Blog

  • Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Për 130 mijë euro, fajdexhiu u kërkoi 307 mijë euro

    Në vitin 2018, për herë të parë viktima M.I ishte takuar me Aslan Rexhajn në Pejë me qëllimin për t’i kërkuar para me fajde.

    Nga Rexhaj, M.I thotë t’i ketë marrë fillimisht 50 mijë euro, me kamat të kthimit prej 4.5 përqind.

    Qëllimi i këtyre parave ishte për t’i shlyer borxhet e fajdes tek fajdexhinjtë e tjerë.

    Krejt kjo për shkak të një harraqi që thotë se i ishte vendosur në vitin 2017 nga një fqinj i tij, i cili e kishte kuptuar se nga biznesi i tij po qarkullonte para të kënaqshme.

    Për shkak të gjendjes së rënd psiqike dhe emocionale, M.I nuk ishte në gjendje për t’u deklaruar.

    Andaj, rrëfimi i tij do të sjellet përmes deklaratës së dhënë në PSRK si dhe video incizimit të takimit të zhvilluar me fajdexhiun, të cilat janë siguruar nga “Dosja”.

    “Aslan Rexhajt ia kam marrë 50 mijë euro përmes llogarisë bankare me përshkrim “Huazim” me interes 4.5 përqind, unë kam paguar kamatë 18 mijë euro afër 7 apo 8 muaj. Pastaj mi ka ofruar edhe 40 mijë euro përmes bankës me përshkrim të njëjtë, për shumën e dytë prej 40 mijë euro unë kam paguar fajde diku 10 mijë e 800 euro për të dy shumat së bashku. Pas një kohe mi ka ofruar 20 mijë euro kesh me qëllim që tía kthej me përqindje të njëjtë, unë menjëherë ia ktheva 10 mijë euro interes. Në fund të vitit 2019 prej presionit të tyre pra nga B. Lajqi dhe D. Podrimqakut unë e kam thirr në telefon Aslanin dhe i kam thënë a mundesh me mi gjetë edhe 100 mijë euro. Ai më ka ftuar tek banesa e tij dhe më ka thënë se unë t’i jap me interes 7.5 përqind por 30 mijë euro duhesh me mi dhënë interes menjëherë dhe këto para ia kam transferuar përmes bankës tek personat që u kisha borxh”.
    Pra, në total viktima i kishte pranuar 190 mijë euro përmes llogarisë dhe 20 mijë euro cash.

    Derisa Rexhaj parat ia transferonte në bankë, njëjtë nuk vepronte edhe viktima.

    Ai thotë se ishte i detyruar nga Rexhaj, që kthimin e parave të kamatës së fajdesë ta bënte cash, pra me para në dorë.

    Vlera që pretendon t’ia ketë kthyer në formë të kamatës është 70 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro të tjera thotë të ketë paguar për shpenzime të ndryshme të tij.

    “Andaj nuk e mohoj shumën prej 210 mijë euro që e kam marrë nga Aslani, por në momentin kur Aslani mi ka transferu 50 mijë euro unë i kam tërhequr dhe aty për aty ia kam dhënë 18 mijë euro, për 40 mijë euro i kam tërhequr dhe ia kam dhënë 10 mijë e 800 euro, për 20 mijë euro mi ka marrë 10 mijë euro dhe për 100 mijë euro mi ka marrë 30 mijë euro në start cka do të thotë se prej shumën 210 mijë euro unë i kam marrë vetëm 141 mijë e 200 euro, e jo 210 mijë euro. Por kohë pas kohe prej 141 mijë e 200 euro unë kam paguar 10 mijë euro vetëm shpenzimet për Aslanin si benzinë, bileta të aeroplanit etj, ndërsa është e vërtetë se shumën prej 131 mijë euro ia kam borxh Aslan Rexhajt”.

    Mirëpo, meqë në kohë pandemie nuk mund të punonte, nuk kishte mundur t’i shlyente borxhin.

    Për 210 mijë euro që i kishte dhënë me fajde, ai thotë se Rexhaj i kërkonte bashkë me kamat 307 mijë euro.

    Bashkëshortja e cila është po ashtu viktimë e këtij rasti, ka rrëfyer për emisionin hulumtues “Dosja” përballjen e parë me fajdexhiun, i cili sipas viktimës kishte qenë i armatosur.

    “Ai ka hy megjithëse se nuk e kom ftu me hy brenda se nuk e kom njoftë as kush është. Ka hy vet tha du me hy se kom diçka edhe në atë kohë më kujtohet që më tha ma përpara isha taku me Hashim Thaçin se me ty, edhe e dita që diçka nuk është në rregull. Edhe ka hy mrena, fëmija kanë qenë mrena këtu krejt normal edhe kur e kanë pa fëmija edhe me maskë, se në atë kohë veç u dashke me i pas maskat, ka pas dorëza të zeza maskën dhe armën e ka pas në brez këtu edhe ka hy mrena edhe e kom kuptu që diçka nuk është”, ka thënë në një intervistë për emisionin “Dosja”, viktima V.I.

    Në këtë takim, sipas viktimes Rexhaj edhe i kishte kërcënuar.

    Fillimisht ai dyshohet të ju ketë thënë se për ta zgjidhur këtë punë i kishin ardhur djemtë nga Zvicra.

    E më pas u kishte thënë se djali i tyre nuk ka nevojë për plumba.

    Viktima V.I: Tha ma ka shkatrru familjen, e unë jom qe gjashtë muaj në Kosovë. E i thash çka u bo a bon me më tregu? Tha burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe në atë moment, 307 mijë euro për çka, për çka kur na s’kem pas nevojë për asnjë një send dikujt a e dinë. Se i kemi pas kushtet shumë mirë. Edhe deri atë ditë nuk e di që i kemi pas dikujt borxh, përveç bankës që kemi pas normal kredi për që i kemi marrë për obligimet tona që na u kanë dashtë. Edhe tani kanë fillu kërcënimet.

    Gazetarja: Çka ju ka thanë atë ditë?

    Viktima V.I: Atë ditë veç që borxhi, që i ka 307 mijë euro borxh edhe që na duhet me ia bartë krejt pronat në emër të tij se kena me pas problem shumë të madhë, djemtë ju kanë nis me ardh, në atë kohë veç në karantinë u dashke me nejt disa ditë për me deshtë me dalë. E djemt i kom në karantinë jon ardh për ketë punë, keni me pas problem shumë të madh nuk ko me ju vyft me ua dhanë prej shkollës ekonomike deri në qytet krejt të jujen s’ko me ju vyft ma. Ti e ki veç një djal, e djali yt ka nevojë për qokolladë e jo për plum. E në atë kohë djali im i kish as 7 vjet. Do më thanë mu ka dokë që qat moment edhe krejt të mi kish marrë veç kur ma ka përmend qat fjalë s’mu kish dok kurgjo se qaq më ka ardh ajo fjalë e vështirë e kom paramendu përnjëherë fminë që përnime më ka shku”.

    Këtë që viktima e thotë përmes deklaratës së dhënë për emisionin “Dosja” e mbështet edhe video incizimi ekskluziv i siguruar nga “Dosja”

    Më 25 dhjetor 2021 viktimat ishin takuar me fajdexhiun Aslan Rexhaj si dhe personin Gani Berisha.

    “Viktima V.I: Kur u hi mrena m’ka thanë a e din që burri yt mi ka 307 mijë euro borxh, edhe unë e dinë, çfarë jom ra e di në çfarë gjendje jom ra, jom ra në shok. Po ky s’kallxojke qysh oshtë puna, sa qysh e tek. Edhe më ka thanë prej sotit që s’vjen me mi nënshkrujt mu qato prona, djemt i kom në karantinë e prej këtu deri në qytet s’ka me të vyjt me ta fal. A është qështu?

    Aslan Rexhaj: Hajt, hajt veç kryje.

    Viktima V.I: Jo na po folim çka është në sy. Edhe duhet me ardh te avokati me ma bo, djemt i kom në karantinë kur të dalin çka bohet aty Zoti e dinë. E ki një djal ka nevojë për ledhatime”.

    “Viktima V.I: Qat minutë që je ti hi ti mrena e ma ke përmend djalin e hastretit e ki njo e s’ka nevojë për telashe e për plum unë pronat si kom llogarit se qaq tut kom pas, ti e dinë çfarë gjendje jom kanë.

    Aslan Rexha: Cilës tutë?

    Viktima V.I: Prej qasaj gjendjes kur u përmend djali.

    Aslan Rexhaj: Qysh?

    Viktima V.I: Unë krejt komplet merri merri merri”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Eurodeputeti austriak akuzon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

    Eurodeputeti austriak akuzon Brnabiqin: Sulm i paprecedentë ndaj misionit vëzhgues të BE-së në Serbi

    Eurodeputeti Andreas Schieder, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian që do të monitorojë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, deklaroi sot se protestat kundër këtij misioni vëzhgues kanë arritur përmasa të paprecedenta.

    Duke reaguar ndaj kundërshtimit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Serbisë, Ana Brnabiq, për emërimin e tij në krye të delegacionit, Schieder tha për agjencinë austriake të lajmeve APA, në margjinat e seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, se bëhet fjalë për një “sulm të paparë deri më tani”.

    Brnabiq, në një letër drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka akuzuar Schiederin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për njëanshmëri politike, shkruan N1.

    Në letrën që e ka parë agjencia APA, Brnabiq pretendon se Schieder, gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi në dhjetor të vitit 2023, “ka shkelur vazhdimisht dhe në mënyrë të dukshme Kodin e Sjelljes për Vëzhguesit Ndërkombëtarë të Zgjedhjeve”.

    Schieder, i cili edhe më herët ka kritikuar pushtetin e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sot mori mbështetjen e deputetit të Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Lukas Mandl.

    “Serbia konsideron se mund të zgjedhë vetë se kush do ta kryejë këtë vëzhgim të zgjedhjeve. Austria është një mbështetëse e fuqishme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si austriak, Andreas Schieder është zgjedhja ideale për të udhëhequr misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve”, deklaroi ai.

    Në letrën e Brnabiqit përmendet edhe eurodeputeti i partisë NEOS, Helmut Brandstätter, i cili gjithashtu ka shprehur disa herë publikisht qëndrime kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe është anëtar i delegacionit.

    Brnabiq ka vënë në pikëpyetje se si Brandstätter “mund t’i qaset procesit zgjedhor në mënyrë të paanshme dhe t’i bazojë vlerësimet e tij në fakte të verifikuara”, raportoi transmetuesi publik austriak ORF. /Telegrafi/

  • Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë: Janë ngritur si feniksi nga hiri

    Berisha u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në protestë: Janë ngritur si feniksi nga hiri

    Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për dhunë ndaj studentëve dhe të rinjve që po protestojnë në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestë.

    Në një videomesazh, Berisha pretendoi se gjatë javës së fundit më shumë se 2 mijë të rinj, përfshirë gjimnazistë, të mitur dhe studentë, janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar.

    Ai akuzoi policinë për përdorim joproporcional të forcës, duke përmendur shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës, ndërsa i cilësoi veprimet e autoriteteve si pjesë të asaj që e quajti “terror i kuq”.

    Berisha pretendoi gjithashtu se qeveria po përpiqet të shtypë protestat për të ruajtur pushtetin dhe akuzoi Ramën për keqpërdorim të fondeve publike, arrogancë dhe bllokim të rotacionit politik.

    Duke iu referuar protestës së pedagogëve dhe profesorëve në mbështetje të studentëve, kreu i PD-së tha se mobilizimi i tyre ka dëshmuar se të rinjtë nuk janë tërhequr përballë presionit.

    “Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri. Ata po e bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj”, deklaroi Berisha.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, që të dalin në shesh dhe t’i bashkohen protestës, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

    “Ndaj dhe dil sot, në mbështetje të atyre të rinjve, që Edi Rama u ka vjedhur gjithçka, por ende nuk e kanë braktisur dhe duan të bëjnë Shqipërinë sipas projektit të ëndrrave të tyre rinore”, tha Berisha.

    Në fund të videomesazhit, ai ftoi qytetarët të mblidhen të nesërmen, në orën 10:00, para universitetit, në mbështetje të studentëve./Telegrafi.

  • Tjetër lojtar nga Kosova po fiton vëmendje në Itali: Arnis Ademi ishte në stol ndaj Comos në Serie A

    Tjetër lojtar nga Kosova po fiton vëmendje në Itali: Arnis Ademi ishte në stol ndaj Comos në Serie A

    Edhe një futbollist nga Kosova së shpejti mund të debutojë në kampionatin italian Serie A.

    Mbrojtësi i krahut të majtë Arnis Ademi u ftua nga Fiorentina në humbjen që pësuan nga Como, pavarësisht që nuk zhvilloi asnjë minutë.

    Ademi, është vetëm 19-vjeçar dhe ftesa që mori nga Fiorentina dëshmon se klubi italian ka besim tek ai dhe shumë shpejtë mund t’i jepet mundësia për të debutuar në kampionatin italian.

    Ndër të tjera, Ademi ka zhvilluar katër paraqitje për ekipin e të rinjve të Fiorenitnas, skuadër të cilës iu bashkua verën e kaluar nga Young Boys.

    Mbrojtësi që përdoret edhe si mesfushor i majtë përfaqëson Zvicrën në nivelin ndërkombëtar, ku ka luajtur për grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19./Telegrafi/

  • United në dilemë për Rashford dhe Fernandes

    United në dilemë për Rashford dhe Fernandes

    Të dy futbollistët përfitojnë më shumë se 300 mijë funte në javë, por paraqitjet dhe ndikimi i tyre në lojën e ekipit po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

    Trajneri Michael Carrick e ka provuar Fernandes në pozita të ndryshme, në përpjekje për ta gjetur mënyrën më të mirë për ta përmirësuar lojën e ekipit, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sulmues.

    Ndërkohë, Rashford i ka nisur nga banka rezervë dy ndeshjet e fundit të Manchester United në Premier League, duke shtuar dyshimet për rolin e tij në planet e trajnerit.

    E ardhmja e të dy futbollistëve pritet të jetë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2027, veçanërisht nëse rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nuk përmirësohen.

    Kontrata e Rashford me Manchester United është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa marrëveshja e Fernandes skadon në vitin 2027, me mundësinë e vazhdimit edhe për një sezon.

    Pagat e larta të të dy lojtarëve e vështirësojnë situatën për klubin, i cili duhet të vlerësojë nëse kontributi i tyre në fushë e arsyeton koston financiare.

    Manchester United po përpiqet ta ndërtojë një ekip që mund të luftojë për kreun e Premier League, por njëkohësisht duhet t’i menaxhojë shpenzimet dhe të marrë vendime të kujdesshme për përbërjen e skuadrës.

    Situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar nëse rezultatet vazhdojnë të jenë të dobëta. Ekipi po regjistron mesatarisht vetëm një pikë për ndeshje dhe aktualisht duket larg sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve.

    Mungesa e kualifikimit në garën më të rëndësishme evropiane për klube do të kishte pasoja të konsiderueshme financiare për Manchester United, krahas ndikimit në objektivat sportive.

    Në një situatë të tillë, klubi do të kishte më pak hapësirë për gabime në afatet kalimtare dhe do të duhej të sigurohej që shpenzimet për paga të përputheshin me kontributin e futbollistëve.

    Edhe vetë Carrick është nën presion, ndërsa drejtuesit e klubit duhet të vlerësojnë jo vetëm të ardhmen e Rashford dhe Fernandes, por edhe mënyrën se si ekipi mund të rikthehet në nivelin e kërkuar.

    Burimi: RTKLive

  • Drinking water supplies cut off in part of Vushtrri

    Residents of the JHOton Terstená Street and the side roads in Vushtrri will remain without a supply of drinking water due to a defect on the water supply network.

    The announcement was made by the Regional Water Company BARtrovica, which has announced that the water supply will be restored after the failure was launched.

    The company has not provided further details about the time needed to repair the defect.

    The water supply will be restored after the malfunction. Thank you for understanding, says the announcement.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

    Banorët e rrugës “Jeton Terstena” dhe rrugëve anësore në Vushtrri do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

    Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, e cila ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit.

    Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kohën e nevojshme për riparimin e defektit.

    “Furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet pas sanimit të defektit. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo, Hungary libraries with memorandum of co-operation

    The agreement envisions joint cultural projects, exchange of staff and professional training, aimed at strengthening co-operation between the two institutions.

    The memorandum was signed by the director of the National Library of Kosovo, Blerina Rogova Gage, and the director of the National Szechnyi Library, Judi Grenencier.

    During the visit, the delegation was introduced to the work of the Hungarian institution, users’ services and digitalisation processes.

    Kosovo Culture Ministry Secretary Bislim Bislimi and representatives of Hungary’s Ministry of Foreign Affairs also attended the meeting.

    According to the Kosovo National Library announcement, Kosovo’s ambassador to Hungary, Delphin Plana, has contributed to this co-operation.

    The agreement aims to strengthen cultural ties between Kosovo and Hungary and create opportunities for further professional co-operation.

    Source Layer: RTKLive

  • Bibliotekat e Kosovës dhe Hungarisë me memorandum bashkëpunimi

    Bibliotekat e Kosovës dhe Hungarisë me memorandum bashkëpunimi

    Marrëveshja parasheh projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbim të stafit dhe trajnime profesionale, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Memorandumi u nënshkrua nga drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Szechenyi, Judit Gerencser.

    Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me punën e institucionit hungarez, shërbimet për përdoruesit dhe proceset e digjitalizimit.

    Në takim morën pjesë edhe sekretari i Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Bislim Bislimi, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë.

    Sipas njoftimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në realizimin e këtij bashkëpunimi ka kontribuar edhe ambasadori i Kosovës në Hungari, Delfin Pllana.

    Marrëveshja synon të forcojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe të krijojë mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm profesional.

    Burimi: RTKLive

  • Messi dhe Ronaldo në garë për më të mirin e të gjitha kohërave

    Messi dhe Ronaldo në garë për më të mirin e të gjitha kohërave

    Organizatorët kanë publikuar listën e kandidatëve për çmimin “Topi i Artë i të gjitha kohërave”, përmes të cilit tifozët do të votojnë për vitin në të cilin një fitues i “Topit të Artë” ka pasur paraqitjet më të mira individuale në karrierën e tij.

    Në mesin e kandidatëve janë disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, përfshirë Messin, Ronaldon, Johan Cruyffin, Michel Platinin dhe Ronaldo Nazario.

    Messi është nominuar për tetë vite të ndryshme, në të cilat e ka fituar Topin e Artë: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023. Ndërkaq, Ronaldo është kandidat me pesë vite: 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017.

    Në listë janë edhe Johan Cruyff, me vitet 1971, 1973 dhe 1974; Michel Platini, me vitet 1983, 1984 dhe 1985; si dhe Marco van Basten, me vitet 1988, 1989 dhe 1992.

    Kandidatët e tjerë janë Ronaldo Nazario, me vitet 1997 dhe 2002; Franz Beckenbauer, me vitet 1972 dhe 1976; Alfredo Di Stéfano, me vitet 1957 dhe 1959; Karl-Heinz Rummenigge, me vitet 1980 dhe 1981; si dhe Kevin Keegan, me vitet 1978 dhe 1979.

    Tifozët mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar deri më 27 tetor, në mesnatë. Sipas njoftimit të publikuar nga “Tribal Football”, çdo votë kushton një euro, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura më 28 tetor.

    Ceremonia kryesore do të mbahet më 26 tetor në Palladium të Londrës.

    “Topi i Artë” është ndarë për herë të parë në vitin 1956, ndërsa edicioni i vitit 2026 shënon shtatëdhjetëvjetorin e këtij çmimi prestigjioz.

    Burimi: RTKLive