Blog

  • I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

    I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

    I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij

    Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

    Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, kur autoritetet kanë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.

    Si pasojë e të shtënave, dyshohet se ka humbur jetën një mashkull i lindur në vitin 1997, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

    Policia ka konfirmuar se i dyshuari është një mashkull kosovar, i njohur për organet e rendit, i cili dyshohet se është larguar pas kryerjes së veprës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa po vazhdojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Motivi dhe rrethanat e vrasjes mbeten ende nën hetim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan në arrati – Policia në kërkim të tij appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

    Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

    Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas lajmit të fundit të vrasjes së një personi në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Kjo vrasje vjen pas tragjedisë së fundit që tronditi opinionin publik në Kosovë, ku u vranë motër dhe vëlla në Livoç të Gjilanit, kurse një tjetër familjar i viktimave mbeti i plagosur.

    Hyseni përmes një postimi në Facebook u shprehu ngushëllime familjarëve, teksa tha se për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri dhe Bashkësi.

    “Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës. Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë të Gjilanit,

    Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës.

    Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

    Për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë.

    Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

    I ftoj të gjithë qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim të plotë me organet e rendit.

  • Kjo është familja ku ndodhi rasti i rëndë sonte në Gjilan

    Kjo është familja ku ndodhi rasti i rëndë sonte në Gjilan

    Kjo është familja ku ndodhi rasti i rëndë sonte në Gjilan

    Të shtënat që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, rezultuan fatale. Një person po dyshohet se u vra nga prindi me armë zjarri, në rrethana e motive akoma të paqarta.

    Vrasja u konfirmua nga Policia, ndërsa Klan Kosova ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në familjen Arifi, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i zbulojë identitetet.

    Viktima që po dyshohet se qëllua nga babai ishte 29-vjeçar.

    Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar, i njohur për organet e rendit, është në kërkim, pasi është arratisur, raporton Klankosova.tv

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. /Klankosova.tv

  • Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor

    Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor

    Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor

    Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka konfirmuar se një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të kësaj komune.

    Ndërkaq, sipas tij, dorasi është në arrati.

    “Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes”, theksoi Osmani.

    Sipas Osmanit, viktima është i lindur në vitin 1997.

    Ai shtoi se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Klankosova.tv

  • Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

    Zelensky akuzon Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës energjetike pas njoftimit të Trumpit për armëpushim

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar një central elektrik në Kiev, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për një “armëpushim energjetik”.

    Në një postim në platformën X, Zelensky tha se e kishte informuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për sulmet ruse, të cilat sipas tij po vazhdojnë pa ndërprerje.

    Ai bëri të ditur se më herët, forcat ruse kishin goditur një central elektrik në Kiev me një dron të tipit “Shahed”, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona të qytetit.

    Zelensky shtoi se më vonë ishin goditur edhe objekte të infrastrukturës energjetike në rajonin e Harkivit.

    “E gjithë kjo ndodhi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri deklaratën e tij për një armëpushim energjetik”, shkroi Zelensky.

    Burimi: Dukagjini

  • Sigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

    Sigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

    Bardhekaltërit arritën të dalin fitues në një përballje të luftuar, duke regjistruar fitoren e dytë në katër xhirot e para të kampionatit.

    Te skuadra vendase, Mika Adams ishte basketbollisti më i dalluar me 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

    Në anën tjetër, Bryson Dawkins shkëlqeu te Sigal Prishtina, duke kontribuar me 25 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime në fitoren e rëndësishme të kryeqytetasve.

    Pas katër xhirove të zhvilluara, Sigal Prishtina ka bilanc prej dy fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa Rahoveci 029 vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit, pasi ka pësuar katër humbje radhazi.

    Burimi: RTKLive

  • Vrasje me armë zjarri në Gjilan – 29-vjeçari gjendet pa shenja jete, i dyshuari arratiset dhe kërkohet nga Policia

    Vrasje me armë zjarri në Gjilan – 29-vjeçari gjendet pa shenja jete, i dyshuari arratiset dhe kërkohet nga Policia

    Vrasje me armë zjarri në Gjilan – 29-vjeçari gjendet pa shenja jete, i dyshuari arratiset dhe kërkohet nga Policia

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin mbrëmjen e së dielës. Një 29-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri në fshatin Pogragjë, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim policor.

    Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor 2026, rreth orës 19:30, kur autoritetet janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

    Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

    Nga informacionet fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një mashkull i lindur në vitin 1997. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është person i njohur për organet e rendit, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas kryerjes së veprës.

    Aktualisht, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr veprime hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vrasje me armë zjarri në Gjilan – 29-vjeçari gjendet pa shenja jete, i dyshuari arratiset dhe kërkohet nga Policia appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vritet me armë zjarri një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në kërkim

    Vritet me armë zjarri një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në kërkim

    Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të dielën mbrëma në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se informatën për të shtënat e ka pranuar rreth orës 19:30.

    Sipas Policisë, viktima i lindur në vitin 1997 ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    Ndërkaq, një person i dyshuar, i njohur për Policinë, është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

    Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor

    Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar në Gjilan

    Vrasja në Gjilan, dorasi në kërkim policor

    Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të kësaj komune.

    Ndërkaq, sipas tij, dorasi është në arrati.

    “Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes”, theksoi Osmani.

    Sipas Osmanit, viktima është i lindur në vitin 1997.

    Ai shtoi se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Klankosova.tv

  • LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon vrasjen në Pogragjë të Gjilanit

    Një person është vrarë sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

    Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

    “Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.