Blog

  • Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

    Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

    Ata dyshohen se, me qëllim të përfitimit financiar, kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar në mënyrë të paautorizuar substanca narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas Prokurorisë, roli i të dyshuarit B. A. dyshohet të ketë qenë sigurimi i substancës narkotike, ndërsa transportin dyshohet se e kryente S. H.

    Rasti është zbuluar më 16 tetor 2026, gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia e Kosovës në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit. Gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit B. A., përkatësisht në veturën e tij, janë gjetur 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 53.2 kilogramësh.

    Të dyshuarit ngarkohen me dy vepra penale: organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë

    Protesta në Tiranë, dita e gjashtë: Të rinjtë kërcejnë para policisë, njëri gris certifikatën e Olimpiadës së Historisë

    Sot (e diele) është dita e gjashtë e protestës së nisur nga studentët në Tiranë, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

    Edhe sot, protestuesit janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë parë të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe duke brohoritur për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.

    Protesta e sotme ka nisur me një atmosferë ndryshe, pasi disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë.

    Njëri prej tyre u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj policisë, ndërsa u ka kërkuar edhe efektivëve që të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe të shmangin përplasjet.

    Në shenjë revolte, i riu ka grisur certifikatën që kishte marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë, duke e bërë këtë veprim pjesë të protestës së sotme.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksoni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit mbesin në qeli për një muaj

    Aksoni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit mbesin në qeli për një muaj

    Aksoni “Mali” në Gjilan, dy të dyshuarit mbesin në qeli për një muaj

    Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave, B. A. dhe S. H., të dyshuar për trafikim të narkotikëve, pasi në një veturë në fshatin Velekincë u gjetën 53.2 kilogramë marihuanë.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

    Prokuroria dyshon se nga shtatori i këtij viti deri më 16 tetor, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, me qëllim të përfitimit financiar nga trafikimi i narkotikëve.

    Sipas hetimeve, B. A. dyshohet se siguronte substancën narkotike, ndërsa S. H. merrej me transportimin e saj.

    “Me datë 16 tetor, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A., në veturën e tij gjenden 10 […] me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, në peshë prej 53.2 kilogramë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës transmeton Klankosova.tv.

    Të dyshuarit ngarkohen me dy vepra penale: organizim, drejtim apo financim të trafikimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

    Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

  • Napoli në krizë të thellë, De Laurentiis i befasuar nga zgjedhjet e Allegrit

    Napoli në krizë të thellë, De Laurentiis i befasuar nga zgjedhjet e Allegrit

    Napoli në krizë të thellë, De Laurentiis i befasuar nga zgjedhjet e Allegrit

    Napoli po kalon një moment të vështirë pas humbjes së fundit ndaj Venezias, e cila ishte e pesta në nëntë ndeshje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti Aurelio De Laurentiis ka mbetur i befasuar nga disa vendime të trajnerit, ndërsa kriza e skuadrës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

    Problemi nuk lidhet vetëm me rezultatet, por edhe me paraqitjet e ekipit, që sipas raportimit po shfaq mungesë energjie, motivimi dhe agresiviteti në fushë.

    Zgjedhja për të nisur ndeshjen ndaj Venezias me Giovane dhe Lucca në sulm konsiderohet një rrezik që Allegri e pagoi shtrenjtë. Trajneri nuk mund të bënte shumë për lëndimin e Alissonit, por vendimi për ta aktivizuar Luccan nga minuta e parë në një ndeshje që Napoli duhej ta fitonte me çdo kusht është vënë në pikëpyetje.

    Pas ndeshjes, Allegri u përpoq të mbronte skuadrën, duke theksuar se Napoli kishte regjistruar 29 goditje dhe kishte gabuar një penallti.

  • “Burrave ua falim gabimet, grave jo” - Debat mes të ftuarve në SOL për skandalin e Adi Hilës (VIDEO)

    “Burrave ua falim gabimet, grave jo” – Debat mes të ftuarve në SOL për skandalin e Adi Hilës (VIDEO)

    “Burrave ua falim gabimet, grave jo” - Debat mes të ftuarve në SOL për skandalin e Adi Hilës (VIDEO)

    Skandali i shkaktuar nga kompozitori Adi Hila, u debatua sot me mysafirët e ftuar në hapjen e sezonit të ri të emisionit SOL në Klan Kosova, me autoren Diellza Daka.

    Lidhur me temën, gazetari nga Shqipëria Gjergj Prenaj, i cili e ka përcjellur nga afër këtë ngjarje tha se ajo se çka ndodh në mediat shqiptare është mendësia patriarkale.

    “Mungesa e empatisë është dhe kur ato gra të cilat ishin viktima të atyre videove kanë një familje mbrapa dhe fëmijë prapa. E kemi ende atë mendësi patriarkale ku gruaja prish moralin e familjes dhe burri mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

    Derisa gazetarja dhe analistja Era Berisha, tha se rastet trajtohen ashtu si i konvenon shoqërisë.

    “Nëse ndalesh dhe i analizon komentet të cilat janë në rrjetet sociale, shumica i përkasin gjinisë mashkullore. E kemi një video, dy persona duke e kryer një akt të njëjtë. Ne burrave ua falim gabimet derisa grave ua falim ato. Jemi një shoqëri hipokrite”, tha ajo gjatë emisionit në Klan Kosova.

    Derisa kritika të ashpra kompozitorit i dha influencerja dhe ish-banorja e BBVK3 Lela Seferi.

    “Unë po e shoh që ky person fillimisht për mua ka probleme, sepse një person që e vë shtratin në studio dhe kamera, unë atë person nuk e arsyetoi. Aq më shumë që e ka një grua dhe që është duke bërë dëme në shumë aspekte”, tha influencerja në Klan Kosova.

    E ish-Miss Kosova, Besa Çitaku, e konsideron këtë ngjarje pak si të ekzagjeruar.

    “Jo që po e quaj unë krejt normale, por që po e bëjnë të madhe se çka kanë bërë. Okay, nuk është në rregull se çka ka ndodhur, por jo me dramatizu më shumë që njerëzit po e bëjnë. Domethënë, me këqyrë pak edhe viktima qysh munden me u ndi e jo veç ka ndodh një skandal edhe me ekzagjeru edhe më shumë”, deklaroi ajo në emisionin SOL në Klan Kosova.

  • Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

    Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

    Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

    Të paktën 466 palestinezë, përfshirë 157 fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Rripin e Gazës që nga viti 2024, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

    Sipas të dhënave të publikuara në Ditën Botërore të Ushqimit, e cila shënohet çdo vit më 16 tetor, 189 nga viktimat ishin të moshuar, që përbëjnë 40.5 për qind të vdekjeve të raportuara.

    Ministria paralajmëroi se kriza ushqimore po arrin nivele katastrofike, ndërsa më shumë se 1.4 milionë palestinezë, rreth 67 për qind e popullsisë së Gazës, pritet të përballen me pasiguri ushqimore të nivelit të krizës ose më keq deri në fund të vitit 2026.

    Sipas saj, nga viti 2024 deri në gusht të vitit 2026 janë regjistruar më shumë se 158 mijë raste të kequshqyerjes akute te fëmijët nën moshën pesëvjeçare. Rreth 18 për qind e tyre kanë vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute, e cila rrezikon jetën, ndërsa 12.2 për qind kanë pasur ngecje në rritje.

    Ministria vlerësoi se rreth 74 mijë e 200 fëmijë do të kenë nevojë për trajtim për kequshqyerje akute deri në prill të vitit 2027.

    Kriza po ndikon edhe te gratë shtatzëna. Sipas të dhënave të ministrisë, anemia te kjo kategori është rritur në 61 për qind në vitin 2026, nga 41 për qind para luftës. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 janë regjistruar rreth 4 mijë humbje të shtatzënisë, më shumë se trefishi i numrit të raportuar në gjashtë muajt paraprakë.

    Ministria bëri të ditur gjithashtu se një në tri shtatzëni në Gaza tashmë klasifikohet si me rrezik të lartë.

    Në gusht të vitit 2025, Kombet e Bashkuara shpallën gjendjen e urisë në Gaza. Ndërkohë, autoritetet palestineze dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar Izraelin se po e përdor urinë si armë gjatë luftës, e cila nisi në tetor të vitit 2023.

    Sipas Zyrës së Medias së Qeverisë në Gaza, Izraeli ka lejuar hyrjen e vetëm rreth 34 për qind të kamionëve me ndihma humanitare që ishin paraparë në marrëveshjet përkatëse. Zyrtarët palestinezë thonë se edhe dërgesat që kanë hyrë nuk kanë përmbajtur sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore bazë.

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime urgjente për të siguruar hyrjen e sigurt, të vazhdueshme dhe pa kufizime të ushqimit, suplementeve ushqimore dhe barnave në Gaza.

    Ajo kërkoi që përparësi t’u jepet fëmijëve, grave shtatzëna dhe atyre që ushqejnë me gji, si dhe të moshuarve, të cilët janë më të rrezikuar nga pasojat e kequshqyerjes.

    Kriza humanitare është rënduar nga shkatërrimi i infrastrukturës, dëmtimi i objekteve shëndetësore, tokave bujqësore dhe rrjeteve të ujit, si dhe nga zhvendosjet e përsëritura, humbja e të ardhurave dhe rritja e çmimeve. Këta faktorë kanë shtuar varësinë e familjeve nga ndihmat humanitare, qasja në të cilat mbetet e parregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

    Alexander Dugin, figurë e njohur e nacionalizmit rus ka publikuar një mesazh për protestat në Shqipëri.

    Ideologu i lidhur me presidentin Vladimir Putin ka reaguar në rrjetin social X pikërisht kur protestat në Shqipëri janë bëre të dhunshme gjatë ditëve të fundit.

    “Tani shqiptarët po e tregojnë veten. Ky komb u ndërtua nga të krishterë ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), ndërsa Islami i tyre është sufi dhe mistik. Për më tepër, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani ata po zgjohen”, shkruan Dugin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

    “Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

    “Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

    Në Deçan është organizuar “Panairi i Gështenjës”, një aktivitet tashmë tradicional që synon promovimin e prodhimeve vendore dhe zhvillimin ekonomik të komunës.

    Gjatë ceremonisë së hapjes, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, vlerësoi punën e fermerëve të kësaj ane, duke theksuar se përmes angazhimit të tyre po ruhen vlerat dhe traditat e zonës, si dhe po promovohen prodhimet cilësore vendore.

    Ramosaj tha se puna e fermerëve është e rëndësishme si për ekonomitë e tyre familjare, ashtu edhe për zhvillimin e komunës në përgjithësi. Ai gjithashtu theksoi se mbështetja për fermerët dhe prodhuesit vendorë do të vazhdojë.

    Ndërkaq, fermerët pjesëmarrës janë shprehur të kënaqur me organizimin e panairit, duke vlerësuar mundësinë që u ofrohet për të ekspozuar dhe promovuar prodhimet e tyre bujqësore.

    “Panairi i Gështenjës” synon të mbështesë prodhuesit lokalë dhe të ruajë traditën e kultivimit të gështenjës, një prej produkteve që lidhet me identitetin bujqësor të kësaj ane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dita e gjashtë, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

    Dita e gjashtë, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

    Dita e gjashtë, nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

    Kjo e diel ka shënuar ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

    Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.

    Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.

    Njëri prej të rinjve, u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që njëjtë të veprojnë edhe ata.

    Ai në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë.

  • Microsoft publikon përditësimin e ri për Windows 11, synon lirimin e memories dhe rritjen e shpejtësisë

    Microsoft publikon përditësimin e ri për Windows 11, synon lirimin e memories dhe rritjen e shpejtësisë

    Microsoft publikon përditësimin e ri për Windows 11, synon lirimin e memories dhe rritjen e shpejtësisë

    Microsoft ka publikuar një përditësim të ri për Windows 11, i cili synon të përmirësojë performancën e sistemit operativ, menaxhimin e memories dhe funksionimin e përgjithshëm të kompjuterëve.

    Përditësimi është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të optimizuar përdorimin e burimeve të pajisjeve, në mënyrë që sistemi të funksionojë më qëndrueshëm, veçanërisht kur përdoruesit punojnë me disa aplikacione njëkohësisht.

    Një nga ndryshimet kryesore lidhet me menaxhimin e memories, ndërsa përmirësimet e performancës mund të ndihmojnë në shmangien e ngadalësimeve gjatë përdorimit të përditshëm.

    Përveç kësaj, përditësimi përfshin rregullime të gabimeve dhe përmirësime të përgjithshme që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë e sistemit.

    Microsoft rekomandon instalimin e përditësimeve më të fundit, pasi ato mund të përmbajnë rregullime të rëndësishme për mbrojtjen e pajisjeve dhe funksionimin e tyre.

    Përditësimi po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e Windows 11. Disponueshmëria e tij mund të ndryshojë në varësi të versionit të sistemit operativ dhe pajisjes që përdoret.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Microsoft publikon përditësimin e ri për Windows 11, synon lirimin e memories dhe rritjen e shpejtësisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali