
Skandali i kompozitorit Adi Hila, ishte një nga kryetemat që u diskutua në opinionin publik në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.
Rasti përfshiu emra eminentë të estradës shqiptare.
Tashmë për këtë ngjarje kanë nisur hetimet.
E gazetari Gjergj Prenaj, i cili e ka përcjellë nga afër këtë zhvillim ka dhënë informacione të reja në emisionin SOL në Klan Kosova.
Ai deklaroi se dyshohet se Adi Hila ka paguar për t’u mos arrestuar.
“Sepse sipas ligjit, ai duhet të ishte dënuar sipas neneve dhe Kushtetutës së Shqipërisë, se i ka filmuar pa leje të gjitha zonjat dhe ato nuk kanë qenë në dijeni se kanë qenë duke u filmuar”, tha Prenaj në Klan Kosova.