Blog

  • Përfaqësuesja amerikane në OKB: Trumpi dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën e Serbinë

    Përfaqësuesja amerikane në OKB: Trumpi dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën e Serbinë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa konkretë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme, duke kërkuar përmbajtje, ndërtim të besimit dhe angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve.

    “Paqja mes Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që është esenciale, Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet e prosperitet. I bëjmë thirrje dy palëve që të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Bruce.

    Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Uashingtonit lidhur me misionin e UNMIK-ut në Kosovë, duke theksuar se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj për këtë çështje.

    Mes tjerash, Bruce ka vlerësuar se misioni i UNMIK-ut ka vazhduar të jetë i pranishëm përtej kohës kur, sipas saj, ka qenë i nevojshëm.

    “Qëndrimi ynë për sa i përket UNMIK-ut nuk ka ndryshuar. Misioni e ka jetuar shumë më gjatë se qëllimi i vet, dhe ky Këshill i Sigurimit duhet ta mbyllë atë mision”, deklaroi përfaqësuesja amerikane.

    Sipas saj, Kosova e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e periudhës së pasluftës dhe UNMIK-u nuk ka më rol të konsiderueshëm në qeverisjen e vendit.

    Ajo përmendi praninë e KFOR-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe agjencive të tjera të OKB-së, duke vlerësuar se këto struktura janë më të përshtatshme për të kryer detyrat e kufizuara që, sipas saj, vazhdon t’i ketë UNMIK-u.

    Bruce kritikoi gjithashtu vazhdimin e financimit të një misioni që, sipas saj, ka shumë staf, por nuk kryen më funksionin e një misioni tradicional paqeruajtës.

    Ajo paralajmëroi se mbajtja e këtij misioni shpenzon burime që Kombet e Bashkuara mund t’i përdorin në zona të tjera ku nevojitet ndihmë dhe, njëkohësisht, dëmton kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit.

    Burimi: Dukagjini

  • Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim të korrigjohen në Apel

    Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim të korrigjohen në Apel

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.

    Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit.

    “Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

    Konjufca në OKB: Sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, as drejtësia për Banjskën

    Burimi: Dukagjini

  • Për autostradat këtë vit janë siguruar 243 milionë euro, një pjesë përmes kredive nga bankat vendore

    Për autostradat këtë vit janë siguruar 243 milionë euro, një pjesë përmes kredive nga bankat vendore

    Buxheti shtetëror do të ketë rol në financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe në shlyerjen e një pjese të kredive të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH), bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një intervistë televizive.

    Ai pranoi se financimi për projektin e autostradave që po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” nuk ishte siguruar para fillimit të punimeve, për çka Qeveria tani është detyruar të kërkojë burime shtesë financimi.

    “Sa i përket kthimit të kredive, në këtë moment Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thjesht po i shlyen kreditë. Se si do të zhvillohet kjo 10-15 vjet nga tani, mund vetëm të hamendësojmë. Kemi disa parashikime që po i shqyrtojmë me drejtorin Koce Trajanovski, por pritet që një pjesë të kredive të shlyhet edhe nga buxheti dhe këtu nuk ka asgjë të diskutueshme”, deklaroi Nikolloski.

    Ai theksoi se ndërtimi i autostradave nuk është përgjegjësi vetëm e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, por e gjithë shtetit, pasi bëhet fjalë për investime kapitale me rëndësi strategjike. Sipas tij, është normale që një pjesë e financimit të sigurohet nga buxheti shtetëror dhe pjesa tjetër përmes huamarrjes.

    Për ndërtimin e autostradave në Korridoret 8 dhe 10, këtë vit janë siguruar 103 milionë euro nga buxheti dhe 140 milionë euro të tjera përmes pesë bankave më të mëdha komerciale vendase. Shuma e përgjithshme që pritet të shpenzohet gjatë këtij viti për ndërtimin e autostradave arrin në 243 milionë euro.

    “Këtë vit do të shpenzojmë gjithsej 243 milionë euro për ndërtimin e autostradave”, tha Nikolloski.

    I pyetur se përse mjetet për “Bechtel dhe Enka” janë transferuar nga buxheti te Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, duke krijuar hapësirë për shpenzime të tjera brenda deficitit buxhetor, Nikolloski u përgjigj se buxheti ka hapësirë të kufizuar për investime kapitale.

    “Në atë rast, ‘Bechtel dhe Enka’ do të punonte me më pak se 140 milionë euro, sepse buxheti nuk mund të zgjerohet aq sa ju përshtatet juve. Ka rregulla të qarta për madhësinë e deficitit buxhetor, për investimet kapitale, mënyrën se si planifikohen ato e kështu me radhë”, deklaroi ai.

    Nikolloski pranoi se projekti për ndërtimin e segmenteve të autostradës Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan, Prilep–Manastir dhe Trebenishtë–Qafë Thanë kishte nisur pa u siguruar plotësisht financimi. Sipas tij, burimet e mjeteve duhej të përcaktoheshin paraprakisht, por Qeveria aktuale është detyruar ta zgjidhë këtë çështje pasi punimet tashmë kishin filluar.

    “Ne tani, çdo vit, praktikisht punojmë për sigurimin e financimit për këtë projekt, gjë që natyrisht është shumë më keq sesa sikur kjo të ishte bërë nga qeveria e mëparshme, para fillimit të punimeve”, tha Nikolloski.

    Në intervistë u diskutua edhe gjendja financiare e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Raporti publik për tremujorin e parë të vitit 2026 tregon se detyrimet kreditore të ndërmarrjes arrijnë në rreth një miliard euro, ndërsa janë regjistruar edhe detyrime të konsiderueshme ndaj furnitorëve.

    Sipas raportit, fitimi në tremujorin e parë ishte 264,8 milionë denarë, ose rreth 4,31 milionë euro, që paraqet një rënie prej 86,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, Nikolloski vlerëson se Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore nuk mund të vlerësohet si një kompani private, pasi realizon projekte infrastrukturore me interes shtetëror.

    “Quhet ndërmarrje publike, nuk quhet ndërmarrje private dhe nuk është shoqëri aksionare. Investimet që realizohen nuk kanë vetëm karakter të pastër afarist, por edhe karakter strategjik shtetëror. Prandaj është normale që buxheti ta ndihmojë Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore”, deklaroi zëvendëskryeministri.

    Ai foli edhe për huamarrjen nga bankat vendase, duke vlerësuar se është më mirë që paratë të mbeten në vend, në vend që të shfrytëzohen kredi nga institucione të huaja financiare.

    Për kreditë prej 140 milionë eurosh, një për projektin “Bechtel dhe Enka” dhe tjetra për autostradën Ohër–Kërçovë, Nikolloski bëri të ditur se janë dakorduar tri vjet periudhë grejs, nëntë vjet për shlyerjen e kredisë dhe normë fikse interesi prej 3,95 për qind.

    Ndërkohë, mbetet e hapur çështja e publikimit të raportit financiar të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për tremujorin e dytë të vitit 2026. Gjatë intervistës u theksua se afati ligjor për publikimin e tij kishte përfunduar më 30 korrik, por dokumenti nuk ishte i qasshëm për publikun.

    Nikolloski tha se do të bisedojë me drejtorin Koce Trajanovski për të verifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik.

    Me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10, Maqedonia do ta forcojë pozitën e saj politike dhe ekonomike në rajon, vlerësoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë televizive.

    Ai theksoi se Qeveria ka si synim ambicioz përfundimin e plotë të të dy korridoreve, duke nënvizuar se rëndësia e tyre shkon përtej përfitimeve infrastrukturore. Sipas tij, në vend po ndërtohen gjashtë autostrada dhe dy linja hekurudhore në kuadër të korridoreve evropiane.

    Nikolloski vlerëson se Korridori 8 ka rëndësi të veçantë ekonomike, ndërsa Korridori 10 është i rëndësishëm edhe nga aspekti i sigurisë për NATO-n. Sipas tij, funksionalizimi i plotë i tyre do të kontribuojë në lidhjen më të mirë rajonale dhe në forcimin e pozitës së Maqedonisë në rrjedhat ekonomike dhe të sigurisë në Evropë.

    Zëvendëskryeministri theksoi se projektet infrastrukturore janë ndër prioritetet e Qeverisë që nga formimi i saj në vitin 2024, kur kryeministri Hristijan Mickoski i kishte përcaktuar si pjesë të rëndësishme të politikës shtetërore.

    Ai nënvizoi se përfundimi i korridoreve është i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e shtetit, veçanërisht në kushtet e sfidave politike rajonale.

    Sipas Nikolloskit, investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore duhet të krijojnë kushte për zhvillim ekonomik, lidhje më të mira me vendet fqinje dhe rritje të rëndësisë strategjike të Maqedonisë.

  • ​Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale

    ​Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, duke ekspozuar synimet e saj ekspansioniste territoriale. Ai theksoi se zyrtarët serbë po e sfidojnë hapur Kosovën.

    Ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se personat që kanë kryer krime në Kosovë po vazhdojnë të jetojnë të lirë.

    “Zonja presidente, shteti i Serbisë, me flamurin e Serbisë, ka vrarë në vendin tim 12 000 njerëz të paarmatosur, të pafajshëm, shqiptarë. Asnjë fjalë nga ministri Gjuriq për 12 000 shqiptarë të vrarë! Këtë e quaj unë mohim të drejtësisë”,tha Konjufca.

    Ai vlerësoi se Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha.

    E cilësoi raportin e UNMIK-ut si selektiv, duke thënë se një pjesë e tij bazohet në propagandën serbe dhe përmban dezinformata për Kosovën.

    Konjufca kritikoi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, duke pretenduar se ai bazohet kryesisht në atë që e cilësoi si propagandë serbe dhe se nuk i pasqyron plotësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes.

    Ai kritikoi edhe mënyrën se si raporti i referohet sulmit në Banjskë, më 24 shtator 2023.

    “Është po ashtu fatkeqësi të shohim që prapë edhe sulmi paramilitar në Banjskë, i orkestruar, i organizuar, i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes Milan Radoiçiqit, referohet e përmendet në këtë raport si një ‘ngjarje e dhunshme’ në vend se të përmendet ashtu siç është: sulm terrorist”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka kundërshtuar gjithashtu atë që e ka cilësuar si keqpërdorim të konotacioneve etnike dhe keqinterpretim të veprimeve të institucioneve të Kosovës në raportin e UNMIK-ut.

    “Është dëshpëruese që shumë nga këto raste të trajtuara dhe të diskutuara në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht te propaganda serbe”, ka thënë ai.

    Konjufca ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë një nga demokracitë më stabile të Evropës Juglindore, duke përmendur përparimin në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

    “Vlerësimet e pavarura tregojnë që kemi arritur sukses në luftën kundër korrupsionit, përforcim të sundimit të ligjit, si dhe institucione demokratike që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe avancojnë demokracinë”, ka deklaruar ai.

    Duke folur për situatën në veri, Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë territorin, përfshirë zonat e banuara nga komunitetet joshumicë.

    “Kemi mbyllur strukturat ilegale që operojnë nga Serbia, të cilat pengojnë integrimin etnik dhe cenojnë institucionet tona demokratike”, ka thënë ai, duke shtuar se mbyllja e tyre ofron siguri juridike dhe trajtim të drejtë për qytetarët.

    Konjufca ka përmendur edhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in, si dhe hapjen e shërbimeve publike në komunat veriore, përfshirë kadastrin, regjistrimin e bizneseve, pensionet, zyrat e punësimit dhe administratën tatimore.

    Gjatë fjalimit, Konjufca ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke pretenduar se ata përballen me diskriminim sistematik dhe përjashtim nga sektori publik.

    Ai ka thënë se shqiptarët përbëjnë 71 për qind të popullsisë së kombinuar të këtij rajoni, sipas regjistrimit të popullsisë në Serbi më 2022, por se përfaqësimi i tyre institucional mbetet i ulët.

    Konjufca ka krahasuar këtë situatë me Kosovën, ku, sipas tij, 20 nga 120 ulëset në Kuvend janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përfshirë dhjetë ulëse për komunitetin serb.

    – YouTube www.youtube.com

    Në pjesën tjetër të deklarimit, Konjufca ka folur për aktgjykimin e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Ai ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, institucionet e tjera të OKB-së dhe gjykatat vendore për ndjekjen dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht përkatësisë etnike të kryerësve.

    Konjufca ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar në vitin 2015, me insistimin e aleatëve të Kosovës, pas pretendimeve për krime të rënda nga pjesëtarë të UÇK-së.

    Ai ka pretenduar se pretendimet për trafikim organesh, të cilat i ka cilësuar si fabrikime, nuk kanë qenë pjesë e akuzës në aktgjykimin e fundit. Po ashtu, ka shprehur shqetësime për dënimet e shqiptuara, duke thënë se ato, sipas tij, përmbajnë gabime në përmbajtje dhe në vlerësimin e fakteve.

    “Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të perceptohet e të shihet si e paanshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Kosova pret që shqetësimet e saj të adresohen në procedurën e apelit.

    Në fund, Konjufca ka përmendur edhe rreth 20 mijë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ka theksuar se shumë kryerës të krimeve të luftës ende nuk janë ndëshkuar.

    “Kosova kërkon drejtësi për secilën viktimë, për secilin krim e për secilin kryerës të këtyre krimeve. Nuk mund të lejojmë barazim të fajësisë thjesht për shkak se dikush deshi ta ndërtonte një narrativë alternative. Plagët e luftës ende janë të freskëta në Kosovë”, ka përfunduar Konjufca.

  • Krokodilët flenë me një sy hapur, por kjo nuk është gjëja më e çuditshme që shkenca ka zbuluar për ta

    Krokodilët flenë me një sy hapur, por kjo nuk është gjëja më e çuditshme që shkenca ka zbuluar për ta

    Pas nofullave të fuqishme fshihet një botë e jashtëzakonshme: nëna që mbrojnë të vegjlit, grabitqarë që përdorin mjete për gjueti dhe një trup i përshtatur për mbijetesë

    Imagjinoni të qëndroni pranë një lumi të qetë, ku sipërfaqja e ujit duket krejtësisht e palëvizshme. Vetëm pak centimetra poshtë saj mund të fshihet një krokodil disa metra i gjatë. Ai nuk bën zhurmë, nuk lëviz dhe mund të presë me durim derisa gjahu t’i afrohet. Por ajo që e bën këtë kafshë të jashtëzakonshme nuk është vetëm aftësia për të vrarë.

    Krokodilët janë ndër grabitqarët me historinë më të gjatë evolutive në planet. Paraardhësit e tyre jetonin në kohën e dinosaurëve, ndërsa pasardhësit e sotëm kanë mbijetuar përmes ndryshimeve të mëdha klimatike dhe zhdukjeve masive.

    Pas pamjes së tyre të frikshme fshihen sjellje që shumica e njerëzve nuk i njohin. Ata dallojnë dridhje tepër të vogla në ujë, komunikojnë me të vegjlit, përdorin degë për të tërhequr zogjtë dhe mund të pushojnë duke mbajtur njërin sy hapur.

    Një histori që filloi përpara shumë dinosaurëve të njohur

    Historia evolutive e krokodilëve lidhet me arkosaurët, një grup i lashtë zvarranikësh nga i cili dolën edhe dinosaurët dhe zogjtë.

    Kjo do të thotë se krokodilët janë më të afërt nga ana evolutive me zogjtë sesa me hardhucat dhe gjarpërinjtë.

    Paraardhësit e tyre nuk dukeshin të gjithë si krokodilët e sotëm. Disa jetonin kryesisht në tokë, kishin këmbë më të gjata dhe lëviznin ndryshe.

    Shpesh thuhet se krokodilët kanë mbetur të pandryshuar për miliona vjet. Në të vërtetë, edhe ata kanë evoluar, por mënyra e tyre e gjuetisë në pritë ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme.

    Nofullat që ushtrojnë një forcë pothuajse të pabesueshme

    Një nga karakteristikat më mbresëlënëse të krokodilëve është kafshimi.

    Në një studim të drejtuar nga paleobiologu Gregory Erickson, krokodili i ujërave të kripura arriti një forcë kafshimi prej rreth 16.460 njutonësh, ndër më të mëdhatë të matura drejtpërdrejt te kafshët e gjalla.

    Por ekziston një hollësi interesante: muskujt që mbyllin nofullat janë shumë më të fuqishëm sesa ata që i hapin.

    Për këtë arsye, specialistët e trajnuar mund t’ua mbajnë nofullat të mbyllura gjatë procedurave profesionale. Megjithatë, kjo nuk i bën krokodilët më pak të rrezikshëm.

    Ata nuk e përtypin ushqimin si njerëzit. Kur gjahu është i madh, mund të rrotullohen rreth boshtit të trupit për të shkëputur pjesë të tij.

    Lëkurë e fortë si mburojë, por me ndjeshmëri të jashtëzakonshme

    Lëkura e krokodilit duket si një armaturë e trashë dhe e pandjeshme. Mirëpo, kërkimet kanë zbuluar se pjesë të saj, veçanërisht rreth nofullave, përmbajnë receptorë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj prekjes dhe lëvizjeve të ujit.

    Këta receptorë zbulojnë dridhje aq të vogla, saqë një peshk që lëviz në afërsi mund të tradhtojë praninë e tij edhe në errësirë.

    Një studim në Journal of Experimental Biology tregoi se ndjeshmëria e këtyre strukturave ndaj disa ngacmimeve mund të tejkalojë edhe atë të majave të gishtave të primatëve.

    Pra, një kafshë me pamje pothuajse të blinduar zotëron një sistem prekës jashtëzakonisht delikat, transmeton Telegrafi.

    A flenë vërtet krokodilët me njërin sy hapur?

    Një ndër zbulimet më interesante lidhet me mënyrën se si pushojnë krokodilët.

    Në një studim të vitit 2015, studiuesit vunë re se krokodilët e rinj të ujërave të kripura mund të qëndronin me njërin sy të hapur dhe tjetrin të mbyllur, veçanërisht kur pranë tyre ndodhej një njeri.

    Madje, ata e orientonin syrin e hapur drejt objektit që mund të përbënte kërcënim.

    Te disa zogj dhe gjitarë detarë ekziston gjumi njëhemisferik, gjatë të cilit njëra gjysmë e trurit pushon më shumë se tjetra. Ende nuk është vërtetuar se krokodilët flenë në të njëjtën mënyrë, por sjellja e tyre sugjeron një mekanizëm të veçantë vigjilence.

    Nëna që mund ta mbajë të voglin brenda gojës pa e lënduar

    Ndoshta kontrasti më i madh në jetën e krokodilëve qëndron mes fuqisë së tyre shkatërruese dhe kujdesit ndaj pasardhësve.

    Femrat e shumë llojeve ndërtojnë fole, mbrojnë vezët dhe qëndrojnë pranë tyre për javë të tëra.

    Pak para çeljes, të vegjlit lëshojnë tinguj nga brenda vezëve. Këto thirrje ndihmojnë në bashkërendimin e çeljes dhe tërheqin vëmendjen e nënës, e cila mund t’i ndihmojë të dalin.

    Më pas ndodh diçka e pabesueshme: nëna i merr me kujdes brenda gojës dhe i transporton drejt ujit.

    E njëjta gojë që copëton gjahun shndërrohet në mjet mbrojtjeje. Te disa lloje, përkujdesja vazhdon edhe pas çeljes së vezëve.

    foto: gettyimages

    A mund të përdorin krokodilët mjete për të gjuajtur?

    Po, të paktën sipas vëzhgimeve të dokumentuara te disa lloje.

    Studiuesit kanë përshkruar krokodilë që vendosin degëza mbi kokë ose pranë hundës, ndërsa qëndrojnë pothuajse të palëvizshëm në ujë.

    Gjatë sezonit të ndërtimit të foleve, zogjtë kërkojnë degëza. Kur afrohen për t’i marrë, mund të përfundojnë brenda rrezes së sulmit të krokodilit.

    Kjo sjellje është interpretuar si përdorim i objekteve për të tërhequr gjahun.

    Nuk do të thotë se çdo krokodil e përdor këtë teknikë, por vëzhgimet sfidojnë idenë se këta zvarranikë veprojnë vetëm përmes instinkteve të thjeshta.

    Seksi i të vegjëlve mund të përcaktohet nga temperatura e folesë

    Te njerëzit, kromozomet seksuale luajnë rolin kryesor në përcaktimin e seksit biologjik. Te krokodilët mekanizmi është ndryshe.

    Temperatura në të cilën zhvillohen vezët ndikon nëse pasardhësit do të jenë meshkuj apo femra.

    Në varësi të llojit, temperatura të caktuara favorizojnë meshkujt, ndërsa të tjera femrat.

    Kjo ka rëndësi të madhe për ruajtjen e krokodilëve. Ndryshimet klimatike dhe ngrohja e foleve mund të ndikojnë në raportin mes meshkujve dhe femrave, duke krijuar vështirësi për riprodhimin e popullatave.

    Si mbijetojnë për muaj të tërë pa ushqim?

    Krokodilët nuk kanë nevojë të ushqehen çdo ditë.

    Si kafshë ektoterme, temperatura e trupit dhe metabolizmi i tyre varen shumë nga kushtet e mjedisit. Kjo u mundëson të shpenzojnë relativisht pak energji kur qëndrojnë të palëvizshëm.

    Ata mund të kalojnë muaj mes vakteve, ndërsa individë të mëdhenj, në rrethana të caktuara, përballojnë periudha edhe më të gjata pa ushqim.

    Rezervat yndyrore, përfshirë ato në bisht, luajnë rol të rëndësishëm, sidomos kur gjahu është i pakët.

    Pse krokodilët kanë një zemër që u ngjan atyre të zogjve dhe gjitarëve?

    Shumica e zvarranikëve kanë një zemër me dy atriume dhe një barkushe jo plotësisht të ndarë.

    Krokodilët janë ndryshe: ata kanë një zemër me katër dhoma, ashtu si zogjtë dhe gjitarët.

    Megjithatë, qarkullimi i tyre i gjakut ka veçori që mundësojnë ndryshimin e rrjedhës në rrethana të caktuara, përfshirë zhytjen.

    Kjo anatomi e pazakontë u ofron biologëve të dhëna të vlefshme për evolucionin e sistemit të qarkullimit të gjakut te vertebrorët.

    Lotët e krokodilit: A qajnë vërtet këto kafshë?

    Shprehja “lot krokodili” përdoret për dikë që shtiret sikur është i pikëlluar.

    Por krokodilët vërtet prodhojnë lot!

    Lëngu lotor ndihmon në mbrojtjen dhe lagështimin e syve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se krokodili qan nga pikëllimi apo pendohet për gjahun që ka kapur.

    Prandaj, shprehja popullore nuk duhet ngatërruar me biologjinë e këtyre kafshëve.

    A janë krokodilët të rrezikshëm për njerëzit?

    Po. Disa lloje të mëdha, veçanërisht krokodili i Nilit dhe ai i ujërave të kripura, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshëm.

    Megjithatë, jo çdo krokodil e sheh njeriun si gjah. Rreziku ndryshon sipas llojit, madhësisë, vendndodhjes dhe rrethanave.

    Noti në ujëra ku jetojnë krokodilët, afrimi pranë brigjeve dhe përpjekjet për t’i ushqyer ose fotografuar nga afër mund të krijojnë situata të rrezikshme.

    Aftësia për të qëndruar pothuajse të padukshëm e bën veçanërisht të rëndësishëm respektimin e paralajmërimeve lokale.

    Krijesa që meritojnë më shumë sesa frikën tonë

    Krokodilët janë protagonistë të shpeshtë të filmave dhe tregimeve të frikshme, por jeta e tyre është shumë më komplekse.

    Ata komunikojnë me tinguj, mbrojnë të vegjlit, dallojnë lëvizje të imëta në ujë dhe përdorin strategji gjuetie që vazhdojnë t’i befasojnë studiuesit.

    Pavarësisht aftësive mbresëlënëse për mbijetesë, disa lloje përballen me humbjen e habitateve, gjuetinë e paligjshme dhe ndryshimet mjedisore.

    Ndoshta ky është paradoksi më i madh i krokodilëve: kafshë që kanë kaluar miliona vjet ndryshimesh në planet, por që sot, në disa pjesë të botës, varen nga përpjekjet e njerëzve për të mos u zhdukur.

    Sepse pas syve që qëndrojnë mbi sipërfaqen e ujit nuk fshihet vetëm një grabitqar i fuqishëm, por një histori e jashtëzakonshme e evolucionit, përshtatjes dhe mbijetesës. /Telegrafi/

  • Chain accident on Ferizaj-Stime Street, about seven people injured.

    A chain accident involving five vehicles occurred on FerizajShtime Street, at the exit of the Kostunica village, where between 6 and 7 people were reportedly injured, according to initial information.

    Police spokesman for the Ferizaj region Veselin Canon, who has indicated that police units and emergency teams from the Exhibit have emerged at the scene, while emergency team engagement by Ferizaj has been requested.

    According to initial information from the site, until the time of reporting, no serious injuries were reported.

    The police are handling the case, and you will be notified for more time. At 9:40 a.m., the road was completely set free for circulation, Wessel announced.

    Because of the accident, this road segment was initially blocked for circulation in both directions, but after that it was fully released.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Shtime, rreth shtatë persona të lënduar

    Një aksident zinxhiror ku janë përfshirë pesë automjete ka ndodhur në rrugën Ferizaj–Shtime, në dalje të fshatit Koshare, ku sipas informatave fillestare janë raportuar 6 deri në 7 persona të lënduar.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente nga Shtimja, ndërsa është kërkuar edhe angazhimi i ekipit emergjent nga Ferizaj.

    Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, deri në momentin e raportimit nuk është njoftuar për lëndime serioze.

    “Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa për informata të tjera do të njoftoheni me kohë. Në ora 21:40 rruga është liruar plotësisht për qarkullim”, ka njoftuar Veseli.

    Për shkak të aksidentit, ky segment rrugor fillimisht ishte bllokuar për qarkullim në të dy drejtimet, por më pas është liruar plotësisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo officials train for more organised co-operation with diaspora

    Organization G ERMIN has implemented three coaching modules for the Central and Lokal-Based Diaspora engagement in Kosovo, aimed at strengthening co-operation between Albanian institutions and diaspora.

    They confirmed this through a post in Faceebok, where they discovered details about training, about its purpose and results.

    According to the announcement, municipal officials, representatives of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora ( MPJD, as well as the Kosovo Communist Association, writes Telegrafi.

    Through discussions, practical cases and working in groups, participants addressed the challenges and possibilities of institutional co-operation with the diaspora, exchanging experiences and identifying approaches that can be implemented in practice.

    One of the main parts of the training was the joint drafting of a practical manual on diaspora engagement. This document aims to offer officials concrete steps, models and tools to better organise co-operation with fellow countrymen abroad.

    The initiative aims for co-operation between institutions and diaspora to be more structured, more transparent and useful for both sides, creating opportunities for greater diaspora involvement in Kosovo’s development.

    Training was developed under the Programme for the Education of Original Migration ( MEG) in Kosovo, supported by GIZ Kosova./Telegraphy/

  • Zyrtarët në Kosovë trajnohen për bashkëpunim më të organizuar me diasporën

    Zyrtarët në Kosovë trajnohen për bashkëpunim më të organizuar me diasporën

    Organizata GERMIN ka realizuar tri module të Trajnimit të Trajnerëve për Angazhimin e Diasporës në Nivel Qendror dhe Lokal në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe diasporës shqiptare.

    Këtë gjë e kanë konfirmuar ata përmes një postimi në Faceebok, ku zbuluan detaje rreth trajnimit, për qëllimin dhe rezulatet e tij.

    Sipas njoftimit, në trajnim morën pjesë zyrtarë komunalë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), si dhe të Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan Telegrafi.

    Përmes diskutimeve, rasteve praktike dhe punës në grupe, pjesëmarrësit trajtuan sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke shkëmbyer përvoja dhe identifikuar qasje që mund të zbatohen në praktikë.

    Një nga pjesët kryesore të trajnimit ishte hartimi i përbashkët i një manuali praktik për angazhimin e diasporës. Ky dokument synon t’u ofrojë zyrtarëve hapa konkretë, modele dhe mjete për të organizuar më mirë bashkëpunimin me bashkatdhetarët jashtë vendit.

    Nisma synon që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe diasporës të jetë më i strukturuar, më transparent dhe më i dobishëm për të dyja palët, duke krijuar mundësi për përfshirje më të madhe të diasporës në zhvillimin e Kosovës.

    Trajnimi u realizua në kuadër të Programit për Formësimin e Migrimit të Orientuar drejt Zhvillimit (MEG) në Kosovë, të mbështetur nga GIZ Kosova./Telegrafi/

  • Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

    Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

    Tanke izraelite janë parë duke manovruar pranë zyrës së ish-guvernatorit në qytetin Kuneitra, në jug të Sirisë, në një kohë kur Damasku ka dënuar shtimin e inkursioneve ushtarake izraelite në këtë rajon.

    Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi të dielën se aktiviteti i forcave izraelite është intensifikuar në Kuneitra dhe në provincën fqinje Daraa. Sipas saj, në jug të vendit është shtuar edhe prania e helikopterëve, aeroplanëve zbulues dhe aeroplanëve luftarakë.

    Damasku i cilësoi operacionet izraelite si “shkelje flagrante” të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke paralajmëruar se inkursionet e vazhdueshme rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

    Ministria paralajmëroi gjithashtu se këto veprime po pengojnë përpjekjet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Sirisë, raportojnë mediat.

    Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë masa për ndalimin e shkeljeve dhe të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

    Forcat izraelite kanë kryer inkursione të përsëritura në jug të Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit, në dhjetor të vitit 2024.

    Pas rënies së Assadit, Izraeli e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e vitit 1974 për ndarjen e forcave dhe pushtoi zonën tampon në territorin sirian, duke zgjeruar praninë e tij ushtarake në këtë pjesë të vendit. /Telegrafi/