Blog

  • Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit

    Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit

    Situata në Shqipëri, Lladrvoci kërkon të shtyhet ekskursioni i maturanëve të Drenasit

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rekomanduar shtyrjen e ekskursionit në Shqipëri të maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

    Një gjë të tillë, Lladrovci e ka kërkuar pas situatës së krijuar në Shqipëri, lidhur me protestat e studentëve dhe dhunës së ushtruar.

    “Rekomandimi im është të shtyhet ekskursioni për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, kur siguria Juaj është e padiskutueshme dhe pa rreziqe. Ekskursioni shënon gëzimin e përbashkët të gjeneratës që vulos ndjenjat e secilit maturant dhe do të mbetet në kujtesë si kulmi i një shoqërimi të moshës më të çmuar.”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai ka thënë se situata aktuale në Shqipëri është e tendosur.

    “Prania Juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria Juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë. Si prind, ashtu si prindërit Tuaj të cilët kanë shprehur brengë për sigurinë Tuaj, jemi të bindur dhe të pajtimit që ekskursioni të shtyhet për kohë të përshtatshme. E di se energjia juaj si maturantë është mbresëlënëse, atdhedashuria dhe  mosha juaj nuk guxon të provokohet apo të rrezikohet nga situatat që mund të ndodhin gjatë ekskursionit.”, ka shkruar Lladrovci. /Klankosova.tv

  • Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

    Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

    Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Tre të lënduar sot, mes tyre një 15-vjeçar

    Tre persona kanë mbërritur deri më tani në Spitalin Universitar të Traumës, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së 18 tetorit. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një njoftim të publikuar në orën 16:00.

    Sipas ministrisë, personat që po marrin trajtim mjekësor janë një efektiv policie, një i mitur 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias, raporton A2cnn, transmeton Klankosova.tv.

    Gjendja shëndetësore e të treve paraqitet e qëndrueshme. Ata po kryejnë ekzaminimet përkatëse dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.

    Në të njëjtin njoftim, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron lajmet që po qarkullojnë për humbjen e jetës së një të mituri, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

  • Gjykata e Durrësit liron 18 të arrestuarit e protestës, 4 të tjerë në ‘arrest shtëpie’

    Gjykata e Durrësit liron 18 të arrestuarit e protestës, 4 të tjerë në ‘arrest shtëpie’

    Gjykata e Durrësit liron 18 të arrestuarit e protestës, 4 të tjerë në ‘arrest shtëpie’

    Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masat e sigurisë për 22 personat e arrestuar nga policia gjatë protestës.

    Për 18 prej tyre, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, ndërsa për katër të tjerët ka caktuar masën “Arrest në shtëpi”, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Me këtë vendim, gjykata ka përcaktuar masat e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar në lidhje me protestën.

  • Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje

    Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje

    Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje

    Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situatës.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në kryeqytetin shqiptar, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pavarësisht se nga cila palë ushtrohet.

    Ai ka vlerësuar të drejtën e të rinjve për të protestuar dhe për të kërkuar kushte më të mira në arsim, duke theksuar se institucionet duhet t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre.

    “Në të gjithë Evropën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar Schieder.

    Sipas tij, protestat e të rinjve duhet të shërbejnë si një sinjal për qeveritë që të rishikojnë politikat e tyre, veçanërisht në sektorin e arsimit.

    “Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre. Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, ka theksuar ai.

    Reagimi i zyrtarit evropian vjen në kohën kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione të shumta, ndërhyrje policore dhe përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit për shpërndarjen e protestuesve.

    Gjatë ditës së diel, forcat policore kanë ndërhyrë në zonën pranë Kryeministrisë, duke larguar protestuesit nga sheshi, ndërsa një pjesë e tyre janë rigrupuar në zona të tjera të kryeqytetit.

    Schieder ka kërkuar që situata të mos përshkallëzohet më tej, duke vënë theksin te rëndësia e protestës paqësore dhe respektimi i të drejtave demokratike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon raportuesi i Parlamentit Evropian: Ndaloni përshkallëzimin, dhuna nuk është zgjidhje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate deputeti (VIDEO)

    Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate deputeti (VIDEO)

    Partitë shqiptare të bashkuara në Serbi, Kamberi: Synojmë tri mandate deputeti (VIDEO)

    Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku.

    Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se bashkërisht këto parti synojnë tri mandate deputeti, transmeton Klankosova.tv.

    “Është një vendim që është marrë nga partitë politike shqiptare për të garuar bashkërisht në këto zgjedhje, duke u nisur nga potenciali që e posedon secila parti, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale të secilit prej tyre, dhe është e bazuar në rezultate konkrete që ne të synojmë tre mandate deputeti”, u shpreh Kamberi.

  • Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

    Prishtina mund të mbetet pa disa nga kompetencat e veçanta që i janë njohur me Ligjin për Kryeqytetin, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka rekomanduar ndryshimin e dispozitave që lidhen me organizimin e Policisë dhe sigurinë publike.

    Ndryshimet e propozuara prekin një sërë përgjegjësish të autoriteteve komunale, duke përfshirë rolin e kryetarit të Prishtinës në propozimin e kandidatëve për drejtor të Policisë së Kryeqytetit, mbikëqyrjen e politikave lokale të sigurisë dhe raportimin e drejtuesve policorë para Kuvendit Komunal.

    Sipas raportit të vlerësimit ex-post të Ligjit për Kryeqytetin, të publikuar për konsultim publik më 15 tetor 2026, disa dispozita ligjore kanë rezultuar problematike në raport me organizimin dhe kompetencat e Policisë së Kosovës.

    Ministria ka rekomanduar ndryshimin e ligjit, ndërsa çështja kryesore lidhet me harmonizimin e tij me Kushtetutën dhe Ligjin për Policinë.

    Çfarë kompetencash ka aktualisht Prishtina sipas ligjit?

    Ligji nr. 06/L-012 për Kryeqytetin, i miratuar në vitin 2018, i njeh Prishtinës status të veçantë dhe parasheh kompetenca shtesë në fushën e sigurisë publike.

    Në nenin 7 të këtij ligji përcaktohen disa përgjegjësi konkrete:

    • Drejtoria e Policisë për Kryeqytetin: Ligji parasheh themelimin e një drejtorie policore me kompetencë territoriale vetëm në Prishtinë, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë.
    • Propozimi i drejtorit: Kryetari i Prishtinës, pas miratimit nga Kuvendi Komunal, ka të drejtë t’i propozojë drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës së paku dy kandidatë për drejtues të kësaj drejtorie.
    • Mbikëqyrja e sigurisë: Kuvendi i Kryeqytetit ushtron mbikëqyrje mbi politikat lokale të sigurisë që janë në kompetencën e tij.
    • Raportimi i Policisë: Kuvendi Komunal ka të drejtë të kërkojë informacione nga drejtori i Policisë së Kryeqytetit për gjendjen e sigurisë.
    • Njësitë e veçanta policore: Me kërkesë të kryetarit të Prishtinës, Policia e Kosovës mund të themelojë njësi të veçanta, në pajtim me ligjin dhe nevojat e kryeqytetit.

    Këto përgjegjësi janë të përcaktuara në ligjin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosovës më 6 qershor 2018.

    Pse po kërkohet ndryshimi i ligjit?

    Problemi kryesor që është ngritur lidhet me përputhshmërinë e kompetencave komunale me sistemin e unifikuar të Policisë së Kosovës.

    Në vlerësimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është konstatuar se dispozitat që lidhen me Policinë duhet të rishikohen, pasi disa prej tyre konsiderohen në kundërshtim me rregullimin kushtetues dhe ligjor të këtij institucioni.

    Edhe më herët, Avokati i Popullit kishte ngritur shqetësime lidhur me nenin 7 të Ligjit për Kryeqytetin.

    Në raportin e tij, Avokati i Popullit kishte evidentuar mospërputhje ndërmjet Ligjit për Kryeqytetin dhe Ligjit për Policinë, duke rekomanduar harmonizimin e dispozitave që rregullojnë organizimin policor.

    Çfarë ka ndodhur me Policinë e Kryeqytetit gjatë këtyre viteve?

    Megjithëse Ligji për Kryeqytetin është miratuar në vitin 2018, drejtoria e veçantë policore e paraparë me këtë ligj nuk ishte themeluar në vitet pasuese.

    Ministria përgjegjëse për pushtetin lokal kishte sqaruar më herët se themelimi i saj kërkonte ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë, proces që nuk ishte realizuar.

    Aktualisht, siguria në Prishtinë mbulohet nga strukturat e Policisë së Kosovës, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

    Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, kjo drejtori mbulon disa komuna dhe përfshin stacione policore, njësi të trafikut dhe struktura të tjera operative.

    A do të ndikojnë ndryshimet te siguria e qytetarëve?

    Ndryshimet e rekomanduara lidhen kryesisht me ndarjen e kompetencave ndërmjet autoriteteve lokale dhe institucioneve qendrore.

    Nëse rekomandimet përfshihen në një projektligj dhe miratohen nga Kuvendi, ato mund të kufizojnë rolin institucional të Komunës së Prishtinës në organizimin dhe mbikëqyrjen e disa çështjeve policore.

    Megjithatë, kjo nuk nënkupton largimin e Policisë së Kosovës nga Prishtina apo ndërprerjen e shërbimeve policore për qytetarët.

    Policia do të vazhdonte të ushtronte përgjegjësitë e saj në bazë të legjislacionit përkatës.

    Ndikimi konkret do të varej nga formulimi përfundimtar i ndryshimeve ligjore.

    Ndryshimet mund të prekin edhe shëndetësinë dhe organizimin komunal

    Raporti i Ministrisë nuk është kufizuar vetëm në çështjet e sigurisë.

    Në vlerësim janë identifikuar edhe kompetenca të tjera të parapara me Ligjin për Kryeqytetin, të cilat nuk janë ushtruar plotësisht.

    Mes tyre përfshihen përgjegjësitë në nivelin dytësor të kujdesit shëndetësor, përfshirë themelimin e spitalit të përgjithshëm të kryeqytetit, si dhe çështje që lidhen me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit Komunal.

    Këto çështje janë evidentuar si pjesë e nevojës për rishikimin e zbatimit të Ligjit për Kryeqytetin.

    Deri kur është i hapur konsultimi publik?

    Sipas platformës zyrtare të konsultimeve publike, raporti i vlerësimit ex-post është publikuar më 15 tetor 2026.

    Procesi i konsultimit ka filluar më 14 tetor dhe do të mbetet i hapur deri më 3 nëntor 2026.

    Kjo do të thotë se dokumenti është ende në fazën e konsultimit dhe nuk përbën ndryshim të miratuar të ligjit.

    Mbetet të shihet nëse rekomandimet e Ministrisë do të përkthehen në një projektligj dhe cili do të jetë qëndrimi i Komunës së Prishtinës për kufizimin e kompetencave të saj në fushën e sigurisë publike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

    Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

    Vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor, në Vjenë të Austrisë, është anuluar nga pala shqiptare.

    Lajmi është publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp. Sipas njoftimit, takimi i parashikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet.

    Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak, në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë.

    Anulimi vjen në një moment tensionesh të larta në Shqipëri, ku protestat vijojnë prej gjashtë ditësh. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje me Policinë, si dhe sulme me gurë e molotovë ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.

    Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”./Euronewsal

    Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

    Burimi: Dukagjini

  • Si po ju duket Elijona si nuse?

    Si po ju duket Elijona si nuse?

    Si po ju duket Elijona si nuse?

    Ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj e ka ballafaquar veten edhe me fustan të bardhë të nusërisë.

    Për një set fotografik, ajo u vesh në të bardha dhe u rregulluar si një nuse e vërtetë, transmeton Klankosova.tv.

    Por si po ju duket juve Elijona?

  • PAMJE| Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? – Detajet e fundit

    PAMJE| Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? – Detajet e fundit

    PAMJE| Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? – Detajet e fundit

    Situata është tensionuar këtë pasdite në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

    Siç raporton Top Channel, Policia e Shtetit ka tentuar t’i shpërndajë protestuesit, duke hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, transmeton Klankosova.tv.

    Këta të fundit, bazuar në raportimin e Top Channel, kanë nisur me “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të policisë.

  • Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri?

    Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri?

    Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri?

    Edicioni i pestë i spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova” po i afrohet nisjes, ndërsa përgatitjet për sezonin e ri kanë hyrë në një fazë të avancuar.

    Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar së fundmi një detaj nga prapaskenat, duke bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për edicionin e pestë.

    Ndërkohë, producentja Olsa Muhameti ka shtuar kureshtjen e publikut përmes një fotografie të përbashkët me Hamitin, të publikuar në rrjetet sociale.

    “Po afrohet dita… Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Muhameti.

    Një nga çështjet që po ngjall më së shumti interes është lista e personazheve që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Producentja kishte zbuluar më herët se në procesin e përzgjedhjes ishin përfshirë 25 personazhe, ndërsa numri përfundimtar i banorëve pritet të jetë rreth 20.

    Sa i përket datës së nisjes, Muhameti kishte shprehur dëshirën që spektakli të fillonte gjatë tetorit. Megjithatë, së fundmi janë përmendur edhe mundësi të tjera, përfshirë muajin nëntor.

    Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht data e premierës, ndërsa emrat e banorëve vazhdojnë të mbahen të fshehte.

    Një tjetër ndryshim në këtë edicion është mungesa e moderatores Jonida Vokshi, e cila nuk do të jetë pjesë e sezonit të pestë, pas katër edicioneve të mëparshme.

    Alaudin Hamiti pritet të vazhdojë drejtimin e spektaklit, ndërsa publiku mbetet në pritje të njoftimit zyrtar për nisjen dhe surprizat që do të sjellë ky edicion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Po afrohet “Big Brother VIP Kosova 5”, Alaudin Hamiti zbulon detaje nga prapaskenat – çfarë dihet për sezonin e ri? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali