Blog

  • “WALL NOT I” prezantohet sonte në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    “WALL NOT I” prezantohet sonte në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    “WALL NOT I” prezantohet sonte në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    Projekti artistik “WALL NOT I”, që ndërthur ligjëratën performative dhe videoinstalacionin, do të prezantohet sonte, në orën 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

    Projekti vjen nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, të cilët sjellin një interpretim artistik të frymëzuar nga vepra e shkrimtarit dhe dramaturgut Samuel Beckett.

    Përmes ndërthurjes së ligjëratës, imazhit dhe videoinstalacionit, vepra eksploron raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit. Krijimtaria e Beckettit vihet në dialog me historinë e Burgut të Idealit, një hapësirë që mbart kujtime të mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore./KlanKosova.tv

  • Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

    Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

    Pas sulmit me armë, mbyllen të gjitha shkollat në Bend të Oregonit

    Të gjitha shkollat në distriktin Bend-La Pine në Oregon të ShBA-së do të jenë të mbyllura të premten, përfshirë aktivitetet shkollore dhe ngjarjet sportive, pas të shtënave me armë zjarri në shkollën fillore “Silver Rail”, ku humbën jetën tre fëmijë dhe një mësues.

    Viktimat ishin tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues. Një tjetër fëmijë dhe një mësues u dërguan në spital me lëndime kritike.

    Sipas policisë, i dyshuari 16-vjeçar nga Bendi u qëllua për vdekje nga një person i komunitetit, i cili e ndoqi brenda shkollës. Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

    Drejtori i distriktit shkollor, Steven Cook, njoftoi se në ditët në vijim do të jenë në dispozicion këshilltarë për mbështetje psikologjike për nxënësit, familjet, punonjësit e shkollave dhe anëtarët e tjerë të komunitetit që kanë nevojë për ndihmë.

    Ndërkohë, shefi i Policisë së Bendit, Mike Krantz, bëri të ditur se prania policore në shkollë do të shtohet gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit do të vazhdojnë.

    Sipas analizës së të dhënave nga CNN, kjo është ngjarja e 36-të me të shtëna në ambientet e shkollave parauniversitare në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.

  • Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte me vepra shqiptare dhe polake në Krakow

    Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte me vepra shqiptare dhe polake në Krakow

    Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte me vepra shqiptare dhe polake në Krakow

    Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, sonte dhe nesër do të prezantohen para publikut polak me dy koncerte në skenën e Filharmonisë së Krakowit, me një program të pasur, që ndërthur veprat e kompozitorëve të shquar polakë dhe shqiptarë nga Kosova.

    Në program janë “Ciaccona” nga “Requiemi polak” i Krzysztof Pendereckit, kushtuar Papa Gjon Palit II, si dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae” i kompozitorit kosovar Mendi Mengjiqi, nxënës i Pendereckit.

    Si solistë do të interpretojnë sopranoja Adelina Paloja, mezzosopranoja Ivana Hoxha, tenori Piotr Kalina dhe basi-baritoni Arkadiusz Jakus.

    Programi përfshinë edhe poemën simfonike “Skënderbeu” të kompozitorit Fahri Beqiri dhe “Koncerti për violinë nr. 1” i Karol Szymanowskit, me violinisten Joanna Konarzewska si soliste.

    Orkestrën dhe Korin e Filharmonisë së Kosovës do t’i drejtojë dirigjenti Wojciech Czepiel.

    Këto dy mbrëmje koncertale, përfaqësojnë një mundësi të veçantë për shkëmbim artistik dhe bashkëpunim kulturor ndërmjet Kosovës dhe Polonisë./KlanKosova.tv

  • Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat e të cilit, pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, janë kthyer në vendlindje për t’u rivarrosur pranë familjes së tij, në Skenderaj.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka kujtuar figurën dhe sakrificën e Idriz Rrecajt, i cili ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, një grup atdhetarësh që angazhoheshin për vendin dhe lirinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka theksuar se anëtarët e këtij grupi u shënjestruan nga forcat serbe, me qëllim të zhdukjes së tyre dhe të gjurmëve që lanë pas, por kujtimi për ta nuk u shua kurrë.

    “Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën”, ka shkruar Haxhiu.

    Sipas saj, sakrifica e Idriz Rrecajt dhe e veprimtarëve të tjerë të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë, që përcakton vetë fatin e saj, nuk do të harrohet kurrë.

    Haxhiu ka vlerësuar se gjetja dhe rivarrimi i tij përbëjnë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen, e cila priti për vite të tëra për të mësuar fatin e të dashurit të saj.

    Megjithatë, ajo ka rikujtuar se dhimbja mbetet e madhe për familjet që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë, duke theksuar se kërkimi për ta duhet të vazhdojë deri në zbardhjen e së vërtetës.

    “Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

  • Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini

    Lipedema është një sëmundje kronike që karakterizohet nga grumbullimi jo i zakonshëm dhe simetrik i indit dhjamor nën lëkurë, kryesisht në këmbë dhe ndonjëherë në krahë. Ajo prek kryesisht gratë dhe shpesh ngatërrohet me mbipeshën ose celulitin. Ndryshe nga dhjami i zakonshëm, lipedema mund të shoqërohet me dhimbje, ndjeshmëri në prekje, ënjtje dhe mavijosje që shfaqen lehtësisht. 

    Zakonisht, duart dhe këmbët nuk preken nga ky grumbullim i yndyrës, duke krijuar një disproporcion mes gjymtyrëve dhe pjesës tjetër të trupit. Sipas vlerësimeve të cituara nga National Geographic, kjo gjendje mund të prekë deri në 12% të grave, megjithëse përhapja e saj e saktë ende nuk dihet.

    Shkaku i lipedemës nuk është përcaktuar plotësisht. Studiuesit mendojnë se mund të ndikojnë faktorët trashëgues, ndryshimet hormonale dhe çrregullimet e enëve të gjakut. Simptomat mund të shfaqen ose të përkeqësohen gjatë pubertetit dhe menopauzës. Megjithëse sëmundja mund të bashkëjetojë me mbipeshën, ajo nuk shkaktohet thjesht nga ushqyerja e gabuar apo mungesa e aktivitetit fizik. Për këtë arsye, personat me lipedemë mund të mos arrijnë të zvogëlojnë ndjeshëm indin dhjamor në zonat e prekura vetëm përmes dietës dhe ushtrimeve. Megjithatë, jo të gjithë pacientët përjetojnë përkeqësim të vazhdueshëm.

    Diagnostikimi mbetet sfidues, sepse aktualisht nuk ekziston një analizë gjaku apo një ekzaminim i vetëm që e konfirmon përfundimisht lipedemën. Mjeku vlerëson simptomat, historinë shëndetësore dhe shpërndarjen e indit dhjamor, ndërsa ekzaminimet e tjera mund të ndihmojnë në përjashtimin e sëmundjeve të ngjashme.

    Edhe pse nuk ka ende një kurë përfundimtare, disa trajtime mund të lehtësojnë simptomat, si veshjet kompresive, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ushqyerja e ekuilibruar. Në raste të caktuara mund të merret në konsideratë ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e indit dhjamor, shkruan living.al.

    Studiuesit po punojnë gjithashtu për metoda më të sakta diagnostikimi, që pacientët të marrin më herët kujdesin e duhur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cili është ndryshimi mes Lipedemës dhe Celulitit: Çfarë duhet të dini appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

    Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë dhe e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave të studentëve, duke thënë se vazhdon ta dojë vendin pa rezervë dhe se, sipas tij, nuk ka më forcë që e rrëzon Shqipërinë.

    “Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.

    Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.

    Më herët, Rama e kishte cilësuar situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, duke akuzuar opozitën se qëndron pas dhunës gjatë protestave. Ai, ndërkaq, është shprehur i gatshëm për dialog me studentët.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

    Zelensky siguron mbështetjen e BE-së

    Duke folur për mediat amerikane të enjten në mbrëmje, Trump e quajti gjithashtu “turp” valën e re të sulmeve të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Zelensky, i cili ndodhet në Bruksel për një samit me liderët e BE-së, i kishte pezulluar sulmet për tri ditë me kërkesë të Trumpit për një armëpushim që do të përfshinte objektivat energjetike; megjithatë, të enjten ai deklaroi se sulmet do të rifillonin, pasi Moska nuk i kishte ndaluar kurrë të sajat.

    Ndërkohë, gjatë natës vazhduan sulmet vdekjeprurëse ndaj Ukrainës. Zelensky nuk ka bërë asnjë koment lidhur me kritikat më të fundit të Trumpit. Ai mbërriti në samitin në Bruksel i shoqëruar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

    “Sigurisht që ne e mbështetëm armëpushimin energjetik të Presidentit Trump, por kemi parë që Rusia nuk e respektoi atë, asnjë minutë të vetme,” u tha Von der Leyen gazetarëve.

    SHBA-ja njoftoi së fundmi një marrëveshje për të importuar 300 mijë tonë naftë ruse në tregun amerikan, në një përpjekje për të ulur çmimet e karburanteve.

    Kjo marrëveshje, nga ana tjetër, e zemëroi Zelenskyn, i cili e quajti atë një dhuratë për Putinin.

    Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Zelensky ka zhvilluar një sërë takimesh të njëpasnjëshme me udhëheqës të BE-së. Të enjten, ai u takua me kreun e NATO-s, Mark Rutte, si dhe me presidentët e Polonisë, Francës, Danimarkës dhe Belgjikës.

    Një ditë më parë, ai u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në selinë e qeverisë në Londër.

    Në samitin e së premtes, Zelensky deklaroi se do të zhvillonte bisedime me krerët e Këshillit Evropian dhe të Komisionit Evropian, si dhe me kryeministrat e Hungarisë, Finlandës dhe Suedisë.

    Burimi: RTKLive

  • ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    ​Lisandro Martinez gjobitet nga Man United

    Manchester Unitedi ka gjobitur mbrojtësin argjentinas Lisandro Martinez pas reagimit të tij të ashpër pas humbjes ndaj Atletico Madridit.

    Martinez tashmë ka sqaruar se ka zhvilluar një takim me Michael Carrickun dhe, së bashku me drejtuesit e klubit, ka vendosur që situata të tejkalohet, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.

    Mbrojtësi argjentinas do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj Leeds Unitedit.

  • Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Seanca e 6 tetorit, Tahiri në mbrojtje të Haradinajt: Fokusohuni te e vërteta, jo te Dauti

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, pas deklaratave të tij për situatën e krijuar gjatë protestës së 5 dhe 6 tetorit, duke thënë se rreziku i përshkallëzimit ishte i njohur për institucionet e vendit nëse nuk do të miratohej Ligji për Dhomat e Specializuara.

    Tahiri për KosovaPress e cilësoi Haradinajn si një nga figurat më të respektuara të luftës dhe tha se deklaratat e tij pasqyrojnë, sipas tij, tensionet dhe pasigurinë që karakterizuan atë ditë.

    Në një deklarim publik ditë më parë, Haradinaj kishte bërë pretendime për praninë e personave me bomba gjatë protestës më 5 dhe 6 tetor.

    “Daut Haradinaj, pa dyshim, është ndër figurat më të respektuara të luftës. Burri, njeriu, ushtari e gjenerali më i dëshmuar. Po ashtu është i dëshmuar edhe pas luftës, në mbështetje dhe ballafaqim të shoqërisë së Kosovës me të vërtetën. Dauti e ka thënë një të vërtetë të cilën e dinë të gjithë, me tri porosi. E para, secili prej nesh që ka qenë në Parlament dhe në shesh e ka ditur shumë mirë se situata në shesh ka qenë e tensionuar. Ai tension ka mundur të krijojë efekte të paparashikueshme, të cilat pastaj do të ishte vështirë të ndaleshin. E ka ditur Qeveria, e kemi ditur ne në Kuvend, e ka ditur edhe Policia dhe institucionet e tjera të sigurisë. E ka thënë një të vërtetë dhe s’po e thotë askush”, tha ai.

    Sipas tij, situata gjatë protestës ishte e njohur për Qeverinë, deputetët dhe Policinë, ndërsa rreziku i përshkallëzimit duhej të merrej seriozisht nga institucionet përgjegjëse.

    Tahiri gjithashtu pretendoi se kryeministri Albin Kurti kishte qenë nën presion për miratimin e ndryshimeve ligjore që po diskutoheshin në Kuvend. Sipas tij, ekzistonin shqetësime se protesta mund të bëhej më e zhurmshme dhe se protestuesit mund të përdornin mjete të ndryshme për të shtyrë përpara kërkesat e tyre.

    Ai shtoi se deputetët që ndodheshin brenda Kuvendit ishin të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rrezikun e mundshëm në rast se ligji nuk do të miratohej.

    Daut Haradinaj duke folur për seancën e 6 tetorit deklaroi të mërkurën në Rubikon të Klan Kosovës, tha se “Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”.

  • Stambolli "nën ujë", gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Stambolli “nën ujë”, gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Stambolli "nën ujë", gazetari Brahaj jep detajet e fundit (VIDEO)

    Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Stamboll nga e mërkura.

    Gazetari shqiptar që jeton dhe vepron në Turqi, Sokol Brahaj, tha për “Kosova Today” se bilanci i viktimave nuk ka ndryshuar nga dje, transmeton Klankosova.tv.

    Ai shtoi se institucionet përkatëse po bëjnë të pamundurën për të marrë nën kontroll situatën pas përmbytjeve, dhe të iu dalin në ndihëm banorëve të prekur.

    “Bilanci nuk ka ndryshuar që dje, por të gjitha institucionet po mundohen të marrin nën kontroll dhe të lehtësojnë jetën e banorëve që janë ndikuar nga këto përmbytje që ka pasur Stambolli”, u shpreh Brahaj në Klan Kosova.