Blog

  • Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dërgohet në vuajtje të dënimit

    Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dërgohet në vuajtje të dënimit

    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 17 tetor 2026, rreth orës 10:00.

    Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, në zbatim të urdhëresës gjyqësore.

    Burimi: Dukagjini

  • Kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Kapet ngarkesa e dyshuar për kontrabandë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kontrabandim me mallra dhe shmangie të pagesës së tarifave doganore.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40, kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare ndaluan për kontroll një automjet transportues (kombi) me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy të dyshuar meshkuj.

    Gjatë kontrollit, policia gjeti një sasi të konsiderueshme mallrash të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

    Të dyshuarit kanë deklaruar gjatë intervistimit se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e tyre të ligjshëm.

    “Në cilësi të provës materiale përveç mallrave të gjetura është sekuestruar edhe automjeti transportues. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

  • Kontrolli në Mazrek të Gjakovës, ja se çka gjeti policia brenda një veture

    Kontrolli në Mazrek të Gjakovës, ja se çka gjeti policia brenda një veture

    Kontrolli në Mazrek të Gjakovës, ja se çka gjeti policia brenda një veture

    Një person është arrestuar në fshatin Mazrek të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit të veturës dhe më pas në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike dhe gjithsej 129 fishekë.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 16:00, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një veturë me targa civile, të cilën po e drejtonte i dyshuari, shtetas i Kosovës.

    Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një armë të gjatë automatike, 27 fishekë dhe një karikator, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit të mëvonshëm në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur edhe 102 fishekë të tjerë.

    I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit.

  • “Sol” me Diellza Dakën vjen sot në Klan Kosova

    “Sol” me Diellza Dakën vjen sot në Klan Kosova

    “Sol” me Diellza Dakën vjen sot në Klan Kosova

    Edicioni i radhës i emisionit “Sol” nis sot në Klan Kosova.

    Nën moderimin e Diellza Dakës, nga ora 12:20, do të mund të ndiqni tema të ndryshme, intervista ekskluzive dhe rrëfime që sjellin në vëmendje histori e zhvillime nga më të ndryshmet.

    Në mesin e temave të sotme janë:

    Kur viktimat bëhen fajtore në sytë e publikut (Rasti i Adi Hilës)

    Kapitulli i ri i Lelës: Ndarja dhe ribashkimi me Leon

    Intervista ekskluzive e Alba Pollozhanit

    Nga ëndrra e futbollit te lufta për liri – Rrëfimi i Arsim Jasharit

    A po bëhemi shoqëri që gjykon më shumë sesa ndihmon?

    “Sol”, sot nga ora 12:20, në Klan Kosova.

    Mos e humbisni:

  • 31 aksidente dhe 2283 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    31 aksidente dhe 2283 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 8 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2283 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak

    Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak

    “Për disa ditë, qysh se kur kjo flakë ka nisur, jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak”, u shpreh Rama gjatë një deklarate live në rrjetet sociale nga zyra e tij.

    Kryeministri iu referua edhe ngjarjeve të 21 janarit 2011, duke bërë një krahasim me situatën e krijuar gjatë protestave të fundit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    “Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, por ku nuk u prek në asgjë asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë”, deklaroi ai.

    Rama tha se, ndryshe nga situata e atëhershme, gjatë protestave të fundit janë shënuar akte dhune ndaj policisë, përfshirë hedhjen e gurëve dhe sendeve metalike.

    “Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës”, u shpreh kryeministri.

    Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

    “Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie”, tha ai.

    Burimi: RTKLive

  • Sekuestrohen barna dhe mallra të ndryshme në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

    Sekuestrohen barna dhe mallra të ndryshme në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona

    Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme barnash dhe mallrash të kategorive të ndryshme në Fushë-Kosovë, nën dyshimet për kontrabandë dhe shmangie të tarifave doganore.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 22:40, kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare, pas trajtimit të informatave për dyshime për kontrabandë, kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues (kombi) me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar.

    Gjatë kontrollit, policia ka gjetur mallra të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

    Të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, gjatë intervistimit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e ligjshëm të tyre.

    Përveç mallrave të gjetura, si prova materiale është sekuestruar edhe automjeti transportues.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore, kontrabandim me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose akcizore.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama reagon për protestat me një gur në dorë: Janë grup zjarri i paguar

    Rama reagon për protestat me një gur në dorë: Janë grup zjarri i paguar

    Rama reagon për protestat me një gur në dorë: Janë grup zjarri i paguar

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mëngjesin e së dielës lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se ato nuk përbëjnë sfidë vetëm për të apo për qeverinë, por për synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    Rama ka thënë se dëmet e shkaktuara gjatë protestave nuk janë të vogla, por mund të riparohen. Ai ka theksuar se është përpjekur të mos bjerë në atë që e cilësoi si kurth të dhunës së verbër.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar hedhjen e gurëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se një gur mund të shndërrohet në armë vdekjeprurëse.

    Ai ka pretenduar se në protestat e dhunshme nuk bëhet fjalë për studentë që protestojnë, por për një “grup zjarri të paguar”.

    Rama u është referuar edhe punonjësve të policisë që janë përballur drejtpërdrejt me protestuesit, duke vënë në pah, sipas tij, sakrificën e tyre dhe kushtet ekonomike të familjeve të tyre.

    “Familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës”, ka deklaruar Rama.

    Ai ka theksuar se, sipas tij, zhvillimet e fundit nuk janë thjesht një përballje me qeverinë, por një sfidë ndaj synimit të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

    “Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Rama, duke iu referuar objektivit të vendit për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama reagon për protestat me një gur në dorë: Janë grup zjarri i paguar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti sot i qëndrueshëm, temperatura maksimale 23 gradë Celsius

    Moti sot i qëndrueshëm, temperatura maksimale 23 gradë Celsius

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, por kalimtare, përgjatë relieveve malore në veri e lindje.

    Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s.

    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

    Burimi: RTKLive

  • Protestat në Shqipëri, Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurth, vetëpërmbajtja është thelbësore (VIDEO)

    Protestat në Shqipëri, Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurth, vetëpërmbajtja është thelbësore (VIDEO)

    Protestat në Shqipëri, Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurth, vetëpërmbajtja është thelbësore (VIDEO)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke thënë se po përpiqet të shmangë atë që e cilësoi si “kurthi i dhunës që kërkon gjak”.

    Përmes një deklarimi, Rama tha se ka zgjedhur të mos përfshihet drejtpërdrejt, por të ndjekë me durim zhvillimet dhe përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

    “Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek me durim, duke koordinuar një përpjekje për të mos rënë në kurthin e dhunës që kërkon gjak”, deklaroi Rama.

    Kreu i qeverisë shqiptare rikujtoi edhe ngjarjet e 21 janarit, kur gjatë protestave në bulevardin në Tiranë u vranë katër protestues me armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

    “E njoh historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë. E kam ende të freskët në kujtesë atë që ndodhi më 21 janar, kur pati disa vatra të izoluara zjarri në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion dhe nuk u hodhën kokteje molotovi”, tha ai.

    Rama shtoi se, sipas tij, gjatë atyre ngjarjeve asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë nuk ishte lënduar apo djegur, ndërsa katër protestues humbën jetën nga plumbat dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, transmeton Klankosova.tv.

    Duke iu referuar situatës aktuale, kryeministri dënoi hedhjen e gurëve, shufrave të hekurit dhe vidave në drejtim të policisë, duke i cilësuar këto veprime si kriminale.

    Megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht veprimeve të tyre, protestuesit mbeten qytetarë të vendit dhe se jeta e tyre duhet të ruhet.

    “Përtej faktit se ata që hedhin gurë, shufra hekuri dhe vida për t’u nxjerrë sytë policëve janë kriminelë, unë e kam parasysh se ata janë fëmijë të verbuar të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se gjithçka tjetër”, u shpreh Rama.

    Në përfundim, kryeministri bëri thirrje për vetëpërmbajtje, duke e cilësuar atë si elementin kryesor për të shmangur pasoja të mëtejshme nga përshkallëzimi i protestës.

    “Vetëpërmbajtja është A-ja dhe ZH-ja e kësaj historie”, përfundoi Rama.