
Portieri argjentinas, Emiliano Martinez, pësoi një lëndim në kokë gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Chelseat, pas një përplasjeje me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.
Pavarësisht paraqitjes së mirë, ndeshja përfundoi me një shqetësim për portierin, i cili u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore.
Pas incidentit, Martinez publikoi një fotografi nga spitali, duke bërë të ditur se gjendja e tij është normale dhe se pret të rikthehet në fushë pas disa javësh.
“Gjërat më të rëndësishme janë tri pikët dhe të mos pësojmë gol. Do të kthehem pas disa javësh”, u shpreh argjentinasi, i njohur edhe me nofkën Dibu.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali