Blog

  • Legjenda e Ajaxit sulmon Michel Sanchezin: Është turp ta dëgjosh!

    Legjenda e Ajaxit sulmon Michel Sanchezin: Është turp ta dëgjosh!

    Legjenda e Ajaxit sulmon Michel Sanchezin: Është turp ta dëgjosh!

    Trajneri i Ajaxit, Michel Sanchez, është vënë në shënjestër të kritikave pas humbjes 2-1 ndaj Hajduk Splitit në Ligën e Konferencës.

    Ish-trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, kritikoi vendimin për ta aktivizuar nga fillimi 19-vjeçarin Jofre Torrents, ndërsa Toby Alderweireld ngriti shqetësime për mënyrën se si trajneri spanjoll komunikon në anglisht me lojtarët duke shtuar se është turp ta dëgjosh.

    Ajaxit i duhet të reagojë në ndeshjet e ardhshme ndaj Groningenit dhe Atalantës, ndërsa Michel synon të largojë dyshimet pas këtij fillimi zhgënjyes.

  • Juventusi i "vërsulet" sulmuesit të Atletico Madridit

    Juventusi i “vërsulet” sulmuesit të Atletico Madridit

    Juventusi i "vërsulet" sulmuesit të Atletico Madridit

    Juventusi po planifikon përforcimin e sulmit në janar dhe ka vënë në shënjestër Alexander Sorlothin e Atletico Madridit.

    Sulmuesi norvegjez ka pasur pak hapësira këtë sezon, pasi u rikthye së fundmi nga lëndimi.

    Konkurrenca me Julian Alvarezin dhe Jonathan Davidin ia vështirëson sigurimin e një vendi në formacionin titullar.

     Sipas mediave italiane, Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të norvegjezit për të rritur fuqinë në repartin ofensiv. /Klankosova.tv

  • Zbulohet arsyeja pse Nico Williams refuzoi Barcelonën

    Zbulohet arsyeja pse Nico Williams refuzoi Barcelonën

    Zbulohet arsyeja pse Nico Williams refuzoi Barcelonën

    Nico Williams refuzoi transferimin te Barcelona në verën e vitit 2025, pasi klubi katalanas nuk i garantoi regjistrimin për të luajtur rregullisht. Këtë e ka zbuluar agjenti i tij, Felix Tainta.

    Problemet financiare të Barcelonës dhe pasiguria për regjistrimin e lojtarit ndikuan në dështimin e marrëveshjes.

    Williams vendosi të vazhdonte me Athletic Bilbaon, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2035.

    Sipas agjentit, për sulmuesin anësor kishin shfaqur interes edhe Arsenal, Bayerni, Liverpool dhe PSG.

    Ndërkohë, Chelsea raportohet se është e gatshme të ofrojë 80 milionë euro për ta transferuar.

  • Vetëaksident në Penuhë të Podujevës

    Vetëaksident në Penuhë të Podujevës

    Vetëaksident në Penuhë të Podujevës

    Një vetëaksident ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje lidhur me mundësinë e personave të lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetëaksident në Penuhë të Podujevës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

    18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

    18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente

    18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin njëmujor për avancimin e njohurive bazike në mjekësinë emergjente.

    Ceremonia e ndarjes së certifikatave u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

    Trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëtarëve policorë për ofrimin e ndihmës së parë mjekësore në terren dhe reagimin fillestar në situata emergjente.

    Përmes këtij trajnimi, operatorët fituan njohuri dhe përvojë praktike për përballimin e situatave të ndryshme emergjente shëndetësore, me synimin e rritjes së efektivitetit operacional dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe pjesëtarëve të policisë.

    Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të QKUK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin profesional të personelit policor.

    Në emër të Policisë së Kosovës, kolonelët Taibe Canolli dhe Mentor Shabani falënderuan SHSKUK-në, veçanërisht Klinikën Emergjente, për mbështetjen dhe përkushtimin profesional gjatë realizimit të trajnimit.

    Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja riafirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve të përbashkëta që synojnë shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë certifikohen për ndihmën e parë në situata emergjente appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Abramovich kishte menduar ta blinte edhe një klub tjetër

    Abramovich kishte menduar ta blinte edhe një klub tjetër

    Abramovich kishte menduar ta blinte edhe një klub tjetër

    Roman Abramovich, ish-pronari i Chelseat, kishte shqyrtuar mundësinë e blerjes së klubit francez Nantes, me synimin për ta kthyer atë në klub satelit të Chelseat.

    Këtë e ka zbuluar Christophe Lollichon, ish-trajner i portierëve te Chelsea, i cili ka treguar se Abramovich e kishte pyetur për strukturën dhe mënyrën e lojës së Nantesit.

    Sipas Lollichon, oligarku rus kishte menduar edhe t’i transportonte me avion personat që do të ndihmonin në zbatimin e modelit të lojës së klubit.

    Megjithatë, dy muaj më vonë, Abramovich hoqi dorë nga ideja, pasi vlerësoi se Nantes ishte klub tepër i madh për projektin që kishte në mendje./Klankosova.tv

  • 7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

    7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

    7-vjeçarja Adea Azemi shpallet kampione e botës në sportet marciale në Francë

    Adea Azemi, në moshën vetëm 7-vjeçare, ka fituar titullin e kampiones botërore në sportet marciale, në kategorinë MAA, në një garë të mbajtur në Francë.

    Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në Facebook.

    Suksesi në Francë vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme të 7-vjeçares. Më herët, Adea kishte fituar titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.

    Ajo e kishte arritur këtë sukses në Kampionatin Evropian të mbajtur në qytetin historik ku kishte lindur nobelisti Gunther Grass. /Klankosova.tv

  • Atletico Madrid gjen pasuesin e Alvarezit

    Atletico Madrid gjen pasuesin e Alvarezit

    Atletico Madrid gjen pasuesin e Alvarezit

    Atletico Madridi e sheh Nico Tresoldin si pasues te mundshem te Julian Alvarezit, nese argjentinasi largohet ne vitin 2027.

    Sulmuesi 22-vjecar i Club Brugge ka shenuar tete gola ne 10 ndeshje kete sezon, ndersa klubi belg kerkon 70 milione euro per transferimin e tij.

    Per Tresoldin interesim ka shfaqur edhe Barcelona.

  • Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

    Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

    Kush janë urdhëruesit e dhunës në Shqipëri?

    Shkruan: Arianit Shehu

    Urdhëruesit janë në Beograd dhe Moskë. Është fare e thjeshtë: vetëm Rusia, Serbia dhe satelitët e tyre në rajon përfitojnë nga kjo skëterrë e tri ditëve të fundit. Dhe secili shqipfolës që i gëzohet këtij huliganizmi dhe barbarizmi në rrugët e Tiranës, le ta dijë se është në shërbim të interesave të armiqve të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës.

    Ky nuk është vetëm mendim apo analizë. Është një vlerësim i bazuar në më shumë se 27 vjet përvojë në drejtimin e programeve dhe misioneve ndërkombëtare shumë sensitive të demokratizimit dhe në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, në disa nga zonat më të vështira të luftës dhe destabilizimit në botë, duke përfshirë Ukrainën, Gazën dhe Bregun Perëndimor, Egjiptin, Jordaninë, Sirinë, Libanin, Irakun, Jemenin dhe Afganistanin.

    Dhuna e ditëve të fundit në Shqipëri ndjek një doracak të njohur destabilizimi: merret një shqetësim real që rezonon me qytetarët, shndërrohet pakënaqësia në mosbesim të përgjithshëm ndaj institucioneve, hapësira e protestës legjitime shfrytëzohet nga individë apo grupe të dhunshme dhe, në fund, synohet që kaosi në rrugë të paraqitet si dështim i vetë shtetit. Shqetësimet për arsimin, korrupsionin, koston e jetesës apo të ardhmen e të rinjve janë legjitime dhe duhet të marrin përgjigje institucionale, por djegia e institucioneve, sulmet ndaj policisë, bankave dhe pronës private nuk janë demokraci.

    Për dekada, Beogradi dhe Moska kanë investuar për ta paraqitur Kosovën si shtet të dështuar dhe për të minuar besimin në orientimin perëndimor të rajonit, përfshirë Shqipërinë. Parlamenti Evropian ka dokumentuar narrativa të shpërndara përmes Sputnik Serbia dhe aktorëve të tjerë që synojnë delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës, destabilizimin e institucioneve dhe dëmtimin e besimit në BE dhe Perëndim, ndërsa ndikimi i dezinformimit rus në Ballkan është dokumentuar gjerësisht nga institucionet euroatlantike. Qëllimi më i gjerë është i qartë: të ushqehet perceptimi se demokracia, NATO-ja, BE-ja dhe partneriteti me SHBA-në nuk funksionojnë për shqiptarët dhe se projekti ynë euroatlantik nuk mund të ketë sukses. Prandaj, suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është vetëm çështje e zhvillimit ekonomik apo e qeverisjes së mirë, por edhe përgjigjja më e fuqishme strategjike ndaj atyre që prej vitesh investojnë në dështimin, përçarjen dhe izolimin tonë.

    Kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, të merren seriozisht dhe të marrin përgjigje konkrete nga institucionet. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar llogari është themel i demokracisë dhe duhet mbrojtur pa kompromis. Studentët kanë të drejtë të jenë kritikë, të zemëruar dhe këmbëngulës, por askush nuk ka të drejtë t’ua rrëmbejë zërin dhe ta shndërrojë protestën e tyre në dhunë. Sulmi ndaj njerëzve, policisë, institucioneve apo pronës nuk e fuqizon kauzën, por e dëmton atë. Një demokraci e fortë duhet të ketë guximin t’i dëgjojë protestuesit dhe forcën për ta mbrojtur protestën paqësore nga ata që kërkojnë ta kthejnë atë në kaos.

    Protesta nuk zgjohet një mëngjes dhe papritur bëhet e dhunshme. Në shumë skenarë destabilizimi, dhuna ushqehet, nxitet dhe organizohet nga individë apo grupe që kanë interesa politike, ekonomike apo strategjike nga kaosi. Ata identifikojnë zemërimin real të qytetarëve, e amplifikojnë atë, përpiqen ta radikalizojnë turmën dhe e drejtojnë frustrimin nga kërkesa legjitime drejt përplasjes me institucionet. Qytetari që proteston për një shqetësim real nuk duhet të bëhet instrument i atyre që përfitojnë nga dhuna. Pikërisht për këtë arsye, institucionet e sigurisë duhet ta dallojnë qartë protestuesin nga provokatori dhe, mbi të gjitha, të identifikojnë kush e organizon, kush e financon, kush e nxit dhe kush përfiton nga dhuna.

    Progresi i Shqipërisë është i pamohueshëm, por po aq reale janë edhe sfidat që vazhdojnë ta shoqërojnë vendin. Akuzat për korrupsion, shqetësimet për transparencën në vendimmarrje dhe prokurimet publike, perceptimet për nepotizëm dhe favorizim, si dhe nevoja për institucione më të forta e më llogaridhënëse, kërkojnë përgjigje serioze dhe të vazhdueshme. Këto probleme nuk duhet as të minimizohen, as të përdoren për të mohuar gjithçka që Shqipëria ka arritur.

    Qeveria duhet të hapë menjëherë një dialog të drejtpërdrejtë, serioz dhe transparent me studentët, t’i dëgjojë kërkesat e tyre dhe të japë përgjigje konkrete aty ku ato janë të drejta dhe të realizueshme. Por edhe studentët kanë përgjegjësinë të distancohen qartë dhe pa ekuivok nga dhuna dhe nga cilido që përpiqet ta përdorë kauzën e tyre për qëllime të tjera. Protesta paqësore, kritika dhe kërkesa për llogaridhënie janë thelbi i demokracisë, ndërsa dhuna nuk është. Në demokraci, qeveritë sfidohen me ide, alternativa dhe protesta paqësore, ndërsa pushteti ndryshohet përmes votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme, jo përmes gurëve, zjarrit apo kaosit në rrugë. Kjo vijë duhet të mbrohet njësoj nga Qeveria, opozita, studentët dhe çdo qytetar që beson në demokraci.

    Shqipëria do ta kapërcejë edhe këtë periudhë tensioni dhe kaosi të imponuar. As dhuna, as përçarja dhe as interesat që përfitojnë prej tyre nuk do të mund të devijojnë vendin nga rruga e reformave, zhvillimit dhe integrimit evropian. Nuk ka forcë që mund ta zëvendësojë vullnetin demokratik të qytetarëve. E ardhmja e Shqipërisë përcaktohet nga shqiptarët, përmes votës së tyre.

    Autori i shkrimit është drejtor Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, SHBA

  • “Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar

    “Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar

    “Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar

    Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka bërë me dije se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

    Sipas tij, nga dhuna e ushtruar ndaj efektivëve janë dëmtuar 120 punonjës policie në disa qytete të vendit.

    Ziu bëri të ditur gjithashtu se strukturat e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit po hetojnë kanale dhe grupe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë mesazhe me thirrje për akte ekstreme e terroriste dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    “Deri në këto momente: -në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;

    -në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të institucioneve shtetërore, pronave publike dhe private;

    -në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për shkatërrimin, me sende të forta dhe me zjarr, të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike;

    -në Vlorë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për pengimin e zhvillimit të procesit mësimor në disa shkolla të qytetit, kundërshtim të punonjësve të Policisë, goditje me sende të forta të fasadës së një institucioni, si dhe dëmtimin e pronës publike.

    -në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike dhe private. Gjatë protestës u plagos rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.

    -në Elbasan, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për dëmtimin e xhamave të godinës së një institucioni shtetëror, të sinjalistikës rrugore dhe të tabelave të reklamave, dhe pronës publike;

    -në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për dëmtimin të sinjalistikës rrugore, tabelave dhe reklamave.

    Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie.

    Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste.

    Përdorimi i rrjeteve sociale nëpërmjet llogarive anonime nuk duhet dhe nuk do të lejohet t’i shërbejë rrymave apo shtetasve me prirje terroriste, ekstremiste dhe të dhunshme, brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë aktualisht në një proces hetimor tejet të detajuar dhe konfidencial, për të vlerësuar qëllimet dhe veprimet e tyre destabilizuese, si dhe të rrezikshme për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

    Gjithashtu, Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

    Policia e Shtetit gjen sërish rastin, të vijojë apelet e bëra gjatë këtyre ditëve, për qytetarët pjesëmarrës në protesta që të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.

    E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

    Çdo efektiv që sulmoni është aty për të bërë detyrën që i është caktuar, është i betuar për komb dhe flamur dhe bashkëjeton çdo ditë në të njëjtin terren me ju.

    Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme drejtuesit e Policisë në terren udhëzojnë punonjësit e policisë jo vetëm gjatë instruktazheve, por dhe në terren në detyrë, që pavarësisht situatave ku përballen me sulme të rrezikshme, apo gjatë ndërhyrjeve për të mbrojtur institucionet, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe propocionalitet”, u shpreh ai.