Blog

  • Spanja regjistron shtatorin më të nxehtë ndonjëherë

    Spanja regjistron shtatorin më të nxehtë ndonjëherë

    Spanja regjistron shtatorin më të nxehtë ndonjëherë

    Spanja kontinentale përjetoi shtatorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, që nga nisja e matjeve në vitin 1961, me temperatura jashtëzakonisht të larta që e kthyen muajin në një vazhdim të verës, njoftoi sot Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (AEMET).

    Temperatura mesatare në shtator arriti në 22,5 gradë Celsius, ose 3,4 gradë mbi mesataren e periudhës referuese 1991–2020.Sipas AEMET, kjo ishte hera e parë që temperatura mesatare e shtatorit tejkaloi edhe mesataren e muajve të verës, e cila për të njëjtën periudhë ishte 22,1 gradë Celsius.

    Rekordi i ri vjen pas verës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Spanjë. Më 3 shtator, në komunën El Granado, në jugperëndim të vendit, u regjistruan 45,7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin absolut të temperaturave për këtë muaj, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Gjatë shtatorit, AEMET shpalli për herë të parë alarmin e kuq për temperatura ekstreme në disa zona të vogla të rajonit jugor të Andaluzisë. Ky ishte rasti i parë që nga viti 2007, kur filloi përdorimi i këtyre paralajmërimeve, që një alarm i tillë lëshohej gjatë muajit shtator.

    Përveç temperaturave të larta, muaji u karakterizua edhe nga thatësira e theksuar. Reshjet arritën vetëm në 36 për qind të sasisë së zakonshme për shtatorin, bazuar në mesataren e periudhës 1991–2020.

    Rekordet e temperaturave në Spanjë janë pjesë e një tendence më të gjerë në Evropë, ku valët e njëpasnjëshme të të nxehtit po shkaktojnë pasoja në shëndetin e njerëzve, ekonomi dhe jetën e përditshme.

    Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po intensifikojnë valët e të nxehtit, ndërsa thatësira dhe nivelet e ulëta të lumenjve shtojnë presionin mbi burimet ujore dhe sektorë të ndryshëm ekonomikë.

  • Babai gjobitet pasi djali i tij dyvjeçar vdiq nga rënia prej hotelit në Qipro

    Babai gjobitet pasi djali i tij dyvjeçar vdiq nga rënia prej hotelit në Qipro

    Babai gjobitet pasi djali i tij dyvjeçar vdiq nga rënia prej hotelit në Qipro

    Një baba, djali dyvjeçar i të cilit ra nga dritarja e katit të katërt në një hotel në Qipro, është gjobitur me 3.000 euro për shkaktimin e vdekjes së tij.

     Siç u bë e ditur më parë në Gjykatën e Qarkut të Pafosit, Joshua Foster mendoi se dritarja ishte e mbyllur kur e vendosi djalin e tij në parvaz për t’i treguar pamjen e një parku ujor, por më pas “humbi kontrollin” mbi të.

     Fëmija ra nga një lartësi prej rreth 12,1 metrash në hotelin me pesë yje “King Evelthon Beach Hotel and Resort”, më 12 korrik – ditën e parë të pushimeve të familjes në Chlorakas, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

     Foster, 37 vjeç, nga Essex-i, e pranoi se e kishte shkaktuar vdekjen përmes një veprimi të pakujdesshëm, të nxituar ose të rrezikshëm, dhe u dënua të premten në mëngjes.

     Pas vendimit, ai u tha gazetarëve: “Faleminderit për mbështetjen. Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të jem pranë gruas dhe vajzës sime.”

     Foster, i cili punon si auditor, kishte mbërritur në Qipro së bashku me gruan, dy fëmijët dhe vjehrrit e tij vetëm pak orë para incidentit.

     Ata kishin kaluar kohën duke u argëtuar me aktivitete të ndryshme dhe duke notuar, përpara se të bëheshin gati për darkë në mbrëmje.

  • Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

    Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

    Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

    Shpëtim Rrecaj, djali i Idriz Rrecajt, ka rrëfyer emocionet pas identifikimit të eshtrave të babait të tij, të cilin familja e kërkoi për 27 vjet.

    Ai ka thënë se më në fund familja ka marrë përgjigje për fatin e babait, i cili u zhduk në prill të vitit 1999.

    “Për 27 vjet familjen tonë e ka përcjellë pyetja ‘ku është babai juaj Idriz Rrecaj?’ Sot më në fund e kemi një përgjigje, babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë për të cilën jetoi dhe sakrifikoi”, ka deklaruar Shpëtim Rrecaj.

    Ai ka treguar se ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij u zhduk dhe se është rritur me mungesën e tij, mallin dhe shpresën për ta mësuar të vërtetën.

    “Gjetja e eshtrave të tyre është dëshmi se e vërteta mund të vonojë por nuk mund të zhduket. Gjaku nuk humb dhe sakrifica për liri nuk harrohet”, ka thënë ai.

    Shpëtim Rrecaj ka shtuar se pas 27 vjetësh, familja më në fund ka një vend ku mund të vendosë lule dhe të përkulet para kujtimit të tij.

    Idriz Rrecaj do të rivarroset të premten në Skenderaj, pasi eshtrat e tij u identifikuan përmes analizave të ADN-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djali i Idriz Rrecajt: Babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

    “I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

    “I’ll never STOP loving you”, Rama për Shqipërinë: E kam dashur pa rezervë dhe e dua sot që s’ka forcë që e rrëzon

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në ditën e katërt të protestës së studentëve.

    Ai ka theksuar se Shqipërinë e ka dashur pa rezervë kur e kanë përplasur përtokë, derisa thotë se vazhdon ta do pa rezervë edhe sot, kur, sipas tij, s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë, transmeton Klankosova.tv.

    “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

    Kujtojmë se protestat e studentëve janë përshkallëzuar, ku përpos dhunës fizike, janë dëmtuar objekte institucionale dhe biznese private.

    Mund të jetë një imazh i patina, rrugë dhe teksti

  • Makovec: BE-ja po shqyrton ndryshime në procesin e zgjerimit, Kosovës i bën thirrje për reforma

    Makovec: BE-ja po shqyrton ndryshime në procesin e zgjerimit, Kosovës i bën thirrje për reforma

    Makovec: BE-ja po shqyrton ndryshime në procesin e zgjerimit, Kosovës i bën thirrje për reforma

    Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit, përfshirë përdorimin më të shpeshtë të votimit me shumicë të kualifikuar në disa faza të negociatave të anëtarësimit, ndërsa Kosovës i është bërë thirrje që t’i marrë seriozisht reformat socio-ekonomike dhe të përfshihet në Planin e Rritjes. Këto mesazhe i përcolli Marko Makovec, këshilltar kryesor për Pajtimin dhe Normalizimin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DG ENEST) të Komisionit Evropian, në fjalimin kryesor në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, që këtë vit mbahet me temën “Epoka e Entropisë”.

    Makovec foli për ndryshimet në kontekstin gjeopolitik, sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe rëndësinë e zgjerimit si pjesë e përgjigjes ndaj zhvillimeve të reja politike. Ai theksoi se BE-ja po hyn në një periudhë ku kërkohet veprim më i shpejtë dhe më vendimtar, ndërsa procesi i zgjerimit mbetet i lidhur me respektimin e vlerave evropiane, sundimin e ligjit dhe rezultatet konkrete të vendeve kandidate.

    “Kjo është një mundësi për t’ju drejtuar juve, për të diskutuar në këtë moment mjaft të rëndësishëm rreth diçkaje që besoj se është një çështje vendimtare jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Bashkimin Evropian. Dhe do të donja ta nisja ndërhyrjen time duke thënë se Bashkimi Evropian është në lëvizje. Kjo nuk është thjesht një fjalë apo një frazë, por është një proces që po e përcaktojmë pikërisht tani dhe që do ta udhëheqim në javët dhe muajt në vijim”, deklaroi Makovec.

    Ai vlerësoi se ky proces po zhvillohet në një mjedis të ndërlikuar ndërkombëtar, ku besimi po sfidohet, ndërsa po shfaqen forca politike që, sipas tij, po rikthehen te modelet e vjetra dhe mitet nacionaliste. Makovec u ndal edhe te brezi i ri, duke theksuar se të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj trendeve globale përmes rrjeteve sociale dhe burimeve të ndryshme të informacionit, gjë që po ndikon edhe në zhvillimet politike.

    “Kjo lëvizje po ndodh në një mjedis gjeopolitik mjaft kompleks, ku ka entropi, ku besimi po vihet në dyshim dhe po sfidohet në të gjithë botën — diçka që të gjithë mund ta përjetojmë në jetën tonë të përditshme, diçka që mund ta shohim si pamje në televizion, por edhe ta ndiejmë në jetët tona, sa i përket ekonomisë, por edhe politikës e çështjeve të tjera. Po shfaqen forca të reja politike, disa prej të cilave po u kthehen modeleve të vjetra dhe miteve të vjetra nacionaliste — diçka që nuk është e mirë për të ardhmen tonë, por kjo është realiteti. Dhe pastaj kemi një dukuri të re: brezin e ri, le ta quajmë Brezi Z (Generation Z), megjithëse është një shprehje amerikane dhe jo aq evropiane, por mund të përcaktojmë një brez të caktuar”, tha ai.

    Duke folur për ndikimin e brezit të ri në zhvillimet politike, Makovec tha se të rinjtë i ndiejnë trendet globale më drejtpërdrejt se gjeneratat e mëparshme, përmes rrjeteve sociale, literaturës dhe prirjeve që ndjekin. Sipas tij, ky fenomen po vërehet në vende të ndryshme dhe duhet të merret parasysh nga udhëheqësit evropianë gjatë procesit të vendimmarrjes.

    “Ky është brezi që është bërë vërtet global dhe i ndien trendet globale shumë më tepër se unë (që jam tashmë mjaft i vjetër) apo se brezat e mëparshëm, ata që tani janë në pozita qeverisëse. Ata i ndiejnë këto trende globale shumë më tepër përmes rrjeteve sociale, përmes literaturës që lexojnë apo përmes trendeve që ndjekin. Dhe kjo është diçka që mund ta shohim në rrugët e Brazilit, në rrugët e Parisit, por edhe në Tiranë. Është diçka që duhet ta pranojmë të gjithë. Po e them këtë sepse e gjitha kjo po ndikon në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian dhe po i detyron udhëheqësit tanë të veprojnë më me vendosmëri dhe më shpejt”, u shpreh Makovec.

    Ai tha se kjo qasje e re po reflektohet në fusha të ndryshme të politikave të BE-së, përfshirë thjeshtimin e tregut të përbashkët dhe mbrojtjen, por theksoi se zgjerimi mbetet një nga çështjet kryesore. Në këtë kontekst, ai iu referua komunikatës së Komisionit Evropian të 6 tetorit, e cila, sipas tij, përmban propozime të rëndësishme për kapacitetet e BE-së për zgjerim dhe për mënyrën se si mund të përparojë procesi.

    “Ne po e bëjmë këtë në thjeshtimin e tregut të përbashkët, po e bëjmë në mbrojtje, por do të doja të përqendrohesha pak më shumë te zgjerimi, ku në fakt procesi është gjithashtu në vazhdim e sipër. Dhe vetëm dje, udhëheqësit diskutuan — fillimisht e morën parasysh, por më pas diskutuan — diçka që e shoh mjaft të rëndësishme: komunikatën e Komisionit Evropian të datës 6 tetor”, tha ai.

    Sipas Makovecit, një nga elementet kryesore të komunikatës është pranimi se Bashkimi Evropian ka kapacitet për t’u zgjeruar, por se ky proces kërkon përgatitje të politikave, buxhetit dhe mekanizmave të qeverisjes, në mënyrë që një Union më i madh të mbetet funksional dhe të jetë në gjendje t’i mbrojë vlerat e tij.

    “Në këtë komunikatë ka disa elemente shumë të rëndësishme. Së pari, njohja e faktit se Bashkimi Evropian ka kapacitete për t’u zgjeruar. Ne e kemi dëshmuar këtë, si dhe kemi treguar politikat që duhet të fuqizojmë për të siguruar buxhet të mjaftueshëm, politika të mjaftueshme dhe qeverisje për zgjerimin e ardhshëm, me qëllim që të jemi më të gjerë, ta bëjmë Bashkimin Evropian më të madh, më të gjerë, por ende mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vlerat tona dhe për t’u përballur me tensionet me të cilat po ndeshemi”, deklaroi Makovec.

    Ai theksoi se zgjerimi nuk nënkupton vetëm rritjen e numrit të vendeve anëtare, por edhe ruajtjen e parimeve themelore mbi të cilat funksionon Bashkimi Evropian. Sipas tij, respektimi i të drejtave themelore, vlerave evropiane dhe sundimit të ligjit duhet të mbetet kusht thelbësor për vendet që synojnë anëtarësimin.

    “Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e të drejtave fundamentale, të vlerave tona evropiane dhe të sundimit të ligjit. Ky është Neni 2 i Traktatit. Këtë herë pas here e quajmë ‘ngjitësin’ e të gjithë Bashkimit Evropian, dhe ai duhet të jetë gjithashtu ngjitës për të gjitha vendet e tjera kandidate apo vendet me aspirata që ndjekin rrugën evropiane. Sundimi i ligjit do të thotë jo vetëm zbatim i plotë i legjislacionit apo pavarësi e gjyqësorit, por edhe respektim i plotë i vendimeve vendore dhe ndërkombëtare”, tha ai.

    Një tjetër çështje që Makovec e veçoi ishte propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin më të shpeshtë të shumicës së kualifikuar në disa faza të procesit të zgjerimit. Sipas tij, kjo do të mundësonte thjeshtimin e procedurave dhe përparimin më të shpejtë të vendeve kandidate, pa ia hequr Këshillit të BE-së, përkatësisht shteteve anëtare, rolin në vendimet përfundimtare të anëtarësimit.

    “Së dyti, nëse vazhdoj me qeverisjen, vlera e shtuar e komunikatës për zgjerimin është propozimi i Komisionit për ta përdorur më shpesh shumicën e kualifikuar. Kështu, sipas Nenit 49 të Traktatit, unanimiteti kërkohet vetëm për aplikimin e një shteti evropian dhe kur një vend përmbyll negociatat e anëtarësimit. Ndërmjet këtyre hapave, është çështje metodologjie dhe marrëveshjeje e Këshillit, dhe është pikërisht Këshilli ai që udhëheq procesin e zgjerimit”, shpjegoi Makovec.

    Ai bëri të ditur se propozimi i Komisionit synon që hapja e grup-kapitujve dhe vendimet e ndërmjetme të merren më shpesh përmes shumicës së kualifikuar, ndërsa vendimet politike për mbylljen e kapitujve të caktuar të vazhdojnë të mbeten në duart e shteteve anëtare.

    “Komisioni po propozon tani t’i thjeshtojë ato rregulla, të fusë më shumë shumicën e kualifikuar, veçanërisht për hapjen e grup-kapitujve (clusters), ndërsa vendimin politik për mbylljen e kapitujve të caktuar t’ua lërë shteteve anëtare. Pra, hapja dhe vendimet e ndërmjetme duhet të merren me shumicë të kualifikuar. Pse? Për të thjeshtuar punën dhe progresin e vendeve kandidate. Në fund, ne ende besojmë se është e rëndësishme që Këshilli, pra shtetet anëtare, të marrë vendimin përfundimtar nëse një vend është i përgatitur mirë për të mbyllur përkohësisht kapituj të caktuar e më pas negociatat e anëtarësimit”, deklaroi ai.

    Makovec theksoi gjithashtu se procesi i zgjerimit do të vazhdojë të bazohet në performancën dhe meritat e secilit vend kandidat. Ai nënvizoi se instrumentet e BE-së, përfshirë mekanizmat për integrim gradual, do të varen nga rezultatet e arritura dhe nga përmbushja e kritereve të përcaktuara.

    “Komunikata solli gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: qasjen e bazuar në performancë dhe meritë. Të gjitha instrumentet tona do të mbeten të bazuara në performancë, veçanërisht ato që do të thellojnë dhe avancojnë integrimin gradual”, tha Makovec.

    Duke folur për mundësitë që BE-ja u ofron vendeve kandidate para anëtarësimit të plotë, ai sqaroi se integrimi gradual nuk e zëvendëson procesin e negociatave, por synon t’u mundësojë këtyre vendeve qasje më të hershme në politika, buxhet dhe bashkëpunim në fusha të caktuara që zakonisht janë të rezervuara për shtetet anëtare.

    “Një tjetër politikë shumë e rëndësishme e Bashkimit Evropian, të cilën, meqë ra fjala, po e përsëris, e di që e dini tashmë, por më pëlqen ta përsëris edhe një herë nuk është zëvendësuese e negociatave të anëtarësimit. Ajo është oferta jonë, oferta evropiane për t’u dhënë vendeve kandidate qasje në politika, buxhet dhe bashkëpunim në fushat që përndryshe ruhen vetëm për anëtarët e plotë. Pra, dhënia e qasjes përpara anëtarësimit”, u shpreh ai.

    Në këtë kuadër, Makovec iu drejtua drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që t’i trajtojë me seriozitet reformat socio-ekonomike dhe të angazhohet për përfshirjen në Planin e Rritjes. Ai theksoi se përfitimet nga ky instrument nuk kufizohen vetëm te grantet dhe huatë, por lidhen edhe me mundësinë e integrimit më të madh në tregun e përbashkët evropian dhe përfitimin nga politikat e BE-së para përfundimit të negociatave të anëtarësimit.

    “Deri më tani, kemi filluar me tregun e përbashkët, dhe instrumenti i Planit të Rritjes është pikërisht hapësira që po e bën këtë të mundur. Prandaj, mund t’i bëj thirrje vetëm Qeverisë së Kosovës që t’i marrë seriozisht reformat socio-ekonomike, të hyjë në Planin e Rritjes dhe të përpiqet të arrijë rezultate; sepse nuk bëhet fjalë vetëm për fondet që janë në dispozicion grantet dhe huatë por veçanërisht për mënyrën e integrimit të vendeve në tregun e përbashkët, duke u mundësuar atyre të fillojnë t’i ndiejnë pasojat pozitive dhe ndikimin pozitiv të Bashkimit Evropian shumë përpara se të përmbyllin negociatat e anëtarësimit”, deklaroi Makovec.

    Ai bëri të ditur se Komisioni Evropian po përgatit edhe udhërrëfyes për vendet që kanë treguar performancë më të mirë në procesin e integrimit, me synimin që atyre t’u ofrohet një rrugë më e qartë drejt përmbylljes së negociatave të anëtarësimit.

    “Për të dëshmuar karakterin e bazuar në performancë, ne kemi vendosur të përgatitim udhërrëfyesit për ato vende që do të performojnë më mirë. Dhe këto janë tani katër vendet; udhërrëfyesit do të publikohen së bashku me paketën e zgjerimit në fillim të nëntorit dhe do t’u tregojnë atyre që kanë avancuar një rrugë të qartë se si t’i përmbyllin gjithashtu negociatat e tyre të anëtarësimit”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Makovec: BE-ja po shqyrton ndryshime në procesin e zgjerimit, Kosovës i bën thirrje për reforma appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031

    Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031

    Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031

    Jude Bellingham do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit, pasi klubi madrilen ka vendosur ta shpërblejë mesfushorin anglez me një kontratë të re deri në qershor të vitit 2031.

    Bellingham është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Blancos”, ndërsa me këtë marrëveshje klubi i ka dhënë besim afatgjatë, duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të projektit të tij për të ardhmen.

    Ardhja e Jose Mourinhos thuhet se e ka ndihmuar anglezin të rikthehet në formën e tij optimale, pas dy sezoneve jo të mira.

    Deri më tani, Bellingham ka regjistruar 10 paraqitje, në të cilat ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tri asistime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Real Madridi shpërblen Jude Bellinghamin, anglezi nënshkruan kontratë të re deri më 2031 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nën presionin e Trumpit, Koreja e Jugut shqyrton përfshirjen në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme

    Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e zgjerimit të operacioneve të saj ushtarake në Lindjen e Mesme, në një kohë kur përballet me presion nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ofruar mbështetje në luftën kundër Iranit.

    Gazeta koreano-jugore Kyunghyang Shinmun raportoi të enjten se Seuli po vlerëson zgjerimin e zonës së operimit të njësisë së tij ushtarake Cheonghae, e cila u dërgua në Gjirin e Adenit në vitin 2009 për misione kundër piraterisë, shkruan Reuters.

    Sipas gazetës, mundësia që po shqyrtohet është përfshirja e Gjirit të Omanit në zonën e operimit të kësaj njësie. Ky gji lidhet me Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin detar dhe tregtinë globale të naftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nën presionin e Trumpit, Koreja e Jugut shqyrton përfshirjen në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

    Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

    Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

    Në nderim të heroit Idriz Rrecaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore, ku u kujtua jeta, veprimtaria patriotike dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.

    Përmes një postimi, i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vlerësuar kontributin e Idriz Rrecajt, duke theksuar se ai ishte një prej burrave që në kohët më të vështira për Kosovën zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar dhe e dëshmoi përkushtimin e tij me vepra konkrete, deri në flijim për lirinë e vendit, transmeton Klankosova.tv.

    Lushtaku ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të gjithë Kosovës.

  • Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

    Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

    Një muaj nga aktgjykimi i Hagës, Çitaku: Çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar me rastin e një muaji nga aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që u dënuan me 81 vite burgim.

    Çitaku e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë, duke shkruar se ky muaj ka qenë i rëndë për të akuzuarit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e luftës për liri.

    Ajo ka kujtuar edhe protestat 21-ditore, gjatë të cilave qytetarët, sipas saj, ngritën zërin kundër asaj që e konsideron padrejtësi.

    “Ajo që u projektua si goditje ndaj UÇK-së, e riktheu atë në qendër të vetëdijes sonë kombëtare, si vlerë të pakontestueshme që e bashkon Kosovën. Tashmë kemi hapa konkretë për mbështetjen e mbrojtjes së tyre në apel, me synimin për ta rrëzuar këtë aktgjykim, si dhe nisma për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Këto janë përgjegjësi që duhet t’i çojmë deri në fund, me seriozitet, përkushtim dhe të gjitha kapacitetet tona shtetërore. Nëse dikush ende nuk e ka kuptuar, qëndrimi ynë është kristal i qartë: çlirimtarët tanë nuk do t’i lëmë vetëm. Në asnjë ditë. Në asnjë betejë. Do të jemi pranë tyre, deri në kthimin e tyre të lirë mes nesh – në Atdhe!”, shkroi Çitaku./Klankosova.tv

  • Gazetarja: Tubimet paqësore nuk rezultuan efektive, studentët morën masa! (VIDEO)

    Gazetarja: Tubimet paqësore nuk rezultuan efektive, studentët morën masa! (VIDEO)

    Gazetarja: Tubimet paqësore nuk rezultuan efektive, studentët morën masa! (VIDEO)

    Gazetarja Ema Shazivari, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se protesta e studentëve erdhi si pasojë e 136 ditëve protestë paqësore në kryeqytetin e Shqipërisë.

    Sipas saj, protesta paqësore nuk rezultoi efektive, për çka, siç thotë ajo, studentët e përshkallëzuan situatën, transmeton Klankosova.tv.

    “Ideja e këtyre studentëve për këtë protestë tashmë është se në 136 ditë ata kanë protestë paqësore, mirëpo kjo protestë nuk rezultoi aspak efektive, dhe prandaj ata morën masa për ta përshkallëzuar protestën me skena dhune”, u shpreh gazetarja.

    Pos tjerash, Shazivari tha se protesta tashmë katërditore e studentëve është ndryshe nga të tjerat dhe e paparë ndonjëherë në Tiranë.

    “Megjithatë le të themi që është një protestë ndryshe nga protestat e tjera, një protestë që nuk është parë ndonjëherë në Tiranë, një protestë e cila ka përshkallëzuar në akte dhune edhe me dëmtim të institucioneve apo edhe bizneseve private”, tha ajo.