Blog

  • 24 të lënduar nga protesta e 16 tetorit, dy vazhdojnë trajtimin në Spitalin e Traumës

    24 të lënduar nga protesta e 16 tetorit, dy vazhdojnë trajtimin në Spitalin e Traumës

    24 të lënduar nga protesta e 16 tetorit, dy vazhdojnë trajtimin në Spitalin e Traumës

    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se 24 persona kanë marrë trajtim mjekësor në spitalet e vendit pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 16 tetorit 2026.

    Sipas njoftimit, 21 persona janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Mes tyre janë 8 efektivë të Policisë, 10 protestues, përfshirë 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë.

    Aktualisht, dy persona vijojnë të marrin shërbim mjekësor në Spitalin e Traumës. Njëri prej tyre është një kalimtar, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa tjetri është një protestues 21-vjeçar, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për 21-vjeçarin nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

    Të gjithë personat e tjerë të trajtuar në këtë spital kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar me këshillën e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Vlorës kanë marrë trajtim mjekësor një efektiv policie dhe dy të mitur. Të tre janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës së nevojshme.

    Edhe në Spitalin Rajonal të Lezhës është trajtuar një e mitur, e cila gjithashtu ka lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, dy persona vijojnë të jenë nën kujdesin mjekësor në Tiranë, ndërsa të tjerët janë larguar nga strukturat shëndetësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 24 të lënduar nga protesta e 16 tetorit, dy vazhdojnë trajtimin në Spitalin e Traumës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Nëse ndahesh nga burri, s’ke vend në shtëpi” – babai dyshohet se kërcënoi psikologjikisht vajzën e mitur në Gjakovë, ajo përfundon në strehimore

    Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka kërkuar ndihmën e Policisë pas presionit të vazhdueshëm psikologjik që dyshohet se i është ushtruar nga babai i saj.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 16 tetor, rreth orës 20:00, në rrugën “Martirët Qerkezi”, ndërsa viktima është një vajzë, rreth 18-vjeçar.

    Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, e mitura kishte bashkëjetuar për rreth dy muaj me partnerin e saj, por vendimi i mundshëm për t’u ndarë prej tij dyshohet se kishte shkaktuar reagimin e ashpër të babait.

    Ky i fundit dyshohet se e kishte telefonuar vazhdimisht vajzën, duke i bërë presion psikologjik dhe duke i thënë se nëse ndahej nga partneri, nuk do të kishte më vend në shtëpinë familjare.

    Përballë kësaj situate, vajza ka kërkuar ndihmën e Policisë, ndërsa pas trajtimit të rastit është vendosur në strehimore.

    Ndërkohë, babai i saj, i dyshuar për dhunë psikologjike, nuk është lokalizuar nga Policia.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të kontaktohet sërish pas lokalizimit dhe procedimit të të dyshuarit.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Nëse ndahesh nga burri, s’ke vend në shtëpi” – babai dyshohet se kërcënoi psikologjikisht vajzën e mitur në Gjakovë, ajo përfundon në strehimore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove

    Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove

    Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove

    Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e dy personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë në fshatin Velikincë të Gjilanit, ku Policia sekuestroi 53 kilogramë marihuanë, me vlerë të përllogaritur prej rreth 80 mijë eurosh në tregun vendor.

    Siç merrr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Burim Ademin, rreth 38-vjeçar dhe Sadri Halimin, rreth 55-vjeçar që dyshohen se po përgatiteshin për transportimin dhe shitjen e sasisë së madhe të narkotikëve jashtë Kosovës, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se operacioni është realizuar më 16 tetor, rreth orës 21:40, në kuadër të hetimeve disa mujore të koduara “MALI”, të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    Gjatë ndërhyrjes policore janë arrestuar Ademi dhe Halimi, të cilët dyshohet se ishin në fazën e përgatitjes për transportimin dhe shitjen e sasisë së madhe të narkotikëve.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, hetimet kishin ngritur dyshimet se marihuana ishte destinuar për tregun ndërkombëtar, ndërsa ndërhyrja është realizuar në kohën kur dyshohet se po bëheshin përgatitjet për transport.

    Në kuadër të operacionit, Policia ka kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse, ndërsa sasia e madhe e substancës së dyshuar narkotike është zbuluar në bagazhin e njërës prej veturave.

    Përveç 53 kilogramëve marihuanë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe dy automjete me targa vendore.

    Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë Reaguese të Shpejtë në Gjilan dhe njësitet e Forenzikës Rajonale, të cilat kanë dokumentuar dhe administruar provat e gjetura.

    Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, Burim Ademi dhe Sadri Halimi janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe destinacionit të narkotikëve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë

    Nisin kontrollet mjekësore për rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë

    Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të Prishtinës, ku do të përfshihen rreth 9 mijë nxënës.

    Sipas njoftimit, kontrollet po realizohen në bashkëpunim me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor.

    Qëllimi i këtyre vizitave është përcjellja e gjendjes shëndetësore të nxënësve dhe identifikimi me kohë i problemeve të mundshme shëndetësore.

    Burimi: Dukagjini

  • Betis pret Barcelonën në një përballje të rëndësishme në La Liga, sot luhen katër ndeshje

    Betis pret Barcelonën në një përballje të rëndësishme në La Liga, sot luhen katër ndeshje

    Betis pret Barcelonën në një përballje të rëndësishme në La Liga, sot luhen katër ndeshje

    La Liga vazhdon sot me disa përballje interesante, por vëmendja kryesore është te dueli mes Real Betisit dhe Barcelonës, ku katalunasit synojnë të marrin tri pikët në një udhëtim që pritet të jetë mjaft e vështirë.

    Barcelona kryeson tabelën me 24 pikë pas tetë fitoreve në po aq ndeshje, ndërsa Betisi renditet i treti me 19 pikë, pesë më pak se katalunasit. Skuadra e Hansi Flick vjen pas fitores ndaj Galatasarayt në Champions League, kurse Betisi triumfoi ndaj Portos, duke e bërë këtë përballje edhe më interesante.

    Ndeshja zhvillohet në orën 18:30, në stadiumin La Cartuja në Sevilla. Barcelona synon të vazhdojë serinë perfekte në kampionat, ndërsa Betisi kërkon të shfrytëzojë faktorin vendas për t’iu afruar kreut të tabelës.

    Me dy skuadra që po kalojnë formë të mirë, pritet një duel me ritëm të lartë dhe shumë emocione.

    Ndeshjet e sotme në La Liga që transmetohen në ArtMotion

    E shtunë, 17 tetor 2026
    14:00 – Espanyol – Atletico Madrid
    16:15 – Villarreal – Elche
    18:30 – Real Betis – Barcelona
    21:00 – Valencia – Athletic Bilbao

  • Historia e Pilës përtej kamerës: Përvojat që e shoqëruan drejt gazetarisë (VIDEO)

    Historia e Pilës përtej kamerës: Përvojat që e shoqëruan drejt gazetarisë (VIDEO)

    Historia e Pilës përtej kamerës: Përvojat që e shoqëruan drejt gazetarisë (VIDEO)

    Në moshën kur shumë të rinj ende përpiqen ta kuptojnë botën përreth tyre, gazetari Milot Hasimja hyri në Kosovë me trupat britanike të KFOR-it, në qershor të vitit 1999.

    Ishte vetëm 17 vjeç, por muaji i parë pas luftës do ta përballte me pamje të rënda, të cilat, siç ka rrëfyer, do t’i mbeteshin gjatë në kujtesë.

    Shtëpi të djegura, njerëz të vrarë dhe gjurmët e një lufte që kishte lënë pas dhimbje e shkatërrim.

    Këto ishin disa nga përjetimet që ai kujton nga ditët e para të qëndrimit në Kosovë.

    Në një intervistë për emisionin “Weekend”, me gazetaren Gentiana Gashi, Hasimja, i njohur si Pila, ka rrëfyer përvojat e tij nga ajo periudhë, kur Kosova po përpiqej të merrte veten pas luftës.

    Ai ka treguar se për rreth një muaj qëndroi në shkollën “Adem Kllavica” në Lipjan, ku kushtet ishin të vështira dhe mungonin edhe gjërat elementare.

    Por qëndrimi në atë shkollë i solli edhe një përvojë të pazakontë, një ndërhyrje mjekësore në një klasë të improvizuar si sallë operacioni.

     “…E improvizuan një sallë të operacionit në njërën prej klasave të shkollës. Kishin kuti shumë të mëdha me drita dhe pajisje mjekësore. Aty ma hoqën një benkë (nishan)  të madhe që e kisha, ndërsa unë mbaja antiplumbin gjatë gjithë kohës”, ka rrëfyer Pila.

    Pas kësaj periudhe, ai punoi si zjarrfikës dhe përkthyes, duke marrë pjesë në shumë intervenime në Prishtinë dhe rrethinë.

    Më vonë, Pila iu përkushtua gazetarisë, duke qenë pjesë e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova për rreth 14-15 vjet.

    Sot, ai vazhdon rrugëtimin në të njëjtin televizion me emisionin “Krejt Kapak”, ku sjell dokumentarë dhe rrëfime që vënë në pah histori të ndryshme njerëzore.

    Ndiqeni rrëfimin e plotë të tij në videon e mëposhtme:

  • Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove

    Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan

    Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan, droga kap vlerën e rreth 80 mijë eurove

    Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e dy personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë në fshatin Velikincë të Gjilanit, ku Policia sekuestroi 53 kilogramë marihuanë, me vlerë të përllogaritur prej rreth 80 mijë eurosh në tregun vendor.

    Burim Ademi, reth 38-vjeçar dhe Sadri Halimi, rreth 55-vjeçar dyshohen se po përgatiteshin për transportimin dhe shitjen e sasisë së madhe të narkotikëve jashtë Kosovës, ndërsa të dy janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se operacioni është realizuar më 16 tetor, rreth orës 21:40, në kuadër të hetimeve disa mujore të koduara “MALI”, të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

    Gjatë ndërhyrjes policore janë arrestuar Ademi dhe Halimi, të cilët dyshohet se ishin në fazën e përgatitjes për transportimin dhe shitjen e sasisë së madhe të narkotikëve.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, hetimet kishin ngritur dyshimet se marihuana ishte destinuar për tregun ndërkombëtar, ndërsa ndërhyrja është realizuar në kohën kur dyshohet se po bëheshin përgatitjet për transport.

    Në kuadër të operacionit, Policia ka kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse, ndërsa sasia e madhe e substancës së dyshuar narkotike është zbuluar në bagazhin e njërës prej veturave.

    Përveç 53 kilogramëve marihuanë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona celularë dhe dy automjete me targa vendore.

    Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë Reaguese të Shpejtë në Gjilan dhe njësitet e Forenzikës Rajonale, të cilat kanë dokumentuar dhe administruar provat e gjetura.

    Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, Burim Ademi dhe Sadri Halimi janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe destinacionit të narkotikëve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit që u kapën me 53 kilogramë marihuanë në Gjilan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit

    Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se performanca u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit Wojciech Czepiel.

    “Përmes një programi që ndërthuri veprat e kompozitorëve polakë dhe shqiptarë, artistët tanë prezantuan muzikën dhe krijimtarinë tonë në skenën e Filharmonisë së Krakovit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

    Ajo ka përgëzuar artistët për paraqitjen e tyre.

    “Përgëzime për të gjithë artistët për këtë paraqitje të suksesshme!”, ka shkruar ministrja. 

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

    Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

    Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit

    Një ndalesë e zakonshme në trafik ka përfunduar me sekuestrimin e një thike dhe një shufre hekuri në Gjakovë, pasi një i ri, gjatë kontrollit policor, ka deklaruar se i kishte me vete të dyja mjetet.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 23:30, në rrugën “Nëna Terezë”, ku një patrullë policore kishte ndaluar një automjet për shkak të një kundërvajtjeje në trafik.

    Gjatë verifikimit, policët e kanë pyetur drejtuesin nëse posedonte ndonjë send të paligjshëm. Në atë moment, Endrit Gashi, rreth 21-vjeçar ka prezantuar një thikë dhe një shufër hekuri që i kishte me vete.

    Pas kësaj, i riu është shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa thika dhe shufra e hekurit janë sekuestruar.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas intervistimit, Endrit Gashi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Policia ndal veturën për kundërvajtje në Gjakovë – 21-vjeçari nxjerr thikën dhe shufrën e hekurit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Policia ndal Golf-in e zi te Rrethi i Fontanës në Prishtinë – nën ulësen e shoferit gjendet pistoleta me 5 fishekë

    Një kontroll policor te Rrethi i Fontanës në Prishtinë ka përfunduar me sekuestrimin e një pistolete dhe municioni, pasi arma u zbulua e fshehur në një çantë nën ulësen e shoferit të një veture.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 tetor, rreth orës 21:20, një njësi policore ka ndaluar një veturë Golf, ngjyrë të zezë, të cilën po e drejtonte Korab Hasani, ndërsa në ulësen e pasagjerit ndodhej Aulon Ademi, rreth 24-vjeçar.

    Fillimisht, dy personat kanë deklaruar se nuk posedonin asgjë të paligjshme. Mirëpo, gjatë kontrollit të veturës, policët kanë gjetur një çantë nën ulësen e shoferit, në të cilën ndodheshin një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe pesë fishekë.

    Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, çanta i përkiste pasagjerit, Aulon Ademit, i cili është trajtuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe tekniku i kriminalistikës, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

    Ademi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Ndërkohë, shoferi i veturës, K.H, është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pavarësisht gjetjes së armës dhe municionit në çantën që i atribuohet atij, Aulon Ademi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Policia ndal Golf-in e zi te Rrethi i Fontanës në Prishtinë – nën ulësen e shoferit gjendet pistoleta me 5 fishekë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali