Blog

  • Me 3.35 promilë alkool, shkel urdhrin e mbrojtjes dhe shkon te vendi i punës së gruas në Gjakovë – përfundon në ndalim

    Me 3.35 promilë alkool, shkel urdhrin e mbrojtjes dhe shkon te vendi i punës së gruas në Gjakovë – përfundon në ndalim

    Me 3.35 promilë alkool, shkel urdhrin e mbrojtjes dhe shkon te vendi i punës së gruas në Gjakovë – përfundon në ndalim

    Një rast shqetësues është raportuar në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka shpërfillur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata, duke shkuar në vendin e punës së bashkëshortes, ndonëse kishte të ndaluar t’i afrohej në distancë më të vogël se 50 metra.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari ka rezultuar me plot 3.35 promilë alkool në organizëm, ndërsa pas denoncimit është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Gjakovë.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, viktima A.M., rreth 46-vjeçar, ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj, V.M., rreth 50-vjeçat, nuk e kishte respektuar urdhrin e mbrojtjes që e obligonte të qëndronte së paku 50 metra larg saj.

    Pavarësisht këtij kufizimi, i dyshuari kishte shkuar në zyrën ku ajo punonte dhe, sipas deklarimit të viktimës, e kishte shqetësuar.

    Pas denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, tek i cili është vërejtur kundërmimi i alkoolit.

    Alkooltesti ka treguar rezultat prej 3.35‰, një nivel jashtëzakonisht të lartë të alkoolit në organizëm.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit ndaj të dyshuarit është caktuar ndalimi deri në 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Mospërfillje e Gjykatës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e shkeljes së dyshuar të urdhrit të mbrojtjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Ky është turku që sulmoi dy policë me shqelma pas rrahjes në Prishtinë, u kap me 1.14 promilë alkool

    Ekskluzive | Ky është turku që sulmoi dy policë me shqelma pas rrahjes në Prishtinë, u kap me 1.14 promilë alkool

    Ekskluzive | Ky është turku që sulmoi dy policë me shqelma pas rrahjes në Prishtinë, u kap me 1.14 promilë alkool

    Një përleshje mes disa personave në qendër të Prishtinës është përshkallëzuar në sulm ndaj zyrtarëve policorë, pasi një shtetas turk, i cili u gjet me duar të gjakosura, dyshohet se ka sulmuar dy policë me shqelma. Të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 22:45, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

    Policia fillimisht kishte marrë informacion për një rrahje që ishte duke ndodhur në atë lokacion, ndaj një patrullë ishte nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

    Me të mbërritur, zyrtarët policorë kanë hasur në Mehmet Tusgun, rreth 27-vjeçar, shtetas i Turqisë, i cili kishte duart e gjakosura dhe po shfaqte sjellje agresive.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ndërhyrjes policore i dyshuari ka nisur t’i sulmojë zyrtarët, duke i goditur me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë këmbët dhe duart.

    Si pasojë, dy policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

    Pas përballjes, njësia policore ka arritur ta vërë nën kontroll të dyshuarin dhe t’i vendosë prangat. Edhe ai është dërguar për trajtim mjekësor.

    Ndërkohë, sipas deklarimit të një dëshmitari, përleshja fillestare dyshohet se kishte ndodhur mes katër deri në pesë personave, të cilët, sipas tij, ishin gjithashtu shtetas turq. Personat e tjerë nuk janë hasur nga Policia në vendin e ngjarjes.

    Gjatë procedurave policore, Tusgun i është nënshtruar alkooltestit, i cili ka rezultuar me 1.14 promilë alkool.

    Për rastin janë njoftuar njësitë përkatëse hetimore dhe Prokurori i Shtetit.

    Me vendim të Prokurorisë, ndaj Mehmet Tusgun është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të përleshjes fillestare dhe sulmit të dyshuar ndaj zyrtarëve policorë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • BYD do të prezantojë shtatë modele të reja

    BYD do të prezantojë shtatë modele të reja

    Prodhuesi kinez i veturave BYD do të prezantojë shtatë modele të reja gjatë tremujorit të katërt të vitit 2026, në përpjekje për të rritur shitjet dhe për të forcuar pozitën e tij në tregun gjithnjë e më konkurrues të automjeteve.

    Sipas të dhënave të publikuara nga gazetarët e agjencisë Cailian Press, gama e re do të përfshijë vetura për përdorim të përditshëm, me çmime rreth 13 mijë e 500 euro, si dhe supervetura plotësisht elektrike që kushtojnë mbi 130 mijë euro.

    Një nga modelet kryesore është Dahan EV, një sedan elektrik i klasës së mesme dhe të lartë, i destinuar për familjet dhe përdoruesit e biznesit. Çmimi i tij paraprak sillet nga rreth 33 mijë deri në 40 mijë euro.

    Ndërkohë, BYD pritet të prezantojë edhe gjeneratën e tretë të SUV-it Tang, gjatë tetorit ose nëntorit. Përveç kësaj, seria Ocean do të zgjerohet me gjeneratën e dytë të modelit Seagull, i cili tani do të ketë pesë ulëse, në vend të katër, dhe do të synojë kryesisht vozitjen në qytet dhe udhëtimet e shkurtra.

    Në këtë seri do të përfshihet edhe Seal 07, një sedan sportiv elektrik që do të konkurrojë në segmentin e veturave elektrike sportive.

    Një tjetër markë e grupit BYD, Fangchengbao, e cila po shënon rritje të shpejtë të shitjeve, planifikon të prezantojë dy modele të reja deri në fund të vitit: Shark, një kamionetë hibride me mundësi karikimi nga jashtë, dhe Titanium 9.

    Në segmentin e veturave luksoze, vëmendje të veçantë ka modeli Denza Z, i cili u prezantua në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood, në Britani të Madhe, gjatë vitit 2026. Ai do të ofrohet në tri versione: kupe me çati fikse, kabriolet dhe një variant të dedikuar për pistat e garave.

    Ofensiva e re vjen në një kohë kur BYD po përballet me rënie të shitjeve. Nga janari deri në shtator të këtij viti, kompania shiti gjithsej 3,13 milionë automjete në nivel global, rreth 3,94 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Për këtë arsye, tremujori i fundit i vitit konsiderohet vendimtar për kompaninë. Analistët vlerësojnë se BYD do të mbështetet te modelet më të përballueshme dhe ato familjare për të ruajtur vëllimin e shitjeve, ndërsa veturat e segmentit të lartë pritet të ndihmojnë në rritjen e vlerës së markës dhe të fitimeve. /Telegrafi/

  • PSG-ja i jep leksion Barcelonës, ia dëshmon pse është kampion i Evropës

    PSG-ja i jep leksion Barcelonës, ia dëshmon pse është kampion i Evropës

    Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Barcelonës, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

    Skuadra franceze dëshmoi se pse e ka epitetin kampion i Evropës për të regjistruar triumf me rezultat 4-2.

    Desire Doue me një supergol nga distanca e kaloi PSG-në në epërsi (38’).

    Barcelona u këndell në pjesën e dytë për të barazuar përmes Xavi Espart që u asistua nga Fermin (55’).

    Sidoqoftë, Lucas Hernandez shënoi me kokë pas harkimit të Doue për ta kthyer avantazhin e vendasve (72’).

    Barcelona sërish nuk u dorëzua për të barazuar përmes Lamine Yamal që realizoi solo gol të bukur (79’).

    Mirëpo, shpresa për një përmbysje qëndroi dy minuta. Vitinha me eurogol ia tregoi vendin katalunasve (81’).

    Kurse, goditjen finale ia dha Fabian Ruiz pas asistimit të Hakim për rezultatin përfundimtar (86’).

    Kësisoj, PSG vazhdon si lider në Ligën e Kampionëve me nëntë pikë ndërsa Barcelona zë pozitën e pestë me gjashtë sosh./Telegrafi/

  • Shtatë gola dhe rikthim spektakolar i Liverpoolit në 'Anfield' për fitoren e tretë me radhë në Champions

    Shtatë gola dhe rikthim spektakolar i Liverpoolit në ‘Anfield’ për fitoren e tretë me radhë në Champions

    Liverpooli ka marrë fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 4-3, në një ndeshje spektakolare ku skuadra angleze përmbysi disavantazhin prej dy golash.

    Villarreali e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e katërt, kur Georges Mikautadze përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Liverpoolit dhe realizoi për 0-1.

    Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 29-të, me Sergi Cardonan, pas asistimit të Nathan Salibas.

    Liverpooli reagoi dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 36-të. Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga Konstantinos Tsimikas, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë, Rio Ngumoha asistoi për Ronald Araujon, i cili barazoi shifrat në 2-2.

    Në pjesën e dytë, Liverpooli vazhdoi presionin dhe e përmbysi ndeshjen. Në minutën e 65-të, Alexis Mac Allister realizoi golin e dytë personal, pas një pasimi nga Rio Ngumoha, duke e kaluar skuadrën angleze në epërsi për herë të parë në këtë takim.

    Vetëm tri minuta më vonë, Florian Wirtz e çoi rezultatin në 4-2, pas një aksioni të bukur të nisur nga Cody Gakpo. Liverpooli dukej se e kishte siguruar fitoren, por Villarreali nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit ngushtoi rezultatin në 4-3.

    Tanitoluwa Oluwaseyi shënoi për mysafirët me një goditje të bukur në këndin e poshtëm të majtë, pas një pasimi të shkëlqyer me top të ngritur nga Ayoze Perez. Goli riktheu emocionet në fund të ndeshjes, por Liverpooli arriti ta ruante epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.

    Me këtë sukses, Liverpooli vazhdon formën perfekte në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar tri fitore në tri ndeshje dhe duke grumbulluar nëntë pikë. Në anën tjetër, Villarreali mbetet me tri pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Napoli dhe Roma marrin fitore në Ligën e Kampionëve

    Napoli dhe Roma marrin fitore në Ligën e Kampionëve

    Napoli dhe Roma i kanë marrë pikët e plota në ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve, ndaj Bodo/Glimt, respektivisht Slovan Bratislava.

    Napoli që po kalonte një periudhë jo të mirë arriti fitore të ngushtë 4-3 ndaj ekipit norvegjez.

    Matteo Politano me një vollej e la portierin të shtangur për të kaluar Napolin në epërsi pas një minute lojë.

    Megjithatë, Bodo Glimt e barazoi falë Sondre Fet pas asistimit të Hauge (27’).

    Sidoqoftë, Scott McTominay e riktheu epërsinë me një gol të bukur (41’).

    Ekipi norvegjez u këndell sërish përmes Andreas Heelmersen (62’), megjithatë heroi i Napolit doli të jetë McTominay me një tjetër gol të bukur (75’).

    Krejt në fund edhe Odin Luras Bjortuft shënoi autogol për rezultatin 4-2. Krejt qa bën Bodo/Glimt ishte goli i tretë dhe i fundit në kohën shtesë.

    Napoli me këtë fitore merr pikët e para, kurse Bodo/Glimt mbetet gjithashtu me tre pikë.

    Siç pritej, Roma ishte larg më e mirë se Slovan Bratislava për të fituar me rezultat 4-0.

    Mario Hermoso shënoi një gol të bukur me kokë nga afërsia për të kaluar Romën në epërsi (21’).

    Ndërsa, Nahuel Molina e dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer (39’).

    Niccolo Pisilli e finalizoi për mrekulli asistimin e Malen (52’), kurse qendërsulmuesi pastaj e vulosi fitoren (58’).

    Kësisoj, Roma shkon në kuotën e katër pikëve ndërsa Bratislava mbetet pa pikë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Suspected to issue official Kosovo documents illegally, one person in Leposavic is prohibited for 48 hours

    A person has been detained for 48 hours in Leposavic, under suspicion of being illegally taken with the release of official documents of the Republic of Kosovo that relate to civil registration.

    According to the Kosovo Police report, the suspect with the initial R.M. He used a kiosca in Leposaviq, where he performed mobile phone service.

    After receiving information from Regional Investigations of the Regional Police Directorate in Northern Mitrovica, police officials have conducted checks in this location, with the assistance of the regional forensics unit.

    During the search, police have temporarily seized electronic equipment and various documents allegedly relevant to the case.

    In this case, except for two others, suspect R.M. has also been interviewed in the presence of a defence attorney.

    After reviewing the circumstances, the State Attorney has ruled for his 48-hour ban.

    Police have indicated that the case will be handled by the Unit for Investigation of Economic Crimes and Corruption in Northern Mitrovica, in co-ordination with the Constitutional Prosecutor in Mitrovica.

  • Zelensky: Without Ukraine, the US, China and Russia can’t decide our destiny

    Ukraine’s president, Voldymyr Zelensky, has dismissed claims that his country is losing its fight with Russia, stressing that the loss of human lives remains one of the most painful consequences of the conflict.

    We are not losing this war, but we are losing people, he declared, underlining that war is taking away the opportunity to have a childhood and a normal life.

    The Ukrainian leader has stressed that the outcome of the war as soon as necessary, while expressing hope that international partners — especially the United States and European countries — will continue to assist Ukraine.

    Speaking in Oslo, Zelensky has also commented on talks with US President Donald Trump’s envoy, Steve Witkoff, suggesting that the parties have discussed some concrete ideas about achieving peace.

    According to him, one of the possibilities is to organise a trilateral meeting among leaders, aimed at addressing issues that can only be solved at the highest political level.

    Zelensky has indicated that Wtkoff is expected to travel to Russia, where he will hold talks, while he has said it remains to be seen what position Russian President Vladimir Putin will take.

    He has also commented on reports of possible tripartite talks between the United States, Russia and China, insisting that no agreement on Ukraine’s future can be reached without its involvement.

    There could be nothing for Ukraine without Ukraine, the Ukrainian president stressed.

    Ukrainian president has declared that the American intelligence system for the discovery of missile attacks is already functioning.

    He has stressed that early warning is very important for the safety of Ukrainian citizens, especially children and civilians, so that they can be announced in time for the approaching ballistic missiles.

    In recent days, Ukraine has reported restrictions on the use of the Starlink satellite system, which plays an important role in protecting the country from Russian attacks. /Telegraphy/

    YouTube www.youtube.com

  • Zelensky: Pa Ukrainën, SHBA-ja, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin tonë

    Zelensky: Pa Ukrainën, SHBA-ja, Kina dhe Rusia nuk mund të vendosin për fatin tonë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë pretendimet se vendi i tij po e humb luftën me Rusinë, duke theksuar se humbja e jetëve njerëzore mbetet një nga pasojat më të dhimbshme të konfliktit.

    “Ne nuk po e humbim këtë luftë, por po humbim njerëz”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar se lufta po ua merr fëmijëve mundësinë për të pasur një fëmijëri dhe jetë normale.

    Lideri ukrainas ka theksuar se përfundimi i luftës sa më shpejt është i domosdoshëm, ndërsa ka shprehur shpresën se partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën.

    Duke folur në Oslo, Zelensky ka komentuar edhe bisedimet me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, duke bërë të ditur se palët kanë diskutuar disa ide konkrete për arritjen e paqes.

    Sipas tij, një nga mundësitë është organizimi i një takimi trepalësh mes liderëve, me qëllim trajtimin e çështjeve që mund të zgjidhen vetëm në nivelin më të lartë politik.

    Zelensky ka bërë të ditur se Witkoff pritet të udhëtojë në Rusi, ku do të zhvillojë bisedime, ndërsa ka thënë se mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë presidenti rus, Vladimir Putin.

    Ai ka komentuar gjithashtu raportimet për bisedime të mundshme trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje për të ardhmen e Ukrainës nuk mund të arrihet pa përfshirjen e saj.

    “Nuk mund të ketë asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”, ka theksuar presidenti ukrainas.

    Presidenti ukrainas ka deklaruar se sistemi i inteligjencës amerikane për zbulimin e sulmeve me raketa tashmë po funksionon.

    Ai ka theksuar se paralajmërimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve ukrainas, veçanërisht të fëmijëve dhe civilëve, në mënyrë që ata të njoftohen me kohë për raketat balistike që po afrohen.

    Gjatë ditëve të fundit, Ukraina ka raportuar kufizime në përdorimin e sistemit satelitor Starlink, i cili luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vendit nga sulmet ruse. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Dyshohet se nxirrte dokumente zyrtare të Kosovës në mënyrë të kundërligjshme, ndalohet për 48 orë një person në Leposaviq

    Dyshohet se nxirrte dokumente zyrtare të Kosovës në mënyrë të kundërligjshme, ndalohet për 48 orë një person në Leposaviq

    Një person është ndaluar për 48 orë në Leposaviq, nën dyshimin se merrej në mënyrë të kundërligjshme me nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që lidhen me regjistrimin civil.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet R.M. shfrytëzonte një kioskë në Leposaviq, ku kryente shërbime për servisimin e telefonave celularë.

    Pas pranimit të informatave nga Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në këtë lokacion, me asistimin e njësisë rajonale të forenzikës.

    Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar përkohësisht pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se janë relevante për rastin.

    Lidhur me këtë rast, përveç dy personave të tjerë, është intervistuar edhe i dyshuari R.M., në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas shqyrtimit të rrethanave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.