Blog

  • LEX means Dren Paca changes rules to Special Prosecutors.

    The task of Chief Special Prosecutor of the Republic of Kosovo Dren Paca’s office has made an important decision through which the procedures for recording subjects and initiated investigations on official duty are changed, the Signal newspaper reports.

    Under the new ruling, special prosecutors can now seek directly from the Register Office the number for registration of the course, with the aim of launching investigations according to official duty, without having to take the chief prosecutor’s authorisation in advance.

    This change is made through the completion and change of the Guide for the daily activity of the Special Prosecution Register.

    In the communiqué issued on October 2026, the Special Prosecutor has indicated that the decision has been made in line with prosecutors’ functional competencies and independence.

    With this decision, the elimination of an administrative step is aimed at facilitating prosecutors’ procedure to initiate criminal investigations that fall into the Special Prosecutor’s competence.

    The change is expected to enable a more direct procedure of recording subjects, without the prosecutor’s preliminary authorisation of the step being needed.

    By the Special Prosecutor, it is stressed that this decision is also intended to promote prosecutors in the initiative of investigations under official duty.

    The institution has refocused commitment to fighting organised crime, corruption and investigating all criminal acts that fall into its competence, in line with legislation in force.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • After years of division, Prince Harry seeks to reconcile with his father and family

    Prince Harry has expressed a desire to reconcile with his father, King Charles, and the rest of the British royal family, with which relations have deteriorated since he moved to the United States six years ago.

    Harry, the youngest son of King Charles, caused a major rift in the royal family in 2020 when he and his wife, Meghan, gave up royal duties and settled in California. After the move, the couple voiced sharp criticism of the royal institution.

    According to Reuters, for years Prince Harry has had very little communication with his older brother, Prince William, who is heir to the British throne. Meanwhile, with his father, King Charles, he has only met again recently.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

    Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

    Pas vitesh përçarjeje, Princi Harry kërkon të pajtohet me të atin dhe familjen

    Princi Harry ka shprehur dëshirën për t’u pajtuar me të atin, Mbretin Charles, dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike, me të cilët marrëdhëniet i janë përkeqësuar që kur u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, gjashtë vjet më parë.

    Harry, djali më i vogël i Mbretit Charles, shkaktoi një përçarje të madhe në familjen mbretërore në vitin 2020, kur ai dhe bashkëshortja e tij, Meghan, hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u vendosën në Kaliforni. Pas shpërnguljes, çifti shprehu kritika të ashpra ndaj institucionit mbretëror.

    Sipas Reuters, prej vitesh Princi Harry ka pasur shumë pak komunikim me vëllain e tij më të madh, Princin William, i cili është trashëgimtari i fronit britanik. Ndërkohë, me të atin, Mbretin Charles, ai është takuar sërish vetëm së fundmi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Dren Paca ndryshon rregullat në Prokurorinë Speciale – prokurorët mund të iniciojnë hetime pa autorizimin e tij

    LEX | Dren Paca ndryshon rregullat në Prokurorinë Speciale – prokurorët mund të iniciojnë hetime pa autorizimin e tij

    LEX | Dren Paca ndryshon rregullat në Prokurorinë Speciale – prokurorët mund të iniciojnë hetime pa autorizimin e tij

    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, ka marrë një vendim të rëndësishëm, përmes të cilit ndryshohen procedurat për regjistrimin e lëndëve dhe inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas vendimit të ri, prokurorët specialë tash e tutje mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë të marrin paraprakisht autorizimin e Kryeprokurorit.

    Ky ndryshim është bërë përmes plotësimit dhe ndryshimit të Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale.

    Në komunikatën e lëshuar më 20 tetor 2026, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve.

    Me këtë vendim synohet eliminimi i një hapi administrativ, duke ua lehtësuar prokurorëve procedurën për inicimin e hetimeve të veprave penale që bien në kompetencën e Prokurorisë Speciale.

    Ndryshimi pritet të mundësojë një procedurë më të drejtpërdrejtë të regjistrimit të lëndëve, pa qenë i nevojshëm autorizimi paraprak i Kryeprokurorit për këtë hap.

    Nga Prokuroria Speciale është theksuar se ky vendim synon gjithashtu të nxisë prokurorët në inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare.

    Institucioni ka ritheksuar përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe hetimin e të gjitha veprave penale që bien në kompetencën e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tensione në protestën në Shqipëri, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

    Tensione në protestën në Shqipëri, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

    (E plotësuar) Protesta para Kryeministrisë në Shqipëri është përshkallëzuar pas disa orësh, kur protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

    Sipas raportimeve nga terreni, përplasjet nisën kur protestuesit sulmuan kordonin policor, duke shkaktuar disa vatra zjarri para ndërtesës së Kryeministrisë.

    Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll. Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë drejt sheshit “Skënderbej”.

    Turma u shpërnda në disa akse kryesore të kryeqytetit, ndërsa grupe protestuesish u drejtuan edhe nga Rruga e Elbasanit dhe Parku Rinia.

    Forcat e policisë po vazhdojnë ndërhyrjen në terren dhe po i ndjekin protestuesit në rrugët ku janë shpërndarë.

    Berisha: Qytetarët t’u bashkohen studentëve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që t’u bashkohen studentëve, gjimnazistëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë, duke i ftuar të mblidhen nesër, në orën 10:00, para Universitetit.

    Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorim të dhunës policore ndaj protestuesve, duke pretenduar se mbi dy mijë të rinj, gjimnazistë, studentë dhe të mitur janë dhunuar, ndaluar ose arrestuar gjatë protestave.

    Kreu i PD-së e cilësoi situatën si rikthim të “terrorit të kuq”, ndërsa tha se protesta e pedagogëve dhe profesorëve në mbështetje të studentëve ka rrëzuar strategjinë e qeverisë për të frikësuar protestuesit.

    “Ky mesazh i drejtohet çdo shqiptari: Prej një jave, Tirana po përjeton terrorin e kuq që Shqipëria nuk e njihte më që nga ditët e zeza të regjimit komunist. Prej një jave, fëmijët shqiptarë, nën moshë, gjimnazistë dhe studentë po dhunohen barbarisht nga grupe narkokriminelësh me uniformë”, deklaroi Berisha.

    Ai shtoi se gjatë protestave janë përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj studentëve, gjimnazistëve, gazetarëve dhe qytetarëve.

    “Prej një jave, mbi dy mijë vajza, djem, gjimnazistë, të mitur, studentë, janë dhunuar egërsisht, ndaluar apo arrestuar dhe kanë mbushur paraburgimet e vendit nga burgu famëzi i Burrelit, gjer në burgun e Beratit”, u shpreh ai.

    Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se po përdor masa represive për të mbrojtur pushtetin, ndërsa kritikoi edhe bonusin prej 2500 eurosh të dhënë për punonjësit e policisë.

    “Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij, shpalosi dje platformën kriminale të terrorit të kuq. Bazuar në mercenarë, vrasës serialë të paguar 2500 euro, bazuar në mercenarë dhe vrasës serialë të importuar nga jashtë dhe në mjete të teknologjisë së terrorit”, deklaroi kreu i opozitës.

    Sipas Berishës, protesta e pedagogëve dhe profesorëve në mbështetje të studentëve ka treguar se të rinjtë nuk janë tërhequr përballë presionit.

    “Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri. Ata po e bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj”, tha ai.

    Berisha u bëri thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike, si dhe atyre që nuk janë të angazhuar politikisht, që të kapërcejnë frikën dhe t’u bashkohen të rinjve në protestë.

    “Shumica shqiptare që prej një jave mbështet në heshtje, me të gjithë shpirtin studentët, duhet të vrasë frikën dhe të zbresë së bashku me ta në sheshin e mejdanit. Ata studentë sot janë drita e shpresës për Shqipërinë”, u shpreh ai.

    Kryetari i PD-së ftoi qytetarët të mblidhen nesër, në orën 10:00, para Universitetit, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Të gjithë me të rinjtë, të gjithë tek ata nesër në ora 10:00 para Universitetit, gjer në fitore”.

    Burimi: RTKLive

  • Prokuroria Speciale lehtëson nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare

    Prokuroria Speciale lehtëson nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare

    Këtë e mundëson vendimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në këtë institucion.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, me ndryshimet e reja, prokurorët specialë mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare.

    Ky ndryshim synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të lehtësojë inicimin e hetimeve për vepra penale, në përputhje me kompetencat ligjore dhe pavarësinë funksionale të prokurorëve.

    Prokuroria Speciale ka ritheksuar përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në hetimin e të gjitha veprave penale që janë në kompetencën e saj, në bazë të legjislacionit në fuqi.

    Burimi: RTKLive

  • Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

    Kaos në Tiranë, policia ndjek me makina në rrugë protestuesit

    Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë.

    Gjatë marshimit të protestuesve pasi u larguan nga sheshi, disa furgona dhe makina policie iu vunë në ndjekje.

    Ndërkohë, më herët protestuesit hodhën gurë dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome./TCH

    Burimi: Dukagjini

  • Përfundon filmi “Dita Kur Takova Babin”, një bashkëpunim i ri mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut

    Përfundon filmi “Dita Kur Takova Babin”, një bashkëpunim i ri mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut

    Filmi i shkurtër me elemente të thrillerit psikologjik, me skenar dhe regji nga Besart Sllamniku, nis rrugëtimin drejt festivaleve ndërkombëtare

    Ka përfunduar realizimi i filmit të metrazhit të shkurtër “Dita Kur Takova Babin”, me skenar dhe regji nga Besart Sllamniku, me producentë Arbër Mehmetin dhe Besart Sllamnikun. Filmi tashmë është kompletuar dhe ka hyrë në fazën e prezantimit dhe pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare të filmit.

    “Dita Kur Takova Babin” sjell një rrëfim intrigues me elemente të thrillerit psikologjik, ku një situatë në dukje e zakonshme mes një babai dhe të birit shndërrohet gradualisht në një përvojë të mbushur me tension, pasiguri dhe kthesa të papritura.

    Ky produksion shënon gjithashtu fillimin e bashkëpunimit profesional mes Arbër Mehmetit dhe Besart Sllamnikut, dy artistëve që bashkojnë përvojat dhe qasjet e tyre krijuese në realizimin e një projekti të përbashkët kinematografik. Ky bashkëpunim synon të hapë rrugë për projekte të tjera filmike, me fokus të veçantë në zhvillimin e kinemasë së zhanrit dhe krijimin e historive që komunikojnë me publikun vendor dhe ndërkombëtar.

    Vëmendje të veçantë në film tërheq Dukë Sllamniku, aktori i ri në ngritje, i cili interpreton një nga rolet qendrore të historisë. Përmes këtij personazhi, Duke ka mundësinë të shpalosë talentin dhe potencialin e tij interpretues, duke u përballur me një rol që kërkon natyrshmëri, ndjeshmëri dhe intensitet emocional. Ky interpretim përfaqëson një tjetër hap në zhvillimin e tij artistik dhe në ndërtimin e një karriere premtuese në aktrim.

    Krahas Dukë Sllamnikut, në film interpretojnë Arbër Mehmeti dhe Medin Beqiri, duke plotësuar kastin e një historie me numër të kufizuar personazhesh, por me intensitet të lartë dramatik.

    Me një qasje regjisoriale që mbështetet në realizmin vizual, atmosferën e tensionuar dhe rrëfimin përmes detajeve, filmi synon të krijojë një përvojë kinematografike ku e zakonshmja dhe e pazakonta ndërthuren në mënyrë të papritur.

    Për Besart Sllamnikun, i njohur për punën e tij në filmat e zhanrit, ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të interesimit të tij për thrillerin dhe për ndërtimin e historive që mbështeten në tensionin dramatik, personazhet dhe situatat e paparashikueshme.

    Me përfundimin e të gjitha fazave të produksionit dhe postproduksionit, “Dita Kur Takova Babin” nis rrugëtimin drejt festivaleve filmike. Prezantimi i tij në këto festivale synon të krijojë mundësi për njohjen e filmit nga publiku ndërkombëtar dhe për promovimin e krijimtarisë kinematografike nga Kosova.

    Të dhënat e filmit

    Titulli: Dita Kur Takova Babin
    Formati: Film i metrazhit të shkurtër
    Zhanri: Thriller psikologjik
    Skenari dhe regjia: Besart Sllamniku
    Producentë: Arbër Mehmeti, Besart Sllamniku
    Në role: Dukë Sllamniku, Arbër Mehmeti, Medin Beqiri
    Vendi i prodhimit: Kosovë
    Viti: 2027
    Statusi: Film i kompletuar

    /Telegrafi/

  • Christina Applegate zbulon se u diagnostikua gabimisht me sklerozë të shumëfishtë: Tani jam përsëri në pikën fillestare

    Christina Applegate zbulon se u diagnostikua gabimisht me sklerozë të shumëfishtë: Tani jam përsëri në pikën fillestare

    Aktorja amerikane Christina Applegate zbuloi se mjeku i saj i tha se nuk vuan nga skleroza multiple, megjithëse që nga viti 2021 përballet me probleme serioze shëndetësore që ia vështirësojnë jetën e përditshme.

    Lajmi e zuri në befasi dhe e la me shumë pyetje, sepse gjendja e saj shëndetësore nuk u përmirësua, por, siç thotë ajo, u përkeqësua më tej.

    Aktorja është rikthyer në regjistrimin e podkastit MeSsy, të cilin e drejton me kolegun Jamie Lynn Sigler. Në podkast, ato flasin hapur për përvojat e tyre me sklerozën multiple, dhe në episodin e ri, Applegate tregoi emocionalisht se bëri një pushim për të përpunuar informacionin që mori nga mjeku.

    “Ai hyri në dhomën time dhe tha: ‘Urime, nuk ke sklerozë të shumëfishtë’”, kujtoi Applegate mes lotësh. Ajo shtoi se lajmi nuk e bëri të lumtur, edhe pse të gjithë përreth saj ishin të lumtur.

    Dr. Marwa Kaisey, profesoreshë e asociuar në Departamentin e Neurologjisë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ishte e ftuar në episodin e dytë të podkastit. Ajo shpjegoi se diagnozat e gabuara të sklerozës multiple nuk janë të rralla sepse nuk ka një test të vetëm që mund ta konfirmojë ose përjashtojë këtë sëmundje me siguri.

    “Nuk është një test si një test shtatzënie, i cili të tregon nëse rezultati është pozitiv apo negativ. Ka një numër kriteresh që duhen marrë në konsideratë”, shpjegoi Kaisey.

    Sipas saj, pothuajse 20 përqind e njerëzve të diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë përfundojnë pa e pasur sëmundjen. Ajo shtoi se shumë prej tyre jetuan me diagnozë të gabuar për vite me radhë dhe shumica po merrnin ilaçe të destinuara për të trajtuar sklerozën e shumëfishtë.

    Applegate theksoi se të mësuarit për diagnozën e gabuar nuk solli ndonjë përmirësim në gjendjen e saj shëndetësore.

    “Nuk mund të bësh një diagnozë të gabuar dhe pastaj papritmas të përmirësohesh. Nuk jam shëruar ende, Jamie! Nëse ka ndonjë gjë, gjendja ime është përkeqësuar. Tani jam përsëri në pikën zero dhe nuk e di çfarë po më ndodh”, tha aktorja.

    Ajo shtoi se mjekët e saj do të kryejnë teste shtesë për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore me të cilat ajo është përballur që nga viti 2021.

    Në pjesën e dytë të podkastit, Applegate qau përsëri ndërsa fliste për ndikimin që kishte pasur gjendja e saj shëndetësore në jetën e saj.

    “Për shkak të gjithë kësaj, kalova një depresion të madh. Por humba gjithçka. Humba punën time. Çfarë i thua dikujt që jetoi me këtë besim për gjashtë vjet? Më ndaloi jetën”, tha aktorja.

    Ajo theksoi se ende ka vështirësi në lëvizje dhe se duhet të përdorë karrocë me rrota kur shkon te mjeku.

    “Nuk mund të ec nga makina për në zyrën e mjekut. Ende po kaloj nëpër të gjitha këto. Asgjë e mrekullueshme nuk ndodhi kur ajo më tha se nuk kisha sklerozë të shumëfishtë. Asgjë nuk ndryshoi”, tha ajo.

    Aktorja, e njohur për serialin “Dead to M”, pranoi gjithashtu se tani e ka të vështirë të përballet me komunitetin e njerëzve me sklerozë të shumëfishtë. Me kalimin e viteve, ajo u lidh me njerëz që kanë të njëjtën diagnozë dhe u bë një nga figurat publike të njohura që flasin për këtë sëmundje.

    “Është një ndjenjë e çuditshme sepse ndiej sikur i kam zhgënjyer të gjithë. Unë dhe Jamie u bëmë fytyrat e sklerozës multiple dhe çdo gjë që bëra kishte një arsye. Unë kisha, dreqi qoftë, një arsye pse çdo ditë ishte e vështirë për mua. Dhe tani nuk e kam më atë arsye dhe kjo më shqetëson dhe më ngatërron”, tha ajo.

    Applegate tha se ishte ende në gjendje shoku nga gjetjet e reja, duke e përshkruar të gjithë përvojën si diçka që ia ndryshoi plotësisht jetën.

    Fituesja e çmimit Emmy deklaroi se e shfrytëzoi pushimin nga podkasti për të përpunuar lajmin e diagnozës së gabuar, por edhe për shkak të problemeve të tjera shëndetësore me të cilat po përballej.

    Duke luftuar me probleme shëndetësore për vite me radhë, Applegate u shfaq për herë të fundit në podcast në mars. Kolegia e saj Jamie Lynn Sigler njoftoi më 31 mars se ajo do të bëjë një pushim të shkurtër nga xhirimet. Menjëherë pas kësaj, u shfaq informacioni se Applegate ishte shtruar në spital për komplikacione që lidhen me sklerozën e shumëfishtë. /Telegrafi/

  • DI KREATIVE’S support for literary publications wins for the second time

    THE WORLD HOME DECIONY has won for the second time the support of the UNITED Creative Europe programme EVROPIAN for publishing European literature. This new assessment keeps Dukagjin’s commitment to enriching Albanian literary space by works that expand reader horizons and create bridges among cultures.

    The project will take place from November 2026 to October 2029 and includes authors from various European literary countries and traditions. The selection is based on a concept that connects these works beyond the differences of language, style, and background: memory as an integral part of human experience.

    The name MNEME comes from the ancient Greek concept of memory. In this project, memory is not only about going back but about how it continues to live within us, shape its identity, and affect our relationships with others. It is carried through family stories, collective experiences, and events that leave its mark on the lives of individuals and societies long after they occurred.

    Through selected works, the project addresses war and its consequences, individual freedom, women’s experiences, social exclusion, family memory and environmental challenges. This selection includes writers/et: Oksana Zabuzko, Serhiy Joadan, Taras Prokhasko, Cristina Morales, Emmi Itäranta, Marie NDiaye, Elsa Morante, Nikos Davvetas, Eleni Kefhala, Lutz Seiler and Saskia de Koster. Each of them brings a special way of confessing and analyzing, extending our image of experiences that unite us and those that distinguish us.

    An important place in this selection is in the face of stories that threaten to remain silent. Whether through the lives of ordinary people in wartime or through inherited memories, questionable identities, or human relationship with nature, these works show that literature can preserve what history often does not include. Not only does it testify to the past but it helps us to understand how it continues to affect the present and the way we imagine the future.

    For the Albanian reader, publishing these works represents an opportunity to recognize voices and literary experiences from different European spaces. Translation creates a bridge between cultures, giving works the opportunity to (for survival in a new language and finding new interpretations in their readers. At the same time, knowing the experiences of others invites us to reflect on our stories, our memory, and the way we understand ourselves in relation to the world.

     

    Source Layer: Dukeagini