakes to be corrected in the appeals process. Justice must be impartial, rely on facts and evidence and ensure a fair process for all, Conjufca has indicated.

    His statements were made at the UN Security Council meeting, where developments in Kosovo are being discussed. /Telegraphy.

    YouTube www.youtube.com

  • Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

    Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim korrigjimin në apel

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit, duke theksuar rëndësinë e një procesi gjyqësor të paanshëm dhe të bazuar në fakte e prova.

    “Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

    Deklaratat e tij u bënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për zhvillimet në Kosovë./Telegrafi.

    – YouTube www.youtube.com

  • Po blini veshje prej leshi? Këto gabime mund t’ua prishin edhe pulovrën më të shtrenjtë

    Po blini veshje prej leshi? Këto gabime mund t’ua prishin edhe pulovrën më të shtrenjtë

    Me uljen e temperaturave, pulovrat, trikot, xhaketat dhe palltot prej leshi rikthehen në gardërobën e përditshme

    Mes materialeve të shumta, një vend të veçantë zë leshi merino, i njohur për butësinë, ngrohtësinë dhe rehatinë që ofron.

    Megjithatë, jo çdo veshje që në etiketë mban emërtimin merino ka cilësi të njëjtë. Përpara blerjes është e rëndësishme të njihni përbërjen e materialit, karakteristikat e tij dhe mënyrën e duhur të mirëmbajtjes.

    Çfarë e bën leshin merino kaq të veçantë?

    Leshi merino përftohet nga delet e racës merino, të njohura për fibrat e tyre të holla dhe të buta.

    Krahasuar me shumë lloje të zakonshme leshi, fibrat merino janë më të imëta, prandaj shkaktojnë më pak ndjesinë e kruarjes dhe janë më të përshtatshme për kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

    Një tjetër përparësi është aftësia për të ndihmuar në rregullimin e temperaturës së trupit. Materiali lejon qarkullimin e ajrit, përthith avujt e lagështisë dhe mund të ofrojë rehati edhe kur temperaturat ndryshojnë gjatë ditës.

    Leshi merino gjithashtu ka prirje të mbajë më pak aroma të pakëndshme sesa shumë materiale sintetike, duke qenë praktik për veshje që përdoren shpesh.

    Si ta dalloni një pulovër cilësore?

    Gabimi më i zakonshëm gjatë blerjes është përqendrimi vetëm te ngjyra, modeli dhe çmimi.

    Fillimisht kontrolloni etiketën dhe përbërjen e materialit. Një pulovër mund të përmbajë 100 për qind lesh merino, por edhe një përzierje të tij me fibra të tjera.

    Përzierjet nuk janë domosdoshmërisht më të dobëta. Disa fibra mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë, elasticitetin ose ta bëjnë produktin më ekonomik.

    Nëse planifikoni ta vishni pulovrën drejtpërdrejt mbi lëkurë, kushtojini rëndësi butësisë së saj.

    Kontrolloni edhe dendësinë e thurjes, përfundimin e tegelave, elasticitetin e skajeve dhe mënyrën se si veshja ruan formën.

    foto: stockbusters

    Pse merino është zgjedhje praktike për dimër?

    Një nga përparësitë më të mëdha të këtij materiali është përshtatshmëria.

    Pulovrat e trasha janë të përshtatshme për ditët e ftohta, ndërsa modelet më të holla mund të vishen nën pallto ose xhaketë, pa krijuar shumë volum.

    Përveç rehatisë, leshi merino ka pamje elegante dhe kombinohet lehtësisht me veshje të ndryshme.

    Një pulovër e thjeshtë mund të vishet me xhinse për përditshmëri, por edhe me pantallona klasike ose fund për raste më formale.

    Gabimi që bëjmë shpesh: Larja pas çdo përdorimi

    Veshjet prej leshi nuk kanë gjithmonë nevojë të lahen pas çdo veshjeje.

    Nëse pulovra nuk është ndotur dhe nuk ka marrë erë të pakëndshme, shpesh mjafton ta ajrosni përpara se ta vendosni në dollap.

    Larjet e shpeshta dhe agresive mund të ndikojnë në strukturën e fibrave, duke shkaktuar tkurrje ose deformim.

    Kur larja është e nevojshme, kontrolloni udhëzimet në etiketë. Disa veshje merino mund të lahen në rrobalarëse, në program delikat dhe temperaturë deri në 30 gradë Celsius, ndërsa të tjerat kërkojnë larje me dorë ose pastrim profesional.

    Shmangni zbardhuesit dhe detergjentet agresive.

    Si të thahet pulovra pa humbur formën?

    Një pulovër e lagur prej leshi nuk duhet varur në varëse, sepse pesha e ujit mund ta zgjasë materialin dhe t’ia deformojë supet.

    Mënyra më e sigurt është ta vendosni horizontalisht, mbi një peshqir të pastër dhe në një sipërfaqe të rrafshët.

    Mos e shtrydhni me forcë dhe mos e vendosni në tharëse nëse etiketa nuk e lejon.

    Shmangni gjithashtu tharjen pranë burimeve të forta të nxehtësisë.

    foto: kolesnikovsergii

    Po hekurosja dhe ruajtja në dollap?

    Veshjet prej leshi zakonisht nuk kërkojnë hekurosje të shpeshtë.

    Nëse shfaqen rrudha, përdorni temperaturë të ulët dhe respektoni udhëzimet e prodhuesit. Disa materiale mund të trajtohen me avull, ndërsa të tjerat kërkojnë kujdes të veçantë.

    Pulovrat e trasha është më mirë të palosen sesa të varen, sepse varëset mund t’ua deformojnë supet.

    Përpara ruajtjes afatgjatë, sigurohuni që veshjet të jenë të pastra dhe plotësisht të thata. Kjo ndihmon edhe në parandalimin e dëmtimeve nga tenjat.

    Një investim që mund të zgjasë shumë sezone

    Një pulovër cilësore prej leshi merino nuk është thjesht një blerje për dimrin.

    Butësia, ajrosja, elasticiteti dhe pamja elegante e bëjnë të përshtatshme për përdorim të gjatë.

    Megjithatë, jetëgjatësia varet nga cilësia e prodhimit dhe kujdesi që tregoni.

    Zgjedhja e materialit të duhur, larja e kujdesshme dhe ruajtja e saktë mund të bëjnë dallimin mes një pulovre që humbet formën pas pak përdorimesh dhe një veshjeje që ju shërben për vite. /Telegrafi/

  • BE-ja e gatshme për takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon vullnet nga të dyja palët

    BE-ja e gatshme për takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, por kërkon vullnet nga të dyja palët

    Bashkimi Evropian ka deklaruar se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për këtë nevojitet vullnet nga të dyja palët.

    Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së në Kombet e Bashkuara, Stavros Lamperinos, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

    Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një nga kushtet thelbësore për përparimin e të dyja vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Lamperinos ka riafirmuar përkushtimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit, si dhe të marrëveshjeve të mëparshme të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

    “Përfaqësuesja e Lartë mbetet e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë, por nevojitet vullnet nga të dyja palët. I inkurajojmë palët që ta marrin përsipër këtë përpjekje drejt normalizimit, të angazhohen në mirëbesim dhe ta mundësojnë një takim të tillë”, ka deklaruar ai.

    Përfaqësuesi i BE-së ka shprehur gjithashtu shqetësim për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e muajve të verës, përfshirë rrënimet.

    Ai ka përshëndetur edhe marrëveshjen e 14 marsit me Kosovën lidhur me Ligjin për të Huajt.

    Në fjalën e tij, Lamperinos u ka bërë thirrje palëve që të krijojnë kushtet për funksionimin e një gjyqësori shumetnik në Kosovë, përfshirë kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.

    Ai ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi.