Blog

  • Aksioni “MALI” zbulon 53 kilogramë marihuanë, dy të dyshuar prapa grilave për 48 orë

    Aksioni “MALI” zbulon 53 kilogramë marihuanë, dy të dyshuar prapa grilave për 48 orë

    Aksioni “MALI” zbulon 53 kilogramë marihuanë, dy të dyshuar prapa grilave për 48 orë

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 53 kilogramë marihuanë, me vlerë të vlerësuar rreth 80 mijë euro, në kuadër të një operacioni të zhvilluar pas disa muajsh hetime për rastin e koduar “MALI”. Aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve dhe përgatitje për transportimin e tyre jashtë vendit.

    Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar më 16 tetor, rreth orës 21:40, me ç’rast janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse.

    Gjatë kontrollit, në bagazhin e njërës prej veturave është gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet të jetë marihuanë.

    Në cilësinë e provave materiale, policia ka sekuestruar 53 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, dy telefona mobilë dhe dy automjete me targa vendore.

    Operacioni është mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjilan dhe Njësia e Forenzikës Rajonale, e cila ka fotografuar dhe evidentuar provat, si dhe i ka tërhequr ato nga vendi i ngjarjes.

    Të dyshuarit, me inicialet B.A., i lindur më 1988, dhe S.H., i lindur më 1971, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksioni “MALI” zbulon 53 kilogramë marihuanë, dy të dyshuar prapa grilave për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • U prezantua si toger dhe mashtroi një grua, arrestohet 1 person në Fushë Kosovë

    U prezantua si toger dhe mashtroi një grua, arrestohet 1 person në Fushë Kosovë

    Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e kishte kontaktuar viktimën përmes telefonit dhe i kishte kërkuar që t’ia jepte një personi tjetër 450 euro, kinse për blerjen e peletit. Pasi i kishte marrë paratë, ai ishte larguar në drejtim të panjohur.

    “Me 16.10.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit duke u prezantuar si zyrtar-toger i policisë ka kërkuar nga viktima që t’i jap një personi tjetër një shumë parash prej 450€ sipas tij për blerje të peletit. Viktima duke rënë në lajthitje i ka dhënë këtë shumë parash të dyshuarit, i cili pastaj ishte larguar në drejtim të panjohur me veturën të cilën e kishte marrë me qira ditë më parë në Gjilan nga ankuesi mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit. Njësitet policore e kanë identifikuar, ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin bashkë me veturën të cilën ishte duke e keqpërdorur”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

    Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

    Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

    Profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht shqetësimet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa thekson se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato.

    Joseph foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe SHBA-në, votimin e ligjit dhe zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula.

    Profesori amerikan i ka cilësuar të gabuara kritikat publike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës lidhur me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se një qasje e tillë e vështirëson dialogun dhe i krijon hapësirë Serbisë që të përfitojë politikisht.

    “Siç e kam deklaruar edhe më parë publikisht, mendoj se këto kritika publike të Bashkimit Evropian janë gabim. Marta Kos e di shumë mirë se Kosova është e përfshirë në një dialog. BE-ja vazhdimisht po e shtyn përpara dialogun, e megjithatë, me këto kritika publike ndaj të drejtës së Kosovës për t’i kritikuar Dhomat e Specializuara, po e vështirëson pikërisht këtë mundësi”, deklaroi Joseph për Ekonomia Online.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka të drejtë të shprehë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, por, sipas tij, këto çështje duhet të trajtohen përmes komunikimit privat.

    “Këto çështje duhet të trajtohen në mënyrë private. Nëse kanë shqetësime, dhe është plotësisht e ligjshme që BE-ja të ketë shqetësime dhe vërejtje lidhur me ligjin, atëherë duhet t’i shprehin ato privatisht. Duhet ta bëjnë këtë në mënyrë private, sepse Serbia po përfiton nga këto kritika publike dhe ka përfituar edhe nga aktgjykimi”, u shpreh ai.

    Joseph kritikoi gjithashtu, siç tha, mungesën e reagimit të Bashkimit Evropian ndaj festimit dhe nderimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Serbi.

    “Ndërkohë, BE-ja nuk ka bërë asgjë lidhur me festimin dhe nderimin e Ratko Mlladiqit nga Serbia, i cili ishte krimineli më i rëndë i luftës në të gjithë Ballkanin. Pra, BE-ja ka një problem me Mlladiqin dhe duhet ta trajtojë këtë çështje përpara se të kritikojë publikisht Kosovën për këtë ligj”, potencoi Joseph.

    I pyetur nëse marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian mund të rrezikohen nga kjo çështje, ai vlerësoi se situata nuk është aq e rëndë dhe se palët duhet të angazhohen në diskutime për të gjetur një zgjidhje.

    “Nuk mendoj se situata është aq e rëndë. Mendoj se Kosova dhe Bashkimi Evropian duhet ta diskutojnë këtë çështje dhe besoj se, në fakt, mund të arrihet një rezultat pozitiv”, deklaroi ai.

    Sipas Josephit, ekzistojnë mekanizma dhe formate përmes të cilave Kosova dhe Bashkimi Evropian mund t’i trajtojnë mospajtimet, por Brukseli duhet ta kuptojë se Dhomat e Specializuara nuk janë të përjashtuara nga kritikat.

    “Mendoj se kjo çështje mund të çohet përpara, pasi ekzistojnë kanale dhe formate përmes të cilave mund të trajtohen këto pyetje. Megjithatë, ekziston një pikë thelbësore që BE-ja duhet ta kuptojë: Dhomat e Specializuara nuk janë mbi kritikat. Ato nuk janë mbi kritikat”, theksoi Joseph.

    Ai shtoi se Kosova ka të drejtë t’i kritikojë Dhomat e Specializuara dhe se, sipas tij, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pranuar të drejtën e Kosovës për ta ndryshuar ligjin.

    “Kosova ka të drejtë t’i kritikojë ato. Madje, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar këtu se Kosova, si shtet sovran, ka të drejtë ta ndryshojë ligjin. Edhe Von der Leyen e ka thënë këtë”, u shpreh ai.

    Joseph nënvizoi se është legjitime që institucionet e Dhomave të Specializuara të mbahen përgjegjëse dhe që puna e tyre të jetë objekt i pyetjeve dhe kritikave.

    “Pikërisht ky është thelbi që duhet të kuptohet në Bruksel: është legjitime që Dhomat e Specializuara të mbahen përgjegjëse dhe është e drejtë që të ngrihen pyetje lidhur me punën e tyre”, tha profesori amerikan.

    Duke komentuar votimin për ligjin, Joseph tha se ai u mbështet nga një shumicë e theksuar, ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votoi pro tij.

    “Votimi ishte me një shumicë shumë të theksuar në favor të ligjit. LDK-ja nuk votoi pro tij, por, megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë kombëtar, i cili përfaqësohet edhe në grupin punues”, deklaroi ai.

    Joseph e vlerësoi pozitivisht punën e grupit punues, duke thënë se ai mund të kontribuojë në një proces konstruktiv, ndërsa përgjegjësia për trajtimin e çështjes i takon Qeverisë së Kosovës.

    “Mendoj se grupi punues është një zhvillim i mirë dhe mund të jetë konstruktiv. Tani i takon Qeverisë së Kosovës që të punojë në mënyrë profesionale”.

    Ai përsëriti se Qeveria e Kosovës duhet të hapë diskutimet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Dhe, po e përsëris, mendoj se çelësi është që Qeveria e Kosovës ta hapë dialogun për këtë çështje me Bashkimin Evropian, por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj se edhe Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në këtë çështje dhe mendoj se ato mund të jenë të hapura ndaj shqetësimeve dhe pyetjeve që ka ngritur Kosova. Besoj se edhe BE-ja duhet të tregojë të njëjtën gatishmëri”, tha Joseph.

    Në fund të intervistës, profesori amerikan foli edhe për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, si dhe për ndikimin që kjo mund të ketë në marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

    Joseph u shpreh i kënaqur me zgjedhjen e saj, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap pozitiv për Kosovën. Ai bëri të ditur se kishte pasur rastin ta takonte presidenten një ditë më parë.

    “Duhet të them se jam shumë i kënaqur. Zgjedhja e presidentes Shiroka Pula është një hap shumë pozitiv për Kosovën. Pata nderin ta takoja dje, në cilësinë e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Ishte një nder i madh për mua”, deklaroi Joseph.

    Profesori amerikan theksoi se ka një përshtypje shumë të mirë për presidenten e re dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe liderëve politikë që ta mbështesin atë në ushtrimin e detyrës.

    “Kam një përshtypje shumë të mirë për presidenten Shiroka Pula dhe mendoj se qytetarët dhe udhëheqësit politikë të Kosovës duhet ta mbështesin atë në rolin e saj si presidente. Jam i bindur se ajo do të jetë një udhëheqëse dinamike dhe e besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shtoi Joseph.

  • Vetëdorëzohet i dyshuari për dhunim, dërgohet në mbajtje

    Vetëdorëzohet i dyshuari për dhunim, dërgohet në mbajtje

    Vetëdorëzohet i dyshuari për dhunim, dërgohet në mbajtje

    I dyshuari për veprën penale të “dhunimit”, e cila dyshohet se është kryer më 13 tetor të këtij muaji, është vetëdorëzuar në polici.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është vetëdorëzuar një ditë më parë.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv

  • Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz, dyshohet se e goditi një minë

    Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz, dyshohet se e goditi një minë

    Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz, dyshohet se e goditi një minë

    Një cisternë nafte që transportonte më shumë se dy milionë fuçi naftë bruto është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se ka goditur një minë, raportojnë mediat iraniane.

    Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, anija po tentonte të kalonte nëpër ngushticë në mënyrë të paligjshme, duke ndjekur një itinerar që nuk ishte miratuar nga autoritetet iraniane.

    Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në nivel global, pasi përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit botëror me këtë produkt energjetik.

    Incidentet në këtë zonë mund të ndikojnë në sigurinë e transportit detar dhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë, veçanërisht në kushtet e tensioneve mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura identiteti dhe përkatësia e cisternës, shkalla e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar. Po ashtu, pretendimi se anija ka goditur një minë nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz, dyshohet se e goditi një minë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

    Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

    Sipas njoftimit të AMP-së, punonjës të agjencisë kanë qenë të pranishëm në terren gjatë protestave, ku kanë evidentuar raste konkrete. Gjithashtu, janë administruar pamje filmike të transmetuara nga mediat dhe të publikuara në rrjetet sociale.

    Materialet e mbledhura do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

    AMP bën të ditur se për rastet e evidentuara po vazhdojnë veprimet në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, ndërsa rastet që përmbajnë elemente të veprave penale po trajtohen nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin dhe verifikimin e rasteve që lidhen me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e policisë, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

    Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

    Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se do të ishte “një gabim i plotë, një gabim i madh” nëse SHBA-ja do të kufizonte qasjen e Ukrainës në sistemet satelitore dhe inteligjencën që i nevojiten për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

    Në një intervistë për BBC-në, Crosetto paralajmëroi se çdo veprim i tillë nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk ka absolutisht asnjë kuptim” dhe rrezikon ta zgjasë pushtimin e plotë rus, në vend që të ndihmojë në arritjen e paqes.

    Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Trumpi nuk ka kërkuar ngadalësimin e shpejtësisë së internetit që SHBA-ja i ofron Ukrainës dhe që është jetik për përpjekjet e saj në luftë. Trumpi gjithashtu ka mohuar se SHBA-ja ka ndërprerë ndarjen me Ukrainën të paralajmërimeve të hershme për sulmet ajrore ruse që po afrohen.

    Deklaratat e Crosettos vijnë në një kohë kur Italia po ashpërson kritikat ndaj SHBA-së.

    Në fillim të kësaj jave, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cilësoi marrëveshjen e Trumpit për blerjen e naftës dizel nga Rusia si një “zgjedhje shumë të rrezikshme”, duke thënë se ajo do t’i “jepte legjitimitet Rusisë”, ndërsa kjo e fundit vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.

    Trumpi e arriti marrëveshjen me presidentin rus, Vladimir Putin, duke fajësuar sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse për rritjen e çmimeve të karburanteve.

    Meloni, e cila dikur konsiderohej aq e afërt me presidentin amerikan saqë ishte cilësuar si “përkthyesja e Trumpit”, tha se kjo lëvizje bie ndesh me përpjekjet për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

    “Paqja do të vijë kur Putini të bindet se ka një ngërç dhe se nuk mund të përparojë më tej”, deklaroi ministri i saj i Mbrojtjes për BBC-në, në ndërtesën e ministrisë në Romë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

    Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

    Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

    Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama shtoi se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

    “Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.

    Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.

    Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.

    I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja”, tha Rama.

  • Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë

    Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë

    Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë

    Një rast i dhunës në familje është raportuar më 16 tetor në fshatin Polac të Skenderajt, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, A.H., është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.

    Fillimisht, ajo është dërguar në QKMF në Skenderaj për trajtim mjekësor, pasi sipas deklarimit të saj kishte përjetuar dhunë psikike nga bashkëshorti.

    Në kuadër të hetimeve janë intervistuar palët, ndërsa bashkëshorti i saj, E.M., është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.

    Edhe kunati i viktimës është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa E.M. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia ndal një veturë në Shkabaj – shoferit i gjendet sprej OC, rasti procedohet për armëmbajtje pa leje

    Policia ndal një veturë në Shkabaj – shoferit i gjendet sprej OC, rasti procedohet për armëmbajtje pa leje

    Policia ndal një veturë në Shkabaj – shoferit i gjendet sprej OC, rasti procedohet për armëmbajtje pa leje

    Një rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar më 16 tetor në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00, njësia policore ka ndaluar një veturë në rrugën “Batalioni i Atlantikut”, ku gjatë kontrollit është gjetur një sprej OC.

    I dyshuari është identifikuar si Getuar Fazliu.

    Pas gjetjes së sprejit, ai është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Spreji OC është konfiskuar nga Policia në cilësinë e provës materiale.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Fazliu është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia ndal një veturë në Shkabaj – shoferit i gjendet sprej OC, rasti procedohet për armëmbajtje pa leje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali