Blog

  • Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë

    Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë

    Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë

    Një informacion për një person që po mbante armë në dorë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë. Ndërhyrja policore ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri, pesë fishekëve dhe një thike, ndërsa dy të rinj janë shoqëruar për procedura hetimore.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku Policia kishte pranuar informacion se një person ishte parë me armë në dorë.

    Njësia policore ka dalë menjëherë në lokacion dhe aty ka gjetur një armë zjarri në tokë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë hasur edhe dy të dyshuarit, Bledon Muliqi, rreth 20-vjeçar dhe Genc Petrovci, rreth 19-vjeçar.

    Gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur një thikë te Muliqi, ndërsa njësitet hetimore kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit me pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

    Por zhvillimi kryesor ka ardhur gjatë intervistimit në stacion policor.

    Bledon Muliqi, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se arma e gjetur ishte e tij, duke konfirmuar pronësinë mbi armën e sekuestruar.

    Ndërkohë, Genc Petrovci është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi ndodhej në gjendje të dehur. Intervistimi i tij është shtyrë deri pas përfundimit të trajtimit.

    Pavarësisht pranimit të pronësisë mbi armën, Muliqi është liruar në procedurë të rregullt, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për Petrovçin pritet intervistimi dhe një konsultim i ri me Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejshme.

    Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa punëtorët teknikë s’e marrin as pagën minimale

    Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa punëtorët teknikë s’e marrin as pagën minimale

    Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa punëtorët teknikë s’e marrin as pagën minimale

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka bërë të ditur se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompanitë private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026.

    Ajo i ka bërë thirrje Inspektoratit Qendror të Punës që të ndërmarrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

    Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu dallimin në trajtimin e punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, duke e vënë në pah ndarjen e rreth 130 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, përmes rishikimit të buxhetit.

    Postimi i plotë:

    13 PAGA PËR SEKTORIN PUBLIK, NDËRSA PËR SEKTORIN PRIVAT AS PAGË MINIMALE!

    E dhimbshme t’i shohësh punëtorët teknikë të shkollave në grevë për një të drejtë krejt elementare siç është paga minimale.

    Kompanitë private të kontraktuara nga komuna vazhdojnë t’i paguajnë punëtorët me 390 euro në muaj, edhe pse paga minimale prej 500 euro bruto ka hy në fuqi që nga 1 korriku 2026.

    Inspektorati Qendror i Punës duhet menjëherë të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

    Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s’duhet ta lejoj Inspektorati.

    Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale.

    Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve.

    Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa punëtorët teknikë s’e marrin as pagën minimale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Si do të bindet Bashkimi Evropian për Ligjin për Dhomat e Specializuara?

    Si do të bindet Bashkimi Evropian për Ligjin për Dhomat e Specializuara?

    Si do të bindet Bashkimi Evropian për Ligjin për Dhomat e Specializuara?

    Shqetësimet e Bashkimit Evropian pas miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nxitur reagime në mesin e përfaqësuesve politikë në vend. Derisa Brukseli ka shprehur kundërshtimet e tij për këtë çështje, deputetë të partive parlamentare vënë theksin te nevoja për koordinim institucional për ta bindur Unionin për ligjin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Artan Abrashi thotë se qeveria do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të sqarohen qëllimi dhe arsyet e miratimit të ligjit për Specialen, raporton KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    “Besoj se tash do të ketë takime të ndërsjella dhe do të sqarohen pozicionet dhe qëllimi i votimit të këtij ligji te partnerët tanë, BE-ja. Po ashtu, besoj se edhe PDK-ja, si sponsorizuese, mban një pjesë të përgjegjësisë për sqarimin e kësaj iniciative që tashmë është votuar. Uroj të gjejmë një gjuhë të përbashkët për këtë çështje”, tha Abrashi.

    Në anën tjetër, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, mbron të drejtën e Kuvendit për të marrë vendime në ushtrim të përgjegjësive të tij.

    Ajo thekson se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët, por kërkon që qëndrimi i Bashkimit Evropian të marrë parasysh edhe parimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

    Musliu-Shoshi rikujton se, sipas saj, ligji për Specialen është miratuar me më shumë se 80 vota dhe kërkon që ai të zbatohet.

    “Kuvendi i Kosovës është zëri i popullit dhe është institucioni më i lartë që merr vendime, të cilat vlerëson se janë në të mirën e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne, pa miq dhe aleatë, asnjëherë nuk kemi pasur mundësi që të ecim përpara dhe të arrijmë objektivat e shtetit tonë. Vlerësoj se është e rëndësishme që të kemi një koordinim edhe për Dhomat e Specializuara. Sa i përket ligjit, ka kaluar me më shumë se 80 vota në Kuvendin e Kosovës dhe duhet patjetër që të implementohet. Duhet patjetër që BE-ja të na ndihmojë që e drejta për shtet sovran, e drejta jonë për të marrë frymë lirisht në këtë vend, të jetë parimore dhe të trajtohet me prioritet”, potencoi ajo.

    Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, vlerëson se reagimet e BE-së ishin të pritshme, duke pasur parasysh zotimet e Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara.

    Ai kërkon një koordinim më të mirë ndërmjet udhëheqësve dhe institucioneve të vendit, me qëllim që kjo çështje të mos ndikojë negativisht në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

    “Reagimet e tjera që vijnë nga BE-ja janë të pritshme sepse Kosova ka pranuar në vitin 2015 ta ndajë sovranitetin për themelimin e tribunalit të saj, që quhet Dhomat e Specializuara, dhe tash duhet një koordinim tjetër, një nivel tjetër. Presidentja e re në detyrë, kryeministri në veçanti, si përfaqësues i forcës kryesore politike, edhe kryetari i Kuvendit, diplomacia parlamentare përmes politikës së jashtme, duhet të kenë një koordinim të mirë… Nuk guxojnë ta cenojnë rrugën e njëdrejtimshme për integrime euroatlantike. Jemi në prag të vlerësimeve të mëdha sa i përket NATO-s dhe rolit të Forcës së Sigurisë. Plani i rrugës dhe mekanizmat që janë ndërtuar më herët janë zhvilluar në përputhje me normat, ndërsa në integrimet evropiane kemi mbetur në shkallën e aplikimit për statusin e kandidatit”, tha ai.

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, më 12 tetor 2026 e cilësoi të papranueshëm ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ajo tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së dhe se ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

    Madje, në një takim me kryenegociatorin e Kosovës për BE-në, Jeton Zulfaj, më 15 tetor, ajo tha se ndryshimi i ligjit për Specialen është një hap serioz prapa në rrugën evropiane të Kosovës.

    Kosova, më 6 tetor, miratoi Ligjin e ri për Gjykatën Speciale, pas dënimit më 16 shtator të ish-krerëve të UÇK-së nga kjo gjykatë.

  • Kastriot Grajqevci rikthehet me “Nëse një ditë”, flet për projektin e ri muzikor (VIDEO)

    Kastriot Grajqevci rikthehet me “Nëse një ditë”, flet për projektin e ri muzikor (VIDEO)

    Kastriot Grajqevci rikthehet me “Nëse një ditë”, flet për projektin e ri muzikor (VIDEO)

    Këngëtari Kastriot Grajqevci ka folur në emisionin “Weekend” në Klan Kosova për projektin e tij më të ri muzikor, këngën “Nëse një ditë”, të cilën e ka lansuar së fundmi.

    Gjatë intervistës, Grajqevci e ka cilësuar këtë projekt si të veçantë për të, duke vlerësuar punën e realizuar së bashku me ekipin që ka kontribuar në krijimin e këngës.

    “Është një këngë e veçantë për mua. E kemi bërë një punë të mirë me ata që e kemi realizuar”, ka thënë këngëtari, njofton Klankosova.tv.

    Ai ka folur gjithashtu për stinën e vjeshtës dhe lansimin e këngës pikërisht në këtë periudhë të vitit.

    Për më shumë detaje rreth projektit të ri dhe rrëfimit të tij, ndiqni intervistën e plotë në videon në vazhdim.

  • Rama paralajmëron dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara nga protestat

    Rama paralajmëron dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara nga protestat

    Rama bëri të ditur se 10 grupe të administratës tatimore do të dalin në terren për të mbledhur të dhëna mbi dëmet e shkaktuara në bizneset e vogla të kryeqytetit.

    “Prej ditës së sotme çdo biznes i vogël që është dëmtuar nga e dhunës qorre ka një dritare në portalin ealbania ku do të mund të regjistroj dëmin. Ndërkohë 10 grupe tatime do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël të kryeqytetit. Do të jemi bashkë me çdo familje që jeton me punë të ndershme në Tiranë dhe që ka humbur pasurinë dhe do ti kthejmë këto gërmadha verbërie në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara”, tha Rama.

    Gjatë deklaratës së tij, Rama u ndal edhe te e drejta e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar se zëri i studentëve, të rinjve dhe çdo qytetari duhet të dëgjohet me respekt.

    “Ne i respektojmë studentët, e çmoj forcën e ëndrrave dhe shpresave të tyre si motorin e të ardhmes, si shtysën e të gjithëve ne për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve dhe çdo qytetari sot ka nevojë të protestoj duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta e tyre për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”, tha ai

    Rama theksoi se nuk do të lejojë që e ardhmja e të rinjve dhe e fëmijëve të Shqipërisë të rrezikohet për interesa politike apo qëllime të tjera.

    “Pikërisht sepse të rinjtë janë e ardhmja jonë, unë nuk do të lejoj askënd ta rrezikojë të ardhmen e këtij vendi, ku rriten ata dhe çdo fëmijë i Shqipërisë, as për përfitime politike të atyre duarve të paudhë që janë rikthyer me turbimin e djegies e të shkatërrimit, as për qëllime të prapambetura dhe duar të huaja që janë futur për të na ndalur, por as për ndonjë qëllim tjetër”, u shpreh kryeministri.

    Në përfundim, Rama theksoi se përgjegjësia e tij është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë rrugën drejt integrimit europian.

    “Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira sesa në çdo ditë të mirë: të mbroj qytetarët tanë, të garantoj drejtësinë dhe ta çoj Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë, Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

    Burimi: RTKLive

  • Rrëfimi i gazetarit Milot Hasimja: Nga operimi në moshën 17-vjeçare deri te telefonata e parë me prindërit (VIDEO)

    Rrëfimi i gazetarit Milot Hasimja: Nga operimi në moshën 17-vjeçare deri te telefonata e parë me prindërit (VIDEO)

    Rrëfimi i gazetarit Milot Hasimja: Nga operimi në moshën 17-vjeçare deri te telefonata e parë me prindërit (VIDEO)

    Gazetari i njohur, Milot Hasimja ka ndarë pjesë nga jeta personale dhe profesionale në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

    Hasimja ndau momente të veçanta nga karriera e tij si gazetar si dhe nga jeta e tij personale.

    Ai teksa u rikthye në kohë tregoi momentin kur kaloi një operim në moshën 17 vjeçare në një sallë të improvizuar gjatë punës së tij me KFOR-it.

    Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

  • I shpëton rrezikut për paralizim 21-vjeçari i dhunuar nga policia, vazhdon trajtimin në spital

    I shpëton rrezikut për paralizim 21-vjeçari i dhunuar nga policia, vazhdon trajtimin në spital

    I shpëton rrezikut për paralizim 21-vjeçari i dhunuar nga policia, vazhdon trajtimin në spital

    21-vjeçari që u dhunua nga një polic gjatë protestës së 16 tetorit në Shqipëri, pamjet e të cilit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndodhet jashtë rrezikut për të mbetur i paralizuar.

    I riu po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e tij po monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

    Sipas mjekëve, aktualisht nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa 21-vjeçari po vazhdon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.

    Rasti i tij mori vëmendje të madhe publi

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I shpëton rrezikut për paralizim 21-vjeçari i dhunuar nga policia, vazhdon trajtimin në spital appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Franca përgatitet për protesta masive, qeveria frikësohet nga trazirat

    Franca përgatitet për protesta masive, qeveria frikësohet nga trazirat

    Dhjetëra mijëra persona pritet të protestojnë të shtunën në mbarë Francën, ku studentët, sindikalistët dhe pjesëtarë të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” do të bashkohen në demonstrata kundër çmimeve të larta dhe përkeqësimit të modelit social të vendit.

    Vala e protestave nisi muajin e kaluar në shkollat e mesme në periferitë e varfra në veri të Parisit. Pakënaqësitë për mungesën e mësimdhënësve dhe kushtet e dobëta në shkolla u shndërruan shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër pabarazisë, shpenzimeve të pamjaftueshme publike dhe rënies së standardeve.

    Protestat zhvillohen në një periudhë të vështirë për Francën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron po hyn në fazën përfundimtare të presidencës së tij, duke lënë pas një elektorat të polarizuar dhe një skenë të fragmentuar politike.

    Shqetësimet për financat publike janë shtuar gjithashtu, pasi investitorët po tërhiqen nga borxhi francez, duke bërë që kostot e huamarrjes të arrijnë nivelin më të lartë në më shumë se dy dekada.

    Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi të enjten se autoritetet janë të shqetësuara për mundësinë e trazirave gjatë protestave. Qeveria fajëson partinë e majtë radikale “Franca e Papërkulur” (LFI) për nxitjen e protestave, akuzë që kjo e fundit e mohon.

    “Ky është një moment lodhjeje për vendin. Jemi në një atmosferë krize të vazhdueshme: luftëra, inflacion dhe çështje që lidhen me fuqinë blerëse”, tha Lecornu.

    Kreu i opozitës, Jordan Bardella, partia e të cilit, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, paralajmëroi për mundësinë e dhunës.

    “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar”, tha ai gjatë një vizite në panairin e automjeteve në Paris, duke shtuar se “do të jetë një ditë kaosi për Francën”.

    Lëvizja “Jelekët e Verdhë” nisi në vitin 2018 si protestë kundër taksave mbi naftën dizel, por më pas u shndërrua në një shprehje të pakënaqësisë për koston e lartë të jetesës dhe pabarazinë në të ardhura.

    Megjithatë, aktiviteti i saj ishte zbehur ndjeshëm pasi Macron miratoi lehtësime tatimore me vlerë miliarda euro.

    Yannick Maillou, mësues nga La Crèche në perëndim të Francës, i cili iu bashkua lëvizjes në vitin 2018 dhe vazhdon të jetë i përfshirë në të, tha se për të shtunën janë caktuar disa pika takimi për protestuesit në zonën e tij. Edhe sindikatat u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre të marrin pjesë.

    “Po formohen grupe njerëzish për të ofruar ndihmë mjekësore, në pritje të dhunës së policisë”, tha ai.

    Një tjetër protestues i “Jelekëve të Verdhë”, Myrtil Devillers, shprehu mirëkuptim për pakënaqësitë e protestuesve, të cilat i përshkroi si një përzierje shpërthyese kërkesash dhe ankesash. Ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e së shtunës, pasi ndodhet jashtë vendit.

    “Unë protestoja si pjesë e ‘Jelekëve të Verdhë’ kur benzina kushtonte 1.40 euro për litër. Imagjinoni se si ndihem tani që kushton 2.20 euro”, tha ai.

    “Ankohet sistemi i drejtësisë, ankohet sistemi arsimor, ankohet sektori shëndetësor, ankohen edhe miqtë e mi që kanë biznese”, shtoi Devillers.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet

    Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet

    Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet

    Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, mund të përballet me masa ndëshkuese pas deklaratave të tij kontroverse për Real Madridin, pasi Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë ka nisur të shqyrtojë nëse ai ka shkelur protokollet institucionale.

    Tebas krahasoi strategjitë e komunikimit të klubit madrilen, përmes kanalit Real Madrid TV, me taktikat e propagandës së Gjermanisë naziste, duke nxitur reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit mbretëror.

    Të premten, Real Madridi publikoi një deklaratë përmes së cilës kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Tebasit, i cili, krahas pozitës së presidentit të La Ligës, shërben edhe si nënkryetar i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).

    Sipas gazetës Marca, Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë, i njohur si CSD, po heton nëse Tebas ka shkelur protokollet institucionale përmes deklaratave dhe sjelljes së tij të fundit publike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidenti i La Ligës në telashe pas deklaratës kontroverse për Real Madridin, autoritetet spanjolle nisin hetimet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës.

    Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

    “Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv