
Kjo e diel ka shënuar ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.
Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.
Njëri prej të rinjve, u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që njëjtë të veprojnë edhe ata.
Ai në shenjë revolte, grisi certifikatën e marrë si fitues i Olimpiadës së Historisë.