Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

Written by

in

Valverde i thotë “PO” Real Madridit, marrëveshje për kontratë deri në vitin 2031

Federico Valverde ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, raporton mediumi spanjoll “AS”.

Mesfushori uruguaian kishte kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2029, por palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për dy sezone të tjera.

Marrëveshja e re pritet të shoqërohet edhe me një përmirësim të ndjeshëm financiar, pasi Valverde do të përfitojë rritje të konsiderueshme të pagës, duke u renditur në mesin e futbollistëve më të paguar të skuadrës.

28-vjeçari është shndërruar në një prej figurave kryesore të Real Madridit, ku krahas rëndësisë së tij në mesfushë, mban edhe shiritin e kapitenit.

Sipas “AS”, njoftimi zyrtar për vazhdimin e kontratës pritet të bëhet së shpejti, duke siguruar kështu qëndrimin e uruguaianit në “Santiago Bernabeu” edhe për disa vite të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali