Blog

  • Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

    Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

    Një numër i papërcaktuar njerëzish kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur në një zjarr në një nga bazat më të mëdha ushtarake të Kanadasë, në provincën e Albertës, tha dje, të shtunën (ora lokale), Ministri i Mbrojtjes i vendit, David McGuinty.

    “Më vjen keq të njoftoj se ka pasur vdekje dhe lëndime si pasojë e një incidenti” në bazën e Forcave të Armatosura Kanadeze në Wainwright, u tha McGuinty gazetarëve në kryeqytetin Ottawa.

    Ai nuk specifikoi numrin e të vdekurve ose të plagosurve, as shkaqet e situatës “tragjike” në bazë, e cila ndodhet në pjesën lindore-qendrore të provincës, rreth 210 kilometra në lindje të Edmontonit.

    Një zjarr i madh ishte ende duke u djegur të shtunën në mbrëmje, tha ai, duke shtuar: “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur një incident i ngjashëm në të kaluarën e afërt.”

    Ushtria kanadeze dhe Policia Mbretërore Kanadeze e Kalëruar po hetojnë incidentin, tha McGinty.

    Kryeministri Mark Carney tha në një postim në rrjetet sociale se qeveria federale po “bashkëpunon ngushtë me qeverinë e Albertës dhe autoritetet lokale”./EN

    Burimi: Dukagjini

  • Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

    Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

    Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend.

    Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:00, raporton ABC News Albania.

    Ky takim vjen pas pesë ditësh protestash në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.

    Gjatë ditës së shtunë, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë, duke vazhduar edhe gjatë mbrëmjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 65 të lënduar në protestën e djeshme në Tiranë, mes tyre 37 policë

    65 të lënduar në protestën e djeshme në Tiranë, mes tyre 37 policë

    65 të lënduar në protestën e djeshme në Tiranë, mes tyre 37 policë

    65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar më 17 tetor 2026 në Tiranë.

    Sipas të dhënave të raportuara nga abcnewsal, mes të lënduarve janë 37 efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

    Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ndërsa nuk ka të dhëna të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore, transmeton Klankosova.tv

    272 të lënduar në pesë ditë protestash

     Bilanci i përgjithshëm i pesë ditëve të protestave në kryeqytetin shqiptar shkon në 272 persona të lënduar. Sipas shifrave të raportuara, 169 prej tyre janë punonjës të Policisë, 82 janë protestues dhe 21 janë kalimtarë.

    Të dhënat pasqyrojnë përmasat e pasojave të protestave në Tiranë, ku të lënduarit përfshijnë si pjesëmarrësit në tubime, ashtu edhe punonjësit e rendit dhe qytetarë që ndodheshin në zonat ku u zhvilluan protestat.

    Bilanci i plotë i të lënduarve dhe gjendja shëndetësore e personave që vijojnë të marrin trajtim mjekësor mbeten në fokus të raportimeve pas ngjarjeve të 17 tetorit.

  • Rinea Vitija synon tregun amerikan, në “Weekend” flet për rrugëtimin muzikor (VIDEO)

    Rinea Vitija synon tregun amerikan, në “Weekend” flet për rrugëtimin muzikor (VIDEO)

    Rinea Vitija synon tregun amerikan, në “Weekend” flet për rrugëtimin muzikor (VIDEO)

    Këngëtarja e re Rinea Vitija, foli për rrugëtimin e saj në muzikë, projektet personale dhe synimet për të ardhmen.

    Vitija tregoi në emisionin “Weekend”, se me muzikë ka filluar të merret profesionalisht që në moshën tetëvjeçare, ndërsa përkrahjen më të madhe gjatë këtij rrugëtimi e ka pasur nga familja.

    Ajo tha se synon të performojë në skena të mëdha dhe të depërtojë në tregun amerikan.

    “Gjithmonë e shoh veten duke performuar në skena të mëdha…synimi im është të arrij tregun amerikan”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

    Rinea foli edhe për sfidat me të cilat përballen artistët e rinj, duke përmend rëndësinë e punës dhe përkrahjes nga njerëzit e afërt.

    Përveç muzikës, ajo është duke ndjekur njëkohësisht dy fakultete, ndërsa në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që të merret edhe me biznes.

    Ndiqni intervistën e plotë:

  • Superliga vazhdon me dy ndeshje, Malisheva me sy kah kreu i tabelës

    Superliga vazhdon me dy ndeshje, Malisheva me sy kah kreu i tabelës

    Superliga vazhdon me dy ndeshje, Malisheva me sy kah kreu i tabelës

    Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 10-të, ku Malisheva përballet me Vushtrrinë, ndërsa Gjilani e pret Feronikelin 74.

    Ndeshja mes Malishevës dhe Vushtrrisë zhvillohet nga ora 14:00. Malisheva synon të marrë tri pikët për të vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.

    Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka grumbulluar 20 pikë, aq sa edhe Prishtina, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

    Në anën tjetër, Vushtrria ndodhet në fund të tabelës me vetëm tri pikë. Për skuadrën vushtrriase, marrja e pikëve është e rëndësishme në përpjekjen për të përmirësuar pozitën dhe për të mbetur në garën për mbijetesë.

    Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në Artmotion, në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv.

    Përballja e dytë e ditës luhet nga ora 18:00, kur Gjilani është nikoqir i Feronikelit 74.

    Gjilani renditet në vendin e pestë me 14 pikë dhe synon fitoren për t’iu afruar skuadrave të kreut. Ndërkohë, Feronikeli 74 zë pozitën e tetë me tetë pikë dhe kërkon rezultat pozitiv për të ngjitur shkallët e tabelës.

    Kjo lojë transmetohet direkt në Sport 3./ Klankosova.tv.

  • Protestat në Shqipëri, 65 të lënduar e 12 të shtruar në sptal, më 17 tetor

    Protestat në Shqipëri, 65 të lënduar e 12 të shtruar në sptal, më 17 tetor

    Sipas informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga 65 rastet e raportuara, 37 janë punonjës të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes tyre një i mitur.

    Ndërkohë, gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar gjithsej 272 të lënduar. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

    Burimi: RTKLive

  • Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

    Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 283 tiketa trafiku, ndërsa ka regjistruar 31 aksidente trafiku gjatë periudhës së raportimit.

    Sipas statistikave të publikuara në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga aksidentet e regjistruara, tetë kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 23 me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar 14 persona, tetë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Në statistikat e raportit nuk figuron asnjë person në ndalim policor.

    Burimi: Dukagjini

  • Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

    Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

    Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor në fshatin Komoran të Gllogocit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor 2026, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.

    Ai dyshohet se, së bashku me dy persona të tjerë, të gjithë meshkuj kosovarë, e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

    Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

    Protestat në Tiranë, Begaj mbledh krerët e komuniteteve fetare

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend.

    Takimi është planifikuar për orën 12:00, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv

    Takimi vjen pas pesë ditësh protestash, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë shqiptare.

    Ditën e djeshme, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e Kryeministrisë, duke vazhduar edhe në mbrëmje.

  • Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

    Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

    Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

    Rubrika që zgjon kërshërinë e shikuesit të emisionit Weekend në Klan Kosova, është ajo e horoskopit.

    Astrologja Antigona Kotorri, ka zbuluar një nga një parashikimet për 12 shenjat e zodiakut.

    Ajo foli detajisht për atë se çka i pret gjatë javës së ardhshme.