Blog

  • Prezantohej si toger i Policisë, ia mori 450 euro një gruaje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Prezantohej si toger i Policisë, ia mori 450 euro një gruaje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Prezantohej si toger i Policisë, ia mori 450 euro një gruaje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se duke u prezantuar si toger i Policisë së Kosovës, i ka marrë 450 euro një gruaje, me arsyetimin se paratë nevojiteshin për blerjen e peletit.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 tetor, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

    Viktima, një grua kosovare, ka deklaruar se i dyshuari e kishte kontaktuar përmes telefonit dhe, duke u prezantuar si zyrtar policor me gradën e togerit, i kishte kërkuar që t’ia jepte një personi tjetër shumën prej 450 eurosh.

    Gruaja, duke rënë në lajthitje, ia kishte dhënë paratë të dyshuarit, i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur me një veturë.

    Sipas Policisë, vetura ishte marrë me qira disa ditë më parë në Gjilan nga një qytetar kosovar, të cilit i dyshuari nuk ia kishte kthyer atë.

    Njësitet policore kanë arritur ta identifikojnë, ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, së bashku me veturën që dyshohet se po e keqpërdorte.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Dardania, Fushë Kosovë 15.10.2026-15:55. Me 16.10.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit duke u prezantuar si zyrtar-toger i policisë ka kërkuar nga viktima që t’i jap një personi tjetër një shumë parash prej 450€ sipas tij për blerje të peletit. Viktima duke rënë në lajthitje i ka dhënë këtë shumë parsh të dyshuarit, i cili pastaj ishte larguar në drejtim të panjohur me veturën të cilën e kishte marrë me qira ditë më parë në Gjilan nga ankuesi mashkull kosovar dhe nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit. Njësitet policore e kanë identifikuar, ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin bashkë me veturën të cilën ishte duke e keqpërdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Evropa përballet me thirrje për të ngadalësuar investimet në IA

    Evropa përballet me thirrje për të ngadalësuar investimet në IA

    Mehdi Paryavi, këshilltar i Kombeve të Bashkuara dhe themelues i organizatës International Data Center Authority (IDCA), ka thënë se sulmet ndaj qendrave të të dhënave mund të paralizojnë ekonominë dhe shërbimet publike, përfshirë bankat dhe spitalet.

    “Kur goditen mjaftueshëm objektiva të rëndësishëm, mund të rrëzohet e gjithë ekonomia”, ka deklaruar Paryavi për Euronews Next.

    Sipas Euronews, Rusia ka goditur qendra të të dhënave në Kiev, ndërsa dronët ukrainas kanë sulmuar disa qendra të tilla në Rusi gjatë javëve të fundit.

    Paryavi ka paralajmëruar se masat tradicionale të sigurisë mund të mos jenë më të mjaftueshme dhe se mund të nevojiten sisteme të mbrojtjes, ndërtim nëntokësor ose bunkerë.

    “Ditët kur qendrat e të dhënave ndërtoheshin në lokacione të rastësishme kanë përfunduar”, ka thënë ai.

    I pyetur nëse sulmet do t’i shtyjnë qeveritë evropiane të rishqyrtojnë planet për ndërtimin e gjigafabrikave të inteligjencës artificiale, Paryavi është përgjigjur pozitivisht.

    Komisioni Evropian ka bërë të ditur për Euronews Next se ka hapur një thirrje për propozime për krijimin e deri në shtatë gjigafabrikave të inteligjencës artificiale në Evropë. Afati për aplikim përfundon më 12 nëntor.

    Sipas Paryavit, një qendër e të dhënave mund të kushtojë deri në 25 miliardë dollarë dhe të kërkojë deri në tre vjet për t’u ndërtuar.

    “Evropa nuk mund të përballojë financimin e aseteve me vlerë qindra miliarda dollarë dhe pastaj dikush t’i shkatërrojë ato”, ka deklaruar ai, duke theksuar se ritmi i ndërtimit të qendrave të të dhënave duhet të ngadalësohet.

    Ai u ka bërë thirrje shteteve evropiane të bashkëpunojnë për përballimin e rreziqeve të sigurisë, mungesës së energjisë dhe punonjësve të kualifikuar.

    Burimi: RTKLive

  • Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

    Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

    Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta mbron zgjedhjen e klubit për të shkurtuar 60 vende pune, kursimet janë vlerësuar që të jenë mes 5 dhe 7 milionë paundë në vit ndërkohë që trajneri ka rinovuar së fundmi kontratën me një pagë prej 20 milionë në sezon.

    Shkurtimet prekin shumë reparte mes të cilëve, ai komercial, i marketingut dhe repartit dedikuar çështjeve të aftësive ndryshe, por jo stafin e skuadrës.

    “Më është shpjeguar  në çfarë konsistonte analiza e kryer në nivel klubi me synimin konstant për të evoluuar dhe përmirësuar,” tha Arteta në konferencë shtypi.

    Sipas trajnerit është e nevojshme që të merren disa vendime për t’u dhënë personave rolet e duhura dhe për të vazhduar për të investuar për të arritur objektivat që kanë vendosur klubi për të arritur suksesin që dëshiron.

    “Kjo më është shpjeguar. Sigurisht nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, Kjo është e vërtetë. Dhe shpresoj që të gjithë ta respektojnë,” tha Arteta.

    Klubi më pas e pengoi Mikel Artetan që të përgjigjet pyetjeve të tjera në lidhje me këtë temë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arteta mbron shkurtimin e 60 vendeve të punës te Arsenali appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studentët nisin protesta edhe në Itali

    Studentët nisin protesta edhe në Itali

    Edhe në Itali studentët kanë zbritur në rrugë në mbarë vendin, duke u përleshur me policinë dhe duke mbajtur me kokë poshtë postera me fotot e politikanëve.

    Me thirrjet “Financoni shkollën dhe jo luftën” dhe “Më pak armë dhe më shumë të drejta”, të rinjtë kanë mbushur rrugët në qytetet më të rëndësishme të vendit fqinj si Romë, Torino, Xhenova, Venecia, Padova, Trevizo dhe Kaliari.

    Në Torino, studentët marshuan me thirrje kundër qeverisë, kryeministres Meloni, ministrit të Arsimit dhe politikanëve ekstremistë.

    Pas verifikimit të përleshjeve me agjentët e policisë, të cilët u sulmuan me gurë, një grup pedagogësh zbriti në shesh dhe u vendos si kordon mes studentëve dhe efektivëve.

    Në Romë, pas një demonstrate të mbajtur përpara Ministrisë së Arsimit me thirrje dhe gurë, manifestimi u mbyll pa tensione, por djemtë dhe vajzat lanë takim të premten e ardhshme për një asamble publike, me qëllim organizimin e lëvizjes studentore.

    Në tubimin e sotëm në kryeqytetin italian, sipas njoftimeve të policisë italiane, morën pjesë rreth 5 mijë studentë.

    Ndërkohë, në korteun e mbajtur në Milano, të rinjtë mbajtën me kokë poshtë fotot e kryeministres Meloni dhe ministrit të Jashtëm Tajani, me shenja duarsh me ngjyrë të kuqe, që simbolizojnë gjakun.

    Gjithashtu, ata kundërshtuan edhe reformën e planifikuar në arsim, që largon nga shkollat fëmijët e emigrantëve, duke brorhoritur se “askush nuk është i huaj”.

    Në shkallë vendi, pjesëmarrja në protestë ishte 400 mijë studentë.

    Burimi: Dukagjini

  • Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

    Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

    Studentët, sindikatat dhe “Jelekët e Verdhë” pritet të protestojnë në gjithë Francën

    Dhjetëra mijëra qytetarë pritet të protestojnë të shtunën në qytete të ndryshme të Francës, ku studentët, sindikalistët dhe mbështetës të mbetur të lëvizjes “Jelekët e Verdhë” do të bashkohen kundër rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të modelit social të vendit.

    Valët e para të protestave nisën muajin e kaluar në shkollat e mesme në periferitë e varfra veriore të Parisit.

    Pakënaqësitë fillestare për mungesën e mësimdhënësve dhe kushtet e dobëta në shkolla u shndërruan shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër pabarazisë, shpenzimeve të pamjaftueshme publike dhe rënies së standardeve të jetesës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

    Protestat zhvillohen në një periudhë të vështirë për Francën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron po i afrohet fundit të mandatit të tij, duke lënë pas një elektorat të polarizuar dhe një skenë të brendshme politike të fragmentuar.

    Një tjetër shqetësim për vendin është gjendja e financave publike. Investitorët po largohen nga borxhi francez, duke shtyrë kostot e huamarrjes në nivelet më të larta në më shumë se dy dekada. Kjo situatë pasqyron vështirësitë e vazhdueshme të Francës për të vënë në rregull financat publike.

    Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka paralajmëruar të enjten se autoritetet kanë frikë nga shpërthimi i trazirave gjatë protestave të fundjavës.

  • Horoskopi i së shtunës: Kush do të ketë fat në dashuri dhe kujt i duhet kujdes me financat?

    Horoskopi i së shtunës: Kush do të ketë fat në dashuri dhe kujt i duhet kujdes me financat?

    Horoskopi i së shtunës: Kush do të ketë fat në dashuri dhe kujt i duhet kujdes me financat?

    Dashi – Kjo e shtunë ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara me planet tuaja. Në punë ose në projektet personale mund të shfaqet një mundësi interesante, por shmangni vendimet e nxituara. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do t’ju ndihmojë të sqaroni çdo paqartësi. Beqarët mund të tërhiqen nga një person që do t’u zgjojë kureshtjen. Financat kërkojnë pak më shumë kontroll.

    Demi – Dita ju fton të kërkoni qetësi dhe stabilitet, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Në çift, kushtojini më shumë vëmendje partnerit dhe mos lejoni që heshtja të krijojë distancë. Beqarët mund të marrin një sinjal interesant nga dikush që e njohin prej kohësh. Në aspektin profesional, një ide e vjetër mund të marrë një drejtim të ri. Shmangni shpenzimet e panevojshme.

    Binjakët – Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Një telefonatë, mesazh ose takim mund t’ju sjellë një informacion të vlefshëm. Në punë, përpiquni të përqendroheni te prioritetet dhe të mos shpërndani energjitë në shumë drejtime. Në dashuri, spontaniteti do ta bëjë ditën më të bukur. Beqarët mund të përjetojnë një njohje të këndshme. Mbrëmja është e përshtatshme për shoqëri dhe argëtim.

    Gaforrja – Emocionet do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kësaj të shtune. Mund të ndjeni nevojën për t’u afruar më shumë me njerëzit që ju japin siguri dhe mbështetje. Në dashuri, është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat pa frikë. Në familje, një bisedë e qetë mund të zgjidhë një keqkuptim të vogël. Në planin financiar, tregohuni të kujdesshëm me vendimet që lidhen me shpenzimet e përbashkëta.

    Luani – Kjo ditë ju jep mundësinë të tregoni kreativitetin dhe aftësitë tuaja. Një ide që keni menduar prej kohësh mund të tërheqë vëmendjen e personave të duhur. Në dashuri, përpiquni të dëgjoni më shumë partnerin dhe të mos këmbëngulni gjithmonë te këndvështrimi juaj. Beqarët mund të jenë në qendër të vëmendjes dhe të marrin komplimente të papritura. Kujdesuni që entuziazmi të mos ju shtyjë drejt shpenzimeve impulsive.

    Virgjëresha – Organizimi dhe durimi do t’ju ndihmojnë të përballoni më lehtë detyrat e mbetura pezull. Edhe pse dëshironi që gjithçka të shkojë sipas planit, përpiquni të pranoni edhe ndryshimet e papritura. Në dashuri, një gjest i vogël do të ketë më shumë vlerë sesa fjalët e shumta. Beqarët mund të njihen me dikë përmes rrethit shoqëror. Financat paraqesin nevojën për planifikim dhe shmangie të rreziqeve të panevojshme.

    Peshorja – Harmonia dhe ekuilibri do të jenë prioritetet tuaja këtë të shtunë. Në marrëdhëniet sentimentale, një bisedë e hapur mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë dëshirat e partnerit. Beqarët mund të ndihen të gatshëm për një njohje të re, veçanërisht në ambiente shoqërore. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të japë rezultate më të mira sesa përpjekjet individuale. Gjeni kohë edhe për veten dhe për aktivitetet që ju sjellin kënaqësi.

    Akrepi – Intuita juaj do të jetë e fortë dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë situatat që ju rrethojnë. Megjithatë, mos nxirrni përfundime pa pasur të gjitha informacionet e nevojshme. Në dashuri, sinqeriteti do të jetë çelësi për të shmangur keqkuptimet. Beqarët mund të ndiejnë tërheqje ndaj një personi misterioz. Në aspektin financiar, analizoni me kujdes çdo propozim dhe mos u ndikoni nga premtimet e lehta.

    Shigjetari – Dëshira për aventura dhe ndryshime do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Një dalje, udhëtim i shkurtër ose takim me miqtë mund t’ju ndryshojë humorin për mirë. Në punë, mund të lindë një ide që ia vlen të zhvillohet në ditët në vijim. Në dashuri, tregohuni më të qartë për atë që dëshironi. Beqarët mund të përjetojnë një flirt interesant. Mos merrni përsipër më shumë angazhime sesa mund të përballoni.

    Bricjapi – Përgjegjësitë mund t’ju mbajnë të zënë edhe gjatë fundjavës, por përpiquni të gjeni një ekuilibër mes detyrimeve dhe pushimit. Në planin profesional, është një moment i mirë për të rishikuar objektivat dhe për të organizuar hapat e ardhshëm. Në çift, shmangni diskutimet për çështje të vogla dhe përqendrohuni te gjërat që ju bashkojnë. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush që tregon pjekuri dhe seriozitet. Financat kërkojnë maturi dhe planifikim.

    Ujori – Idetë e reja dhe dëshira për të provuar diçka ndryshe do t’ju japin energji pozitive. Një bisedë me miqtë mund t’ju frymëzojë për një projekt ose nismë të re. Në dashuri, mos lejoni që nevoja për pavarësi të krijojë distancë nga partneri. Beqarët mund të njihen me dikë që ndan të njëjtat interesa. Dita është e përshtatshme për aktivitete krijuese, ndërsa në financa këshillohet të mos veproni me impuls.

    Peshqit – Ndjeshmëria dhe intuita do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë emocionet tuaja dhe të njerëzve përreth. Në dashuri, momentet e qeta dhe bisedat e sinqerta do të forcojnë lidhjen me partnerin. Beqarët mund të ndiejnë një afrim të veçantë me dikë që i kupton pa shumë fjalë. Në familje, prania dhe mbështetja juaj do të vlerësohen. Përpiquni të mos merrni mbi vete problemet e të gjithëve dhe gjeni kohë për pushim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i së shtunës: Kush do të ketë fat në dashuri dhe kujt i duhet kujdes me financat? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Alarm për sigurinë kibernetike, agjentët e inteligjencës artificiale depërtojnë në sistemet e kompanive në Indi

    Modelet e inteligjencës artificiale, gjatë testimit, depërtuan në sistemet aktive të organizatave indiane dhe lexuan dokumente konfidenciale pa u zbuluar, ka bërë të ditur agjencia e sigurisë kibernetike e Indisë. Ky është raportimi i parë zyrtar i këtij lloji nga vendi, pas incidenteve të ngjashme me sjelljen e pakontrolluar të inteligjencës artificiale në mbarë botën.

    Ofruesit e modeleve të inteligjencës artificiale i kishin njoftuar vullnetarisht autoritetet se agjentët e tyre, gjatë testimeve, kishin “tejkaluar autorizimet e detyrave të caktuara”, duke arritur të qaseshin në të dhënat e kompanive indiane, përfshirë dokumente biznesi. Këtë e bëri të ditur të enjten vonë Ekipi Indian për Reagimin ndaj Emergjencave Kompjuterike (CERT-In). Agjencia nuk i identifikoi ofruesit e modeleve dhe as organizatat e prekura, raporton Reuters – transmeton Sinjali.

    Ky njoftim e përfshin Indinë në debatin global në rritje për mënyrën se si kompanitë e inteligjencës artificiale i testojnë modelet me aftësi të avancuara për sulme kibernetike.

    Në korrik, OpenAI bëri të ditur se modelet e saj kishin dalë jashtë kontrollit gjatë testimeve dhe kishin depërtuar në sistemet e një kompanie të re teknologjike. Ndërkohë, Anthropic ka raportuar të paktën katër raste këtë vit, në të cilat modelet e inteligjencës artificiale kanë sulmuar sisteme të jashtme.

    OpenAI gjithashtu ka kërkuar falje pasi një agjent i saj i inteligjencës artificiale, që kishte dalë jashtë kontrollit, kishte depërtuar në një faqe interneti të qeverisë australiane.

    Sipas CERT-In, asnjëra prej organizatave indiane të prekura nuk i kishte zbuluar vetë ndërhyrjet. Në të gjitha rastet, ishin kompanitë e inteligjencës artificiale ato që i kishin identifikuar incidentet dhe i kishin raportuar te autoritetet.

    Në një grup të dytë rastesh, hetimet e vetë agjencisë qeveritare zbuluan se sulmuesit po përdornin qëllimisht mjete të inteligjencës artificiale, të disponueshme falas, për të hetuar sistemet indiane dhe për të depërtuar në to me qëllim përfitimin financiar. Sipas agjencisë, mjete të tilla po përdoren gjerësisht kundër infrastrukturave në disa vende.

    CERT-In paralajmëroi se sulmet që dikur kërkonin disa ditë, nga depërtimi fillestar deri te shkaktimi i dëmit përfundimtar, tashmë mund të kryhen brenda vetëm disa orësh.

    Gjithashtu, organizatat që nuk arrijnë t’i pastrojnë plotësisht sistemet e tyre pas një sulmi rrezikojnë të goditen përsëri brenda pak ditësh, këtë herë me ndërhyrje edhe më të thella.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm për sigurinë kibernetike, agjentët e inteligjencës artificiale depërtojnë në sistemet e kompanive në Indi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëria me mot të kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

    Shqipëria me mot të kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

    Për ditën e shtunë (17 tetor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

    Era do të fryj me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

    Valëzim në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci: Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë blerjen e helikopterëve

    Maqedonci: Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë blerjen e helikopterëve

    Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa prioritet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë edhe mbrojtja ajrore.

    Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka folur edhe për kërcënimet që, sipas tij, paraqet Serbia për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

    Maqedonci tha se kërkesa për helikopterë është adresuar nga komandanti i FSK-së dhe se procedurat për blerjen e tyre zhvillohen përmes programit amerikan FMS, ku përfshihet Departamenti Amerikan i Luftës.

    “Kemi prokuruar normalisht edhe dronët, pra fluturaket pa pilot që kemi tri lloje aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Fokusi ynë në vazhdim do të jetë mbrojtja ajrore, pra mbrojtja nga sulmet eventuale ajrore, mbrojtja e hapësirës ajrore të Kosovës, dhe për këtë çështje jemi duke koordinuar dhe bashkëpunuar me partnerët tanë amerikanë. Edhe mbështetja ajrore, që nënkupton edhe kjo pjesa e helikopterëve, për të cilën tashmë komandanti i FSK-së ka adresuar kërkesën për SHBA-në, për të diskutuar këtë çështje, sepse kjo blerje bëhet duke aplikuar programin FMS, që nënkupton ne dërgojmë kërkesën në Departamentin e Luftës, të gjitha procedurat e negocimit, prokurimit, edhe procedurat e tjera për blerje zhvillohen nga Departamenti Amerikan i Luftës”, tha Maqedonci.

    Ministri i Mbrojtjes foli edhe për armatimin e blerë gjatë viteve të fundit, duke theksuar se FSK-ja ka shtuar llojet e sistemeve të armatimit dhe se po synohet zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve ushtarake.

    “Ne kemi bërë blerje të llojllojshme, pra gjatë këtyre fazave, sidomos gjatë tre-katër viteve të fundit, kemi bërë prokurimet e sistemeve shumë të rëndësishme të armatimit. Dihet që një pjesë edhe janë bërë publike, një pjesë janë parë edhe gjatë ushtrimeve, një pjesë i kemi theksuar edhe në publikimet tona. I kemi aktualisht katër lloje të sistemeve antitank, lloje të mortajave të ndryshme, për çitje në distancë të ndryshme, lloje të automjeteve të ndryshme, kemi prokuruar edhe sisteme të artilerisë mobile”, tha ai.

    Maqedonci bëri të ditur se Kosova po punon edhe në zhvillimin e njësive të reja dhe në përshtatjen e kapaciteteve mbrojtëse me situatën aktuale të sigurisë.

    “Pra, ne këto ndryshime që po i bëjmë edhe bashkë me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, këtu rritjen e numrit të armëve, po mendoj, shumëfishimin e llojeve të armëve, rritjen e njësive të reja, sepse kemi dy njësi të reja që tashmë janë shumë operacionale, siç janë njësia për operacione speciale dhe njësia për fluturake të papilotë, që janë njësi që s’kanë qenë të planifikuara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, janë bërë duke, analizuar situatën aktuale dhe nevojat që ka Kosova për mbrojtje”, shtoi.

    Ai tha se zhvillimi i FSK-së po bëhet në përputhje me nevojat aktuale për mbrojtje, pasi plani gjithëpërfshirës i tranzicionit ishte hartuar duke u bazuar në një analizë të rreziqeve të vitit 2014.

    “Pra, dy vite më herët jemi duke e mbushur, Forcën e Sigurisë së Kosovës me personelin e nevojshëm. Jemi duke punuar pastaj edhe në aspektin e regrutimit të rezervës, po mendoj rezervës aktive. Gjithashtu, ëh, si rrjedhojë e mbështetjes së vazhdueshme që kemi marrë nga kryeministri dhe qeveria, ne kemi arritur që të shumëfishojmë llojet e armatimit, pra kemi shumë e shumë lloje të armatimit, siç kanë qenë të planifikuara me atë planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, por përveç që kemi shumë e shumë lloje, kemi edhe shumë e shumë sasi, siç ka qenë e planifikuar, me planin e gjithëpërfshirës të tranzicionit. Dhe kjo është bërë jo, thjesht për të mbushur depot me armatime dhe municione, por për të mbushur nevojën e Kosovës që ka për mbrojtje. Plani i gjithëpërfshirës i tranzicionit është një plan që është bërë në vit, është aprovuar në vitin 2018, nga Kuvendi i Kosovës. Normalisht, ka shumë elementë të klasifikuar në atë plan që nuk mund të bëhen publik, mirëpo është për t’u theksuar që ai plan është draftuar, është bërë bazuar në një analizë që është bërë në vitin 2014, kur rreziqet dhe kërcënimet kanë qenë të tjera”, theksoi ai.

    Ministri tha se synimi është që deri në vitin 2028 FSK-ja të jetë e përgatitur për mbrojtjen e territorit, por theksoi se zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse do të vazhdojë edhe pas këtij viti.

    “Unë vlerësoj që viti 2028 do të na gjejë me një forcë të sigurisë së Kosovës të përgatitur edhe të gatshme për të mbrojtur territorin. Normalisht që zhvillimi i ushtrisë nuk përfundon në vitin 2028. Ne jemi duke punuar që të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dhe për më tepër, në qeverinë e Kosovës është aprovuar dhe programi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse, që gradualisht Kosovën ta shndërrojë në një vend, me një sistem mbrojtës, ku do të kemi një ushtri profesionale, që është Forca e Sigurisë së Kosovës, me të gjitha kapacitetet e nevojshme ushtarake, dhe krahas saj të kemi një angazhim të një rezerve vullnetare nga shoqëria civile, por edhe një angazhim të institucioneve për sistemin tonë mbrojtë”, potencoi ministri.

    Ai shtoi se krahas forcës profesionale, synohet përfshirja e qytetarëve dhe institucioneve në sistemin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, përfshirë përgatitjen për situata krizash dhe fatkeqësi natyrore.

    “Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë të personalizohet si forcë profesionale, në anën tjetër, po ndërtojmë një sistem mbrojtjeje gjithëpërfshirëse, të gjithë qytetarët dhe gjithë institucionale. Pra, qytetarët do të kenë mundësinë të trajnohen, përgatiten, që të kenë rolin e tyre brenda sistemit tonë të mbrojtjes, dhe të vazhdojnë normalisht me jetën e përditshme, me punët që kryejnë, në baza ditore, edhe do të thirren kur të ketë nevojë vendi, jo vetëm në rast lufte, por edhe në rast krizash, edhe në rast të fatkeqësive natyrore”, tha ai.

    Maqedonci bëri të ditur se FSK-ja është duke rekrutuar edhe 530 pjesëtarë, të cilët po përfundojnë trajnimin në Ferizaj, me qëllim të përmbushjes së numrit prej 5 mijë pjesëtarësh aktivë.

    “Ne në vazhdimësi, kemi bërë gjatë këtyre viteve investime në fushën e mbrojtjes, është për t’u theksuar fakti që është katërfishuar buxheti për Ushtrinë e Kosovës gjatë mandatit të kaluar të qeverisë. Kemi bërë hapa të mëdhenj në raport me forcimin e kapaciteteve tona ushtarake. Kemi arritur shumë prej objektivave në faza shumë më të hershme sesa që ka qenë e planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. Aktualisht, jemi duke i regrutuar edhe 530 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke përfunduar tashmë trajnimin në Ferizaj, pra në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, për të përmbushur atë numrin 5.000 aktivë, që kërkohet sipas planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, tha ministri.

    Në lidhje me situatën e sigurisë, ministri vlerësoi se ajo është e qëndrueshme, ndërsa përmendi punën e Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

    “Unë besoj që aktualisht situata e sigurisë në Kosovë është shumë e qëndrueshme, me dobimin e grupeve terroriste nga Kosova, me mposhtjen e këtyre grupeve nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, me goditjen që Agjencia Kosovare e Inteligjencës po jap në vazhdimësi, ëh, po mendoj, aktiviteteve të spiunazhit të Serbisë në Kosovë, me zhvillimin dhe forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkërendimin me partnerët tanë, ne kemi arritur që në të vërtetë në Kosovë të krijojmë një ambient të qetë, një ambient të qëndrueshëm, një ambient stabil, dhe sidomos kjo, gjatë këtyre dy-tri viteve të fundit. Dhe kjo është vlerësuar edhe nga NATO, pra NATO ka vlerësuar që Kosova, po, shkon drejt një ambienti stabil dhe të sigurt. Përveç kësaj, ne jemi dëshmitarë që Kosova është duke u shëndruar edhe në një vend kontribues për sigurinë dhe paqen në botë, pra nuk jemi vetëm duke u ëh, angazhuar në sigurinë e vendit tonë, por edhe në sigurinë globale, rajonale dhe në sigurinë evropiane”, tha ai.

    Sa i përket kapaciteteve ushtarake të Serbisë, Maqedonci tha se vendosja e trupave dhe bazave pranë kufirit me Kosovën përbën shqetësim për institucionet e vendit. Sipas tij, Serbia ka 48 baza të përparme operacionale përgjatë vijës kufitare.

    “Edhe kjo çështje e 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe është theksuar shumë herë, edhe e kemi njofutuar edhe NATO, edhe partnerët gjatë gjithë diskutimeve, që për Kosovën përbën kërcënim faktit që Serbia ka vendosur përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës 48 baza. Ne, këtu, ku të fundit kemi pasur informacione edhe për tërheqje të disa njësive nga disa baza, mirëpo përderisa baza është aty, tërheqja e personelit dhe rikthimi i personelit është çështje më shumë operative sesa që është tërheqje e bazave pra, sipas informacioneve që kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi, janë eksistencë 48 baza që janë në një distancë 500 deri në 5 km nga vija kufitare e Kosovës, pra në territorin e Serbisë, dhe janë përgjatë gjithë vijës kufitare”, tha ai.

    Ai shtoi se Serbia ka të vendosura në pjesën jugore të territorit të saj tri nga katër brigadat ushtarake, si dhe ka blerë armatim të avancuar nga Kina.

    “Dhe për, përveç kësaj, Serbia ka të zbarkuara, të vendosura në jug të territorit të saj, tri nga katër brigadat e saj ushtarake, pra, Serbia në tërësi, Ushtria Serbe ka katër brigada, tri nga ato janë të vendosura në jug të territorit të Serbisë, që janë mbështetje për këto baza të përparme operacionale. Një është në Rashkë, një brigadë është në Nish, dhe një tjetër është në Vranjë, pra, e ka një concentrim të madh të trupave ushtarake në jug të territorit të saj, jo larg kufirit në Kosovë, apo ashtu me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo, për ne përbën një shqetësim, sepse kjo po plotësohet edhe me aspekte të tjera shqetësuese, siç janë armatosja e Serbisë me armë të ndryshme duke përfshirë edhe këtu raketa hipersonike të blera nga Kina”, tha ai.

    Maqedonci vlerësoi se politika e Serbisë ndaj fqinjëve, sipas tij, mbetet thelbi i shqetësimeve të sigurisë në rajon.

    “E thashë edhe më herët, ky militarizimi ndoshta nuk do të ishte aq shqetësues sikur thelbi i politikës së serbët mos vazhdonte të mbetej hegjemonist dhe agresiv në raport me fqinjët. Mirëpo, normalisht që neve kjo nuk na frikëson. Kosova është e tip avor, Kosova po bashkëpunon me partnerët për të ndërtuar kapacitetet e saj ushtarake, dhe ushtria e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë janë më se të vendosura që të mbrojnë çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe çdo jetë të qytetarit të Kosovës nga çdo kërcënim dhe rrezik nga kushdo që mund të vihet”, tha ai.

    Ministri foli edhe për atë që e cilësoi si qasje hibride të Serbisë ndaj vendeve fqinje, duke përmendur bashkëveprimin e institucioneve shtetërore me grupe kriminale dhe terroriste, si dhe përdorimin e dezinformimit.

    “Kjo tregon për një qasje të Serbisë, një qasje hibride në raport me vendet fqinjë. Pra, kur kur flasim për luftën hibride, kjo nënkupton angazhim të institucioneve edhe organizatave konvencionale, siç është ushtria, policia dhe shërbimi i inteligjencës në bashkëveprim me aktorët jo konvencionalë, siç janë grupet terroriste, grupet kriminale, por edhe dezinformimin edhe mjete të tjera. Pra, kjo qasje hibride është e përafërt me atë që Federata Ruse në vazhdimësi ka aplikuar në raport me Ukrainën dhe po aplikon edhe me vende të tjera të Evropës lindore, por edhe qendrore, dhe kjo tregon për një, mund të themi, për një funksionim të njëjtë, të përbashkët, të koordinuar, mes Federatës Ruse dhe Serbisë, të paktën duke ndarë përvojat me njëra-tjetrën”, tha ai.

    Maqedonci tha se strehimi i personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe mbështetja e grupeve që kanë vepruar në rajon janë shqetësime që Kosova ua ka ngritur vazhdimisht partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet tona, shumë herë gjatë këtyre viteve, sidomos pas sulmit në Banjskë, e kanë shfaqur si shqetësim, para vendeve partnere, edhe para gjithë aktorëve me të cilët kemi komunikuar, çështjen e strehimit të grupeve kriminale dhe terroriste që tentuan aneksim të pjesës sonë veriore në Republikën e Serbisë, dhe për më tepër, mbështetjen që qeveria e Serbisë dhe institucionet e sigurisë në Serbi po japin këtyre grupeve. Për ne, kjo përbën një shqetësim, jo vetëm për ne, përbën për të gjitha vendet, të paktën të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Evropës, sepse në vazhdimësi po e mban Serbinë në një gjendje të një shteti, të një burimi të jostabilitetit për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Duke pasur brenda vendit grupe terroriste që kanë tendencuar aneksim të një pjese, të një territori, të një vendi tjetër, siç ishte rasti i sulmit në Banjska, duke pasur brenda territorit, duke strehuar edhe kriminelë që kanë zhvilluar dhe aktivitete të tjera kriminale në rajon, atëherë normalisht që kjo paraqet një kërcënim edhe rrezik për vendet përreth. Pro, kjo politikë e Serbisë për ruajtjen, strehimin e kriminelëve po vazhdon, nuk është e re, me vite të tjera Ratko Mlladiq edhe kriminelë të tjerë janë strehuar pikërisht në Serbi. Fatkeqësisht edhe në institucionet shtetërore të Serbisë ka pasur raportime më herët për strehimin e Radojiçiqit, por edhe të kriminelëve të tjerë edhe në boza, edhe në institucione shtetërore”, tha ai.

    Ministri tha se deklaratat e politikanëve serbë dhe qasja e Beogradit ndaj vendeve fqinje, sipas vlerësimit të tij, pasqyrojnë synime për dominim rajonal.

    “Unë besoj që këto deklarimet e politikanëve serbë që vazhdojnë të jenë, fatkeqësisht, që të kenë natyrë ultrashoviniste, nuk janë të reja, janë një vazhdimësi që po vazhdon për kohë të gjatë, pra, këto deklarime nuk janë deklarime të tanishme, por unë besoj që problemi më i madh, thelbi i gjithë problemit, qëndron te qasja shtetërore e Republikës së Serbisë në raport me vendet fqinjë. Pra, është një qasje hegjemoniste, një synim për të dominuar Ballkanin, që vazhdon të jetë në thelbin e politikës serbe. Pastaj çdo veprim tjetër, si militarizimi, si mbështetja e grupeve terroriste, si aktivitete të tjera që zhvillojnë aktorë të ndryshëm të mbështetur nga Serbia, janë vetëm ata që përkthejnë në zbatim këtë qasje që është thellë e ngulitur në politikën e Serbisë, pra, tentativën për të dominuar Ballkanin Perëndimor dhe me gjërë”, tha ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Moti sot: Vranësira dhe intervale me diell në Kosovë

    Moti sot: Vranësira dhe intervale me diell në Kosovë

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

    Kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme me temperaturat e kësaj periudhe.

    Burimi: RTKLive