Blog

  • Detaje nga kanosja e zëvendësministrit Hysni Mehani në Skenderaj – i dyshuari ndaloi Audi-n, hapi xhamin dhe e kërcënoi

    Detaje nga kanosja e zëvendësministrit Hysni Mehani në Skenderaj – i dyshuari ndaloi Audi-n, hapi xhamin dhe e kërcënoi

    Detaje nga kanosja e zëvendësministrit Hysni Mehani në Skenderaj – i dyshuari ndaloi Audi-n, hapi xhamin dhe e kërcënoi

    Detaje të tjera janë bërë të ditura për rastin e kanosjes së zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hysni Mehani, njëherësh kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj. Incidenti ka ndodhur në mes të ditës, teksa ai po ecte në një nga rrugët e qytetit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 17 tetor, rreth orës 12:28, Mehani po lëvizte në këmbë në rrugën “Idriz Rreci”, kur pranë tij është ndalur një veturë e tipit Audi.

    Sipas deklarimit të tij në Polici, drejtuesi i automjetit ka hapur xhamin dhe i është drejtuar me fjalë kanosëse, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Mehani nuk kishte arritur ta identifikonte personin dhe as t’i regjistronte targat e veturës. Për këtë arsye, rreth 23 minuta pas incidentit, në orën 12:51, është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për të denoncuar rastin.

    Megjithatë, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar.

    Agon Veliu, 46 vjeçar, është identifikuar si i dyshuar për kanosjen dhe më pas është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, Veliu është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”.

    Ende nuk janë bërë të ditura fjalët konkrete që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit dhe as motivi që mund të ketë çuar deri te përballja.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Detaje nga kanosja e zëvendësministrit Hysni Mehani në Skenderaj – i dyshuari ndaloi Audi-n, hapi xhamin dhe e kërcënoi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nëna e zgjoi për të shkuar te dentisti, djali kthehet i nervozuar dhe thyen dyert e shtëpisë – Policia gjen thika e elektroshok në Graçanicë

    Nëna e zgjoi për të shkuar te dentisti, djali kthehet i nervozuar dhe thyen dyert e shtëpisë – Policia gjen thika e elektroshok në Graçanicë

    Nëna e zgjoi për të shkuar te dentisti, djali kthehet i nervozuar dhe thyen dyert e shtëpisë – Policia gjen thika e elektroshok në Graçanicë

    Një vizitë e planifikuar te dentisti ka përfunduar me një incident të rëndë familjar në Graçanicë, ku një i ri dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe dëme në shtëpi, ndërsa gjatë kontrollit policor janë gjetur edhe dy thika dhe një pajisje elektroshoku.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, ndërsa rasti është raportuar në Polici rreth orës 13:30.

    Sipas deklarimit të viktimës, N.R., ajo e kishte zgjuar djalin e saj, V.R., për të shkuar te dentisti. Mirëpo, për shkak të vonesës, dentisti nuk e kishte pranuar për vizitë.

    Pas kthimit në shtëpi, i riu dyshohet se ka reaguar me nervozizëm, duke bërtitur, shqetësuar nënën dhe dëmtuar dyert e shtëpisë.

    Pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë patrulluese dhe hetimore, të cilat e kanë shoqëruar të dyshuarin në Stacionin Policor në Graçanicë.

    Gjatë kontrollit të dhomës së tij, Policia ka gjetur dy thika dhe një pajisje elektroshoku, të cilat janë evidentuar në kuadër të hetimeve.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurave për tri vepra penale: “Dhunë në familje”, “Dëmtim i pasurisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Me vendim të prokurorit, V.R. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna e zgjoi për të shkuar te dentisti, djali kthehet i nervozuar dhe thyen dyert e shtëpisë – Policia gjen thika e elektroshok në Graçanicë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjashtë persona nga Bangladeshi brenda një veture në Viti, deklarohet policia

    Gjashtë persona nga Bangladeshi brenda një veture në Viti, deklarohet policia

    Gjashtë persona nga Bangladeshi brenda një veture në Viti, deklarohet policia

    Një shofer kosovar është ndaluar nga Policia në fshatin Dobresh të Vitisë, pasi në veturën e tij u gjetën gjashtë persona të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.

    Gjatë kontrollit, gjashtë shtetasit e huaj deklaruan se vinin nga Bangladeshi, ndërsa shoferi dyshohet se u tha zyrtarëve policorë se ata ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, përmes rrugëve ilegale.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më 17 tetor transmeton Klankosova.tv

    Pas intervistimit, shoferi dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë personat e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi për akomodimin e tyre, në përputhje me ligjin.

  • Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

    Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

    Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

    Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, pak para mesnatës të së premtes.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, familjarët kanë deklaruar se vajzat kanë dalë së bashku, por që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

    Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Klankosova.tv

  • Rama: Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në rrugën drejt BE-së

    Rama: Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në rrugën drejt BE-së

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot(e diele) në mëngjesnë një paraqitje Live në Facebook lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke dënuar dhunën ndaj Policisë së Shtetit dhe duke theksuar se dëmet e shkaktuara mund të riparohen.

    Rama deklaroi se, pavarësisht dëmeve, është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi si kurth të dhunës së verbër. Ai theksoi se gurët e hedhur ndaj policëve mund të shndërrohen në mjete vdekjeprurëse.

    Kreu i qeverisë shqiptare pretendoi se protestat nuk po udhëhiqen nga studentët, por nga një “grup zjarri i paguar”, duke shprehur mbështetjen e tij për punonjësit e policisë që janë përballur me protestuesit.

    Ai vuri në pah edhe vështirësitë ekonomike të familjeve të efektivëve të policisë, duke vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e tyre përballë situatës së krijuar.

    “Familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë, marrin këtë dhuratë në breshëri, pa pushim, me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës”, deklaroi Rama.

    Në reagimin e tij, kryeministri theksoi se përballja e ditëve të fundit nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë apo shumicën qeverisëse, por me drejtimin strategjik të vendit dhe synimin për integrimin europian.

    “Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, u ka thënë Rama.

    Burimi: Dukagjini

  • Kamenicë: Ndalohet një person, u kap duke transportuar 160 kg mish pa dokumentacion

    Kamenicë: Ndalohet një person, u kap duke transportuar 160 kg mish pa dokumentacion

    Kamenicë: Ndalohet një person, u kap duke transportuar 160 kg mish pa dokumentacion

    Një person është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur 160 kilogramë mish pa dokumentacion përcjellës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 13:15.

    “Mishi i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Rasti është iniciuar si “Transport ilegal i mallit”.

  • Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

    Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

    Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë

    Partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për rikthimin e besimit të partnerëve amerikanë.

    Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe se proceset do të shtyhen përpara edhe gjatë mandatit të ri të institucioneve.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, tha për EO-në se çështja e rikthimit të dialogut u takon Qeverisë dhe Presidencës, ndërsa theksoi se, pavarësisht pezullimit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së ka vazhduar.

    “Tash kjo është çështje e qeverisë edhe e presidencës. Sigurisht ata do të përdorin strategjitë e veta, të cilat nuk i di unë, sepse unë jam deputete e Kuvendit dhe kjo ka të bëjë vetëm me fushëveprimtarinë tonë brenda komisioneve parlamentare, që zakonisht ndjekim rrugë që i nisin institucionet, si Presidenca, si Qeveria, edhe si Kuvend dhe si komisione parlamentare. Ju e dini cilat janë arsyet se pse është ndërprerë dialogu strategjik, dhe unë besoj që pavarësisht që ka pasur një ndërprerje, ka vazhduar, sepse në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunime të ndërsjella, të cilat i kanë shtyrë çështjet tona me interes përpara. Kjo do të ndodhë sigurisht edhe tani. Nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, sepse Republika e Kosovës gjithmonë ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në koordinim me ta, dhe ata gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë aleatët kryesorë të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

    Kryeziu shtoi se pret që institucionet e Kosovës të vazhdojnë përpara me çështjet me interes për vendin, por theksoi se nuk mund të flasë në emër të Qeverisë dhe Presidencës për strategjitë që do të ndjekin.

    “Kështu që kjo natyrshëm do të ndodhë, sidomos tani pasi që institucionet tona kanë marrë mandatet e plota dhe do të funksionojnë si të tilla përgjatë këtij mandati të plotë politik dhe ne do të ecim çështjet përpara. Nuk mund të flas çfarë do të bëjnë Presidenca, a çfarë do të bëjnë Qeveria, sepse këtu interferohet një numër i madh i ministrive, i departamenteve përkatëse, të cilat janë të obliguara që të përbëjnë strategjitë e veta edhe të na japin propozimet se si do të ecim, por po besoj që njëjtë siç kemi shtyrë proceset përpara përgjatë këtyre gjashtë viteve të fundit, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më fuqishëm tani”, tha ajo.

    Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, vlerësoi se rikthimi i Dialogut Strategjik është jetik për Kosovën dhe kërkoi që në këtë proces të përcaktohen qartë prioritetet dhe afatet kohore.

    “Dialogu strategjik është një mekanizëm kur të dy palët ulen përballë njëra-tjetrës dhe shtrojnë në tavolinë tema të cilat janë relevante, të rëndësishme për dy vendet gjithsej. Dhe unë mendoj që është jetike për Kosovën që ta rikthejmë sa më shpejt çështjen e dialogut strategjik dhe të shohë se cilat tema janë vitale për Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e Partneritetit për Paqe, si hapi i parë, do duhej të ishte si tema kryesore. Një mbështetje më e madhe amerikane në fushën e mbrojtjes, në fushën e sigurisë, duke përfshirë edhe blerjen e pajisjeve për FSK-në, trajnimin e FSK-së, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse, duhet të jetë një fushë e dytë e cila do të diskutohet me partnerët tanë amerikanë”, tha ai.

    Hoxhaj theksoi se në kuadër të këtij dialogu duhet të trajtohen edhe njohjet e reja dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Pozita ndërkombëtare e Kosovës, se shumë vende në botë e kanë përkrahur Kosovën kur Amerika e ka përkrahur vendin tonë dhe në autoritetin e amerikanëve ne kemi gëzuar përkrahje ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë, por edhe në pjesë të tjera të botës. Njohjet, anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, sikurse është Interpoli dhe organizata të tjera, duhet të jenë gjithashtu prioritet i Kosovës. Dhe dialogu strategjik është një platformë e cila u mundëson të dy vendeve të ulen dhe të thonë gjatë këtij viti, këto tri-katër tema janë të rëndësishme, përcaktojnë afatet kohore dhe mandej ofrojnë një qasje se kush mund të fillojë me mbështetje për t’i zgjidhur temat e caktuara”, tha ai.

    Edhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, kërkoi veprime urgjente nga Qeveria për rikthimin e dialogut, duke thënë se pezullimi ka të bëjë me mënyrën e veprimit të ekzekutivit.

    “Për pasojat nuk besoj që duhet të flasim tash shumë, sepse ende jemi duke i vuajtur ato pasoja. Është i suspenduar dialogu. Qeveria e di arsyen pse është suspenduar. Ka të bëjë vetëm me sjelljen e Qeverisë së Republikës, nuk ka të bëjë me kurrgjë tjetër në këtë vend, nuk ka të bëjë as me funksionimin apo jo stabilitetin politik që e kanë pasur. Kështu që Qeveria duhet të bëjë veprime urgjente që me e rikthy besimin dhe agjendën e shumëpritur. Dialogu strategjik i SHBA-ve me Kosovën është suspenduar, ndërsa me Serbinë e ka një stad zhvillimi. Dhe kjo përbën diçka të cilën Kosova nuk guxon me lejuar me qenë defanzive. Pres që Qeveria me e ndërtuar një lloj konsensusi që ekziston, me formuar, me e formalizuar pak a shumë dhe me e rikthy në mënyrë që State Department me trajtuar me urgjencë fillimin e dialogut strategjik me SHBA-të”, tha ai.

    Në të njëjtën linjë ishte edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e cila fajësoi Qeverinë për ndërprerjen e dialogut dhe kërkoi një strategji të përbashkët institucionale për rikthimin e tij.

    “Së pari Qeveria nuk duhet t’i kontribuojë që ne të vendosim sanksione dhe të ndërpritet dialogu strategjik, sepse dora në zemër, i ka kontribuar Qeveria me veprimet e veta të pamatura dhe të pakoordinuara, kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta anulojnë dialogun strategjik. Ne kemi pasur edhe sanksione prej Bashkimit Evropian. Ajo çka duhet, duhet të reflektojë zoti Kurti se, pa aleatë nuk e kemi të trasuar rrugën që kërkon Kosova, e rruga e Kosovës që kërkon është rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rruga e anëtarësimit në organizatat kredibile ndërkombëtare dhe në Këshillin e Evropës, por edhe në NATO. Nëse duhet, duhet të gjejë partnerë, aleatët tanë kërkojnë partnerë të besueshëm, të qëndrueshëm, që e kanë një vizion edhe një strategji. Duhet të bëhet një strategji që të gjithë jemi brenda asaj strategjie, në fokus të asaj strategjie që të punojmë edhe komisionet parlamentare që merren me punë të jashtme, me integrim evropian, por që merret edhe Ministria e Punëve të Jashtme, edhe Qeveria, po edhe Presidenca në këtë rast”, tha ajo për EO-në.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën më 12 shtator 2025. Përmes një deklarate zyrtare të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Uashingtoni bëri të ditur se ky vendim erdhi si pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të njëanshme politike të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës pa kordinim.

  • Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

    Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

    Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në një komunikim live nga zyra e tij mëngjesin e së dielës se dhuna që po ndodh prej 5 ditësh në Tiranë nuk është dorë e studentëve por dhunë e orkestruar nga opozita në Shqipëri dhe agjentura të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë.

    Rama tregoi se 2 ditë më parë është neutralizuar një dron që do godite me eksploziv Kryeministrisë.

    “Përpara 2 ditësh është neutralizuar një dron më eksploziv që do të godiste Kryeministrinë dike i bënë flakën e oborrit të brendshëm dhe imagjinoni pasojat. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja ta bërë në jetë këtë plan,  kjo është një dorë e huaj”, tha Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

    Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

    Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë

    Barcelona po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga, ku me fitoren e fundit ndaj Sevillas, në stadiumin La Cartuja, ka regjistruar suksesin e nëntë radhazi në kampionat.

    Sipas Marca, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka barazuar rekordin historik të Real Madridit për nëntë fitore radhazi në fillim të sezonit, të vendosur në edicionin 1968/69.

    Në atë sezon, Real Madridi, nën drejtimin e Miguel Muñozit, arriti të fitojë nëntë ndeshjet e para, përpara se të ndalej në barazim pa gola ndaj Pontevedrës në xhiron e dhjetë.

    Tani, Barcelona ka mundësinë ta thyejë këtë rekord dhe përballë do ta ketë rivalin e përjetshëm, Real Madridin, në ndeshjen e radhës mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

    El Clásico, i paraparë të zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në Camp Nou, mund të jetë një moment historik për katalunasit, të cilët synojnë ta vazhdojnë serinë e fitoreve dhe të marrin një rezultat të rëndësishëm në garën për titull.

    Megjithatë, para kësaj përballjeje, Barcelona e pret edhe një sfidë e vështirë në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Paris Saint-Germainin, kampionin aktual të Evropës, në një ndeshje që pritet të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën e Flick.

    Barcelona ka treguar efikasitet të lartë në sulm në këtë fillim sezoni, ndërsa rezultatet pozitive në kampionat dhe në Evropë kanë rritur pritshmëritë për vazhdimin e sezonit.

    Një fitore ndaj Real Madridit do t’i mundësonte Barcelonës të thyente rekordin historik të rivalit dhe njëkohësisht të merrte një shtysë të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Barcelona barazon rekordin historik të Real Madridit, El Clasico mund ta shkruajë historinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Alarm në Lituani, ngrihen avionët e NATO-s pas zbulimit të një objekti të panjohur në ajër

    Lituania u tha banorëve në pjesët qendrore dhe veriore të vendit të shkonin në strehimore për rreth një orë të dielën në mëngjes për shkak të një objekti fluturues të panjohur, tha ushtria dhe qendra kombëtare e menaxhimit të krizave, shkruan Reuters.

    Ndërsa paralajmërimi “i kuq” për ajër ishte në fuqi, luftëtarët e policisë ajrore të NATO-s u thirrën në zonë dhe aeroporti i Kaunas u mbyll, tha qendra, transmeton Sinjali.

    Fqinji verior Letonia lëshoi ​​dhe më pas hodhi një paralajmërim për ajër “të verdhë” në disa rajone që kufizohen me Lituaninë gjatë së njëjtës periudhë, duke përmendur një “kërcënim të mundshëm”, tha ushtria e Letonisë.

    Dronët ukrainasë kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore të NATO-s në rajonin e Baltikut në muajt e fundit. Kievi ka thënë se ata u devijuan nga kursi për shkak të bllokimit të sinjalit rus.

    Kjo ka nxitur shqetësime se lufta e Rusisë në Ukrainë po përhapet përtej kufijve të NATO-s.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në Lituani, ngrihen avionët e NATO-s pas zbulimit të një objekti të panjohur në ajër appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali