
Projekti artistik “WALL NOT I”, që ndërthur ligjëratën performative dhe videoinstalacionin, do të prezantohet sonte, në orën 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.
Projekti vjen nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, të cilët sjellin një interpretim artistik të frymëzuar nga vepra e shkrimtarit dhe dramaturgut Samuel Beckett.
Përmes ndërthurjes së ligjëratës, imazhit dhe videoinstalacionit, vepra eksploron raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit. Krijimtaria e Beckettit vihet në dialog me historinë e Burgut të Idealit, një hapësirë që mbart kujtime të mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore./KlanKosova.tv