Blog

  • 10 efektivë policie të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3

    10 efektivë policie të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas sulmit ndaj Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku mbetën të plagosur 10 punonjës policie. Sipas tij, persona të maskuar përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike, gurë dhe sende të forta kundër godinës dhe efektivëve që ndodheshin në shërbim.

    Në deklaratën e tij, Hita theksoi se punonjësit e plagosur nuk kishin qenë të angazhuar në veprimet policore gjatë ditëve të mëparshme të protestave. Ai shtoi se sulmi krijoi rrezik edhe për personat e shoqëruar që ndodheshin brenda ambienteve të komisariatit.

    “Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë”, deklaroi Hita, duke e cilësuar dhunën ndaj efektivëve si të papranueshme dhe të dënueshme me ligj.

    Kreu i Policisë së Shtetit bëri të ditur se edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar sulme të tjera ndaj uniformave blu, me gurë, lëndë piroteknike, sfera metalike dhe bomba molotov, të cilat kanë shkaktuar plagosjen e disa punonjësve të tjerë.

    Sipas Hitës, prej gjashtë ditësh efektivët e policisë po përballen me akte të përsëritura dhune, ndërsa vijojnë të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.

    Ai njoftoi se strukturat policore po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë në sulme, dokumentimin e veprimeve të tyre dhe referimin e provave pranë organeve të drejtësisë. Hita paralajmëroi se personat për të cilët provohet përgjegjësia penale do të përballen me pasojat e parashikuara nga ligji.

    Njëkohësisht, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh se e drejta për protestë paqësore mbetet e garantuar, por theksoi se ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën apo sulmet ndaj institucioneve.

    Hita tha se ka udhëzuar strukturat policore të veprojnë me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri, duke respektuar ligjin, procedurat standarde dhe parimin e proporcionalitetit.

    “Vendosmëria për të ndaluar dhunën duhet të shoqërohet në çdo rast me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve”, u shpreh ai.

    Në përfundim, kreu i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre të distancohen nga aktet e dhunshme, ndërsa siguroi se policia do të vijojë detyrën për garantimin e sigurisë publike.

    “Policia e Shtetit nuk është kundërshtare e qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre”, përfundoi Hita.

    Burimi: Dukagjini

  • Festivali tradicional: Deçani ia sheh hairin gështenjave (VIDEO)

    Festivali tradicional: Deçani ia sheh hairin gështenjave (VIDEO)

    Festivali tradicional: Deçani ia sheh hairin gështenjave (VIDEO)

    Është frutë i vogël. Por, e karakterizon një qytet të tërë.

    Andaj, pikërisht për ta ruajtur këtë nam, çdo vit ne Deçan organizohet dita e gështenjës e cila mbledh fermerë, artizanë e vizitorë nga vende të ndryshme, raporton Klan Kosova.

    Por, për deçanasit gështenja nuk është veç një prodhim vjeshtor.

    Kjo festë e cila është bërë tradicionale synon t’i ndihmojë edhe prodhuesit vendorë.

    E vetë shitësit që tash e 8 vjet prezantojnë produktet e tyre, e vlerësojnë këtë mundësi.

    Ndërsa, ata që e vizitojnë kanë me çka të furnizohen.

    Festivalit i ka paraprirë ecja e qindra alpinistëve në shtegun e gështenjave, ku edhe patën mundësi t’i mbledhin ato derisa e kanë përmbyllur me një festë.

    Detajet e tjera mund t’i ndiqeni në videon e mëposhtme:

  • Java e shkopit të bardhë: Prishtina bashkëndjen me personat e verbër (VIDEO)

    Java e shkopit të bardhë: Prishtina bashkëndjen me personat e verbër (VIDEO)

    Java e shkopit të bardhë: Prishtina bashkëndjen me personat e verbër (VIDEO)

    Ndjesinë e të qenit i verbër, një qytetar e ka përjetuar vetë.

    Kjo ka ndodhur në aktivitetin e organizatës joqeveritare “You can do” që është zhvilluar të dielën në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve me Shkop të Bardhë në Prishtinë.

    Në ditën e dytë të aktiviteteve, interesimi nga kalimtarët ta përjetojnë verbërinë është jo i vogël, raporton Klan Kosova.

    Tek ata që provojnë diçka të tillë thuhet se vërehet një rëndesë emocionale.

    Atë që e përjetonin ata që e provonin ecjen me shkop të bardhë, në fund e linin si shënim të shkruar në fletore.

    Për detaj shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme:

  • Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale (VIDEO)

    Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale (VIDEO)

    Shpenzimet e Qeverisë: Më pak para për investime kapitale (VIDEO)

    Shpenzimet buxhetore të Qeverisë së Kosovës shënuan një rritje prej afër 50 për qind përgjatë pesë viteve të fundit, duke u ngjitur nga 2.3 miliardë euro në vitin 2020, në 3.49 miliardë euro në vitin 2025.

    E sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), efekti real te qytetarët vlerësohet të jetë minimal.

    Rritja e hovshme e buxhetit nuk arriti ta mposhtë inflacionin prej rreth 7.8 për qind, ndërsa struktura e ndarjes së mjeteve ngre shqetësime te njohësit e ekonomisë.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbrojtjes sociale iu ndanë 955 milionë euro, teksa për investimet kapitale, motorin e zhvillimit ekonomik, u ndanë 25 milionë euro më pak.

    Ekspertët vlerësojnë se vendi nuk po e përballon siç duhet krizën ekonomike për shkak të orientimit joadekuat të buxhetit shtetëror.

    Nga ana tjetër, profesori Shkumbin Misini nënvizon mungesën e vizionit afatgjatë dhe orientimin elektoral të financave publike:

    Misini gjithashtu shton se në dy vitet e fundit arka e shtetit është shfrytëzuar kryesisht për qëllime zgjedhore.

    Të dhënat tregojnë se brenda një dekade, shpenzimet e shtetit të Kosovës janë rritur me 116 për qind.

    Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

  • Nga Barcelona drejt Francës me 6.6 kg kokainë, shqiptari dënohet me burg

    Nga Barcelona drejt Francës me 6.6 kg kokainë, shqiptari dënohet me burg

    Nga Barcelona drejt Francës me 6.6 kg kokainë, shqiptari dënohet me burg

    Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 54 muaj burg nga Gjykata Penale në Narbonë të Francës, pasi u kap me 6.6 kilogramë kokainë të fshehura në sistemin e kondicionimit të furgonit me të cilin po udhëtonte nga Spanja.

    Sipas L’Independant, shqiptari ishte kthyer nga Barcelona dhe po udhëtonte me një furgon të regjistruar në Shqipëri, kur u ndalua nga autoritetet doganore më 31 gusht, në autostradën A9, në afërsi të Narbonës, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët zbuluan sasinë e kokainës të fshehur në ndarjen e dedikuar për motorin e sistemit të kondicionimit. Vlera e drogës në tregun e paligjshëm është vlerësuar në rreth 264 mijë euro.

    Para gjykatës, 31-vjeçari pretendoi se nuk kishte dijeni për praninë e drogës në automjet. Megjithatë, gjykata nuk i pranoi pretendimet e tij dhe e dënoi me 54 muaj burg.

    Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe një gjobë prej 264 mijë eurosh, e barabartë me vlerën e vlerësuar të kokainës së sekuestruar.

  • Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

    Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

    Vendkalimi kufitar: Pak kosovarë shkojnë në protestën e Tiranës (VIDEO)

    Mes 127 personave të arrestuar dhe 244 të tjerëve të proceduar në gjendje të lirë për dhunë e dëmtim të pronës publike në Tiranë, Policia e Shtetit ka prangosur edhe dy shtetas nga Kosova.

    Bëhet fjalë për dy 20-vjeçarë nga Prishtina, të cilët rëndohen me mbi pesë vepra penale.

    Para organeve hetuese, ata kanë pranuar se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për arsye politike.

    Megjithatë, fluksi i qytetarëve nga Kosova drejt protestave mbetet minimal.

    Nga Policia Kufitare në Vërmicë bëjnë me dije se vetëm 1 deri në 5 persona në ditë deklarojnë pjesëmarrjen në tubime si arsye udhëtimi.

    Mendimet mes qytetarëve në Kosovë mbeten të ndara. Përderisa disa vlerësojnë se Shqipëria duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme, të tjerë e shohin mbështetjen si akt solidariteti kombëtar.

    Për shkaqe sigurie dhe situatës së krijuar në Shqipëri, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se u ka rekomanduar maturantëve të gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” që ta shtyjnë ekskursionin e planifikuar atje.

    Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

  • Ekskluzive | Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët

    Ekskluzive | Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët

    Ekskluzive | Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët

    Një ndeshje futbolli mes FC Malishevës dhe FC Vushtrrisë është shoqëruar edhe me një incident me narkotikë, pasi një i ri është hasur nga Policia duke dyshuar se po konsumonte marihuanë. Në momentin kur ka vërejtur zyrtarët policorë, ai dyshohet se e ka hedhur substancën.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 14:30, në rrugën “Habib Zogaj” në Malishevë, gjatë kohës kur po zhvillohej ndeshja e futbollit ndërmjet dy skuadrave.

    Gjatë angazhimit në terren, pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Gjakova kanë hasur një person të dyshuar duke përdorur substancë narkotike.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Rijad Halilin rreth vjeçar , i cili, sapo ka vërejtur Policinë, dyshohet se e ka hedhur marihuanën që kishte me vete.

    I riu është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe, sipas informatave fillestare, ka pranuar se është përdorues i substancave narkotike.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Pas veprimeve policore, Rijad Halili është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Droga edhe gjatë ndeshjes Malisheva–Vushtrria – Policia kap 25-vjeçarin me marihuanë, ai e hedh substancën sapo i sheh policët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Prishtina befason Bashkimin, Trepça fiton ndaj Borës

    Prishtina befason Bashkimin, Trepça fiton ndaj Borës

    Prishtinasit e kanë siguruar fitoren në sekondat e fundit, pasi Shanon Shorter ka dështuar në gjuajtjen për tri pikë në aksionin e fundit të skuadrës prizrenase.

    Minuta e fundit nisi me epërsinë 78:77 të Prishtinës. Pas disa aksioneve të pasuksesshme në të dyja anët, Malcolm Armstead është fauluar dhe ka shënuar një gjuajtje të lirë për rezultatin përfundimtar 79:77.

    Bashkimi ka pasur gjashtë sekonda për ta organizuar sulmin e fundit, por gjuajtja e Shorterit nuk ka qenë e saktë, duke ia siguruar Prishtinës një fitore të rëndësishme.

    Ndeshja është zhvilluar pa praninë e shikuesve. Bashkimi, që vinte pas një serie prej gjashtë fitoresh, llogaritej favorit, por Prishtina ka luftuar deri në fund dhe ka arritur ta ndërpresë serinë pozitive të prizrenasve.

    Vincent Golson ka qenë më i dalluari te Prishtina me tridhjetë pikë dhe gjashtë asistime. Bryson Dawkins ka kontribuar me katërmbëdhjetë e tetë kërcime, ndërsa Daniel Hankins Sanford ka regjistruar dhjetë pikë e katër kërcime. Armstead e ka përfunduar ndeshjen me nëntë pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.

    Te Bashkimi, Shorter ka qenë më efikasi me nëntëmbëdhjetë pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Adrio Bailey ka realizuar pesëmbëdhjetë pikë dhe njëmbëdhjetë kërcime, ndërsa Lejson Zeqiri ka shtuar po ashtu pesëmbëdhjetë pikë.

    Në ndeshjen tjetër të xhiros së pestë, Trepça e ka mposhtur Borën me rezultat 79:68, në përballjen e zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndonëse Bora ka qenë skuadra vendase.

    Bora e ka nisur më mirë ndeshjen dhe e ka fituar çerekun e parë 15:10. Prishtinasit kanë shkuar në pushim me epërsi 35:28, por kampionia në fuqi ka reaguar në çerekun e tretë, të cilin e e ka fituar 31:17, duke kaluar në epërsi 59:52.

    Trepça e ka kontrolluar lojën në periudhën e fundit dhe e ka siguruar fitoren e tretë radhazi, pas një periudhe prej katër humbjesh radhazi.

    Drew Thelwell ka qenë më efikasi te mitrovicasit me shtatëmbëdhjetë pikë, katër kërcime dhe tri asistime. Drilon Hajrizi ka shtuar gjashtëmbëdhjetë pikë, Kenny Hasbrouck pesëmbëdhjetë pikë, ndërsa Shawn Jones ka kontribuar me katërmbëdhjetë pikë dhe dhjetë kërcime.

    Te Bora është dalluar Terren Allen me njëzet pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

    Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Bashkimi kryeson tabelën me katër fitore në po aq ndeshje dhe nëntë pikë. Bora dhe Trepça kanë nga tetë pikë, me nga tri fitore e dy humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka bilanc të njëjtë me tri fitore dhe dy humbje.

    Burimi: RTKLive

  • 16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

    16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

    16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin

    Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me rastin e therjes me thikë që ndodhi pasditen e sotme në Pejë, ku një i mitur rreth 16 vjeç ka mbetur i plagosur.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima ka pësuar plagë në pjesën e barkut, pasi dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu i mitur.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të lokalit “Numas”, në rrugën “Onufri” në Pejë.

    Rreth orës 15:50, i plagosuri ka arritur në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka kërkuar trajtim mjekësor për plagët e marra.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se është njoftuar nga emergjenca e spitalit për një person që kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagëve që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

    “Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën ‘Onufri’ në Pejë. I dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar Policia.

    Ende nuk dihen motivet që çuan deri te sulmi, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara për gjendjen aktuale shëndetësore të 16-vjeçarit.

    Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me institucionet përkatëse, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 16-vjeçari plagoset me thikë në bark në Pejë – çfarë dihet për sulmin dhe arrestimin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Katër ushtarë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një bazë ushtarake në Kanada

    Katër ushtarë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një bazë ushtarake në Kanada

    Katër pjesëtarë të forcave të armatosura kanadeze kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri të madh në bazën ushtarake Wainwright, në Kanada, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Mark Carney.

    Carney e cilësoi ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda për ushtrinë kanadeze në kohë paqeje, duke përshkruar zjarrin e së shtunës si të dhunshëm dhe me përhapje të shpejtë, raporton BBC.

    Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, tashmë është vënë nën kontroll. Megjithatë, ekipet e shpëtimit kanë mbetur në vendin e ngjarjes për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të flakëve.

    Një zëdhënës i mbrojtjes ka bërë të ditur se hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar. Sipas tij, deri më tani nuk ka indikacione se zjarri ka qenë rezultat i ndonjë aktiviteti terrorist.

    Baza e Forcave Kanadeze Wainwright është një nga bazat më të ngarkuara të stërvitjes ushtarake në vend.

    Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm politik për kryeministrin Carney, vetëm pak ditë para referendumit në Alberta, ku qytetarët do të votojnë nëse duhet të ndiqet procesi për pavarësimin e provincës.

    Burimi: Dukagjini