11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

Written by

in

11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar 11 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, gjashtë raste janë identifikuar në Suharekë, tri në Prizren dhe dy në Malishevë.

“Kompania apelon te të gjithë konsumatorët që të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”./Klankosova.tv