Blog

  • Elvana Gjata po rritet në aspektin profesional, ja ku do ta shihni (VIDEO)

    Elvana Gjata po rritet në aspektin profesional, ja ku do ta shihni (VIDEO)

    Elvana Gjata po rritet në aspektin profesional, ja ku do ta shihni (VIDEO)

    Këngëtarja e njohur shqiptare, ajo që shumë njerëz e adhurojnë për mënyrën e paraqitjes, Elvana Gjata, si duket nuk po mjaftohet me karrierën vetëm si artiste.

    Gjata po zgjerohet edhe në biznes dhe me shumë gjasë që të ardhurat nga puna si këngëtare e kanë bërë atë që të mendojë për të ardhmen duke e bërë këtë hap.

    Por, për çfarë bëhet fjalë?

    Bëhet fjalë për një fast food me një koncept të detajizuar. Prive Klan Kosova mëson që Elvana Gjata në këtë rrugëtim nuk po hyn e vetme dhe se bashkë me ortakun e saj e kanë detajuar komplet plan biznesin.

    Ideja është që me këtë hapje, që pretendohet të ketë disa lokale nëpër Tiranë, të shiten vetëm produkte pule, pa përfshirë këtu lloje tjera të mishit.

  • Mimoza Shkodra me befasi: Projekti me Bleron, bashkëpunimi me një reper… (VIDEO)

    Mimoza Shkodra me befasi: Projekti me Bleron, bashkëpunimi me një reper… (VIDEO)

    Mimoza Shkodra me befasi: Projekti me Bleron, bashkëpunimi me një reper… (VIDEO)

    Bëri shumë hite. Njerëzit kanë qarë e janë dehur me këngët e Mimoza Shkodrës. Pikërisht për këtë çështje krijoi “Ndarjen” e “Burrat nuk janë si ti”. Pastaj edhe kanë festuar me këngët e po të njëjtës artiste.

    Normalisht që hitkrijuesja kërkohet nga publiku, e ajo ka vendosur që njerëzit që e duan këngën e saj t’i gëzojë me katër projekte të tjera. Njërën veçse e ka publikuar dhe është bashkëpunimi me Bleron që e kanë titulluar “Me gjysë shpirti”.

    Për këtë dhe tri të tjerat, Mimoza është lajmëruar nga Zvicra dhe është përgjigjur në pyetjet e Prive Klan Kosova rreth projekteve të reja.

    Për më shumë ndiqni videon:

  • Thirret protestë kundër "regjimit të Albin Kurtit", Durim Aliu flet për Klanin

    Thirret protestë kundër “regjimit të Albin Kurtit”, Durim Aliu flet për Klanin

    Thirret protestë kundër "regjimit të Albin Kurtit", Durim Aliu flet për Klanin

    Në rrjete sociale është shpërndarë një thirrje për një protestë paqësore më 1 nëntor “kundër regjimit të Albin Kurtit”.

    Durim Aliu, personi i cili e identifikon veten si organizator të kësaj proteste, ka thënë se tubimi është thirrur si një nismë e pavarur qytetare për të kundërshtuar krizën socio-ekonomike në vend.

    Në një prononcim për Klankosova.tv, Aliu ka theksuar se organizimi nuk ka asnjë prapavijë politike apo partiake.

    Ne nuk përfaqësojmë asnjë parti politike, por jemi një nismë qytetare. Duke parë krizën në Kosovë, pagat e ulëta që nuk i mbulojnë shpenzimet mujore, çmimet e larta të produkteve bazë, shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, kemi vendosur të organizojmë këtë protestë paqësore”, deklaroi Aliu.

    Ai nënvizoi se qëllimi qendror i protestës është llogaridhënia politike e qeverisë, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Qëllimi ynë është t’i japim zë pakënaqësisë së qytetarëve dhe të kërkojmë përgjegjësi politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Kjo protestë është për qytetarët dhe të ardhmen e tyre, jo për interesa partiake”.

    Ndonëse fillimisht foli në shumës për organizatorë, në fund ai tha se është i vetëm, dhe shtoi se për organizimin do ta njoftojë Policinë e Kosovës. /Klankosova.tv

  • Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Portugali kundër shtrenjtimit të jetesës dhe krizës së banesave

    Dhjetëra mijëra njerëz marshuan të shtunën në qendër të Lisbonës, duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit në Portugali.

    Sipas Reuters, protesta u organizua nga CGTP, sindikata më e madhe në vend, e cila deklaroi se dhjetëra mijëra persona mbushën një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Policia nuk dha një vlerësim zyrtar për numrin e pjesëmarrësve.

    Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për pagat e ulëta, të cilat, sipas tyre, nuk po arrijnë të përballojnë kostot gjithnjë e më të larta të banimit dhe shpenzimet e përditshme.

    Protesta shton presionin ndaj qeverisë së qendrës së djathtë, në një kohë kur kriza e strehimit dhe shtrenjtimi i jetesës po rëndojnë mbi qytetarët portugezë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Portugali kundër shtrenjtimit të jetesës dhe krizës së banesave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

    Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi.

    Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë hequr morinë e gurëve shkulur nga trotuaret dhe të hedhur nga protestuesit drejt policisë.

    Në një foto të mbërritur në redaksi, shihet një kamionçinë e mbushur plot me gurë dhe sende të forta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë  appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Depresioni sezonal i dimrit, si ndikon mungesa e dritës në humor dhe energji?

    Depresioni sezonal i dimrit, si ndikon mungesa e dritës në humor dhe energji?

    Depresioni sezonal i dimrit, si ndikon mungesa e dritës në humor dhe energji?

    Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, ditët shkurtohen dhe ekspozimi ndaj dritës natyrale zvogëlohet. Për disa njerëz, këto ndryshime shoqërohen me lodhje, mungesë motivimi, gjumë të tepërt dhe humor të ulët, simptoma që në raste të caktuara mund të lidhen me çrregullimin afektiv sezonal (SAD), i njohur edhe si depresioni sezonal.

    Një meta-analizë që përfshiu 24 studime dhe 32,866 persona vlerësoi se prevalenca globale e këtij çrregullimi është rreth 5%. Rezultatet treguan gjithashtu se SAD shfaqet më shpesh në zona me gjerësi më të madhe gjeografike, ku ndryshimet sezonale të dritës janë më të theksuara.

    Një nga trajtimet më të studiuara për këtë gjendje është terapia me dritë të fortë, e njohur si fototerapia. Një meta-analizë e vitit 2024, e cila përfshiu 21 prova të randomizuara me 1,037 pjesëmarrës, raportoi përmirësim të simptomave depresive, megjithëse autorët vunë në dukje se cilësia e provave mbetet e kufizuar.

    Edhe një meta-analizë e vitit 2026, që analizoi 17 prova klinike me 634 pjesëmarrës, sugjeroi se terapia me dritë mund të ndihmojë në uljen e simptomave të SAD, me përmirësime të vërejtura veçanërisht pas rreth dy javësh trajtim.

    Megjithatë, jo çdo rënie e humorit gjatë dimrit nënkupton depresion sezonal. Më pak aktivitet fizik, qëndrimi për kohë të gjatë në ambiente të mbyllura dhe ndryshimet në rutinën e gjumit mund të ndikojnë gjithashtu në gjendjen emocionale.

    Një rishikim sistematik i vitit 2024 shqyrtoi ndikimin e ndërhyrjeve të stilit të jetesës, përfshirë aktivitetin fizik, qëndrimin jashtë, gjumin, ushqyerjen dhe praktikat e ndërgjegjësimit, duke i vlerësuar ato si pjesë të rëndësishme të menaxhimit të simptomave, krahas trajtimeve klinike kur janë të nevojshme.

    Nëse humori i ulët zgjat për një kohë të gjatë, përsëritet çdo dimër ose shoqërohet me humbje të interesit për aktivitetet e përditshme dhe izolim social, rekomandohet vlerësimi nga një profesionist i shëndetit mendor. Mendimet për vetëlëndim kërkojnë gjithashtu ndihmë të menjëhershme profesionale.

    Depresioni sezonal nuk duhet ngatërruar me mërzitjen e përkohshme gjatë dimrit, ndaj njohja e simptomave dhe kërkimi i ndihmës në kohë mund të jenë të rëndësishme për mirëqenien mendore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Depresioni sezonal i dimrit, si ndikon mungesa e dritës në humor dhe energji? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përdorimi i vetos në BE kundër vendeve kandidate - pse?

    Përdorimi i vetos në BE kundër vendeve kandidate – pse?

    Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropianndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndryshojë sërish së shpejti: Mali i Zi, një vend i vogël në Adriatik me rreth 620 mijë banorë, mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit në muajt e ardhshëm dhe të bëhet anëtar i BE-së në fillim të vitit 2028. Kjo u bë e ditur së fundmi nga Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

    Megjithatë, ky optimizëm u zbeh nga njoftimi se Kroacia mund të vendosë veto ndaj anëtarësimit të Malit të Zi nëse Podgorica nuk plotëson një sërë kërkesash kroate. Ky qëndrim shkaktoi zhgënjim te politikanët e BE-së dhe deputetët e Parlamentit Evropian.

    Kjo nuk është aspak e pazakontë. E drejta e vetos, të cilën shtetet anëtare e gëzojnë në shumë procese vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, është përdorur gjithnjë e më shpesh vitet e fundit si mjet presioni dhe armë politike. Kjo ka bërë që në disa raste BE-ja të përballet me bllokada serioze. Deutsche Welle shpjegon rastet më të rëndësishme, sfondin e tyre dhe pasojat politike që kanë sjellë.

    Mali i Zi: Kroacia paraqet tetë kërkesa

    Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar për anëtarësim në BE, me perspektivën për t’u bërë anëtar në vitin 2028. Vendi ka mbyllur tashmë disa nga 33 kapitujt negociues dhe pritet të përfundojë edhe të tjerë në muajt e ardhshëm.

    Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, deklaroi së fundmi se procesi po ecën “shumë shpejt”. Zagrebi ka përsëritur një sërë kërkesash ndaj Malit të Zi, duke argumentuar se ato do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të integrimit. Megjithatë, në sfond mbetet kërcënimi i nënkuptuar për përdorimin e vetos.

    Ndër kërkesat e Kroacisë janë kompensimi për ish-të burgosurit e kampeve malazeze gjatë luftërave të viteve 1990, sqarimi i fatit të kroatëve të zhdukur dhe ndjekja më efektive e të dyshuarve për krime lufte. Dy vendet vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje edhe për kufirin detar, ndërsa Kroacia kërkon gjithashtu rreth 2.4 miliardë euro si kompensim për asetet e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave.

    Disa nga këto kërkesa, veçanërisht ato që lidhen me zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe trajtimin e së kaluarës së luftës, konsiderohen të arsyeshme. Të tjera, si pretendimet për asetet ushtarake, mbeten të debatueshme. Lista e kërkesave lidhet edhe me politikën e brendshme kroate. Asnjë qeveri në Zagreb nuk dëshiron të perceptohet si e butë ndaj çështjeve që lidhen me Luftën e Kroacisë (1991-1995). Për më tepër, Kryeministri konservator i moderuar Andrej Plenkoviq mund ta përdorë këtë çështje për t’u paraqitur si mbrojtës i vendosur i interesave kombëtare.

    Ukraina: Politika e brendshme hungareze dhe çështja e pakicës

    Në qershor 2022, si shenjë solidariteti ndaj Ukrainës pas agresionit rus, BE-ja i dha Kievit statusin e vendit kandidat, së bashku me Moldavinë. Edhe pse disa shtete anëtare kanë rezerva për një anëtarësim të përshpejtuar, Hungaria ka qenë vendi që ka mbajtur pozicionin më bllokues.

    Viktor Orbán bllokoi hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues deri në humbjen e tij në zgjedhjet e prillit 2026. Pasardhësi i tij, Péter Magyar, e hoqi veton në qershor 2026, por vazhdoi të bllokonte hapjen e kapitujve të tjerë.

    Budapesti zyrtar e justifikonte këtë qëndrim me nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës hungareze në rajonin ukrainas të Transkarpatisë. Megjithëse Ukraina ka ndërmarrë hapa për përmirësimin e të drejtave të pakicave që nga viti 2023, Orbán e përdori vazhdimisht këtë temë në fushatat e tij politike, duke e paraqitur Ukrainën si një shtet problematik.

    Edhe Péter Magyar ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Ukrainës, duke kërkuar mbrojtje më të madhe për pakicën hungareze. Megjithatë, pasi parlamenti ukrainas miratoi më 12 tetor 2026 një ligj për forcimin e të drejtave arsimore të pakicave kombëtare, Hungaria i dha fund bllokadës së saj ndaj negociatave të mëtejshme të anëtarësimit.

    Maqedonia e Veriut: Një bllokadë e pafund

    Asnjë vend kandidat nuk e ka përjetuar politikën e vetos në mënyrë kaq të gjatë dhe të dhimbshme sa Maqedonia e Veriut. Ajo mori statusin e vendit kandidat në vitin 2005, por negociatat zyrtare me BE-në nisën vetëm në korrik 2022.

    Për 13 vjet, Greqia bllokoi procesin për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit “Republika e Maqedonisë”, duke pretenduar se ai nënkuptonte aspirata territoriale ndaj rajonit grek të Maqedonisë. Kjo bllokadë kontribuoi edhe në forcimin e tendencave autoritare gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

    Konflikti u zgjidh në vitin 2018 me Marrëveshjen e Prespës, e cila çoi në ndryshimin e emrit të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Megjithatë, pak më vonë, Bullgaria bllokoi nisjen e negociatave, duke kontestuar identitetin kombëtar dhe gjuhësor maqedonas.

    Një kompromis i ndërmjetësuar nga Franca në vitin 2022 mundësoi hapjen e negociatave, por ai parashikonte që bullgarët të përfshiheshin në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si komunitet shtetformues.

    Deri më sot, shumica e nevojshme prej dy të tretash në parlament nuk është siguruar. Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon garanci se Bullgaria nuk do të vendosë pengesa të reja pas ndryshimit kushtetues, ndërsa Sofja refuzon të japë një zotim të tillë. Për pasojë, ngërçi vazhdon.

    Serbia: Kroacia nuk është pengesa e vetme

    Serbiaka hapur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka qenë i kufizuar. Në korrik 2026, tetë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Kroacinë, u shprehën kundër hapjes së kapitujve të rinj negociues.

    Shqetësimet kryesore lidhen me gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe korrupsionin. Nga ana tjetër, Kroacia vazhdon të ngrejë çështje të pazgjidhura nga periudha e luftës së viteve 1991-1995, si personat e zhdukur, krimet e luftës, të drejtat e pakicave dhe interpretimet historike. Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara edhe për shkak të retorikës nacionaliste.

    Shqipëria: Greqia kërcënon me çështjen e pakicës

    Shqipëria, e cila mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014, i hapi negociatat e anëtarësimit me BE-në në korrik 2022. Pas Malit të Zi, ajo konsiderohet një nga kandidatët më premtues për anëtarësim.

    Megjithatë, Greqia ka paralajmëruar vazhdimisht, së fundmi edhe në qershor 2026, se mund të bllokojë procesin nëse të drejtat e pakicës greke, veçanërisht ato që lidhen me pronat, nuk garantohen në mënyrë të mjaftueshme.

    Fundi i sistemit të vetos?

    Përballë këtyre përvojave, në Bruksel po diskutohet prej kohësh reforma e procesit të zgjerimit dhe kufizimi i përdorimit të vetos. Në fillim të tetorit 2026, Komisioni Evropian propozoi që vendimet për hapjen e negociatave me vendet kandidate të merren me shumicë të kualifikuar dhe jo më me unanimitet.

    Sipas propozimit, anëtarët e rinj të BE-së do të duhej gjithashtu të pranonin kufizimin e përdorimit të vetos në fusha të caktuara për një periudhë të caktuar. Megjithatë, ekziston një pengesë e madhe: vetë këto reforma kërkojnë miratim unanim nga të gjitha shtetet anëtare. Kjo do të thotë se një shtet i vetëm mund t’i bllokojë ato përmes të njëjtit mekanizëm që synohet të reformohet.

    Burimi: RTKLive

  • Koreja e Veriut teston një sistem të ri torpedo me inteligjencë artificiale

    Koreja e Veriut teston një sistem të ri torpedo me inteligjencë artificiale

    Koreja e Veriut bëri të ditur të shtunën se ka testuar një sistem të ri torpedosh që përdor inteligjencën artificiale, në kuadër të një serie demonstrimesh të fundit të armatimit.

    Sipas njoftimit, testi përfshiu sistemin me shpejtësi të lartë Zam-2.0, i projektuar për të përdorur inteligjencën artificiale në identifikimin e objektivave dhe drejtimin e torpedove drejt tyre. Autoritetet thanë se prova shërbeu për të verifikuar funksionimin e sistemeve shtytëse të armës.

    Njoftimi pason testimin e dy llojeve të raketave strategjike të lundrimit të mërkurën. Raketat u lëshuan nga nën ujë, me dyshimin se për këtë u përdor një nëndetëse, në një veprim që shihet si pjesë e përpjekjeve të Phenianit për të zgjeruar kapacitetet detare.

    Gjatë javëve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer edhe disa teste raketash balistike, ndërsa vazhdon forcimin e arsenalit në kushtet e tensioneve me Korenë e Jugut.

    Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur vlerësimet për marrëdhënien e tij me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un. Në gusht, Trump deklaroi se Kim zotëronte 57 armë bërthamore “shumë të fuqishme”, duke shtuar se raportet e mira mes tyre ishin diçka pozitive.

    Presidenti amerikan tha gjithashtu se synonte të takohej me Kim gjatë këtij viti, por nuk dha hollësi për kohën apo vendin e një takimi të mundshëm.

    Më herët këtë muaj, Trump pretendoi se angazhimi i tij po ndihmonte vazhdimisht në parandalimin e një lufte mes dy Koreve.

    Burimi: Dukagjini

  • Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

    Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

    Algoritmi në fushatë, Si i ‘fshehu’ Meta favorizimet në zgjedhjet e brazilit

    Gjiganti teknologjik “Meta” ka hedhur poshtë akuzat se ka favorizuar kandidatin presidencial brazilian Flavio Bolsonaro, pasi gjykata urdhëroi kompaninë që ta trajtojë atë dhe presidentin aktual Luiz Inacio Lula da Silva në mënyrë të barabartë para balotazhit të 25 tetorit.

    Në një reagim zyrtar, kompania theksoi se problemet e shfaqura në llogaritë e presidentit Lula lidhen me defekte teknike globale, masa të sigurisë kundër mashtrimit dhe zbatim të rregulloreve, duke mohuar çdo ndërhyrje politike.

    “Çdo sugjerim se Meta po favorizon njërën palë është i rremë”, thuhet në qëndrimin e kompanisë, raportojnë mediat e huaja, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, debati u nxit pas një hulumtimi të gazetës braziliane Folha de S.Paulo, e cila siguroi komunikime të brendshme ku punonjës të Metas pranonin se llogaritë e Lulas në Instagram kishin pësuar kufizime, ndërsa platforma rekomandonte profilin dhe kanalin e Bolsonaros në WhatsApp.

    Shtabi elektoral i Lulas pretendoi se disa postimeve të tij iu bllokua opsioni i shpërndarjes, patën rënie drastike të audiencës dhe defekte në audio e ndërveprime. Për këtë arsye, ekipi i presidentit aktual paralajmëroi dërgimin e një ankese zyrtare në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), me akuzën për manipulim të rrjeteve sociale gjatë procesit zgjedhor.

    Nga ana tjetër, Meta argumentoi se incidentet ishin publike dhe kishin të bënin me defekte teknike globale në fillim të tetorit — përfshirë bllokimin e numërimit të shikimeve në Instagram Reels në mbi 100 vende dhe probleme në mjetet e krijimit të reklamave. Megjithatë, kompania nuk dha shpjegime konkrete se pse profili i Bolsonaros dhe kanali i tij në WhatsApp kishin përfituar rekomandime nga algoritmi.

    Pas këtyre zhvillimeve, Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit urdhëroi Metan të mos kufizojë në mënyrë të pajustifikuar shtrirjen e përmbajtjeve politike të asnjërit kandidat. Vendimi përfshin po ashtu mjetin e inteligjencës artificiale, Meta AI, i cili duhet të shmangë çdoanshmërinë në pyetjet apo përmbajtjet që lidhen me zgjedhjet.

    Përplasja vjen në një moment të tensionuar të fushatës, pas rezultatit befasues të Bolsonaros në raundin e parë, teksa administrata e Lulas po shtyn përpara rregulla më të ashpra ligjore ndaj platformave digjitale kundër dezinformimit.

  • Dhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar

    Dhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar

    Dhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar

    Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Francë janë shoqëruar me dhunë dhe përleshje me policinë, ndërsa në Paris janë djegur makina dhe janë plaçkitur dyqane.

    Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm, të cilët iu bashkuan demonstratave mbarëkombëtare kundër shtrenjtimit të jetesës dhe në mbështetje të ankesave të nxënësve të shkollave të mesme.

    Zyra e ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, raportoi për një numër në rritje të incidenteve të dhunshme në të gjithë vendin, përfshirë sulme ndaj policëve, plaçkitje dhe dëmtime të ndërtesave publike.

    Sipas LA Times, policia ka kryer të paktën 272 arrestime në të gjithë Francën, përfshirë Parisin.

    Protestuesit iu përgjigjën thirrjeve në rrjetet sociale për ringjalljen e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”, e cila u shfaq në vitin 2018 në shenjë kundërshtimi ndaj padrejtësive sociale.

    Demonstruesit shprehën pakënaqësi ndaj qeverisë, në një kohë kur çmimet e benzinës, energjisë dhe ushqimeve janë rritur ndjeshëm muajt e fundit.

    Në sheshin Place de la République, në verilindje të qendrës së Parisit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve me kapuçë e maska, të cilët hodhën fishekzjarre, gurë dhe sende të tjera drejt forcave të rendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dhunë në protestat në Francë, digjen makina e plaçkiten dyqane, mbi 270 të arrestuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali