Blog

  • Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

    Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

    Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

    Situata në Tiranë është tensionuar këtë të diel, pasi Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë Kryeministrisë.

    Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, forcat policore kanë përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë për të larguar qytetarët nga sheshi.

    Ndërhyrja policore ka zgjatur rreth dhjetë minuta, kohë gjatë së cilës forcat e rendit kanë arritur ta zbrazin hapësirën para Kryeministrisë.

    Pas ndërhyrjes, protestuesit janë shpërndarë në drejtim të lumit Lana dhe parkut të Tajvanit.

    Megjithatë, sipas raportimeve, një pjesë e protestuesve kanë nisur të rimblidhen, duke bërë që situata të mbetet e tensionuar.

    Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo të arrestuar gjatë ndërhyrjes.

    Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa studentët dhe qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi për korrupsionin, kushtet në arsim dhe situatën ekonomike.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë pesë ditëve të para të protestave janë lënduar gjithsej 272 persona, përfshirë 169 policë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve

    Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve

    Kaos në Itali, protestë e madhe kundër çmimeve

    Tensionet sociale në Itali janë përshkallëzuar ndjeshëm, teksa qytetet kryesore janë përfshirë nga protesta të fuqishme kundër rritjes së lartë të kostos së jetesës.

    Të shtunën, qendra historike e Milanos dhe qyteti i Bolonjës u shndërruan në skena të vërteta përleshjesh mes forcave të rendit dhe demonstruesve, duke shkaktuar të lënduar, të arrestuar dhe kaos të plotë në zonat më të frekuentuara turistike.

    Në Milano, situata u tensionua veçanërisht në sheshin përballë Katedrales Gotike (Duomo). Policia, e pajisur me mjete speciale për shpërndarjen e turmave dhe ndërhyrje kundër trazirave, ndërhyri për të zmbrapsur grupe protestuesish me fytyra të mbuluara dhe kapuçë, raportojnë mediat italiane, transmeton Klankosova.tv.

    Këta të fundit ishin shkëputur nga marshimi kryesor dhe po tentonin të depërtonin brenda “Galleria Vittorio Emanuele II”, kompleksit të famshëm të dyqaneve luksoze që shtrihet ngjitur me sheshin e katedrales.

    Për shkak të eskalimit, dyqanet dhe bizneset përreth u detyruan të mbyllnin me urgjencë qepenat, ndërkohë që qindra turistë u larguan me panik nga zona qendrore.

    Po ashtu, autoritetet vendosën mbylljen e menjëhershme të stacionit kryesor të metrosë “Duomo”. Policia italiane përdori gaz lotsjellës për të neutralizuar protestuesit agresivë, të cilët godisnin forcat e rendit me gurë dhe sende të forta.

    Nga këto përplasje u raportuan disa persona të lënduar si dhe u kryen disa arrestime.

    Paralelisht me Milanon, skena dhune u regjistruan edhe në Bolonjë, pasi marshimi qytetar kundër çmimeve të larta u shndërrua në përplasje fizike, policia u detyrua të përdorte topa uji me presion për të shpërndarë turmën e acaruar, operacion ky që rezultoi me arrestimin e shtatë personave.

    Vala e tensioneve në Itali ngjason shumë me trazirat masive të regjistruara në Francë, ku dhjetëra mijëra qytetarë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve dhe degradimi i shërbimeve publike vërshuan rrugëve, duke shënuar disa nga protestat më të ashpra e më të dhunshme të viteve të fundit atje.

  • Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

    Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

    Rama nderon Idriz Rrecajn: Nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij

    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj.

    Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar kontributin e Rrecajt për Kosovën, duke theksuar se ai i shërbeu vendit në kohë të vështira, kur angazhimi për liri mund t’i kushtonte gjithçka, transmeton Klankosova.tv.

    “Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës. I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama.

    Ai ka shprehur gjithashtu respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e të afërmit të tyre.

    Rama ka theksuar se gjetja e eshtrave të Idriz Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok dëshmon se krimet e luftës nuk mund të fshihen nga koha.

    “Idriz Rrecajn e zhdukën fizikisht, por nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij”, ka deklaruar Rama.

  • Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

    Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

    Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe në nderim të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Idriz Rrecaj, eshtrat e të cilit u gjetën në një varr masiv në Zubin Potok, pas 27 vitesh.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar jetën, veprën dhe sakrificën e Rrecajt, duke theksuar kontributin e tij për Kosovën në periudhat më të vështira.

    “Madhështia e njerëzve si Idriz Rrecaj qëndron pikërisht këtu, ata nuk pritën që liria të vinte për t’i shërbyer Kosovës. I shërbyen atëherë kur kjo mund t’u kushtonte gjithçka”, ka shkruar Rama.

    Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet është përballur me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e familjarit të saj.

    “Respekt dhe mirënjohje të thellë për familjen Rrecaj, e cila për 27 vjet e përballoi me dinjitet dhimbjen e mungesës dhe pasigurinë për fatin e më të dashurit të saj”, ka theksuar ai.

    Rama ka deklaruar se gjetja e eshtrave të Rrecajt në një varr masiv në Zubin Potok është dëshmi se krimet e luftës nuk mund të fshihen me kalimin e kohës.

    “Gjetja e eshtrave të tij në një varr masiv në Zubin Potok është dëshmi se koha nuk i fshin krimet e luftës”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

    Në fund, Rama ka theksuar se, pavarësisht zhdukjes fizike, vepra dhe ideali i Idriz Rrecajt do të mbeten të paharruara.

    “Idriz Rrecajn e zhdukën fizikisht, por nuk arritën ta zhduknin as veprën, as idealin, as emrin e tij. Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama bën homazhe për Idriz Rrecajn, eshtrat e të cilit u gjetën pas 27 vitesh në një varr masiv në Zubin Potok appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vetëm 7 vjeçe, Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale – triumfon në Francë

    Vetëm 7 vjeçe, Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale – triumfon në Francë

    Vetëm 7 vjeçe, Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale – triumfon në Francë

    Lajmin për këtë arritje e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Ky sukses shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin sportiv të vogëlushes, e cila, pavarësisht moshës së re, tashmë ka arritur të fitojë tituj në garat ndërkombëtare.

    Para triumfit në Francë, Adea kishte rrëmbyer edhe titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.

    Ajo e kishte siguruar këtë titull në Kampionatin Evropian të zhvilluar në qytetin gjerman të Gdanskut.

    Me titullin evropian dhe atë botëror, 7-vjeçarja po shënon suksese të rëndësishme në sportet marciale, duke dëshmuar talent dhe përkushtim që në moshë të hershme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetëm 7 vjeçe, Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale – triumfon në Francë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Goditje e rëndë për Liverpoolin, Szoboszlai pëson sërish lëndim – pritet të mungojë për një periudhë

    Goditje e rëndë për Liverpoolin, Szoboszlai pëson sërish lëndim – pritet të mungojë për një periudhë

    Goditje e rëndë për Liverpoolin, Szoboszlai pëson sërish lëndim – pritet të mungojë për një periudhë

    Liverpooli ka marrë një lajm të keq, pasi mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai ka pësuar sërish lëndim gjatë ndeshjes kundër Brentfordit, duke rrezikuar të mungojë për një periudhë të konsiderueshme.

    25-vjeçari, i cili ishte rikthyer në formacion pas problemeve muskulore, u detyrua ta lëshojë fushën pas vetëm 32 minutash lojë, në takimin që Liverpooli e fitoi me rezultat 2-1.

    Szoboszlai kishte munguar në dy ndeshjet e mëparshme për shkak të një problemi në muskujt e pasmë të kofshës, ndërsa rikthimi i tij rezultoi i parakohshëm.

    Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për përsëritje të lëndimit të mëparshëm.

    “Dom ndjeu të njëjtin lëndim, nuk është një lëndim i ri dhe ndoshta nuk ishte shëruar mjaftueshëm, kështu që do të na duhet më shumë kohë me të”, deklaroi Iraola.

    Problemet për Liverpoolin nuk përfunduan me kaq, pasi edhe Jeremie Frimpong u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor, vetëm pak minuta pasi ishte aktivizuar në pjesën e dytë.

    Iraola konfirmoi se skuadra do të mbetet pa të dy futbollistët për një periudhë, por ende nuk është përcaktuar koha e saktë e rikthimit të tyre.

    Këto mungesa vijnë në një moment të rëndësishëm për Liverpoolin, i cili të martën, më 20 tetor, do të përballet me Villarrealin në Ligën e Kampionëve.

    Gjendja e Szoboszlait dhe Frimpongut pritet të vlerësohet më tej nga stafi mjekësor, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të jenë sërish në dispozicion të trajnerit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Goditje e rëndë për Liverpoolin, Szoboszlai pëson sërish lëndim – pritet të mungojë për një periudhë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump: Franca është në flakë, mbyllni kufijtë para se të jetë tepër vonë

    Trump: Franca është në flakë, mbyllni kufijtë para se të jetë tepër vonë

    Presidenti amerikan Donal Trump ka reaguar ndaj protestave studentore në Francë.

    “Franca është në flakë! Imigracioni i njerëzve nga një botë krejtësisht tjetër, njerëz që mbajnë urrejtje në zemrat e tyre, ka shkatërruar atë që dikur ishte një vend i madh”, shkruan Trump në Truth.

    Ai gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh: “Mbyllni kufijtë dhe rimerrni kontrollin, para se të jetë tepër vonë!” përfundoi presidenti amerikan, përcjell Ansa.

    Ndërkaq, më shumë se 2,000 persona janë arrestuar gjatë dhe pas protestave mbarëkombëtare për koston e jetesës që përfshinin grupet e “Jelekëverdhëve” në Francë, tha të dielën Ministri i Brendshëm Laurent Nunez, pas përleshjeve, zjarrvënies dhe plaçkitjeve të përhapura.

    Mbi 600 oficerë policie, xhandarë dhe zjarrfikës u plagosën, tha Nunez në kompaninë amerikane të mediave sociale X.
    Ai tha se numri i të lënduarve mbeti i përkohshëm dhe hetimet ishin duke u zhvilluar për të identifikuar ata që ishin përgjegjës, ndërsa disa qindra biznese pësuan dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Anadollu Agency.

    Alexandre Bompard, president i Federatës së Tregtisë dhe Shpërndarjes dhe drejtor ekzekutiv i Carrefour, tha se 1,500 shitës me pakicë ishin prekur, duke vlerësuar dëmet në “qindra miliona euro”.

    Demonstratat e së shtunës tërhoqën 550,000 njerëz në të gjithë vendin, përfshirë 110,000 në Paris, sipas Ministrisë së Brendshme, ndërsa organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 800,000.

    Mobilizimi bashkoi kolektivat e Jelekverdhëve, sindikatat, studentët dhe fermerët. Ndërsa marshimi kryesor i Parisit kaloi pa incidente të mëdha, dhuna shpërtheu në periferi të demonstratave në disa qytete.
    Një demonstrues vdiq pasi u rrëzua në Boulevard Magenta në Paris, me policinë që raportoi se individi kishte pësuar arrest kardiorespirator. Le Parisien raportoi gjithashtu se një 17-vjeçar humbi njërën dorë kur u godit nga një granatë policie në Saint-Etienne.

    Policia e Parisit njoftoi më parë 855 arrestime, ndërsa prokurorët raportuan veçmas 720 arrestime, përfshirë 517 persona të mbajtur në paraburgim, duke shtuar se shifrat ende nuk ishin finalizuar.

    Në Limoges, një zjarr shkatërroi ndërtesën historike të bashkisë. Dyqanet u plaçkitën gjithashtu dhe ndërtesat u dëmtuan në qytete si Marseja, Lioni dhe Bordeaux.

    Kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Gregoire, njoftoi një grup pune emergjent për të ndihmuar bizneset e prekura, për të vlerësuar dëmet dhe për të lehtësuar procedurat administrative dhe të sigurimeve.

    Ai njoftoi gjithashtu një takim të hënën me pronarët e bizneseve, dhomat e tregtisë, siguruesit dhe agjencitë qeveritare.

    “Këtë të shtunë, shumë biznese u vunë në shënjestër të dhunës dhe plaçkitjeve të papranueshme. Shkalla e dëmit është e konsiderueshme dhe e pashembullt”, shkroi ai në një letër të hapur.

    “Asgjë nuk mund të justifikojë akte të tilla. Asnjë zemërim, asnjë kërkesë, sado e ligjshme, nuk mund të autorizojë sulme ndaj atyre që punojnë, që janë sipërmarrës të vendosur dhe që e mbajnë qytetin tonë gjallë çdo ditë.”

    Kryeministri Sebastien Lecornu do të kryesojë një takim ndërministror për krizën në orën 19:00 të dielën (17:00 GMT) për të adresuar ndikimin ekonomik, sigurimet dhe ndjekjen gjyqësore. Ai do të takohet gjithashtu me kryetarët e bashkive të Parisit, Marsejës dhe Lionit, të cilët kërkuan shpjegime mbi burimet policore dhe trajtimin e trazirave.
    Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Yael Braun-Pivet, po shqyrton krijimin e një komisioni hetimor parlamentar dhe do të takohet me krerët e grupeve parlamentare të martën, raportoi BFMTV.

    Thirrjet për tubime të reja të dielën në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze qarkulluan në mediat sociale, përfshirë një tubim në Place de la Republique në orën 14:00 (12:00GMT), duke ngjallur frikë tek shitësit për dhunë të mëtejshme.

    Lecornu fajësoi “ultra-të majtën” për dhunën, ndërsa figurat e opozitës kritikuan taktikat e policisë.
    Politikania e gjelbër Marine Tondelier dhe ligjvënësi Alexis Corbiere kërkuan dorëheqjen e Nunez, ndërsa Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë përsëriti kërkesën e tij që ai të japë dorëheqjen.

    Burimi: Dukagjini

  • Malisheva e mposht Vushtrrinë

    Malisheva e mposht Vushtrrinë

    Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë.

    Vushtrria ka kaluar në epërsi në minutën e dymbëdhjetë me golin e Lis Demirit, por Malisheva ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar rezultatin në 1:1 pesë minuta më vonë, me Laurent Xhylanin.

    Golin e fitores për vendasit e ka shënuar Valmir Nafiu në minutën e njëzet e gjashtë, duke ia siguruar Malishevës tri pikët e radhës.

    Me këtë fitore, Malisheva ka shkuar në kuotën e njëzet e tri pikëve dhe gjendet në krye të tabelës. Prishtina renditet e dyta me njëzet pikë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Në anën tjetër, Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

    Ndeshja tjetër e mbrëmjes në Superligë zhvillohet nga ora 18:00, kur Gjilani përballet me Feronikelin.

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

    Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

    Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë.

    Një turmë e madhe e të rinjve protestues janë afruar duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të selisë së PS, ndërkohë që kordoni i policisë më i paktë në numër ka bërë një hap pas duke mos arritur të shmangim sulmin.

    Polica ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve të cilët janë shpërndarë në zonën rreth Bankës së Shqipërisë dhe Rrugës së Kavajës./Euronewsal

    Burimi: Dukagjini

  • Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Balla për dëmtimet në selinë e PS-së: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë.

    Ai i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron pas akteve të dhunës që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet prej gjashtë ditësh.

    “O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla.