Blog

  • Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

    Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

    Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i hartimit të Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030, me synim avancimin e të drejtave të grave dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e tyre nga dhuna.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se, pavarësisht legjislacionit të avancuar, vajzat dhe gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me padrejtësi në shumë fusha të jetës. Ajo theksoi se Kuvendi do të angazhohet për zbatimin e dokumenteve ligjore që garantojnë barazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

    Haxhiu bëri të ditur se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor do të realizohen vizita në shtatë qendrat rajonale të Kosovës, ku do të zhvillohen konsultime me organizatat lokale, strehimoret për viktimat e dhunës, gratë nga zonat rurale, komunitetet joshumicë dhe gratë me aftësi të kufizuara.

    Në takim, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, prezantoi edhe të dhënat për dhunën në familje. Sipas saj, gjatë dhjetë muajve të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 361 raste të dhunës në familje, me 171 fëmijë viktima, ndërsa janë regjistruar edhe tetë vrasje të grave.

    Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, tha se agjenda do të shërbejë si mekanizëm për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen e institucioneve.

    Edhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Arieta Rexhepi, si dhe përfaqësueset e organizatave joqeveritare, shprehën gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces dhe në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Valverde tells him Yeah, real Madrid, contract agreement by 2031.

    Federico Valverde has reached agreement with Real Madrid on the continuation of the contract until 2031, reports the Spanish medium HINA.

    The Uruguayn midfielder had contracts with the Madrile club until 2029, but the parties have found common language to extend co-operation for two more seasons.

    The new agreement is expected to be accompanied by a significant financial improvement, as Valverde will benefit significant wage increases, ranking among the team’s paid footballers.

    The 28-year-old has become one of Real Madrid’s main figures, where, in addition to its midfield importance, he also holds the captain’s strip.

    According to R.H.A., the official announcement of the contract’s continuation is expected to take place soon, thus ensuring Uruguay’s stance on ‘%Santiago Bernabeu for several more years.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

    Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

    Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

    Federico Valverde ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, raporton mediumi spanjoll “AS”.

    Mesfushori uruguaian kishte kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2029, por palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për dy sezone të tjera.

    Marrëveshja e re pritet të shoqërohet edhe me një përmirësim të ndjeshëm financiar, pasi Valverde do të përfitojë rritje të konsiderueshme të pagës, duke u renditur në mesin e futbollistëve më të paguar të skuadrës.

    28-vjeçari është shndërruar në një prej figurave kryesore të Real Madridit, ku krahas rëndësisë së tij në mesfushë, mban edhe shiritin e kapitenit.

    Sipas “AS”, njoftimi zyrtar për vazhdimin e kontratës pritet të bëhet së shpejti, duke siguruar kështu qëndrimin e uruguaianit në “Santiago Bernabeu” edhe për disa vite të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • KEDS on the ground following damage from strong winds, spokesman points to interventions

    Adlum Ramadani, spokesperson KEDS, on the show “Speak with Arin” in Klan Kosova, has talked about the interventions of this company’s teams following the situation created by strong winds that swept the country.

    Ramadani has made it known that KED teams are on the ground and are interfering with the extent of the damage caused.

    He has stressed that in Ferizaj’s municipality, they have been forced to cut power supplies in some cases, due to security.

  • KEDS në terren pas dëmeve nga erërat e forta, zëdhënësi tregon për intervenimet

    KEDS në terren pas dëmeve nga erërat e forta, zëdhënësi tregon për intervenimet

    KEDS në terren pas dëmeve nga erërat e forta, zëdhënësi tregon për intervenimet

    Adlum Ramadani, zëdhënës i KEDS-it, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ka folur për intervenimet e ekipeve të kësaj kompanie pas situatës së krijuar nga erërat e forta që përfshinë vendin.

    Ramadani ka bërë të ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po intervenojnë për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

    Ai ka theksuar se në Komunën e Ferizajt janë detyruar të ndërpresin furnizimin me energji elektrike në disa raste, për shkaqe sigurie.

  • Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

    Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

    Nis hartimi i Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030

    Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i hartimit të Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se, pavarësisht legjislacionit që garanton të drejtat e grave, ato vazhdojnë të përballen me padrejtësi në shumë fusha të jetës.

    Ajo theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet dhe bëri të ditur se gjatë nëntorit dhe dhjetorit do të zhvillohen vizita në shtatë qendrat rajonale të Kosovës, për konsultime me organizata lokale, strehimore, gra nga zonat rurale, komunitetet joshumicë dhe gra me aftësi të kufizuara.

    Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila prezantoi statistikat për dhunën në familje.

    Sipas saj, gjatë dhjetë muajve janë regjistruar 2 mijë e 361 raste të dhunës në familje, prej të cilave 171 viktima janë fëmijë. Po ashtu, në këtë periudhë janë regjistruar tetë vrasje të grave në Kosovë.

    Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Fatmire Kollçaku Mulhaxha, tha se agjenda do të shërbejë si mekanizëm për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mbikëqyrjen e punës së institucioneve.

    Në procesin konsultativ pritet të kontribuojnë edhe Grupi i Grave Deputete dhe organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe avancimin e barazisë gjinore. /Klankosova.tv

  • Valverde rinovon me Real Madridin deri në vitin 2031

    Valverde rinovon me Real Madridin deri në vitin 2031

    Valverde rinovon me Real Madridin deri në vitin 2031

    Federico Valverde ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, raporton gazeta spanjolle AS.

    Mesfushori uruguaian kishte kontratë me madrilenët deri në vitin 2029, por palët kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy sezone të tjera.

    Marrëveshja përfshin edhe një rritje të konsiderueshme të pagës, me Valverden që pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar të skuadrës.

    28-vjeçari është një nga liderët e Real Madridit dhe mban edhe shiritin e kapitenit. Njoftimi zyrtar i rinovimit pritet të bëhet së shpejti.

  • “Ligji aktual për Specialen do të bie, zëvendësohet me një të ri” (VIDEO)

    “Ligji aktual për Specialen do të bie, zëvendësohet me një të ri” (VIDEO)

    “Ligji aktual për Specialen do të bie, zëvendësohet me një të ri” (VIDEO)

    Gjatë seancës së djeshme plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Grupi Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të prezantojë propozimin për ligjin e ri.

    Ndërkohë, gazetari Muhrrem Kafexhiu, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet lidhur me këtë çështje, duke vlerësuar se ligji aktual, me gjasë, do të zëvendësohet me një ligj të ri.

    “Ligji, sipas të gjitha gjasave, do të rikonstruktohet. Domethënë, ky ligj do të bjerë. Tash mund të jenë nenet e njëjta dhe të shtohet ndonjë tjetër, gjë për të cilën unë dyshoj, por megjithatë, duke i parë deklarimet e të dyja palëve, u pa qartë se do të vijë një ligj i ri”, ka deklaruar Kafexhiu.

    Për më shumë:

  • Rasti i Arlindës, Drançolli: Procesverbali i mbledhjes së Mekanizmit Koordinues u hartua pas ngjarjes

    Rasti i Arlindës, Drançolli: Procesverbali i mbledhjes së Mekanizmit Koordinues u hartua pas ngjarjes

    Rasti i Arlindës, Drançolli: Procesverbali i mbledhjes së Mekanizmit Koordinues u hartua pas ngjarjes

    Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.

    Gjatë pyetjeve të deputetes Doarsa Kica-Xhelili, Drançolli ka konfirmuar se procesverbali i mbledhjes së 22 tetorit të Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore, ishte hartuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ky sqarim u bë gjatë dëshmisë së saj para Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rrethanat dhe veprimet institucionale lidhur me rastin e Arlindës. /Klankosova.tv

  • Roma rikthehet për Samuel Linon, Flamengo kërkon 45 milionë euro

    Roma rikthehet për Samuel Linon, Flamengo kërkon 45 milionë euro

    Roma rikthehet për Samuel Linon, Flamengo kërkon 45 milionë euro

    Roma ka rinisur kontaktet për transferimin e Samuel Linon, anësorit brazilian që aktualisht luan te Flamengo.

    Sipas RTI Esporte, klubi italian ka kontaktuar sërish përfaqësuesit e futbollistit 26-vjeçar, i cili më parë ishte pjesë e Atletico Madridit.

    Çështja kryesore mbetet çmimi, pasi operacioni vlerësohet rreth 40-45 milionë euro, ndërsa Flamengo kërkon edhe më shumë për ta lënë të lirë lojtarin.