Blog

  • Investimet nga jashtë, kryesisht në blerje të banesave (VIDEO)

    Investimet nga jashtë, kryesisht në blerje të banesave (VIDEO)

    Investimet nga jashtë, kryesisht në blerje të banesave (VIDEO)

    Investimet nga jashtë, kryesisht nga diaspora, kapin shifrën 467 milionë euro për një gjysmë viti, por mbi 300 milionë apo 68% shkuan në blerje banesave dhe shtëpive.

    Vetëm 45 milionë, apo 9%, u investua në prodhimtari përgjithësisht në zgjerimin e kompanive ekzistuese, raporton Klan Kosova.

    Aktivitetet financiare dhe të sigurimit tërhoqën rreth 49 milionë euro investime, tregtia 13 milionë, energjia 9 milionë, ndërsa ndërtimtaria 8 milionë euro. Për rënien e interesimit të investitorëve fajësohet kriza politike.

    Ndërkohë, investimet e kosovarëve jashtë vendit shënuan rritje prej gati 8% këtë vit.

    Ndiqni detajet më poshtë:

  • Gaza nën rrënoja, Netanyahu në gjykatë

    Gaza nën rrënoja, Netanyahu në gjykatë

    Gaza nën rrënoja, Netanyahu në gjykatë

    Banorët e Deir al-Balahut, në Gazën qendrore, u kthyen mëngjesin e së dielës për të parë dëmet e shkaktuara nga sulmet izraelite ndaj shtëpive të tyre, pasi një ditë më parë ishin paralajmëruar të largoheshin.

    Të paktën dhjetë ndërtesa, ku jetonin rreth 300 familje, u kthyen në rrënoja, raporton Klan Kosova.

    Njëri prej banorëve, i cili humbi shtëpinë, përshkruan dëshpërimin e atyre që mbetën pa strehë.

    “Ku të shkojnë tani këta njerëz? Fëmijët dhe gratë janë detyruar të flenë në qiell të hapur. Nuk morëm me vete asnjë veshje sepse nuk na u dha kohë e mjaftueshme për ikje. Askush nuk na sheh, askush nuk kujdeset për ne. Askush nuk thotë: ‘Jeni arabë dhe myslimanë, jeni nga Palestina, le të qëndrojmë krahë jush’. Askush. I gjithë kombi na ka braktisur. Pse? Çfarë faji kemi bërë?”, tha Bassam Abed, banor i Gazës.

    Mes dhimbjes dhe pasigurisë, banorët kërkuan mes rrënojave për të gjetur ato pak gjëra që mund t’u kenë shpëtuar.

    E ushtria izraelite, e pyetur për paralajmërimet e evakuimit, tha se po godet infrastrukturën militante në Gaza.

    Ndërkohë, kryeministri i shtetit që po kryen këto sulme, u paraqit të dielën në gjykatë në Jerusalem, ku do të dëshmojë ish-prokurori i përgjithshëm Avichai Mandelblit, i cili e akuzoi atë shtatë vjet më parë për mashtrim, shkelje të besimit dhe ryshfet.

    Para se të hynte në sallën e gjyqit, Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se “e vërteta del në dritë”. /Klankosova.tv

  • Liria e shprehjes: Gazetarët cak i linçimeve, politika nxitëse (VIDEO)

    Liria e shprehjes: Gazetarët cak i linçimeve, politika nxitëse (VIDEO)

    Liria e shprehjes: Gazetarët cak i linçimeve, politika nxitëse (VIDEO)

    Një deklaratë e moderatorit Fidan Jupolli u bë shkas që ai të përballej me kërcënime dhe ofendime të shumta.

    Raste të ngjashme, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, përjetojnë edhe shumë punonjës të tjerë të mediave në vend, raporton Klan Kosova.

    Sipas AGK-së, kërcënimet dhe sulmet e tilla, e vështirësojnë ushtrimin e këtij profesioni.

    Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, shpresat i mban te e para e shtetit, Justina Shiroka – Pula, që të ndërmarrë hapa karshi cenimit të fjalës së lirë.

    Profesoresha e marrëdhënieve me publikun, Afërdita Maliqi, vlerëson se këto reagime dëmtojnë demokracinë.

    Përveç gazetarëve, edhe qytetarët kosovarë shpesh përballen me ofendime në rrjete sociale për shkak të bindjeve politike.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Prishtina nën ujë pas reshjeve të dendura – Pamje nga Veterniku, ku automjetet mezi kalojnë nëpër rrugë

    Prishtina nën ujë pas reshjeve të dendura – Pamje nga Veterniku, ku automjetet mezi kalojnë nëpër rrugë

    Prishtina nën ujë pas reshjeve të dendura – Pamje nga Veterniku, ku automjetet mezi kalojnë nëpër rrugë

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Prishtinën gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa pjesë të kryeqytetit.

    Një gjendje e tillë është regjistruar edhe në Veternik, ku sasi të mëdha të ujit kanë mbuluar sipërfaqen e rrugës, duke krijuar vështirësi për shoferët.

    Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali, shihen automjete që kalojnë me vështirësi nëpër ujin e grumbulluar, ndërsa lëvizja e tyre krijon valë në rrugë.

    Situata ka vështirësuar qarkullimin në këtë pjesë të kryeqytetit, ku shoferët janë detyruar të lëvizin me kujdes për shkak të sasisë së madhe të ujit.

    Pamjet nga Veterniku rikthejnë në vëmendje problemin e grumbullimit të ujërave atmosferike në rrugët e Prishtinës, veçanërisht gjatë reshjeve intensive.

    Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e kësaj gjendjeje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtina nën ujë pas reshjeve të dendura – Pamje nga Veterniku, ku automjetet mezi kalojnë nëpër rrugë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rasti i Livoçit: Pozherani përcolli për në banesën e fundit motër e vëlla (VIDEO)

    Rasti i Livoçit: Pozherani përcolli për në banesën e fundit motër e vëlla (VIDEO)

    Rasti i Livoçit: Pozherani përcolli për në banesën e fundit motër e vëlla (VIDEO)

    Iu është dhënë lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia në Livoç të Ulët të Gjilanit që tronditi opinionin publik.

    Dy viktimat, vëlla dhe motër, që dyshohet se u vranë nga bashkëshorti i së ndjerës në pasditen e së premtes, u varrosën të dielën në fshatin Pozheran të Vitisë, raporton Klan Kosova.

    Hoxha që kreu ceremoninë, mes lutjeve, kërkoi mëshirë për të ndjerët dhe forcë për familjarët.

    Imami më pas kishte edhe një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Vrasja e dyfishtë ndodhi të premten pasdite në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku i plagosur mbeti edhe axha i viktimave. Dorasi më pas u vetëdorëzua, e të dielën gjykata ia caktoi një muaj paraburgim.

    Ndiqeni të plotë kronikën:

  • Sassuolo ndal Milanin, Aro Muriqi shkëlqen me nëntë intervenime

    Sassuolo ndal Milanin, Aro Muriqi shkëlqen me nëntë intervenime

    Sassuolo ndal Milanin, Aro Muriqi shkëlqen me nëntë intervenime

    Milani nuk arriti të marrë fitoren ndaj Sassuolos, me ndeshjen që përfundoi në barazim, pavarësisht se kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi.

    Adrien Rabiot shënoi për Milanin, por vetëm gjashtë minuta më vonë, Cas Odenthal barazoi rezultatin për vendasit.

    Një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte portieri i Kosovës, Aro Muriqi, i cili me nëntë intervenime, katër prej tyre ndaj rasteve ideale për gol, ndihmoi Sassuolon të shmangte humbjen.

    Pas këtij barazimi, Milani mbetet me 12 pikë në vendin e katërt, me katër pikë më pak se lideri Inter, ndërsa Sassuolo numëron tetë pikë.

    Në javën e ardhshme, Milani do të presë Atalantën, kurse Sassuolo do të luajë në udhëtim ndaj Frosinones.

  • Dukagjini ndal Prishtinën

    Dukagjini ndal Prishtinën

    Ndeshja përfundoi 0:0, me të dyja skuadrat që patën mundësi për të shënuar, por mungesa e konkretizimit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura deri në fund.

    Prishtina ishte më kërkuese në fazën ofensive dhe krijoi disa raste të mira shënimi, mirëpo nuk arriti ta gjente rrugën drejt golit përballë mbrojtjes së organizuar të skuadrës nga Klina.

    Edhe Dukagjini pati mundësitë e veta për të rrezikuar portën kundërshtare, por futbollistët e ekipit mysafir nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara.

    Për Prishtinën, ky është barazimi i parë i sezonit dhe zë në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë.

    Në anën tjetër, Dukagjini e ruan pozitën e tretë me 13 pikë të grumbulluara.

    Barazimi nuk ndryshon pozitat e dy skuadrave në tabelë, ndërsa Prishtina do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjet e ardhshme, kurse Dukagjini synon të vazhdojë garën për pozitat e kreut.

    Burimi: RTKLive

  • Shkarkimi i Blerim Isufajt mund të shkojë në gjykatë, KPK-ja ende pa plan për konkursin e ri

    Shkarkimi i Blerim Isufajt mund të shkojë në gjykatë, KPK-ja ende pa plan për konkursin e ri

    Në 9 faqe është i arsyetuar vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, javën e kaluar mori këtë vendim, mbi arsyetimin se Isufaj keqmenaxhoi me këtë institucion e dështoi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit.

    Madje kritika e KPK-së, ishte se Isufaj mund të ndikonte drejtpërdrejtë në disa raste të hetimit meqë nuk kishte praktikuar ndarjen elektronike të lëndëve tek prokurorët.

    “Ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve nuk është çështje teknike. Ajo është garanci institucionale që asnjë person, përfshirë vetë kryeprokurorin, të mos përcaktojë se cili prokuror do të veprojë në cilën lëndë. Rreziku që kjo garanci synon të parandalojë është më i rëndë në Prokurorinë Speciale se kudo tjetër, sepse kjo prokurori ka juridiksion mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, ku kontrolli mbi caktimin e prokurorit mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin dhe rezultatin e hetimit. Duke e mbajtur ndarjen e lëndëve nën kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor, pa kritere objektive dhe pa arsyetim, Blerim Isufaj ka cenuar parimet e paanshmërisë, transparencës dhe integritetit institucional, si dhe detyrimin për ushtrimin efikas dhe efektiv të funksioneve sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit.”

    Isufaj ende nuk ka pasur një reagim publik, megjithatë Dukagjini ka arritur të bisedojë me të, dhe i njëjti ka thënë se është duke e shqyrtuar çështjen e ankesës, por për këtë ende nuk ka marr një vendim.

    Isufaj, i cili që nga viti 2019 ishte në këtë pozitë, tashmë po vazhdon në pozitën e vjetër, atë të prokurorit special.

    “Sikurse është bërë e ditur në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 02.10.26, z.Blerim Isufaj do ta ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.”

    Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial ende nuk ka vendosur se kur do të shpallë konkurs për këtë pozitë.

    “Çështja e hapjes së konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës së takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kurse sa i përket konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së, ai do të hapet në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet përkatëse të KPK-së.”

    Shkarkimin e Isufajt në IKD e vlerësojnë të ngutshëm por edhe që mund ta ndryshojë Gjykata Administrative apo ajo Supreme.

    “Vet fakti që kryeministri Kurti, LVV-ja partia në pushtet në vazhdimësi ka shpreh reagime apo kanë shprehur reagime, ku nuk janë pajtuar që i njëjti nuk duhet të jetë kryeprokuror i shtetit apo të jetë në Prokurorinë Speciale ne kemi thënë që vazhdojmë ta themi se KPK-ja duhet ti kishte parasysh sepse vendimmarrja po ndërlidhet me këto dhe po perceptohet sikur kemi një koordinim mes KPK-së, me partinë në pushtet”, ka theksuar Ehat Miftaraj.

    Para se të vinte tek shkarkimi i Isufajt, anëtarët e KPK-së, kishin pasur një përplasje të ashpër në mbledhjen në të cilën Blerim Isufaj raportoi për punën e Prokurorisë Speciale.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump njofton armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, reagon Zelensky: Edhe ne jemi dakord

    Trump njofton armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, reagon Zelensky: Edhe ne jemi dakord

    Trump njofton armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, reagon Zelensky: Edhe ne jemi dakord

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm lidhur me sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.

    Pas këtij njoftimi ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka shprehur gatishmërinë e Ukrainës për ta respektuar një marrëveshje të tillë, nëse edhe Rusia pajtohet.

    “Me efekt të menjëhershëm, në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës hyn në fuqi një armëpushim energjetik. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social.

    Ndërkohë, Zelensky, në një deklaratë për median amerikane Axios, ka thënë se ishte informuar për këtë zhvillim.

    “Por nëse rusët bien dakord për një armëpushim energjetik, edhe Ukraina do të pranojë”, është shprehur presidenti ukrainas.

    Megjithatë, deri në momentin e raportimit, Moska nuk kishte bërë ndonjë koment zyrtar lidhur me njoftimin e presidentit amerikan.

    Më herët, Zelensky kishte deklaruar se Ukraina ishte e gatshme të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndërpriste sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

    Ai ka theksuar se çdo marrëveshje për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur në garanci.

    Njoftimi i Trump vjen në kohën kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, ndërsa sulmet ndaj objekteve energjetike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

    Pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan, zbatimi i armëpushimit mbetet ende i paqartë, në mungesë të një konfirmimi publik nga Rusia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump njofton armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë, reagon Zelensky: Edhe ne jemi dakord appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

    Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

    Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në futbollin danez, duke realizuar një tjetër gol spektakolar për Brondbyn.

    Sulmuesi anësor ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrës së tij, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes me një finalizim të jashtëzakonshëm që e la pa përgjigje portierin kundërshtar.

    Hyseni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me paraqitjet e tij në Superligën e Danimarkës, ku po dëshmon aftësitë e tij sulmuese.

    Talenti me rrënjë nga Kosova aktualisht përfaqëson Danimarkën në grupmoshat U19, ndërsa paraqitjet e tij kanë nxitur diskutime edhe për mundësinë që në të ardhmen të përfaqësojë Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Supergol nga Olti Hyseni, talenti me prejardhje nga Kosova shkëlqen në Danimarkë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali