Blog

  • IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po zhvillon aktivitete të shumta informuese dhe edukative në të gjitha rajonet e vendit.

    Sipas njoftimit të IKShPK-së, aktivitetet po realizohen përmes Qendrave Rajonale të Shëndetit Publik, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, arsimore dhe partnerët lokalë.

    Në Pejë janë organizuar aktivitete solidariteti, përfshirë dhurimin e flokëve në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit, si dhe ligjërata edukativo-shëndetësore.

    Në Prizren janë mbajtur aktivitete simbolike me mbjelljen e fidanëve nga gratë e mbijetuara dhe organizata “Burrneshat”, si dhe ligjërata në disa lokalitete.

    Ndërkaq, në Mitrovicë është organizuar marsh tradicional në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi, ndërsa në Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë janë zhvilluar ligjërata informuese në shkolla, institucione publike dhe qendra shëndetësore.

    “Përmes këtyre aktiviteteve, synohet rritja e ndërgjegjësimit për faktorët e rrezikut, njohja e shenjave dhe simptomave, rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.

    Kujdesi për shëndetin fillon me informimin dhe veprimin në kohë! Kontrollohu, për veten, për jetën!”, shkroi IKShPK./Klankosova.tv

  • Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Zelensky: Putini dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën, në rrezik është ekzistenca e vendit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, shkojnë përtej pushtimit të territoreve ukrainase, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit ukrainas.

    “Putini do të na shkatërrojë”, ka deklaruar Zelensky, duke theksuar se Rusia nuk e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

    Sipas tij, kërkesat e Moskës nuk kanë të bëjnë vetëm me Donbasin apo me pjesë të tjera të territorit ukrainas, por me vetë ekzistencën e vendit.

    “Ne jemi ende në këmbë dhe po luftojmë. Cila është alternativa tjetër? Asgjësimi”, ka thënë ai.

    Zelensky ka shprehur gjithashtu bindjen se Evropa aktualisht është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe e vetëdijshme për rreziqet që paraqet lufta me Rusinë.

    “Evropa është shumë e bashkuar dhe është e vetëdijshme për të gjitha rreziqet”, ka deklaruar presidenti ukrainas, duke përmendur edhe incidente të fundit në Bullgari, Gjermani, Poloni dhe Rumani.

    Ai ka theksuar se për sa kohë që Ukraina vazhdon të rezistojë, rreziku i përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë në Evropë mbetet më i kufizuar.

    Kreu i shtetit ukrainas ka paralajmëruar se përparimi i mëtejshëm i forcave ruse mund të shkaktojë edhe një valë të re të emigrimit të ukrainasve drejt vendeve evropiane.

    Duke folur për qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Zelensky ka thënë se ai dëgjon shpesh prej tij se synimi është t’u jepet fund vrasjeve. Megjithatë, ai ka theksuar se Rusia është ajo që ka hyrë në territorin ukrainas dhe po vazhdon ofensivën.

    “Rusia po na vret në territorin tonë. Ata hynë në tokën tonë dhe po vazhdojnë të shtyhen më thellë. Nuk duan të ndalen. Siç e shihni, nuk duan as ta ngrijnë konfliktin”, ka thënë Zelensky, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për kufijtë në të cilët do të ndalej Rusia në rast se lufta do të vazhdonte.

    Zelenskyy ka shprehur frustrimin e tij edhe lidhur me deklaratat amerikane për vështirësitë në komunikimin me të. Ai ka bërë të ditur se vetëm një ditë më parë Ukraina ishte sulmuar me më shumë se 1.000 dronë, ndërsa nga pala amerikane ishte thënë se ishte e vështirë të bisedohej me presidentin ukrainas.

  • 11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar 11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

    Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, gjashtë raste janë identifikuar në Suharekë, tri në Prizren dhe dy në Malishevë.

    “Kompania apelon te të gjithë konsumatorët që të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”./Klankosova.tv

  • Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, në një deklaratë lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme për kontratën e kontestuar të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), e cilësoi këtë vendim si një fitore për drejtësinë, interesin publik dhe 350 punëtorët e ndërmarrjes.

    Kryetari Rama theksoi se vendimi, i cili e kthen çështjen në pikën zero, është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjen për mbrojtjen e pronës publike të Kryeqytetit në Lakrishte.

    Ai rikujtoi se, që nga fillimi i mandatit të tij të parë, ka insistuar në hetimin e kontratës dhe të procesit përkatës, duke sqaruar se ky proces është iniciuar dhe zhvilluar në vitin 2021, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë. Vendimi është marrë më 27 prill, kontrata është nënshkruar më 17 maj, leja e ndërtimit është lëshuar më 16 gusht, ndërsa aneks-kontrata është nënshkruar më 5 tetor të atij viti.

    “Ne as nuk e kemi iniciuar, as negociuar dhe as nënshkruar këtë kontratë. Por kemi marrë përgjegjësinë për ta mbrojtur pronën publike dhe interesin e qytetarëve të Prishtinës”, deklaroi Kryetari Rama.

    Duke falënderuar Gjykatën Supreme për trajtimin e çështjes, Kryetari Rama theksoi se ka besuar në drejtësi dhe ka insistuar në ligjshmëri gjatë gjithë këtij procesi.

    “Sot fitoi interesi publik! Fitoi drejtësia! Fituan 350 punëtorët e NPB-së!”, u shpreh ai.

    Kryetari Rama ftoi organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe mekanizmat e pavarur monitorues që ta përcjellin nga afër procesin e rivendosjes së rastit, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe respektim të ligjit.

    Ai bëri të ditur se Kryeqyteti do t’i shtojë kapacitetet juridike dhe do ta forcojë mbikëqyrjen institucionale gjatë këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e plotë të interesit publik dhe të të drejtave të punëtorëve të NPB-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama: Vendimi i Gjykatës Supreme për kontratën e NPB-së, fitore për drejtësinë dhe interesin publik appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu “Marubi” hap ekspozitë për historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të hap sonte, nga ora 18:00, ekspozitën “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, të kuruar nga Mikaela Minga, e cila sjell në vëmendje historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe kontributin e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare.

    Përmes kërkimit arkivor dhe dokumentimit historik, ekspozita synon të rindërtojë rrugëtimin e fondit fotografik të kësaj studioje, duke ndriçuar veprimtarinë e saj, njerëzit që e krijuan dhe e trashëguan, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

    Një vëmendje e veçantë i kushtohet Krisanthi Venetik-ut, përfaqësueses së fundit të studios, jeta e së cilës pasqyron fatet komplekse dhe, në disa raste, tragjike të familjes Venetiku.

    Përtej vlerave artistike dhe dokumentare të fotografive, ekspozita trajton marrëdhënien mes fotografisë, kujtesës dhe historisë.

    Përmes këtij rrugëtimi, ekspozita synon të rikthejë në kujtesën kolektive historinë e një studioje fotografike dhe të njerëzve që qëndruan pas saj, duke kontribuar në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë fotografike shqiptare./KlanKosova.tv

  • I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    I vendosën bombë në makinën e gruas, rrëfehet avokati shqiptar (VIDEO)

    Avokati Idajet Beqiri, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth vendosjes së një bombe në makinën bashkëshortes së tij, zonjës Nexhmije.

    Ai e konsideron si akt të pastër terrorizmi, pasi sipas tij, cak i sulmit ishte vetë ai, transmeton Klankosova.tv.

    “Ata kanë parë dokumentet, por në fakt Nexhi nuk ka hipur asnjëherë në atë autoveturë, ai është mjeti im i punës. Pra është makina ime. E dyta, shënjestra faktikisht isha unë në këtë akt terrorist”, tha ai në Klan Kosova.

  • Nart Kastrati kualifikohet në finalen e Kupës Botërore WAKO

    Nart Kastrati ka siguruar finalen e Kupës Botërore WAKO, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

    Sportisti kosovar e mposhti kundërshtarin nga Uzbekistani me ndërprerje të meçit në rundin e dytë, në kategorinë Low Kick deri në 81 kilogramë.

    Me këtë fitore, Kastrati është vetëm një hap larg medaljes së artë, duke e përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nart Kastrati kualifikohet në finalen e Kupës Botërore WAKO appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030

    Çmimi i një pakoje me 20 cigare në Gjermani mund të rritet në 11.36 euro deri në vitin 2030, si pasojë e rritjes graduale të taksave mbi duhanin.

    Aktualisht, një pako mesatare kushton rreth 8.05 euro, ndërsa sipas përllogaritjeve që shoqërojnë ndryshimet e propozuara, çmimi pritet të rritet në 8.77 euro në vitin 2027, 9.56 euro në vitin 2028 dhe 10.42 euro në vitin 2029.

    Ndërkohë, disa marka premium mund të kushtojnë deri në 14 euro për pako. Rritje të çmimeve pritet të ketë edhe për duhanin që mbështillet manualisht.

    Përmes këtyre ndryshimeve, qeveria gjermane synon të sigurojë rreth 12 miliardë euro të ardhura shtesë gjatë katër viteve të ardhshme. Të ardhurat shtesë nga taksat pritet të arrijnë në rreth 1.5 miliard euro në vitin 2027 dhe në 4.5 miliardë euro deri në vitin 2030.

    Megjithatë, industria e duhanit ka shprehur shqetësimin se rritja e taksave mund t’i shtyjë konsumatorët drejt tregut të zi ose produkteve më të lira nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

    Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, ka kërkuar rritje më të moderuara të taksave, duke paralajmëruar se shtrenjtimi i madh mund të dëmtojë tregtinë e ligjshme dhe të ulë të ardhurat tatimore. Propozimi i tij nuk u miratua.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë

    Protestat në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk rrëzohet më përtokë

    “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

    Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

    Më herët, kreu i qeverisë e cilësoi situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska” dhe akuzoi opozitën shqiptare se qëndron pas dhunës në protesta, ndërsa është shprehur i hapur për të dialoguar me studentët.

    Burimi: RTKLive

  • Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen, dy të tjerë në kërkim

    Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen, dy të tjerë në kërkim

    Tritoli në Gjirokastër, dy të arrestuar për vrasjen, dy të tjerë në kërkim

    Behar Zyberi nga Fieri dhe Shpëtim Malasi nga Patosi janë ndaluar nga Policia shqiptare, ndërsa Gentjan Zhupa dhe Kliton Omeri janë shpallur në kërkim.

    Katër personat dyshohen për përfshirje në atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 48-vjeçari Beqir Devolli.

    Policia ka finalizuar operacionin e koduar “GJURMA”, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 10 tetor 2026, në bulevardin “18 Shtatori”, në Gjirokastër, përballë Prokurorisë, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv

    Sipas Policisë shqiptare, rreth orës 22:00, automjeti i tipit “Benz”, me të cilin udhëtonte Beqir Devolli, shpërtheu në lëvizje, humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit humbi jetën, ndërsa pasagjeri, 26-vjeçari Erigels Mela, mbeti i plagosur.

    Nga këqyrja e automjetit, dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.