Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave të studentëve, duke thënë se vazhdon ta dojë vendin pa rezervë dhe se, sipas tij, nuk ka më forcë që e rrëzon Shqipërinë.
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, ka shkruar Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të ditëve të fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me dëmtime të pronës publike dhe private.
Më herët, Rama e kishte cilësuar situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, duke akuzuar opozitën se qëndron pas dhunës gjatë protestave. Ai, ndërkaq, është shprehur i gatshëm për dialog me studentët.
Burimi: Dukagjini
