Blog

  • Shkodër: I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari

    Shkodër: I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari

    Shkodër: I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari

    Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Travel”, në kuadër të të cilit është kapur dhe arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

    Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të moshave 30 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohet se e ndihmonin të dënuarin t’i shmangej kapjes nga policia.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, operacioni u organizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    I arrestuari, shtetasi R.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, ishte dënuar përfundimisht me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, datë 14 tetor 2026, me 6 vite e 8 muaj burgim.

    Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

    26-vjeçari u lokalizua nga policia teksa tentonte të largohej me një automjet, ku udhëtonin edhe shtetasit P.P 30 vjeç, drejtues i mjetit, dhe O.S 19 vjeç, pasagjer.

    Gjatë veprimeve të mëtejshme, policia arrestoi edhe dy personat e tjerë, banues në Fushë-Arrëz, të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmonin 26-vjeçarin t’i shmangej arrestimit.

    Materialet procedurale për këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.

  • Prekariati në Kosovë: Kur puna nuk garanton një të ardhme të sigurt

    Prekariati në Kosovë: Kur puna nuk garanton një të ardhme të sigurt

    Prekariati në Kosovë: Kur puna nuk garanton një të ardhme të sigurt

    Shkruan: Lularta Buja

    “…Paga që marrim shpeshherë nuk i mbulon as shpenzimet bazë… Për kursime nuk mund të flitet. Si rrjedhojë bëhet i pamundur çdo planifikim apo investim jetësor…”.

    Kështu u shpreh Arjanita Dinosha, e cila punon për më shumë se 20 vjet si mësimdhënëse.

    Për të, kjo pasiguri është pjesë e realitetit të përditshëm. Pavarësisht angazhimit profesional dhe përgjegjësive që ka, ajo për Klankosova.tv e përshkroi gjendjen si një kufizim që shkon përtej vështirësive të zakonshme financiare.

    Edhe Kadri Gashi, i cili për shumë vite udhëheq një organizatë joqeveritare në Kosovë, tha se pasiguria ekonomike ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si i planifikon vendimet personale.

    Ai thotë se kur pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për nevojat e domosdoshme, krijimi i një rezerve financiare bëhet i vështirë. Për Klankosova.tv, Gashi theksoi se frika e tij më e madhe është që, pavarësisht punës dhe angazhimit, të mos ketë siguri të mjaftueshme financiare për t’i përballuar nevojat e veta dhe të familjes në të ardhmen.

    Puna e paga, a nuk e largojnë pasigurinë?

    Të dhënat zyrtare tregojnë se pagat mesatare në Kosovë janë rritur. Sipas publikimit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të publikuar më 29 maj 2026, paga mesatare neto në vitin 2025 arriti në 636 euro, krahasuar me 552 euro në vitin 2024.

    Në sektorin privat, paga mesatare neto ishte 596 euro, ndërsa në sektorin publik arriti në 744 euro. Këto shifra tregojnë dallime të rëndësishme ndërmjet sektorëve dhe ofrojnë një pasqyrë të përgjithshme të të ardhurave nga puna.

    Për ta kuptuar nëse një pagë mundëson një jetë më të mirë, duhet të merret parasysh edhe ndryshimi i çmimeve gjatë të njëjtës periudhë.

    Një pagë mund të rritet në vlerë, por nëse shpenzimet e domosdoshme rriten në të njëjtën kohë, përmirësimi real i standardit të jetesës mund të jetë më i vogël nga sa sugjeron shifra.

    Pikërisht këtë dallim e thekson edhe Kadri Gashi, i cili thotë se problemi nuk qëndron vetëm te shuma që merret si pagë, por te ajo që mund të blihet me të, sa i kushton jeta dhe sa mundësi i mbeten për të ndërtuar siguri për të ardhmen.

    “Problemi nuk është vetëm sa është paga, por edhe sa mund të blesh me të”, thekson ai.

    Sipas tij, edhe një person që punon me orar të plotë dhe ka të ardhura të rregullta mund të mos arrijë të kursejë apo të përballojë një shpenzim të papritur pa u futur në vështirësi financiare.

    Presioni mbi buxhetet familjare reflektohet edhe në të dhënat e Bankës Botërore. Sipas raportit të 2026, inflacioni në Kosovë arriti në 3.9 për qind gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të banimit dhe shërbimeve komunale. Raporti paralajmëroi se çmimet më të larta vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi fuqinë blerëse të familjeve. Këto të dhëna tregojnë se, për ta kuptuar gjendjen ekonomike të qytetarëve, duhet të shihen së bashku rritja e pagave dhe shpenzimet që ata duhet të përballojnë.

    Sociologia Ambera Kelmendi e sheh pasigurinë ekonomike edhe përmes ndryshimit të kërkesave që shoqërojnë jetën familjare. Sipas saj, nga lindja e fëmijëve deri në moshën e shtyrë, shpenzimet dhe përgjegjësitë e jetës e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve.

    “Ne punojmë për të jetuar dhe asgjë më shumë”, thotë Kelmendi. Ajo për Klankosova.tv vuri në pah edhe ndikimin e pritshmërive shoqërore dhe të konsumit, përfshirë presionin për t’iu përshtatur trendeve.

    Megjithatë, pamundësia për të kursyer nuk mund të shpjegohet vetëm me mënyrën e konsumit. Për shumë familje, një pjesë e madhe e buxhetit shkon për nevoja që nuk mund të shmangen lehtësisht. Nëse pjesa më e madhe e pagës shpenzohet për banim, ushqim dhe transport, hapësira për kursime mbetet e vogël edhe kur shpenzimet menaxhohen me kujdes.

    Kjo e bën pasigurinë ekonomike një çështje që shkon përtej zgjedhjeve individuale. Ajo lidhet edhe me raportin ndërmjet pagave, çmimeve dhe kostos së shërbimeve që nevojiten për të jetuar.

    Sipas ekonomistit dhe profesorit të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, kur një person nuk arrin të krijojë perspektivë ekonomike për veten dhe fëmijët e tij, mundësia për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme brenda vendit vihet në pikëpyetje.

    “…Disponimi i qytetarit për të jetuar apo për të mos jetuar në vendin e vet është treguesi më i qartë për rangimin e një shteti në nivel botëror nga të gjitha institucionet relevenate botërore siç është Banka Botërore dhe FMN… Për ta evituar, Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në politika investive që të fuqizojë biznesin, sepse ekonomia e tregut na tregon që bizneset e forta nënkuptojnë potencialisht paga më të larta, mirëqenie më të lartë dhe në anën tjetër vigjilencë në respektimin e kontratave, pra të ketë mendësi investive në politikat e Qeverisë së Kosovës…”, tha ai për Klankosova.tv.

    Ndërkaq, sipas Gashit, në disa sektorë, të ardhurat dhe vazhdimësia e punës nuk varen vetëm nga përkushtimi apo aftësitë e punëtorit, por edhe nga vendime dhe rrethana që ai nuk i kontrollon.

    “Edhe kur ke punë sot, mund të mos e dish nëse do ta kesh të njëjtën siguri pas gjashtë muajsh apo një viti”, shprehet ai.

    Gashi thotë se kur siguria ekonomike mungon, ndikimi nuk kufizohet te shpenzimet e përditshme – ai depërton edhe në vendimet më të rëndësishme të jetës: ku të jetosh, kur të blesh një banesë, nëse mund të marrësh kredi dhe kur është e arsyeshme të krijosh apo të zgjerosh familjen.

    Çfarë është prekariati?

    Ky term u bë i njohur gjerësisht përmes punës së ekonomistit britanik Guy Standing, i cili në librin “The Precariat: The New Dangerous Class” e trajton prekariatin si një kategori shoqërore në rritje, të karakterizuar nga pasiguria në punë dhe në jetë.

    Ai nuk nënkupton vetëm papunësinë apo punën e përkohshme. Një person mund të jetë i punësuar me orar të plotë, të ketë përgjegjësi profesionale dhe të marrë pagë çdo muaj, por prapëseprapë të mos ketë siguri ekonomike.

    Në raportin e publikuar më 10 korrik 2026, Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe të Punës (Eurofound) e trajton cenueshmërinë në punë si fenomen shumëdimensional. Edhe pse studimi analizon tregjet e punës në Bashkimin Evropian, ai ofron një kornizë për ta kuptuar problemin: siguria ekonomike nuk përcaktohet vetëm nga fakti nëse një person ka punë, por edhe nga cilësia e saj dhe mundësitë që ajo i ofron.

    Për ta identifikuar prekariatin, nuk mjafton të shihet vetëm nëse një person punon dhe sa fiton. Duhet të shqyrtohet edhe siguria e kontratës, vazhdimësia e punës, mbrojtja sociale dhe mundësia për të përballuar shpenzime të papritura. /Klankosova.tv

  • “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave

    “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave

    “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave

    Këngëtarja shqiptare Eli Malaj ka reaguar ndaj situatës së tensionuar në Shqipëri, ku prej ditësh po zhvillohen protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

    Përmes një postimi në Instagram, artistja u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shkojnë në Shqipëri dhe t’u bashkohen protestuesve.

    “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri! O sot, o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin!”, ka shkruar Malaj, duke bërë thirrje për solidaritet mes shqiptarëve.

    Reagimi i këngëtares vjen pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga studentët dhe të rinjtë, të cilët, krahas kërkesave për kushte më të mira arsimimi dhe mundësi punësimi, po kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ku janë përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Gjatë përleshjeve janë raportuar edhe dhjetëra persona të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Duhet e gjithë Kosova me ardh për Shqipëri”, Eli Malaj u bën thirrje kosovarëve t’u bashkohen protestave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme

    Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme

    Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme

    Studentët në Shqipëri po vazhdojnë protestat prej rreth një jave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Në mesin e zërave që kanë shprehur mbështetje për ta është edhe moderatorja Luana Vjollca.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vjollca ka reaguar kundër dhunës ndaj të rinjve, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe duke kërkuar që të ndalet.

    Reagimi i moderatores vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa studentët po vazhdojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Raportimet për “arrestime të zyrtarëve”, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

    Raportimet për “arrestime të zyrtarëve”, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj raportimeve të ditëve të fundit për “arrestime të personave zyrtarë”, duke vlerësuar se shkrimet e shpërndara nga individë dhe media të caktuara kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

    Në deklaratën e lëshuar të dielën, kjo zyrë ka bërë thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të merren për bazë vetëm informacionet zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.

    “Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike. Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, thuhet në deklaratën Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

    Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se do të kujdeset që çdo rast penal të trajtohet në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

    Ditë më parë u raportua se në ditët në vijim do të ketë arrestime të zyrtavëe të lartë për keqpërdorim të detyrës zyrtare./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

    Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

    Deliu-Kodra kujton Idriz Rrecajn: Liria e Kosovës mban emra burrash që i dolën zot vendit

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar heroin e Kosovës, Idriz Rrecajn, duke rikthyer rrëfimin e babait të saj për takimin me të më 30 mars 1999 në Koprivë të Mitrovicës.

    Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se babai i saj e kujtonte Rrecajn si një burrë me personalitet të fortë, të cilin e kishte parë në gjendje të rëndë pas maltretimit nga policia, me shenja të rrahjeve në fytyrë dhe trup, raporton Klankosova.tv

    Deliu-Kodra ka shkruar se dy javë pas atij takimi, për fatin e tij nuk dihej më asgjë, ndërsa familja nisi një periudhë të gjatë pritjeje.

    “Dy javë më pas, për fatin e tij nuk dihej më asgjë. Për familjen nisën vitet e gjata të pritjes, ndërsa kujtimi për të u ruajt me respekt e krenari. Sot, pas 27 vjetësh, Baca Idrizi prehet në Marinë. E nderojmë për jetën që ia kushtoi lirisë dhe për gjurmën që la te njerëzit që e njohën. Pusho i qetë, Hero i Kosovës. Brezat që e gëzojnë lirinë ta kanë borxh nderimin!”, shkroi Deliu-Kodra. /Klankosova.tv

          

  • Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

    Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

    Dy anije të NATO-s dhe tre të Forcës Detare Shqiptare stërvitje në Gjirin e Vlorës

    Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Strike 2026” në gjirin e Vlorës, në zonën detare pranë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit.

    Stërvitja ka nisur të premten dhe pritet të vijojë deri më 19 tetor, me synimin për të përmirësuar koordinimin e operacioneve detare dhe për të forcuar bashkëpunimin mes forcave pjesëmarrëse, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    Skenarët e stërvitjes përfshijnë manovra detare dhe angazhimin e forcave ajrore, në kuadër të rritjes së ndërveprimit operacional dhe aftësive të përbashkëta.

    “Strike 2026” është stërvitja e dytë e këtij lloji që zhvillohet gjatë këtij viti në gjirin e Vlorës. Ndërkohë, aktivitetet stërvitore pritet të shtrihen edhe në zonat detare të Durrësit dhe Shëngjinit.

  • Drenas: E rrahu babanë, përfundon në pranga djali

    Drenas: E rrahu babanë, përfundon në pranga djali

    Drenas: E rrahu babanë, përfundon në pranga djali

    Një person është arrestuar në Gllogoc të Drenasit, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

    Sipas raportit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar për “lëndim të lehtë trupor” dhe “kanosje”./Klankosova.tv

  • Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh

    Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh

    Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh

    Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, pësoi një lëndim në kokë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Chelseat, pas një përplasjeje me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.

    Pavarësisht paraqitjes së mirë, ndeshja përfundoi me një shqetësim për portierin, i cili u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore.

    Pas incidentit, Martinez publikoi një fotografi nga spitali, duke bërë të ditur se gjendja e tij është normale dhe se pret të rikthehet në fushë pas disa javësh.

    “Gjërat më të rëndësishme janë tri pikët dhe të mos pësojmë gol. Do të kthehem pas disa javësh”, u shpreh argjentinasi, i njohur edhe me nofkën Dibu.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

    31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

    31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 2 mijë e 283 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar gjithsej 31 aksidente trafiku.

    Sipas të dhënave të Policisë, tetë aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 23 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali