Blog

  • Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë

    Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë

    Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë

    Një person i pajetë është gjetur përballë Gjykatës Civile në lumin e Lanës në Tiranë. Sipas policisë bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur i dehur në Lanë, ku ka humbur jetën.

    “Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”, raporton A2 CNN.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

    Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

    Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala

    Vehbi Shala, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë.

    Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar si një njeri të përkushtuar ndaj atdheut dhe familjes.

    Në mesazhin e tyre, familjarët kanë theksuar se Vehbi Shala i shërbeu vendit me nder, dinjitet dhe përkushtim, si gjatë luftës së UÇK-së, ashtu edhe në shërbim të Policisë së Kosovës.

    Ata e kanë përshkruar të ndjerin si njeri me vlera të larta njerëzore, zemërmirë, të respektuar dhe të dashur për të gjithë ata që e njohën.

    “U prehsh në paqe, vëllai ynë! Kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

    Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojë më vonë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vehbi Shala appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme”

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke iu drejtuar drejtpërdrejt efektivëve të policisë dhe duke dënuar dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë.

    “Si sportist, kam përjetuar krenarinë që të jep përfaqësimi i vendit tënd. Besoj se edhe uniforma e policisë duhet të mbahet me atë ndjenjë përgjegjësie… Dhuna ndaj qytetarëve që protestojnë është e papranueshme. Qytetarët meritojnë të dëgjohen dhe të ndihen të mbrojtur,” u shpreh Uzuni.

    Futbollisti bëri thirrje që efektivët të nderojnë uniformën dhe të mos lejojnë që veprimet e disa individëve të njollosin imazhin e gjithë strukturës së policisë.

    Reagimi i Uzunit vjen në një kohë kur protestat në Shqipëri kanë nxitur reagime edhe nga figura të njohura publike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Uzuni reagon për protestat në Shqipëri: “Policë, nderojeni uniformën tuaj! Dhuna është e papranueshme” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç në Gjakovë

    Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç në Gjakovë

    Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç në Gjakovë

    Një rast shqetësues që ngre pikëpyetje për sigurinë në vendin e punës në Gjakovë është dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali.

    Në një video të dërguar nga një qytetar në Sinjal, shihet një punëtor duke ecur mbi një vinç për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, në një lartësi të konsiderueshme.

    Pamjet tregojnë rrezikun me të cilin përballet punëtori, ndërsa nuk dihet nëse gjatë kësaj lëvizjeje janë zbatuar masat e nevojshme të sigurisë në punë.

    Rasti ngre shqetësime për kushtet e sigurisë në objektet e ndërtimit dhe rëndësinë e respektimit të rregullave për mbrojtjen e punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç në Gjakovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

    Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

    Kokanoviq, mbështetës i listës studentore “Studentët fitojnë”, e shoqëroi fotografinë në rrjetin social X me një mesazh fyes ndaj kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që lista “Serbia Evropiane” të mos arrijë as 0.9 për qind të votave.

    Publikimi ka shkaktuar reagime për shkak të lidhjes që fotografia krijon me rastin e kamionit frigoriferik të nxjerrë nga lumi Danub në vitin 1999, në të cilin ishin gjetur trupat e civilëve shqiptarë të vrarë në Kosovë. Trupat ishin transportuar fshehurazi në Serbi, në kuadër të përpjekjeve për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës.

    Liderja opozitare Marinika Tepiq reagoi duke pyetur Kokanoviqin se përse po i kërcënonte me vdekje dhe po i paraqiste si kufoma në një kamion frigoriferik. Edhe profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, kërkoi reagimin e prokurorisë, duke e interpretuar publikimin si një aludim për fundosjen e trupave të shqiptarëve të vrarë në vitin 1999.

    Kokanoviq u përgjigj se bëhej fjalë për një shaka dhe se me fjalën “fundosje” kishte nënkuptuar rezultatin e dobët që, sipas tij, lista opozitare do të merrte në zgjedhjet e 25 tetorit.

    Për rastin reagoi edhe televizioni KTV nga Zrenjanini, i cili njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Kokanoviqin dhe pezullimin e emisionit “Mbrojtësit e Kushtetutës”, ku ai ishte një nga autorët. Redaksia vlerësoi se fotografia dhe mesazhi shoqërues krijojnë një asociacion shqetësues me kamionët frigoriferikë që u përdorën për fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

    Avokati i Beogradit, Çedomir Stojkoviq, e dënoi gjithashtu publikimin, duke theksuar se fotografia e kamionit frigoriferik duhet të jetë simbol i turpit dhe pendimit për krimet e kryera, e jo mjet për sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

    Rasti ka nxjerrë në pah përçarjet brenda opozitës serbe, e cila është e ndarë lidhur me pjesëmarrjen e listës “Serbia Evropiane” në zgjedhje. Kritikët e saj pretendojnë se pjesëmarrja e veçantë mund t’i ndajë votat kundër pushtetit, ndërsa drejtuesit e listës thonë se thirrjet për tërheqje cenojnë pluralizmin politik.

    Në analizën e saj, bashkëpunëtorja e RTK-së, Tamara Nikçeviq, thekson se përdorimi i tragjedisë së viktimave shqiptare të vitit 1999 në luftën politike ka kaluar kufijtë e pranueshëm, ndërsa reagimet publike dhe vendimi i KTV-së dëshmojnë se një pjesë e shoqërisë serbe nuk pranon që viktimat e krimeve të luftës të përdoren si armë kundër kundërshtarëve politikë.

    Tamara Nikçeviq është bashkëpunëtore e RTK-së dhe mbulon temat nga rajoni.

    Burimi: RTKLive

  • Gjykata në Gjilan ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve që u kapën me 53 kg marihuanë

    Gjykata në Gjilan ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve që u kapën me 53 kg marihuanë

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve B. A. dhe S. H., të cilët dyshohen për kryerjen e dy veprave penale të narkotikëve.

    Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë muajit shtator 2026 e deri me datë 16 tetor 2026 në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, “i pandehuri S. H. me të pandehurin B. A. duke vepruar në bashkëpunim, me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, paautorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit “marihuanë”, në atë mënyrë që i pandehuri B. A. të sigurojë narkotikun, ndërsa transportin ta kryente i pandehuri S. H.”.

    Me datë 16 tetor, “gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A. në veturën e tij gjenden 10 (dhjetë) me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “marihunë”, në peshë prej 53.2 kilogram”, vijon njoftimi i Gjykatës.

    Më këto veprime të pandehurit “dyshohet të kenë kryer veprat penale në bashkëkryerje organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe veprën penale blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

    Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

    Barcola: Në Premier League nuk ke kohë të pushosh, intensiteti i ndeshjeve është shumë i lartë

    Bradley Barcola ka folur për dallimet mes Ligue 1 dhe Premier League, duke theksuar se kampionati anglez karakterizohet nga ritmi jashtëzakonisht i lartë i lojës.

    “Në Ligue 1, lojtarët janë fizikisht të fortë dhe ka mbrojtës që të vënë në vështirësi

    Por në Premier League, gjithçka ka të bëjë me ritmin. Në ndeshjet e para më kapën ngërçet muskulore”, u shpreh sulmuesi francez.

    “Nuk ke kohë të pushosh”, shtoi Barcola, duke vënë në pah intensitetin e futbollit anglez dhe kërkesat e mëdha fizike që ai imponon ndaj lojtarëve./Klankosova.tv

  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë

    Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë

    Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë

    Është përshkallëzuar protesta në Tiranë, në ditën e gjashtë të saj.

    Protestuesit kanë hedhur gurë drejt selisë së Partisë Socialiste, me ç’rast kanë thyer xhamat.

    Ndërkohë, Policia ka filluar të hedh gazlotsjellës kundrejt tyre dhe ujë.

    Në ditën e gjashtë të protestës, mediat e Shqipërisë raportojnë se ka të lënduar dhe të arrestuar.

  • Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

    Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

    Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre.

    “Një festë qe është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv

     

  • Manu Kone mungon për tri javë, goditje për Romën dhe Francën

    Manu Kone mungon për tri javë, goditje për Romën dhe Francën

    Manu Kone mungon për tri javë, goditje për Romën dhe Francën

    Lajm i keq për Romën dhe kombëtaren e Francës. Mesfushori Manu Kone pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tri javë, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë.

    Futbollisti francez u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit në përballjen ndaj Real Madridit, ndërsa ekzaminimet kanë zbuluar problemin muskulor.

    Sipas parashikimeve, rikthimi i tij pritet të ndodhë më 7 nëntor, në ndeshjen kundër Sassuolos.

    Ky afat do të ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi vjen pak para grumbullimit të radhës së kombëtares franceze.