Blog

  • Rodri: PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë

    Rodri: PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë

    Rodri: PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë

    Mesfushori i Barcelonës Rodri, ka vlerësuar lart Paris Saint-Germainin, duke e cilësuar skuadrën franceze si ndoshta më të mirën në Evropë në këtë moment.

    “Vëmendja tani është te Parisi, që ndoshta është skuadra më e mirë në Evropë aktualisht. Ne do të përpiqemi të konkurrojmë me ta dhe të tregojmë se mund të përballemi denjësisht”, u shpreh Rodri.

    Spanjolli theksoi se përballja me PSG-në do të jetë një test i vërtetë për Barcelonën, për të kuptuar nivelin që ka arritur skuadra dhe aftësinë e saj për të rivalizuar me ekipet më të forta të kontinentit./Klankosova.tv

  • Emiliano Martinez operohet në nofull, jashtë fushave për 40 ditë

    Emiliano Martinez operohet në nofull, jashtë fushave për 40 ditë

    Emiliano Martinez operohet në nofull, jashtë fushave për 40 ditë

    Emiliano Martinez ka pësuar një goditje të rëndë, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull dhe pritet të mungojë për rreth 40 ditë.

    Mungesa e portierit argjentinas pritet të ndikojë në planet e Chelsea, që do të duhet të gjejë një zgjidhje për mbrojtjen e portës gjatë kësaj periudhe.

    Sipas raportimit, Mike Penders pritet të jetë portieri që do ta zëvendësojë atë në portën e londinezëve.

  • Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç

    Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç

    Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç

    Një rast shqetësues që ngre pikëpyetje për sigurinë në vendin e punës është dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali.

    Në një video të dërguar nga një qytetar në Sinjal, shihet një punëtor duke ecur mbi një vinç për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, në një lartësi të konsiderueshme.

    Pamjet tregojnë rrezikun me të cilin përballet punëtori, ndërsa nuk dihet nëse gjatë kësaj lëvizjeje janë zbatuar masat e nevojshme të sigurisë në punë.

    Rasti ngre shqetësime për kushtet e sigurisë në objektet e ndërtimit dhe rëndësinë e respektimit të rregullave për mbrojtjen e punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rrezikon jetën për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, punëtori ecën mbi vinç appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • MitroRun mbahet sot në Mitrovicë, gara për fëmijë dhe të rritur në tri distanca

    MitroRun mbahet sot në Mitrovicë, gara për fëmijë dhe të rritur në tri distanca

    Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 18 tetor, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se programi përfshin oraret e nisjes për secilën garë, si dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

    Përmes këtij aktiviteti synohet promovimi i sportit dhe i vrapimit, me pjesëmarrës nga mosha të ndryshme, nën moton: “Nga Jugu në Veri. Vrapojmë bashkë!”

    Burimi: RTKLive

  • Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

    Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

    Objektet e naftës goditen në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg

    Të paktën një person ka humbur jetën në një sulm gjatë natës në Shën Petersburg, i cili goditi me sukses dy objekte të naftës në këtë qytet.

    Guvernatori i rajonit, Alexander Beglov, tha se po shuheshin zjarret në Terminalin e Naftës në Shën Petersburg dhe në depon e naftës Ruchyi, pas sulmit, nga i cili u lënduan të paktën pesë persona.

    Kievi ende nuk ka komentuar sulmet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të shtunën në mëngjes se Rusia e kishte goditur sektorin energjetik të vendit të tij 76 herë që kur Donald Trump shpalli javën e kaluar një “armëpushim energjetik”, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

    Pas këtij njoftimi, Ukraina i kishte ndërprerë për tri ditë sulmet ndaj objekteve ruse të naftës, të cilat, sipas saj, synojnë të kufizojnë burimin kryesor të të ardhurave që Moska përdor për të financuar luftën. Ndërkohë, Kievi e akuzoi Rusinë se po vazhdonte sulmet.

    Ukraina i rifilloi sulmet në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar zemërimin e Trumpit, i cili bëri thirrje për një armëpushim, me qëllim lehtësimin e zbatimit të një marrëveshjeje që kishte arritur me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për furnizimin me naftë dizel.

  • IHMK publikon parashikimin e motit për një javë, ja si do të jenë temperaturat

    IHMK publikon parashikimin e motit për një javë, ja si do të jenë temperaturat

    Sipas IHMK-së, të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

    Të martën parashihen reshje shiu në pjesë të ndryshme të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 20 gradë.

    Të mërkurën do të ketë vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell, me temperatura maksimale deri në 21 gradë Celsius.

    Ndërkaq, të enjten pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.

    Të premten parashihet shtim i vranësirave gjatë ditës, me mundësi për reshje shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat maksimale do të pësojnë rënie, duke lëvizur nga 14 deri në 17 gradë Celsius.

    Sipas parashikimit, temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të jenë nga 1 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare.

    IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës, ndërsa kushtet meteorologjike do të jenë përgjithësisht të përshtatshme edhe për aktivitetet bujqësore sezonale.

     

    Burimi: RTKLive

  • Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

    Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder theksoi se të rinjtë në Europë po protestojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke nënvizuar se këto kërkesa duhet t’i nxisin qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre.

    “Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre”, u shpreh ai.

    Raportuesi i PE-së vuri theksin te rëndësia e arsimit si investim për të ardhmen, duke argumentuar se mundësitë për t’u arsimuar nuk duhet të varen nga gjendja financiare e familjeve.

    “Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, theksoi Schieder.

    Ai dënoi dhunën, pavarësisht burimit të saj, duke përfshirë si individët që mund të depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme, ashtu edhe veprimet e shtetit dhe të Policisë.

    “Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia”, deklaroi Schieder.

    Në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ai përsëriti shqetësimin për situatën në kryeqytet dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.

    “Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit”, theksoi ai.

     

    Burimi: RTKLive

  • Trupi i një 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në një lum në Tiranë

    Trupi i një 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në një lum në Tiranë

    Trupi i një 60-vjeçari gjendet pa shenja jete në një lum në Tiranë

    Një person rreth 60-vjeç është gjetur pa shenja jete në lumin Lanë, në Tiranë.

    Sipas Policisë së Shqipërisë, rasti është konstatuar rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.

    Sië shkruan Euronewsal, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Hamza me bashkëpartiakë viziton familjen e Idriz Rrecajt, nderojnë veprën e heroit

    Hamza me bashkëpartiakë viziton familjen e Idriz Rrecajt, nderojnë veprën e heroit

    Hamza me bashkëpartiakë viziton familjen e Idriz Rrecajt, nderojnë veprën e heroit

    Të udhëhequr nga kreu i partisë, Bedri Hamza, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vizituar për ngushëllime familjen e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj.

    Përmes një postimi, deputeti Arian Tahiri bëri të ditur se gjatë vizitës shprehën respektin dhe mirënjohjen për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

    “Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund të nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”, thuhet në postimin e Tahirit./Klankosova.tv

     

  • Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce e turpëron Udinesen në udhëtim, humbja e pestë për Runjaic

    Lecce ka triumfuar me rezultat bindës 0:3 në udhëtim ndaj Udineses, duke shfrytëzuar dobësitë e vendasve dhe duke merituar plotësisht tri pikët.

    Skuadra mysafire mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, pasi krijoi raste të shumta të pastra, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe shtyllat e penguan të thellonte edhe më shumë epërsinë.

    Kialonda Gaspar dhe Konan N’Dri shënuan në pjesën e parë, ndërsa Jamil Siebert vulosi fitoren me golin e tretë në fund të ndeshjes.

    Kjo ishte humbja e pestë radhazi për Udinesen, që mbetet me vetëm katër pikë në tabelë. Pas këtij kapitullimi, e ardhmja e trajnerit Kosta Runjaic pritet të jetë në qendër të diskutimeve, me presionin mbi të që po rritet ndjeshëm.

    Në xhiron e ardhshme, Lecce do të presë Juventusin, ndërsa Udinese do të përballet me Milanin, në një tjetër sfidë të vështirë për skuadrën e Runjaicit.