Shqipëria me mot të kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Shqipëria me mot të kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Written by

in

Për ditën e shtunë (17 tetor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryj me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzim në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

Burimi: RTKLive