Blog

  • Bayern Munich e deklason Leipzig

    Bayern Munich e deklason Leipzig

    Skuadra bavareze e ka nisur ndeshjen me ritëm të lartë dhe e ka zhbllokuar rezultatin përmes Diaz, pas një pasimi nga Joshua Kimmich. Pak më vonë, Aleksandar Pavlovic e ka dyfishuar epërsinë, pasi ka përfituar nga pasimi i Diaz.

    Bayern e ka vazhduar dominimin dhe Michael Olise e ka shënuar golin e tretë në minutën e tridhjetë e katërt, pas një pasimi nga Harry Kane.

    Diaz ka realizuar golin e dytë personal në minutën e dyzet e shtatë, me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës. Më pas, Kane e ka shënuar golin e katërt të Bayern, në paraqitjen e tij të njëqindtë në Bundesligë.

    Diaz e ka kompletuar tregolëshin në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë, duke shënuar një tjetër gol pas depërtimit nga krahu dhe goditjes në këndin e largët të portës.

    Leipzig ka arritur ta shënojë golin e nderit përmes Andrija Maksimovic, por kjo nuk e ka ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

    Bayern e ka regjistruar një fitore bindëse dhe është ngjitur në krye të tabelës, duke lënë pas Borussia Dortmund dhe Freiburg. Kjo ka qenë edhe fitorja e katërt radhazi e bavarezëve në përballjet direkte me Leipzig.

    Burimi: RTKLive

  • Pesë anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët

    Pesë anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët

    Pesë anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët

    Pesë anije ushtarake të NATO-s kanë mbërritur këtë të shtunë në gjirin e Vlorës, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të Aleancës.

    Dy prej anijeve janë të përmasave të mëdha dhe i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri të tjerat janë anije mbështetëse nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në stërvitje.

    Sipas planifikimit, anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës deri më 20 tetor, kur pritet të largohen nga ujërat e gjirit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pesë anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona e mposht Real Betis

    Barcelona e mposht Real Betis

    Skuadra katalunase e ka regjistruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat, në një ndeshje me shumë gola dhe momente dramatike.

    Lamine Yamal e ka kaluar Barcelonën në epërsi me një goditje të saktë në këndin e sipërm të portës. Betis është kundërpërgjigjur me golin e Valentin Gomezit, i cili ka shënuar me kokë pas harkimit të Pablo Fornals.

    Barcelona e ka rikthyer epërsinë përmes Rodri, i cili ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi të Fermin Lopez. Betis ka menduar se e ka barazuar rezultatin me një volej të Giovani Lo Celso, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së sistemit VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë në aksionin paraprak.

    Në pjesën e dytë, Gabriel Jesus e ka shënuar golin e tretë për Barcelonën, pas asistimit të Yamal. Betis e ka ngushtuar epërsinë me Abde Ezzalzouli, por ndeshja është komplikuar për vendasit pas përjashtimit të Facundo Bernali me karton të kuq, për shkak të një goditje me kokë ndaj Yamal.

    Barcelona e ka shfrytëzuar epërsinë numerike dhe Eric Garcia e ka shënuar golin e katërt në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, pas një topi të kthyer nga Pau Cubarsi. Dani Olmo e ka vulosur fitoren me golin e pestë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

    Me këtë fitore, Barcelona e ka barazuar një rekord të klubit, duke shënuar të paktën tre gola në nëntë ndeshje radhazi.

    Burimi: RTKLive

  • Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

    Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

    Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

    Ditë më parë erdhi lajmi i mirë që Lela dhe Leo – dyshja që u takuan e u dashuruan brenda shtëpisë së BBVK, janë kthyer përsëri bashkë.

    Pastaj Lela e bëri edhe një postim që po kthehet për të jetuar në Kosovë për një projekt televiziv. Por, nëse për shumë fytyra publike kjo përdoret vetëm si justifikim e për t’u përfolur, për Lelën është e vërtetë ajo që po ndodh.

    Prive KlanKosova e konfirmon se Lela do jetë paneliste e përjavshme në emisionin “Sol” në KlanKosova, sezoni i ri i të cilit fillon nesër (e diel) nën moderimin e prezantueses Diellza Daka.

    Pra, fotografitë e shpërndara nuk janë vetëm për të treguar se Lela ishte mysafire në “Sol”, por se ajo është bërë pjesë e familjes së madhe të Klan Kosovës.

    Për më shumë, ndiqni videon:

  • Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për "skandalin" e Luana Vjollcës

    Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

    Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për "skandalin" e Luana Vjollcës

    Gazetari Elton Tozaj ka bërë akuza të rënda kundër moderatores dhe këngëtares Luana Vjollca, duke pretenduar se ajo është përfshirë në një konflikt financiar dhe dhunë.

    Në lidhje me këtë, Tozaj për Prive Klan Kosova tha se “Rasti ishte i një agjencie udhëtimesh, ku Luana i detyrohej rreth 12 mijë euro pagesa, për faktin se nuk i kishte bërë pagesat dhe për faktin se e kishte denoncuar në polici, përfundoi e rrahur, e gjakosur dhe në koma për dy ditë”.

  • Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

    Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

    Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

    Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, përmes një postimi në platformën ‘’X’’, ka thënë se është duke përcjell ”me shqetësim’’ zhvillimet në Shqipëri, pas protestave të ditëve të fundit.

    ‘’Po e ndjek me shqetësim të madh krizën në përshkallëzim në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe llogaridhënie institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit’’, ka shkruar ai.

    Sot është dita e pestë që protestat në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, kanë eskaluar në dhunë të dyanshme – nga protestuesit dhe forcat e rendit.

    Janë shkaktuar lëndime në mesin e qytetarëve e edhe të forcave të rendit, si dhe janë dëmtuar shumë biznese private.

  • Diamanti rozë “Grand Condé” rikthehet në ekspozitë një shekull pas vjedhjes së bujshme

    Diamanti rozë “Grand Condé” rikthehet në ekspozitë një shekull pas vjedhjes së bujshme

    Diamanti i rrallë rozë “Grand Condé” do të ekspozohet sërish në Francë për herë të parë që nga viti 1926, kur u vodh gjatë një grabitjeje në kështjellën Château de Chantilly.

    Guri i çmuar prej nëntë karatësh, në formë dardhe, do të prezantohet në Muzeun Condé, brenda kështjellës, deri më 3 janar. Ai është një nga xhevahiret e rralla mbretërore që i mbijetuan Revolucionit Francez.

    Historia e vjedhjes dhe e gjetjes së tij mbetet ndër episodet më të pazakonta të lidhura me këtë diamant. Në tetor të vitit 1926, hajdutët hynë natën në kështjellë, morën gurin dhe e fshehën brenda një molle të zgavruar.

    Disa javë më vonë, një shërbëtore në hotelin ku qëndronin hajdutët kafshoi mollën dhe zbuloi diamantin. Sipas drejtorit të muzeut, Mathieu Deldicque, ndonëse rrëfimi tingëllon i pabesueshëm, ngjarja është dokumentuar gjerësisht nga gazetat e kohës.

    Ekspozimi i diamantit vjen në një periudhë shqetësimesh për sigurinë e trashëgimisë kulturore, pas një sërë grabitjesh në institucione evropiane, përfshirë vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit.

    Deldicque nuk bëri të ditur për CNN vlerën për të cilën është siguruar diamanti. Megjithatë, ai theksoi se guri u është nënshtruar studimeve të hollësishme shkencore, të cilat kanë përcaktuar karakteristikat që mundësojnë identifikimin e tij unik.

    Krahas diamantit, vizitorët do të mund të shohin rezultatet e këtyre analizave dhe materiale arkivore të papublikuara më parë, që zbardhin historinë e xhevahirit dhe grabitjen e tij të bujshme.

    Burimi: Dukagjini

  • Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg

    Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg

    Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg

    Një gjobë prej 300 eurosh për kontrabandim të mallrave, e cila nuk ishte paguar, i është shndërruar në 15 ditë burgim një shtetasi nga Serbia, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 17 tetor, rreth orës 08:00, gjatë kontrollit në hyrje të pikës kufitare, Policia ka ndaluar Bojan Babiqin, 36 vjeçar, nga Novi Pazari i Serbisë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ai figuronte në listën e personave të kërkuar.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, lidhur me veprën penale “Kontrabandim i mallrave”.

    Babiqit, më 21 gusht 2024, i ishte shqiptuar dënim me gjobë prej 300 eurosh, por për shkak të mospagesës, me aktvendimin e 2 korrikut 2026, gjoba ishte zëvendësuar me 15 ditë burgim.

    Pas ndalimit në Jarinjë dhe verifikimit të urdhëresës gjyqësore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Rasti është proceduar si “Urdhëresë e realizuar”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    Një incident me kanosje është raportuar të shtunën në Skenderaj, ku cak i kërcënimit të dyshuar ka qenë Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 12:20, në rrugën “Idriz Rreci”, derisa Mehani po lëvizte në këmbë.

    Sipas deklarimit të tij në Polici, një person që po lëvizte me veturë të tipit Audi i kishte dalë përpara, kishte ndaluar automjetin dhe, pasi kishte hapur xhamin, dyshohet se e kishte kanosur.

    Pas incidentit, personi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Mehani nuk kishte arritur ta identifikonte atë dhe as t’i mbante mend targat e veturës.

    Rreth orës 12:50, zëvendësministri është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj, ku ka denoncuar rastin.

    Megjithatë, hetimet policore kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Agon Veliun, 46 vjeçar, i cili më pas është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosje”, ndërsa Veliu është liruar në procedurë të rregullt.

    Rrethanat dhe motivi i kanosjes së dyshuar mbeten objekt i hetimeve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – shoferit i gjenden revole “Zoraki”, 9 fishekë dhe shufër metalike

    Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – shoferit i gjenden revole “Zoraki”, 9 fishekë dhe shufër metalike

    Një kontroll rutinor policor në Obiliq ka përfunduar me sekuestrimin e një arme, municioni dhe një shufre metalike, pasi këto mjete janë zbuluar brenda një veture që ishte ndaluar nga patrulla policore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 10:40, në rrugën “Hasan Prishtina”, ku një njësi policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.

    Gjatë kontrollit të veturës, të cilën po e drejtonte Kadri Sylejmani, 39 vjeçar, policët kanë gjetur një revole të tipit “Zoraki”, një karikator, nëntë fishekë me gaz të kalibrit 9×19 mm dhe një shufër metalike.

    Pas zbulimit të këtyre mjeteve, Sylejmani është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa arma, municioni dhe shufra metalike janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

    Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Kadri Sylejmani është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – shoferit i gjenden revole “Zoraki”, 9 fishekë dhe shufër metalike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali